Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Mbahet programi trajnues për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përgatitjet e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në këtë drejtim, KQZ ka filluar me programin orientues të trajnimit për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nga këto katër komuna. Ky program synon ngritjen e nivelit profesional të anëtarëve të KKZ-ve, si dhe përgatitjen e tyre për përmbushjen gjatë organizimit të zgjedhjeve të detyrimeve ligjore e akteve të miratuara nga KQZ-ja.

Programi i trajnimit përfshin aspekte të domosdoshme të procesit zgjedhor që kanë të bëjnë me të drejtat dhe përgjegjësitë e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve gjatë mandatit të tyre.

Po ashtu, përmes këtij trajnimi Anëtarët e KKZ-ve do të trajnohen edhe për procedurat gjatë votimit, numërimit, pranimit të materialeve zgjedhore, paketimit dhe dorëzimit të tyre në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Në fokus të këtij programi trajnues ishte edhe përgatitja e KKZ-ve për periudha të ndryshme të procesit zgjedhor, siç janë: krijimi, sfidimi e kundërshtimi i listës votuese si dhe procesi për votimin e personave me nevoja të veçanta (VPNV).

2019-04-22T16:27:37+00:00 19/04/2019|