Prishtinë, 9 shtator 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të mërkurën analizën për votimin me asistencë nga zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 6 tetor 2019.

Në ngjarjen e organizaur morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile të cilët merren me fushën e zgjedhjeve.

Të dhënat për numrin e votave me asistencë janë nxjerrë nga 2 mijë e 536 vendvotime apo 99.5%. Sipas këtyre të dhënave, 55 mijë e 961 votues (6.76%) nga 826 mijë e 916 votues që kanë votuar në vendvotime në ditën e zgjedhjeve kanë votuar me asistencë.

Ky dokument përmban të dhëna të shumta për votimin me asistencë sipas: komunave; zonave (rurale dhe urbane); gjinisë; dhe moshës.

Analizën e votimit me asistencë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 mund ta gjeni këtu