Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Lajmet

News

Vesti

Përmbyllet afati për deklarim të pjesëmarrjes në zgjedhje përmes Koalicionit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për Partitë Politike të cilat kërkojnë certifikim për pjesëmarrje përmes Koalicionit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019. Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (27 – 30 gusht) në Zyrën për Regjistrim [...]

31/08/2019

Fillon afati për aplikim për regjistrim të votuesve jashtë 30 gusht – 10 shtator

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës ka filluar sot, 30 gusht dhe do të përfundojë më 10 shtator 2019. Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e parakohshme për [...]

31/08/2019

Kryetarja Daka priti në takim Ambasadoren e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Prishtinë, 31 gusht – Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova. Në këtë takim, kryetarja Daka informoi zonjën Apostolova lidhur me përgatitjet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i zhvilluar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. [...]

30/08/2019

Ambasadori Kosnett vizitoi KQZ-në

Prishtinë, 29 gusht – Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve qëndroi për vizitë ambsadori amerikan, Philip S. Kosnett, i cili u prit në takim nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe anëtarët e KQZ-së. Kryetarja Daka i uroi mirëseardhje z. Kosnett për këtë vizitë, të cilën e vlerësoi lartë në këtë fazë të rëndësishme të angazhimit [...]

29/08/2019

AFATI PËR AKREDITIMIN E VËZHGUESVE

Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara, të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit  e vendeve të huaja, mund  të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t`u akredituar për vëzhgimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës [...]

28/08/2019

AFATI PËR APLIKIM PËR CERTIFIKIM TË SUBJEKTEVE POLITIKE

Njoftohen të gjitha partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës se afati i aplikimit për certifikim ka filluar më 27 gusht dhe përfundon më 6 shtator 2019. Kërkesat për certifikim dorëzohen në Zyrën për Regjistrimin e Partive [...]

28/08/2019

KQZ-ja fillon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 27 gusht – Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje ku mori disa vendime në funksion të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve që do të mbahen më 6 tetor 2019.   Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet [...]

27/08/2019

Regjistrimi i Partisë Politike: “Partia Demokratike e Diaspores”, i hapur për shqyrtim publik

Prishtinë, 01 gusht 2019– “Partia Demokratike e Diaspores” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi për regjistrim të iniciativës politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të cilës publiku [...]

02/08/2019

Regjistrimi i Partisë Politike: “Partia Euroatlantike e Kosovës”, i hapur për shqyrtim publik

Prishtinë, 01 gusht 2019 – “Partia Euroatlantike e Kosovës” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi për regjistrim të iniciativës politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të cilës [...]

01/08/2019