Prishtinë, 20 nëntor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 20 nga 21 Komunat, të cilat u mbajtën më 14 nëntor 2021.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me përjashtim të rezultateve të kandidatëve të për Kryetar të Komunës së Dragashit. Ky institucion ka marrë vendim lidhur me apelin e paraqitur në këtë instiucion për me rezultatin e votimit jashtë Kosovës që i takon komunës së Dragashit si dhe ka lejuar ankesën në Gjykatën Supreme. Prandaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë që palët të shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore.

Vërejtje: Pas shpalljes së rezultateve përfundimare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Statistikat

Statistikat sipas komunave

Statistikat sipas vendvotimeve

Statistikat e votave me kusht sipas komunave

Statistikat e përgjithshme të votave me postë

Rezultatet

Rezultatet për Kryetar të Komunave

Rezultatet për Kryetar të Komunave sipas vendvotimeve

Rezultatet për Kryetar të Komunave sipas votave me kusht

Rezultatet për Kryetar të Komunave sipas votave me postë