Prishtinë, 10 nëntor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti programin orientues së bashku me Policinë e Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme lër Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.
 
Përveç KQZ-së dhe Policisë së Kosovës, në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, si: Prokuria e Shtetit; Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave.
 
Në këtë takim u theksua rëndësia e rolit të Policisë së Kosovës në faza të ndryshme të procesit zgjedhor, por edhe e institucioneve tjera në angazhimin e përbashkët për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
 
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut do të mbahen më 29 nëntor 2020.