Lista Votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve krijon listën votuese në bazë të të dhënave të Regjistrit Civil të Kosovës. Pasi që pranon të dhënat nga Regjistri Civil, KQZ përcakton qendrat e votimit të votuesve, duke pas parasysh që qytetarët të mund të votojnë sa më afër vendbanimit të tyre.  Ndryshimin e qendrës së votimit mund ta bëni brenda afateve të caktuara.

Për të votuar në zgjedhje, sigurohuni që jeni pjesë e Regjistrit Civil të Kosovës duke e verifikuar këtë informatë në Zyrat Komunale të Regjistrimit Civil

Lista e votuesve brenda vendit

22 Mars – 2 Prill 2023

22 Mars – 02 Prill 2023

Nëse aplikoni për ndryshim të qendrës së votimit përmes platformës online, KQZ do të njoftoj për statusin e aplikimit tuaj përmes emailit.

Lista e votuesve jashtë vendit

Kjo listë përmbanë emrat e votuesve jashtë Kosovës që kanë aplikuar suksesshëm për regjistrim për votim përmes postës.

Lista e votuesve jashtë vendit

Kundërshtimi dhe konfirmimi i listës votuese

Nëse informatat tuaja apo të ndonjë personi që njihni nuk janë të sakta, ju mund të kundërshtoni apo konfirmoni listën votuese. Kundërshtimi dhe konfirmimi i listës mund të bëhet brenda afateve të caktuara, duke ndjekur hapat në vijim:

31 Mars – 02 Prill 2023

Hapi 1 Shkoni në zyre të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve

Në zyre të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve do të ketë personel mbështetës, të cilët do të ju udhëzojnë në plotësimin e formularit përkatës dhe në hapat e mëtutjeshëm.

Hapi 2 Dorëzoni formularin në gjykatë të shkallës së parë

Formularin e plotësuar dhe nënshkruar në Komision Komunal të Zgjedhjeve dorëzoni në gjykatën e shkallës së parë, i cili është organi më i lartë vendim-marrës për këtë çështje. Çdo vendim i kësaj gjykate është obligim për KQZ.

Vërejtje: Lista preliminare votuese ndahet me subjektet politike të certifikuar, të cilat kanë të drejtë të kundërshtojnë apo konfirmojnë atë. Kjo listë mund të ndahet edhe me vëzhgues të akreduar, të cilët duhet të dorëzojnë kërkesë në KQZ.

Formulari i ankesës