Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Diskutohet për përmirësimin e listës votuese

Përmirësimi i listës votuese ishte tema kryesore e punëtorisë së përbashkët të grupeve profesionale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Në këtë punëtori, e cila u mbështet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, u diskutua për draft-planin e veprimit të përbashkët, për periudhën 2019 – 2020, [...]

Njoftim lidhur me pagesën e pjesës së fundit të stafit të angazhuar në procesin zgjedhor 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është dërguar lista për pagesë e pjesës së fundit të stafit zgjedhor të angazhuar në procesin zgjedhor të vitit të kaluar. Pra, transferimi i mjeteve është bërë në llogaritë aktive 647 personave, të cilët kanë qenë të angazhuar në zgjedhje si: Komisionerë, Personeli për Raportimin e Rezultateve Preleminare (K-Vote); [...]

Diksutohet për qasjen në zgjedhje të personave me aftësi të kufizuara

Përmirësimi i qasjes për personat me aftësi të kufizuara gjatë procesit zgjedhor ishte tema bosht e takimit të parë të grupit konsultativ për qasje zgjedhore. Në këtë takim të parë morën pjesë përfaqësues nga institucione të ndryshme të Kosovës, subjekteve politike dhe përfaqësues të organizatave që merren me personat me aftësi të kufizuara. Ky grup, [...]

Mbahet takimi i parë i grupit konsultativ për barazi gjinore

Sot u mbajt takimi i parë i grupit konsultativ për barazi gjinore, i cili përbëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe përfaqësues të Subjekteve Politike dhe Shoqërisë Civile. Në këtë takim, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka foli për rëndësinë e avancimit të barazisë gjinore në proceset zgjedhore dhe gatishmërinë e KQZ-së për të dhënë kontributin [...]

Mbahet takimi i grupit konsultativ: KQZ – Shoqëri Civile

Sot u mbajt takimi i parë i grupit konsultativ i përbërë nga zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe përfaqësuesve të Shoqërisë Civile. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për informimin publik dhe edukimin e votuesve. Përmes këtij grupi synohet që të bashkërendohen përpjekjet për të realizuar sa më mirë informimin dhe edukimin e votuesve [...]

Bashkëpunimi ndërinstitucional – thelbësor në forcimin e proceseve zgjedhore

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë me temën: “Mësimet e nxjerra nga organet gjyqësore dhe Trupat e Menaxhimit të Zgjedhjeve për zgjedhjet e vitit 2017”. Në këtë punëtori mori pjesë edhe Shefi [...]

Daka në konferencën për sfidat dhe praktikat rajonale në reformimin e sistemit zgjedhor

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mori pjesë në konferencën rajonale të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën: “Sfidat dhe praktikat rajonale në reformimin e sistemit zgjedhor”. Kjo konferencë njëditore mblodhi përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave nga vendi dhe rajoni për të ndarë përvojat lidhur me këtë temë. Në fjalën e [...]

Njoftim lidhur me pagesën e një pjese të stafit të angazhuar në procesin zgjedhor të vitit të kaluar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se gjatë këtyre ditëve ka dërguar në Ministrinë e Financave listën për pagesë të një pjese të stafit të angazhuar në procesin zgjedhor 2017. Duke u mbështetur në kufizimet buxhetore dhe pamundësinë për të përmbyllur të gjitha pagesat në këtë kohë, njoftojmë se pagesat kanë filluar të realizohen për 1 [...]

Go to Top