Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com
  • ILIR GASHI

    Anëtar i KQZ-së

ILIR GASHI 2018-05-13T22:59:04+00:00

Project Description

Ilir Gashi u lind më 6 qershorit 1978 në Llapushnik të komunës së Drenasit.

Ka ndjekur shkollën e lartë në gjuhën angleze në Prizren nga viti 1999/2002. Diplomoi në Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës 2009. Ka ndjekur programin në Institutin për studime politike në Prishtinë. Ka vazhduar një modul akademik në Forumin Botëror për Demokraci dhe Drejta të Njëriut në Francë/Strasbourg 2007 dhe i çertifikuar nga Këshilli i Evropës. Vazhdon studimet post-diplomike në Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.

Ka ndjekur disa trjanime profesionale nderkombëtare që ndërlidhen me proceset zgjedhore dhe sistemet politike në botë. Francë 2007, Skoci 2011, ShBA 2012, Britani të Madhe – Londer 2010-2017.

Asistent i Gupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) 2005-2008, Zyrtar i lartë në kabinetin e kryetarit të Kuvendit 2008-2010. Që nga viti 2010 është emëruar anëtar i KQZ-së pas nominimit nga Grupi Parlamentar i Partisë Demoraktike të Kosovës (PDK). Këshilltar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës nga viti 2011.

Gjuhët: shqipe, angleze, serbe (pasiv).

Është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Prizren.

Është emëruar anëtar i KQZ-së pas nominimit nga Grupi Parlamentar i Partisë Demoraktike të Kosovës (PDK).