Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com
Votimi Përmes Postës 2020-03-06T07:34:23+00:00

Votimi përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit të votojnë përmes postës në zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale që mbahen në Kosovë. Për të votuar përmes postës, ju duhet të përmbushni kriteret e zotësisë juridike, të cilat janë të detajuara në procedurën na vijim:

Procedura për vlerësimin e kritereve të zotësisë juridike për fitimin e së drejtës së votës

Regjistrimi për shërbimin e votimit përmes postës

Procedurat për regjistrim dallojnë për qytetarët e Kosovës që janë regjistruar në regjistrin civil dhe atyre që nuk kanë janë të regjistruar në regjistrin civil. Varësisht, prej grupit që përkitni, ndiqni hapat në vijim.

16 – 23 Shkurt 2020

Nësë jeni qytetar i Kosovës i regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës apo nëse jeni regjistruar suksesshëm për votim përmes postës në zgjedhjet e fundit

Hapi 1 Shkarko dhe plotëso formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës

Formulari i aplikimit për votim jashtë Kosovës

Hapi 2 Bashkangjit dokumentet mbështetëse

Për t’u regjistruar me sukses, ju duhet të bashkangjitni një kopje të dokumentit valid të identifikimit.

Hapi 3 Dorëzo aplikacionin për regjistrim

Formularin e aplikimit bashkë me dokumentet mbështetëse mund t’i dorëzoni në format në vijim. Aplikacioni i plotë duhet të dorëzohet brenda afatit të theksuar lartë.

Nësë nuk jeni shtetas i Kosovës i regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës

Hapi 1 Shkarko dhe plotëso formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës

Formulari i aplikimit për votim jashtë Kosovës

Hapi 2 Bashkangjit dokumentet mbështetëse

Për t’u regjistruar me sukses, ju duhet të bashkangjitni një kopje të dokumentit valid të identifikimit dhe dokumentet të cilat e vërtetojnë se ju keni të drejtë për të qenë shtetas i Kosovës.

Hapi 3 Dorëzo aplikacionin për regjistrim

Formularin e aplikimit bashkë me dokumentet mbështetëse mund t’i dorëzoni në format në vijim. Aplikacioni i plotë duhet të dorëzohet brenda afatit të theksuar lartë.

Nëse ju aplikoni për t’u regjistruar përmes e-mailit, aplikacionin tuaj duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar, përmes postës elektronike personale (e-mailit).

Nëse dërgoni aplikacione për persona të tjerë, aplikacionet për regjistrim do të refuzohen!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ju njoftoj për statusin e aplikimit tuaj përmes emailit apo numrit të telefonit. Ju mund të verifikoni se a jeni regjistruar me sukses, duke kontrolluar listën votuese jashtë vendit, e cila publikohet vetëm gjatë një procesi zgjedhor.

Lista votuese jashtë vendit

Nëse aplikacioni juaj është aprovuar, KQZ do të ju dërgoj fletëvotim përmes emailit. Fletëvotimin apo fletëvotimet mund t’i shkarkoni edhe në ueb faqen e KQZ-së.

Fletëvotimi
Dorëzimi i fletëvotimeve për votim përmes postës

Pasi të pranoni konfirmimin se aplikacioni juaj për regjistrim për të votuar përmes postës është aprovuar, ju duhet të përgatitni pakon me fletëvotime dhe të dërgoni atë me postë brenda afateve të caktuara. Për të dërguar pakon, ndiqni hapat në vijim:

3 – 13 Mars 2020

Hapi 1 Shkarko fletëvotimin

Fletëvotimi

Hapi 2 Plotëso fletëvotimin

  1. Në anë të majtë të fletëvotimit, shenjoni vetëm një subjekt politik.

Vërejtje: Sigurohuni që shenja të jetë brenda kutisë së subjektit që zgjedhni, në mënyrë që vota juaj të jetë e vlefshme.

Broshura e kandidatëve (nuk aplikohet për Zgjedhjet për Kryetar Komune)

Hapi 3 Vendos fletëvotimin në zarfin e pashënuar

Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf, i cili nuk duhet të ketë asnjë shënim.

Hapi 4 Vendos zarfin e pashënuar në zarfin që përmbanë adresën e KQZ-së

Vendosni zarfin e pashënuar në një zarf që duhet të përmbajë  adresën e KQZ-së. Përveq zarfit të pashënuar, në zarf vendosni edhe një kopje të dokumentit tuaj valid të identifikimit.

Zarfat e pranuara brenda afatit nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës fillimisht verifikohen nga KQZ. Pasi të verifikohen, përcjellën në Qendër të Numrimit dhe Rezultateve. Në QNR dërgohen vetëm zarfet e pashënuara, që përmbajën fletëvotimin ose fletëvotimet mbrenda. Në këtë mënyrë, kur hapen zarfat e pashënuara, nuk mund të identifikohen votuesit që kanë dërguar ato fletëvotime, dhe kështu mbrohet fshehtësia e votës së personave që votojnë përmes postës.   

Hapi 5 Dërgoni zarfin me postë brenda afatit