Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Hapen me kohë të gjitha vendvotimet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komuna: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

KQZ njofton se të gjitha vendvotimet (87), ku do të mbahen këto zgjedhje, janë hapur në kohën e paraparë, në orën 07:00. Duke u mbështetur në të dhënat nga tereni procesi i votimit po zhvillohet në rregull.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote nga këto komuna që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

Numri i përgjithshëm i votuesve në këto katër komuna është: 57 mijë e 983 votues, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Ndërkaq, numri i qendrave të votimit në këto katër komuna është 44 me gjithsej 87 vendvotime.

Në orën 11:30 mbahet konferenca e dytë e KQZ-së lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00 si dhe për ecurinë e procesit zgjedhor.

2019-05-19T08:14:02+00:00 19/05/2019|