Akreditimi i vëzhguesve të medieve

Mediet lokale dhe ndërkombëtare që janë të interesuara të vëzhgojnë zgjedhjet mund ta bëjnë këtë duke aplikuar për akreditim të vëzhguesve sipas hapave në vijim:

Aplikimi për vëzhgim të procesit zgjedhor –vëzhgues afatgjatë do të fillojë me datë 01.07.2021 dhe do të përfundojë me datë 02.10.2021.
Aplikimi për vëzhgim të ditës së zgjedhjeve –vëzhgues afatshkurtër do të fillojë me datë 30.07.2021 dhe do të përfundojë me datë 02.10.2021

Hapi 1 Shkarko dhe plotëso formularin për akreditim të medieve

Formulari për akreditim të medieve

Hapi 2 Shkarko dhe plotëso listën e vëzhguesve për medie

Në shabllonin e listës se vëzhguesve do të vendosni të dhënat e të gjithë personave që do të vëzhgojnë zgjedhjet në emër të mediumit tuaj. Lista e vëzhguesve duhet të plotësohet në mënyrë elektronike dhe pastaj të printohet dhe nënshkruhet nga personi i autorizuar.

Përveq listës së nënshruar, OJQ-të dhe misionet ndërkombëtare duhet të sjellin të njejtën listë në formatin Excel edhe në CD.

Lista e vëzhguesve për medie

Hapi 3 Bashkangjit çertifikaten e shtëpisë mediatike

Aplikacionit për akreditim të vëzhguesve të medieve duhet t’i bashkangjitet edhe një kopje e çertifikatës së shtëpisë mediatike.

Hapi 4 Dorëzo aplikacionin për akreditim të vëzhguesve në KQZ

Dokumentet e listuara në hapat paraprak duhet të dorëzohen në Zyren për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ.

Hapi 5 Plotëso dhe nënshkruaj deklaratat e vëzhguesve

Secili vëzhgues i Medieve duhet të lexoj edhe nënshkruaj deklaratën e vëzhguesve. Organizata duhet të mbledhë të gjitha deklaratat e nënshkruara para se të dorëzoj ato në KQZ.

Deklarata e vëzhguesit të zgjedhjeve

  • Nëse aplikacioni juaj plotëson të gjitha kërkesat, KQZ do të vazhdoj me përgatitjen e bexhave të vëzhguesve tuaj.
  • Nëse aplikacioni juaj nuk plotëson të gjitha kërkesat, KQZ do të ju njoftoj se nuk jeni akredituar për të vëzhguar zgjedhjet.

Vërejtje: Aplikacionet e pranuara në email nuk konsiderohen, përveq në raste të aplikimit jashtë Republikës së Kosovës.