Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com
  • BINAK VISHAJ

    Anëtar i KQZ-së

BINAK VISHAJ 2018-05-13T22:58:41+00:00

Project Description

Binak Vishaj u lind më 28 prill 1979 në Deçan.

Ai ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Më pas ka mbaruar studimet master në Fakultatin Juridik në Drejtimin Penal, gjithashtu në UP. Ka ndjekur edhe studimet për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Akademinë Diplomatike Shqiptare, në Tiranë. Aktualisht është kandiat për doktorant në Fakultetin Juridik në Drejtimin Penal në Universitetin e Prishtinës.

Më herët, ai ka qenë zyrtar i lartë ligjor në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave dhe më pas edhe shef i kabinetit të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale. Gjithashtu, ka qenë edhe nënkryetar i komuës së Deçanit (2008-2009).

Ka ndjekur trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, të cilat kanë të bëjnë me fushën e tij të studimit dhe me proceset zgjedhore. Ai ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme me karakter ndërkombëtar nga fusha e zgjedhjeve.

Gjuhët: shqip dhe anglisht.

Është emëruar anëtar i KQZ-së pas nominimit nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).