Prishtinë, 14 shkurt 2021 – Sot në të gjitha komunat mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Të gjitha qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Sipas listës përfundimtare të votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote është: 1 milion e 794 mijë e 862 votues, të cilët janë të shpërndarë në 888 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është 29 mijë e 200 vëzhgues.

Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar:  18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues.

Në vazhdim gjeni numrin e votuesve dhe qendrave të votimit për secilën komunë:

KOMUNA NUMRI I VOTUESVE QENDRA TË VOTIMIT VENDVOTIME
01. DEÇAN 38 222 14 48
02. GJAKOVË 108 542 34 135
03. GLLOGOVC 52 783 29 69
04. GJILAN 94 293 34 118
05. DRAGASH 38 142 34 56
06. ISTOG 45 739 21 59
07. KAÇANIK 30 828 21 46
08. KLINË 46 340 20 59
09. FUSHË KOSOVË 37 871 15 48
10. KAMENICË 33 104 28 50
11. MITROVICË E JUGUT 74 157 28 95
12. LEPOSAVIQ 12 482 18 25
13. LIPJAN 57 713 34 78
14. NOVOBËRDË 9 193 18 22
15. OBILIQ 23 434 16 34
16. RAHOVEC 54 341 35 75
17. PEJË 104 082 24 122
18. PODUJEVË 79 245 45 105
19. PRISHTINË 185 635 52 228
20. PRIZREN 165 951 71 217
21. SKENDERAJ 51 341 35 74
22. SHTIME 25 452 16 34
23.SHTËRPCË 12 222 9 18
24. SUHAREKË 63 256 33 83
25. FERIZAJ 104 688 44 134
26. VITI 45 203 31 62
27. VUSHTRRI 67 656 32 92
28. ZUBIN POTOK 6 321 12 14
29. ZVEÇAN 6 828 7 12
30. MALISHEVË 51 333 35 70
31. JUNIK 5 108 1 6
32.MAMUSHË 4 214 1 5
33. HANI I ELEZIT 8 218 4 11
34. GRAÇANICË 20 367 15 31
35. RANILLUG 4 851 7 10
36. PARTESH 4 547 3 7
37. KLLOKOT 3 592 5 7
38. MITROVICË E VERIUT 17 568 7 23
TOTALI 1 794 862 888 2 382