Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

KQZ-ja fillon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 27 gusht – Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje ku mori disa vendime në funksion të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve që do të mbahen më 6 tetor 2019.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, duke iu përshtatur ditëve që janë në dispozicion të KQZ-së për të organizuar këto zgjedhje.

 

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Buxheti i planifikuar për këto zgjedhje është në shumën prej 5 milion e 698 mijë e 486 euro. Kërkesa buxhetore do t’i përcjellet gjatë ditës së martë Qeverisë së Republikës të Kosovës, ndërsa kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, z. Enis Halimi kërkoi që alokimi i mjeteve të bëhet sa më shpejtë që është e mundur, për të filluar me procedurat, sepse në të kundërtën nuk mund të nisë asnjë procedurë që ka të bëjë me procesin zgjedhor.

2019-08-27T13:44:27+00:00 27/08/2019|