Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Lajmet

News

Vesti

Regjistrimi i Partisë Politike: “Lëvizja për Drejtësi”, i hapur për shqyrtim publik

Prishtinë, 15 mars 2018 – “Lëvizja për Drejtësi” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi për regjistrim të iniciativës politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të cilës publiku [...]

15/03/2018

Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve i Bashkimit Evropian publikoi raportin përfundimtar për Zgjedhjet Lokale 2017

Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve (MVZ) i Bashkimit Evropian ka publikuar raportin përfundimtar me titull: “Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale në Kosovë – 22 tetor 2017”. Raporti në fjalë është i qasshëm në tri gjuhët: shqip, serbisht dhe anglisht. Ky raport është i qasshëm edhe në faqen e KQZ-së: Raporti

15/02/2018

KQZ-ja pranoi raportin përfundimtar të vëzhguesve të BE-së për Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit

Prishtinë, 12 shkurt 2018 – Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka priti në takim shefin e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MVZ), Alojz Peterle i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorë të tij. Në emër të KQZ-së, kryetarja Daka pranoi raportin përfundimtar “Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale në Kosovë” të Misionit për Vëzhgimin [...]

12/02/2018

KQZ-ja Certifikoi Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për 37 Kuvendeve Komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën (29 nëntor 2017) Certifikoi Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për 37 Kuvendet Komunale që u mbajtën më 22 tetor 2017. Në këto rezultate të certifikuara nuk përfshihen Rezultatet nga Zgjedhjet për Kuvend Komunal të Komunës së Vushtrrisë pasi në Gjykatën Supreme nuk ka përfunduar akoma vendosja lidhur [...]

06/12/2017

KQZ-ja shpalli Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave

Në mbledhjen e mbajtur më 29 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve të raundit të dytë për Kryetar në 17 komuna si dhe Rezultatet Përfundimtare të rivotimit për Kryetar të Komunës së Parteshit. Rezultatet Përfundimtare të raundit të dytë u shpallën për këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë [...]

06/12/2017

KQZ-ja vlerësohet me çmimin e parë për menaxhim të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është vlerësuar me vendin e parë të Çmimit Ndërkombëtar Zgjedhor në kategorinë “Menaxhimi i Zgjedhjeve”. Ky çmim i është dorëzuar kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka për udhëheqje të sukseshme të tij, në një ceremoni e cila po mbahet në Jordani e organizuar nga Qendra [...]

06/12/2017

Ri përsëritja e Raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës në Istog – VOTIMI PËRMES POSTËS

Periudha e verifikimit dhe konfirmimit të votuesve jashtë Kosovës për komunën e Istogut 2 dhjetor – 6 dhjetor 2017 Në pajtim me autorizimet e dhëna në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, bazuar në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nr. ZL.A.nr. 1114/2017, si dhe me vendimin e Gjykatës Supreme AA. Nr. [...]

06/12/2017

KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve të 11 qershorit

Pas marrjes së konfirmimeve nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se në këto institucione nuk ka ndonjë cështje për të vendosur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 11 qershor 2017.

19/11/2017