Çertifikimi i subjekteve politike

Procesi i Çertifikimit të Subjekteve Politike për Zgjedhje Lokale

Të gjitha subjektet politike, duke përfshirë partitë politike, iniciativat qytetare, koalicionet, dhe kandidatët e pavarur, duhet të aplikojnë për çertifikim për të garuar në Zgjedhje Lokale të Kosovës. Për tu çertifikuar, subjektet politike duhet të ndjekin hapat në vazhdim:

Certifikimi për subjeket politike dhe kandidat për Zgjedhjet Lokale fillon më 17.06.2021 dhe mbaron më 16.08.2021

Hapi 1 Shkarko dhe plotëso kërkesën për çertifikim të subjekteve politike

Në këtë dokument subjektet politike do të specifikojnë nëse do të garojnë për Kuvende Komunale, Kryetarë Komunash, apo dyjat. Njëkohësisht, subjektet që garojnë në Zgjedhje Lokale duhet të specifikojnë kodet e komunave në të cilat do të garojnë.

Kërkesa për çertifikim të subjekteve politike

Hapi 2 Shkarko dhe plotëso librezën e nënshkrimeve

Subjektet politike që duan të garojnë për Zgjedhjet lokale duhet të kenë njëqind (100) nënshkrime të përkrahjes të votuesve të regjistruar për secilën komune në të cilën subjekti politik ka për qëllim të konkurrojë, por jo më shumë se njëmijë (1000) nënshkrime nëse ka për qëllim të konkurrojë në dhjetë (10) ose më shumë komuna. Subjektet politike që së paku në zgjedhjet e fundit të të njëjtit nivel kanë marrë një ulëse, lirohen nga mbledhja e nënshkrimeve.

Libreza e nënshkrimeve

Hapi 3 Shkarko dhe plotëso formularin e pëlqimit të koalicionit

Ky formular plotësohet vetëm nga partitë poltike të interesuar të garojnë në zgjedhje për Zgjedhje Lokale përmes një koalicioni. Koalicionet mund të bëhen vetëm në mes të partive politike.

Formulari i pëlqimit të koalicionit

Hapi 4 Shkarko dhe plotëso listën e kandidatëve të subjektit politik

Në këtë listë duhet të shënohen të dhënat e të gjithë kandidatëve të cilët garojnë për Zgjedhje Lokale. Lista nuk mund të përmbajë më shumë kandidatë se sa ulëse në kuvend komunal për komunë në të cilën garon. Brenda listës duhet të aplikohet kuota gjinore prej 30%, që do të thotë që së paku 30% e kandidatëve duhet t’i përkasin njërës gjini. Gjatë plotësimit të listës, çdo i treti kandidatë në listë duhet t’i përkas gjinisë së nënpërfaqësuar (në shumicën e rasteve gjinia e nënpërfaqësuar janë gratë).

Lista e kandidatëve duhet të plotësohet për secilën komunë në të cilën garon subjekti politik. Duke shfrytëzuar të njejtin shabllon të listës, subjektet politike do të plotësojnë një listë për kryetar komune dhe një për kandidatë për kuvend komunal. Secila listë duhet të tregoj komunën në të cilën garon subjekti politik. Këto lista duhet të plotësohen në mënyrë elektronike dhe pastaj të printohen dhe nënshkruhen nga personi i autorizuar i subjektit politik. Përveq listave të nënshruara, subjekti politik duhet të sjellë të njejtat lista në formatin Excel edhe në CD.

Lista e kandidatëve të subjektit politik

Numri i ulëseve të Kuvendeve të Komunave dhe numri më i vogël i kandidatëve nga gjinia e kundërt

Hapi 5 Shkarko dhe plotëso formularin e çertifikimit të kandidatit

Secili kandidatë që garon në Zgjedhje Lokale duhet të plotësoj formularin e çertifikimit të kandidatit me të dhëna personale. Pjesa C e formularit duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik.

Formulari i çertifikimit të kandidatit

Hapi 6 Shkarko dhe plotëso formularin e publikimit financiar të kandidatit

Të gjithë kandidatët që garojnë në Zgjedhje Lokale duhet të plotësojnë formularin e publikimit financiar.

Formulari i publikimit financiar të kandidatit

Hapi 7 Dorëzo deklaratën politike

Të gjitha subjektet politike duhet të shkruajnë një deklaratë politike, e cila përmbanë pjesët kryesore të programit të tyre. Formati i shkruarjes së deklaratës politike nuk është i përcaktuar, por nuk duhet të tejkaloj 150 fjalë. Deklarat duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik. Iniciativat qytetare duhet të dorëzojnë edhe një akt themelim të iniciativës.

Hapi 8 Dorëzo simbolin e subjektit politik

Për tu çertifikuar me sukses, partitë politike duhet të dorëzojnë simbolin e subjektit të printuar dhe në CD. Kjo kërkesë vlen vetëm për partitë politike. Ky simbol do të vendoset në fletëvotim, ashtu si pranohet në KQZ.

Hapi 9 Paguaj për shërbimin e çertifikimit

Gjatë dorëzimit të dokumenteve, subjektet politike do të bëjnë pagesën në vlerë prej dyqind (200) eurosh për secilën komune që ka për qëllim të Konkurrojë deri në më së shumti dy mijë (2000) euro nëse ka për qëllim të konkurrojë  në dhjetë (10) ose më shumë komuna. Subjektet politike që në zgjedhjet e fundit të të njëjtit nivel kanë marrë të paktën një ulëse, lirohen nga pagesa e certifikimit.