REPUBLIKA E KOSOVĖS KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE RREGULLORE Nr. 01 / 2017 PĖR ORGANIZIMIN E BRENDSHĖM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TĖ PUNĖS NĖ SEKRETARIATIN E KOMISIONIT QENDROR TĖ ZGJEDHJEVE Prishtinė, 2017 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Nė pajtim me nenin 139 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, nenin 3.7 tė Ligjit Nr. 03/L-149 pėr Shėrbimin Civil, si dhe nė pajtim me nenin 59, 63.7, 128.2 tė Ligjit Nr. 03/L-073 pėr zgjedhjet e pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės, Aktgjyktimin e Gjykatės Kushtetuese Nr. KO73/2016, dhe nenin 17 tė Rregullores sė punės tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, nxjerr: RREGULLORE Nr. 01/2017 PĖR ORGANIZIMIN E BRENDSHĖM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TĖ PUNĖS TĖ SEKRETARIATIT TĖ KOMISIONIT QENDROR TĖ ZGJEDHJEVE KAPITULLI I DISPOZITAT E PĖRGJITHSHME Neni 1 Qėllimi Kjo rregullore pėrcakton organizimin e brendshėm tė Sekretariatit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve (SKQZ), pėrfshirė: formimin, funksionet dhe pėrgjegjėsitė e njėsive organizative; sistematizimin e vendeve tė punės; pėrcaktimin e niveleve pėrkatėse drejtuese tė udhėheqėsve tė njėsive organizative, autorizimet dhe pėrgjegjėsitė e tyre, si dhe pėrshkrimet e detyrave tė punės pėr nėpunėsit e SKQZ-sė, me qėllim tė kryerjes efikase tė detyrave tė punės, qė janė caktuar me legjislacionin nė fuqi. Neni 2 Fushėveprimi Dispozitat e kėsaj rregulloreje zbatohen pėr tė gjitha njėsitė organizative dhe nėpunėsit e Sekretariatit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve (nė tekstin e mėtejmė: Sekretariati). Neni 3 Parimet e organizimit dhe funksionimit tė brendshėm 1. Sekretariati pėmbush detyrat e tij nė mėnyrė efektive dhe ushtron aktivitetin e tij institucional dhe administrativ nė mėnyrė transparente dhe tė pėrgjegjshme, profesionale, me paanshmėri dhe ne mėnyrė tė pavarur. 2. Organizimi dhe funksionimi i brendshėm i KQZ-sė bazohet nė kėto parime: Ligjshmėria: Pėrmbushim funksionet dhe tė gjitha aktivitetet tona nė bazė tė akteve ligjore dhe nėnligjore. Profesionalizmi dhe paanshmėria: Ushtrojmė pėrgjegjėsitė tona nė mėnyrė tė pavarur dhe tė paanshme. Transparenca dhe llogaridhėnia: Jemi tė hapur dhe llogaridhėnės nė veprimet tona dhe sigurojmė qasje nė informata relevante pėr tė gjitha palėt. Efikasiteti dhe efektiviteti: Angazhohemi qė nė mėnyrė efikase tė ofrojmė shėrbime cilėsore nė bazė tė standardeve mė tė larta. Gjithėpėrfshirja dhe barazia: Ofrojmė kushte dhe mundėsi tė barabarta pėr pjesėmarrjen e tė gjitha grupeve nė zgjedhje. Inovacioni dhe pėrmirėsimi i vazhdueshėm: Rishikojmė nė mėnyrė tė vazhdueshme sistemin e punės dhe praktikat nė mėnyrė qė tė jenė nė hap me kohėn duke aplikuar metoda inovative. Koordinimi dhe kontrolli: Angazhohemi pėr besueshmeri dhe pranueshmėri tė publikut nė zgjedhje dhe nė procesin demokratik nė pėrgjithesi. Neni 4 Kompetencat dhe pėrgjegjėsitė e Sekretariatit Pėrgjegjėsitė e Sekretariatit 1. Sekretariati ndihmon veprimtarinė e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, nė kryerjen e pėrgjegjėsive dhe funksioneve tė saj tė pėrcaktuara nė ligj dhe ėshtė pėrgjegjės, pėr: 1.1. Sigurimin e ndihmės sė nevojshme administrative pėr KQZ-nė; 1.2. Pėrgatitjen e raporteve, rekomandimeve pėr vendimet e KQZ-sė dhe zbatimin e vendimeve tė KQZ-sė; 1.3. Ndėrmarrjen e tė gjitha masave pėr tė ndihmuar dhe siguruar mbajtjen e zgjedhjeve tė lira, tė drejta dhe tė mirė-informuara, nė njė atmosferė tė tolerancės demokratike, paqes dhe respektit pėr sundimin e ligjit; 1.4. Pėrgatitjen e listės sė votuesve dhe ndėrmarrjen e tė gjitha aktiviteteve qė ndėrlidhen me tė; 1.5. Pėrgatitjen e rekomandimeve pėr regjistrimin e partive politike, certifikimin e subjekteve politike dhe akreditimin e vezhguesve; 1.6. Lidhjen e marrėveshjeve me palėt e treta nė emėr tė KQZ-sė, pas miratimit nga KQZ-ja, duke u mbėshtetur nė procedurat e themeluara nga KQZ-ja; 1.7. Ndėrmarrjen e tė gjitha aktiviteteve pėr emėrimin e KKZ-ve, KVV-ve, si dhe trajnimin e tyre; 1.8. Ndėrmarrjen e aktiviteteve pėr informimin dhe edukimin e votuesve; 1.9. Pėrgatitjen e drafteve pėr tė gjitha aktet e referuara nė ligj, tė cilat miratohen nga KQZ-ja; 1.10. Publikimin me kohė tė tė gjitha rregullave zgjedhore nė faqen e internetit tė KQZ-sė; 1.11. Identifikimin, vlerėsimin e qendrave tė votimit dhe publikimin e lokacioneve tė sakta tė tė gjitha qendrave tė votimeve, si dhe kryerjen e detyrave dhe pėrgjegjėsive tė tjera tė pėrcaktuara me legjislacionin nė fuqi nga KQZ-ja; 1.12. Tė gjitha strukturat organizative nė kuadėr tė Sekretariatit shėrbejnė pėr pėrkrahjen e KQZ-sė nė kryerjen e funksioneve dhe pėrgjegjėsive tė pėrcaktuara me Kushtetutė, ligj dhe me legjislacionin tjetėr pėrkatės nė fuqi; 1.13. Marrėdhėniet ndėrmjet strukturave organizative tė SKQZ-sė janė marrėdhėnie bashkėpunimi. 1.14. Gjatė ushtrimit tė detyrės, vartėsit duhet t’i binden dhe t’i raportojnė me pėrgjegjėsi eprorit pėr detyrat e ngarkuara, nė pėrputhje me dispozitat ligjore nė fuqi; 1.15. Ndėrmerr aktivitete kėrkimore pėr operacione zgjedhore; 1.16. Bėn pranimin, grumbullimin, tabulimin dhe publikimin e rezultateve. 1.17. Nė kryerjen e pėrgjegjėsive dhe funksioneve tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve i ndihmon Sekretariati. 1.18. . Zyra e ngarkuar me pėrgjegjėsi rreth Regjistrimit tė Partive Politike funksionon si pjesė e Sekretariatit tė KQZ-sė. 1.19. Sekretariati KQZ-sė i zbaton vendimet e KQZ-sė, pėrgatitė raporte, rekomandime pėr vendime tė KQZ-sė dhe siguron ndihmė tjetėr tė nevojshme administrative pėr KQZ-nė. Sekretariati, gjithashtu, e asiston KQZ-nė nė zbatimin e funksioneve dhe pėrgjegjėsive tė cilat i janė caktuar nė pajtueshmėri me kėtė ligj dhe me instrumentet ndihmėse tė pėrmendura mė poshtė. 1.20. Pas miratimit nga KQZ-ja, Sekretariati lidhė marrėveshje me palėn e tretė, nė emėr tė KQZ-sė, duke u mbėshtetur nė procedurat e themeluara nga KQZ-ja. KAPITULLI II ORGANIZIMI I BRENDSHĖM DHE FUNKSIONIMI Neni 5 Organizimi i Sekretariatit 1. Sekretariati pėrbėhet nga kėto njėsi: 1.2 Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit, 1.3 Zyra e Partive Politike dhe Certifikim, 1.4 Departamentet, 1.5 Divizionet, 1.6 Njėsitė dhe shėrbimet e tjera. Neni 6 Struktura organizative e Sekretariatit 1. Pėr kryerjen efikase tė pėrgjegjėsive, autorizimeve dhe detyrave tė punės qė i janė caktuar, pėr shėrbimet administrative nė menyrė profesinonale, Sekretariati ka strukturė tė organizimit si nė vijim: 1.1 Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit; 1.1.1 Zyra e Kryeshefit Ekzukitv, 1.1.2 Zyra e Partive Politike dhe Certifikim, 1.1.3 Departamenti pėr Ēeshtje Ligjore, 1.1.4 Departamenti i Operacioneve Zgjedhore, 1.1.5 Departamenti pėr Administratė dhe Pėrkrahje, 1.1.6 Departamenti i Teknologjisė Informative, 1.1.7 Departamenti i Kordinimit nė Terren, 1.1.8 Njėsia e Auditimit tė Brendshem, 1.1.9 Njėsia e Prokurimit, 1.1.10 Njėsia e Qendrės sė Numėrimit dhe Rezultateve, 1.1.11 Zėdhėnėsi i KQZ-sė, 1.1.12 Asistenti i Kryetarit tė KQZ-sė. 2. Sekretariati drejtohet nga Kryeshefi Ekzekutiv (KE), i cili i pėrgjigjet drejtpėrdrejt KQZ-sė. 3. Zyra pėr Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim drejtohet nga Drejtori Ekzekutiv i Zyrės, i cili i raporton drejtpėrdrejt KQZ-sė, ndėrsa sa i pėrket pėrgjegjėsive administrative, i pėrgjigjet KE-sė. 4. Departamenti drejtohet nga drejtori i departamentit i cili i pėrgjigjet drejtpėrdrejt KE-sė. 5. Udhėheqėsi i Zyrės sė Auditimit tė Brendshėm nė SKQZ, i raporton KQZ-sė nėpėrmjet komitetit tė Auditimit. 6. Departamenti mund tė ndahet nė divizione apo dhe nė njėsi. Kėto njėsi organizative drejtohen nga udhėheqėsit pėrkatės tė njėsive, tė cilėt u raportojnė drejtorėve tė departamenteve pėrkatėse. 7. Udhėheqėsit pėrkatės tė njėsive organizative brenda SKQZ-sė, zgjidhen nga zyrtarėt e SKQZ-sė, nė pajtim me aktetet e brendshme tė KQZ-sė. 8. Njėsia e Qendrės sė Numėrimit dhe Rezultateve drejtohet nga udhėheqėsi, i cili i pėrgjigjet drejtperdrejt KE-sė. 9. Struktura organizative e SKQZ-sė pėrcakton shkallėn e hierarkisė dhe pėrgjegjėsisė sė funksioneve nė marrėdhėnie me njėra-tjetrėn. KAPITULLI III Funksionet e njėsive tė Sekretariatit Neni 7 Zyra e Kryeshefit Ekzekutiv tė SKQZ-sė 1. Zyra e Kryeshefit Ekzekutiv tė Sekretariatit ėshtė nė funksion tė mbarėvajtjes sė punės sė KE-sė, si dhe kordinon punėn me strukturat e tjera tė Sekretariatit. 2. Nė sistematizimin e vendeve tė punės nė Zyrėn e Kryeshefit Ekzekutiv, pėrfshihen: 11.1 Kryeshefi Ekzekutiv (njė pozitė) 11.2 Zėvendėskryeshef Ekzkeutiv (njė pozitė) 11.3 Njėsia e Auditimit (njė pozitė) 11.4 Njėsia e Prokurimit (njė pozitė) 11.5 Njėsia e Qendrės sė Numėrimit dhe Rezultateve (njė pozitė) 11.6 Zyrtari i Lartė Certifikues (njė pozitė) 11.7 Asistent Ekzekutiv i KE-sė. (njė pozitė) 11.8 Zyrtar Kryesor Financiar ( nje pozite e planifikuar) Neni 8 Pėrgjegjėsitė e Kryeshefit Ekzekutiv tė Sekretariatit KE-ja ėshtė pėrgjegjės pėr: 1. Administrimin dhe menaxhimin e Sekretariatit pėr tė siguruar se funksionet e caktuara tė tij pėrmbushėn nė mėnyrė efikase; 2. Sigurimin qė vendimet dhe masat tjera tė KQZ-sė tė zbatohen nė mėnyrė efikase; 3. Organizimin e agjendės sė takimeve tė KQZ-sė dhe trupave tė tjerė tė KQZ-sė, nė bashkpunim me kryesuesit pėrkatės dhe sigurimin e tėrė materialit tė nevojshėm para ēdo takimi; 4. Raportimin nė KQZ pėr tė gjitha detyrat e Sekretariatit, me pėrjashtim tė Drejtorit Ekzekutiv tė Zyrės pėr Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim; Sigurimin e udhėzimeve tė duhura pėr KQZ-nė dhe kėshillave tė paanshme e profesinale nga Sekretariati; 5. Organizimin e Sekretariatit dhe nxjerrjen e procedurave administrative lidhur me ēėshtjet tė cilat i pėrkasin; 6. Menaxhimin e nėpunėsve civilė dhe punonjėsve tė tjerė; 7. Menaxhimin efektiv dhe efikas tė burimeve njerėzore dhe financiare tė Sekretariatit; 8. Sigurimin e rekrutimit, organizimit, gradimit dhe menaxhimin e nėpunėsve civilė tė SKQZ-sė, nė bazė tė parimit tė meritės; 9. Zbatimin e politikave jo-diskriminuese ndaj personelit tė Sekretariatit, pėrfshirė pėrfaqėsimin e drejtė gjinor nė tė gjitha fushat dhe nivelet, si dhe garantimin qė pėrbėrja e stafit tė Sekretariatit e reflekton karakterin shumetnik tė Kosovės; 10. Nxjerrjen e vendimeve pėr kryerjen e pėrgjegjėsive tė tij; 11. Kryerjen e detyrave tė tjera tė pėrcaktuara nga KQZ-ja. 12. Kryeshefi Ekzekutiv ėshtė nėpunėsi mė i lartė civil nė Sekretariat dhe ėshtė Zyrtari Kryesor Administrativ i Sekretariatit (Nė tekstin e mėtejmė: ”ZKA”) 13. KE-ja drejton veprimtarinė e Sekretariatit, e pėrfaqėson at. dhe vepron nė emėr tė tij. 14. KE-ja ėshtė pėrgjegjės pėr ushtrimin e veprimtarisė sė Sekretariatit dhe kryen detyra tė tjera, brenda kompetencave qė ka, nė zbatim tė ligjit e t. akteve nėnligjore nė fuqi. 15. Kryeshefi Ekzekutiv merr pjesė nė tė gjitha takimet e KQZ-sė dhe tė trupave tė tjerė. 16. Kriteret dhe procedura e pėrzgjedhjes sė Kryeshefit Ekzekutiv, jane tė rregulluara me ligj dhe akt tė veēantė nėnligjor. 17. Detyrat dhe pergjegjesitė e tjera kryesore pėrcaktohen nė Rregulloren pėr pėrshkrimin e detyrave tė punės dhe klasifikimin e vendeve tė punės nė KQZ. Neni 9 Zėvendėskryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit 1. Zėvendėsi i Kryeshefit Ekzekutiv (Nė tekstin e mėtejmė: “Zėvendėsi i KE-sė” apo ZVKE) i Sekretariatit zėvendėson Kryeshefin nė mungesė tė tij dhe kryen punėt dhe pėrgjegjėsitė e pėrcaktuara sipas fushave pėrkatėse tė caktuara nga Kryeshefi Ekzekutiv. 2. Zėvendėsi i KE-sė tė Sekretariatit tė KQZ-sė i pėrgjigjet KE-sė. Neni 10 Ushtrimi i detyrės sė Kryeshefit Ekzekutiv 1. Nė rast tė mbetjes hapur tė pozitės sė Kryeshefit Ekzekutiv, ushtrimin e detyrės sė KE-sė e bėn ZVKE-ja, ndėrsa nė rast tė mungesės edhe tė ZVKE-sė, ushtruesi i detyrės sė KE-sė ėshtė drejtori i Departamentit pėr administratė dhe pėrkrahje apo njėri nga drejtorėt e departamenteve. 2. Nė rastet e mungesės sė udhėheqėsve tė pozitave tė pėrcaktuara nė paragrafin njė tė kėtij neni, atėherė ushtruesi i detyrės emėrohet nga KQZ-ja nga radhėt e drejtorėve tė SKQZ-sė. Neni 11 Zyra pėr Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim 1. Detyrat dhe pėrgjegjesitė e Zyrės pėr Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim (nė tekstin e metejmė “Zyra”) janė: 1.1. Mbajtja dhe azhurnimi i regjistrit tė subjekteve politike, 1.2 I rekomandon KQZ-sė pėr ose kundėr regjistrimit tė partive politike, certifikimit tė subjekteve politike dhe kandidatėve qė do tė pėrfshihen nė fletvotim, si dhe akreditimin e organizatave dhe vėzhguesve tė tyre. 1.3 I rekomandon KQZ-sė pėr caktimiin e kufizimit tė shpenzimit tė fushatave zgjedhore tė subjekteve politike; 1.4 Pranon raportet e deklarimit financiar tė fushatės dhe raportet e shpenzimeve vjetore tė SP-ve dhe njofton KQZ-nė; 1.5 Raporton nė KQZ pėr secilėn pagesė administrative tė mbledhur dhe tė transferuar nė buxhetin e Kosovės; 1.6 Monitoron kuvendet zgjedhore tė partive politike; 1.7 Publikimi i dosjes sė informimit publik lidhur me donacionet e subjekteve politike; 1.8 Trajnimi i pėrfaqėsuesve financiarė tė SP-ve. 1.7 Zyra udhėhiqet nga drejtori ekzekutiv i cili i raporton drejtpėrdrejt KQZ-sė dhe funksionon si pjesė e Sekretariatit tė KQZ-sė. 1.8 Nė sistematizimin e vendeve tė punės nė Zyrėn pėr Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim pėrfshihen katėr (4) pozita; 1.8.1 Drejtori Ekzekutiv i Zyrės; (njė pozitė) 1.8.2 Zyrtar i Lartė Ligjor (njė pozitė) 1.8.3 Zyrtar i Lartė pėr Regjistrim tė Partive Politike (njė pozitė) 1.8.4 Zyrtar i Lartė pėr Certifikim tė Subjekte Politike (njė pozitė) Neni 12 Departamenti pėr Ēėshtje Ligjore Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e Departamentit pėr Ēėshtje Ligjore (nė tekstin e mėtejmė; “DĒL”) janė: 1. Harton legjislacionin sekondar (aktet nėnligjore), nė konsultim me departamentet e tjera tė SKQZ-sė dhe Kėshillat e KQZ-sė), tė cilat miratohen nga KQZ-ja. 2. Pranimi i kėrkesave pėr zėvendėsimin e anėtarėve tė kuvendeve komunale, shqyrtimi dhe procedimi nė kėshilla dhe KQZ. 3. Harton marrėveshje bashkėpunimi ndėrmjet KQZ-sė dhe institucioneve tė tjera; 4. Administron procesin e ankimeve zgjedhore, pėrgatit dosjet pėrkatėse pėr ēdo ankim tė paraqitur dhe i vė nė dispozicion tė anėtarėve tė KQZ-sė brenda afateve dhe mėnyrės sė pėrcaktuar nė Ligjin pėr Zgjedhjet dhe akte tė KQZ-sė; 5. Pėrfaqėson KQZ-nė nė organet gjyqėsore nė tė gjitha shkallėt e gjykimit, pėr ēėshtjet ku KQZ-ja ėshtė palė; 6. Siguron qė aktet nėnligjore tė propozuara dhe tė hartuara nga KQZ-ja tė jenė tė bazuara nė legjislacionin nė fuqi; 7. Jep kėshilla juridike, rekomandime, udhėzime dhe interpretime ligjore pėr KQZ-nė dhe Sekretariatin; 8. Departamenti udhėhiqet nga drejtori i departamentit, i cili i pėrgjigjet dhe i rapoton Kryeshefit Ekzekutiv. 9. Nė sistematizimin e vendeve tė punės nė Departementin pėr Ēėshtje Ligjore, pėrfshihen tri (3) pozita: 9.1. Drejtori i Departamentit pėr Ēėshtje Ligjore; (njė pozitė) 9.2. Zytar i Lartė Ligjor Njė i planifikuar(dy pozita) Neni 13 Departamenti pėr Operacione Zgjedhore 1. Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e Departamentit pėr Operacione Zgjedhore (Nė tekstin e mėtejmė: DOZ), janė: 1.1. Zbatimi i aktiviteteve tė nevojshme pėr tė gjitha ēėshtjet operacionale qė kanė tė bėjnė me pėrgatitjet e zgjedhjeve dhe referendumeve; 1.2. Hartimi dhe zbatimi i Planit Operativ tė Zgjedhjeve; 1.3. Ndėrmarrja e tė gjitha aktiviteteve qė kanė tė bėjnė me kriijimin e listės sė votuesve; 1.4. Planifikimi dhe organizimi i trajnimeve pėr trupat zgjedhorė dhe stafin mbėshtetės; 1.5. Planifikimi dhe organizimi i edukimit dhe informimit tė votuesve. 1.6. Organizimi dhe zbatimi i aktiviteteve nė operacionin e votimit jashtė Kosovės dhe regjistrimin e personave me nevoja dhe rrethana tė veēanta. 1.7. Kryen detyrat dhe pėrgjegjėsitė tjera tė pėrcaktuara me legjislacionin nė fuqi dhe nga KE- ja. 1.8 Departamenti udhėhiqet nga drjetori i departamentit, i cili i pėrgjigjet dhe i rapoton Kryeshefit Ekzekutiv. 1.9 Departamenti ėshtė i pėrberė nga tri divizione; 1.1.1. Divizioni pėr Shėrbimin e Votuesve, 1.1.2. Divizioni pėr Informim dhe Edukim, 1.1.3. Divizioni pėr Trajnime. Neni 14 Divizioni pėr Shėrbimin Votues Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e Divizionit per Sherbimin Votues (Nė tekstin e mėtejmė: “DSHV”), janė: 1. Krijon, mirėmban dhe siguron cilėsinė e listės sė votuesve; 2. Koordinon zbatimin e tė gjitha operacioneve tė shėrbimit tė votuesve nė terren; 3. Udhėheq dhe mbikėqyrė Operacionin e Votimit pėrmes Postės, duke pėrfshirė periudhėn e regjistrimit tė votuesve jashtė Kosovės dhe Periudhėn e Votimit; 4. Udhėheq dhe mbikėqyrė procesin e regjistrimit tė votuesve me nevoja dhe rrethana tė veēanta; 5. Harton dhe mbikėqyrė projekte tė ndryshme qė lidhen me shėrbimin e votuesve; 6. Kujdeset, ruan dhe siguron tė dhėnat personale tė votuesve; 7. Bėrjen e Listės sė Votuesve tė disponueshme nė Zyrat e Komisioneve Komunale tė Zgjedhjeve (KKZ-sė) nė secilėn komunė, nė bashkėpunimin me Koordinatorin e Zyrtarėve tė Lartė Komunalė tė Zgjedhjeve, sikurse ėshtė pėrcaktuar me rregullat e KQZ-sė dhe nė pajtim me rregullat pėr mbrojtjen e tė dhėnave. 8. Pas autorizimit nga KQZ-ja apo KE-ja, bashkėpunon dhe koordinon punėn me institucionet pėrkatėse qe merren me regjistrin civil. 9. Divizioni i Shėrbimit Votues udhėhiqet nga Udhėheqėsi i Divizionit, i cili i pėrgjigjet dhe i raporton Drejtorit tė Operacioneve Zgjedhore. 10. Nė sistematizimin e vendeve tė punės nė Divizionin e Shėrbimit Votues, pėrfshihen dy (2) pozita. . Udhėheqėsi i Divizionit tė Shėrbimit Votues (njė pozitė) . Zyrtar i Lartė i Listės Votuese (njė pozitė). Neni 15 Divizioni i Trajnimit Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e Divizionit tė Trajnimit (nė tekstin e mėtejmė “DT”) janė: 1 Pėrpilimi dhe zbatimi i programeve tė trajnimit nė procedurat e regjistrimit, votimit dhe numėrimit pėr procesin zgjedhor; 2 Planifikimi dhe mbikėqyrja e trajnimeve pėr KKZ, KVV dhe staf mbėshtetės; 3 Planifikimi dhe mbikėqyrja e trajnimeve pėr stafin e Sekretariatit; 4 Krijimi i Doracakėve dhe Pakove tė Trajnimit pėr proces zgjedhor; 5 Zbatimi i programeve tė trajnimit pėr stafin e pėrkohshėm zgjedhor; 6 Hartimi i planeve tė trajnimit pėr trupat menaxhuese tė zgjedhjeve, nė nivel qendror dhe komunal. 7 Nė sistematizimin e vendeve tė punės nė Njėsinė e Trajnimit pėrfshihen dy (2) pozita: . Udhėheqės i Divizionit tė Trajnimit (njė pozitė) . Zyrtar i Lartė i Trajnimit (njė pozitė e planifikuar). Neni 16 Divizioni i Informimit dhe Edukimit Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e Divizionit tė Informimit dhe Edukimit (nė tekstin e metejm “NjIE”) janė: 1. Hartimi i strategjisė dhe planeve pėr informimin dhe edukimin e votuesve; 2. Planifikimi, hartimi, mbikėqyrja dhe zbatimi i projekteve pėr informimin dhe edukimin e votuesve; 3. Ndėrmarrja e aktiviteteve pėr informimin dhe edukimin e votuesve tė grupeve tė caktuara; 4. Pėrgatitja e materialeve tė pėrshtatshme pėr transmetim nė radio dhe televizion pėr informimin e publikut pėr procesin zgjedhor nė Kosovė; 5. Perkujdeset qė Zėdhėnėsi i KQZ-sė dhe KE-ja tė informohen pėr ēėshtjet dhe aktivitetet kryesore tė KQZ-sė; 6. Pėrgatit materiale tė shkruara dhe elektronike pėr botim dhe shpėrndarje qė njoftojnė publikun pėr aktivitetet e KQZ-sė; 7. Sigurohet pėr tė ekspozuar ose publikuar, nė secilin vendvotim, nė ditėn e zgjedhjeve, materiale tė shtypura, tė dizajnuara dhe tė pėrgatitura nė emėr tė KQZ-sė; 8. Siguron qe materialet dhe dokumentet qė publikohen apo botohen tė redaktohen dhe lekturohen; 9. Divizioni pėr Informim dhe Edukim udhėhiqet nga Udhėheqėsi i Divizionit, i cili i pėrgjigjet dhe i rapoton Drejtorit tė Operacioneve Zgjedhore. 10. Nė sistematizimin e vendeve tė punes nė Njėsinė pėr Informim tė votuesve pėrfshihen dy (2) pozita: 10.11 Udhėheqės i Divizionit per Informim dhe Edukim (njė pozitė) 10.12 Zyrtar i Lartė pėr Informim dhe Edukim (njė pozitė). Neni 17 Departamenti pėr Administratė dhe Pėrkrahje 1. Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e Departamentit pėr Administratė dhe Pėrkrahje (Nė tekstin e mėtejmė: DAP), janė: 1.1. Ofrimi i shėrbimeve tė nevojshme administrative pėr KQZ-nė; 1.2. Zbatimi i politikave qė kanė tė bėjnė me administratėn e KQZ-sė; 1.3. Planifikimi dhe pėrgatitja e buxhetit tė KQZ-sė, pėrpilimi dhe kontrollimi i raporteve periodike finaciare, si dhe i pasqyrave financiare. Pėrcjellja e ecurisė sė shpenzimeve tė buxhetit nė perputhje me linjat pėrkatėse buxhetore pėr tė siguruar mbarėvajtje tė menaxhimit financiar dhe tė kontrollit tė shpenzimeve; 1.4. Mbikėqyrja e tė gjitha aspekteve tė raportimit buxhetor nga ana e SKQZ-sė dhe ushtrimin e tė gjitha funksioneve qė i janė dhėnė ZKF-sė sipas legjislacionit nė fuqi; 1.5. Ofrimi i shėrbimeve administrative nė lėmin e personelit dhe ēėshtjet tė tjera qė kanė tė bėjnė me menaxhimin e burimeve njerėzore nė Sekretariat, nė pajtim me legjislacionin nė fuqi; 1.6. Shpėrndarja e mjeteve tė fondit pėr mbėshtetje tė partive politike dhe ekzekutimi i pagesave pėr grupet parlamentare; 1.7. Ofrimi i shėrbimeve tė pėrkthimit pėr nevojat e KQZ-sė; 1.8. Sigurimi dhe funksionimi i logjistikės, transportit, deponimit, materialeve pėr zyre, dokumentacionit, materialeve zgjedhore pėr zgjedhje dhe infrastrukturėn e Sekretariatit; 1.9. Ruajtja dhe sistemimi i tė gjitha dokumenteve zyrtare tė KQZ-sė, nė pajtim me rregullat dhe procedurat e pėrcaktuara me legjislacionin pėrkatės pėr arkivim. Mirėmban, menaxhon dhe administron sistemin e arkivės. 2. Departamenti udhėhiqet nga drjetori i departamentit, i cili i pėrgjigjet dhe i rapoton Kryeshefit Ekzekutiv. 3. Departamenti i Administratės dhe Pėrkrahjes pėrbvhet nga kėto divizione: 3.1. Divizioni pėr Buxhet dhe Financa, 3.2. Divizioni per Personel dhe Shėrbime tė Pėrbashkėta, 3.3. Divizioni pėr Logjistikė dhe Transport. Neni 18 Divizioni pėr Buxhet dhe Financa 1. Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e Divizionit pėr Buxhet dhe Financa (nė tekstin e mėtejmė “DBF) janė: 1. Planifikimi dhe pėrgatitja e KASH-it dhe buxhetit tė KQZ-sė; 2. Regjistrimi i tė gjitha transaksioneve nė Regjistrin e Kontabilitetit tė Thesarit dhe pėrcjellja e ecurisė sė shpenzimeve; 3. Mbikqyrja dhe ekzekutimi i tė gjitha faturave tė rregullta pėr pagesė pėrmes sistemit tė thesarit; 4. Shpėrndarja e mjeteve tė fondit pėr mbėshtetje tė partive politike dhe ekzekutimi i pagesave pėr grupet parlamentare; 5. Raportimi periodik dhe vjetor i buxhetit tė shpenzuar tė KQZ-sė; 6. Mirėmbajtja edhe evidentimi i pasurisė jofinanciare tė KQZ-sė. 2. Divizioni pėr Buxhet dhe Financa udhėhiqet nga Udhėheqesi i Divizionit, i cili i pėrgjigjet dhe i raporton drejpėrdrejt Drejtorit tė Departamentit. 3. Nė sistematizimin e vendeve tė punės nė Divizionin pėr Buxhet dhe Financa pėrfshihen katėr (4) pozita: 3.1. Udhėheqės i Divizionit, (njė pozitė) 3.2. Zyrtar i Lartė pėr Buxhet dhe Financa, (njė pozitė) 3.3. Zyrtar i Lartė pėr Financa, (njė pozitė) 3.4. Zyrtar i Lartė pėr tė Hyra dhe Fondin e Partive Politike. (njė pozitė). Neni 19 Divizioni i Personelit dhe Shėrbimeve tė Perbashkėta 1. Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e Divizionit tė Personelit dhe Shėrbimeve tė Pėrbashkėta (Nė tekstin e mėtejmė:”DPShP), janė: 1. Organizimi dhe menaxhimi i procesit tė rekrutimit, nė pėrputhje me legjislacion nė fuqi; 2. Ofrimi i shėrbimeve administrative nė lėmin e personelit tė SKQZ-sė, nė pajtim me rregulloret e KQZ-sė dhe legjislacionin tjetėr nė fuqi, qė ka tė bėjė me menaxhimin e burimeve njerėzore; 3. Pėrgatitja e rekomandimeve dhe raporteve pėr vendime, si dhe zbatimin e vendimeve tė KQZ-sė; 4. Kėshillimi dhe ofrimi i ndihmės pėr procesin e vlerėsimeve tė rezultateve nė punė pėr nėpunėsit nė Sekretariat; 5. Pėrcjell dhe ndihmon punėn e Komisionit pėr Ankesa dhe Komisioit Disiplinor nė KQZ; 6. Koordinon, menaxhon dhe ofron shėrbime administrative tė pėrkthimit dhe arkivimit pėr tė gjitha njėsitė. 7. Divizioni pėr Personel dhe Shėrbime tė Pėrbashkėta udhėhiqet nga Udhėheqėsi i Divizionit, i cili njėherėsh ėshtė edhe Menaxher i Personelit nė Sekretariat, qė i pėrgjigjet dhe raporton drejtpėrdrejt drejtorit tė DAP-it. 11. Nė sistematizimin e vendeve tė punvs nė Divizionin pėr Personel dhe Shėrbime tė Pėrbashkėta pėrfshihen pesė (pozita): 11.1 Udhėheqės i Divizionit tė Personelit dhe Shėrbimeve tė Pėrbashkėta (njė pozitė) 11.2 Zyrtar tė Lartė pėr pėrkthim; (tre pozita) 11.3 Zyrtar i Lartė i Arkivės (njė pozitė). Neni 20 Divizioni pėr Logjistikė dhe Transport 1. Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e Divizionit pėr Logjistikė dhe Transport (Nė tekstin e mėtejmė:”DLT”), janė: 1. Ofrimi i shėrbimeve tė logjistikės dhe transportit pėr tė gjitha njėsitė nė KQZ; 2. Identifikimi i nevojave, planifikimi dhe furnizimi me materiale dhe shėrbime zgjedhore dhe jozgjedhore; 3. Menaxhimi i depos qendrore tė KQZ-sė; 4. Futja dhe pėrditėsimi i tė dhėnave nė regjistrat fizikė dhe elektronikė pėr furnizimim me material, regjistrimi i mjeteve, pajisjeve (inventarit) dhe verifikimi i saktėsise kur kėrkohet. 5. Pranimi, procedimi dhe shpėrndarja e pajisjeve dhe mallrave sipas kėrkesave tė aprovuara, si dhe verifikimi i saktėsisė sė inventarit fizik kur kėrkohet; 6. Pranimi mallrave, sistemimi i tyre dhe procedimi pėr pagesė nė SIMFK; 7. Pėrkujdeset pėr funksionimin e veturave tė KQZ-sė, miremban tė dhėnat lidhur me servisimin, shpenzimin e derivative dhe bėn raportimin. 8. Divizioni pėr Logjistikė dhe Transport udhėhiqet nga Udhėheqėsi i Divizionit qė i pėrgjigjet dhe i raporton drejperdrejt drejtorit tė departamentit. 9. Nė sistematizimin e vendeve tė punės nė Divizionin pėr Logjistikė dhe Transport pėrfshihen katėr (4) pozita: 9.1 Udhėheqėsi i Divizionit (njė pozitė) 9.2 Zyrtar i Transportit (njė pozitė) 9.3 Vozitės (njė pozitė) 9.4 Asistent i Logjistikės (njė pozitė e planifikuar). Neni 21 Departamenti i Teknologjisė Informative Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e Departamentit tė Teknologjisė Informative (nė tekstin e mėtejmė: DTI), janė: 1.1. Hartimi dhe zbatimi i planeve, procedurave dhe projekteve pėr funksionimin sa me cilėsor tė TI- sė, duke siguruar ofrimin e shėrbimeve tė pėrshtatshme pėr tė gjithė stafin e KQZ-sė; 1.2. Analizimi dhe vlerėsimi i nevojave dhe mundėsive pėr automatizimin e proceseve, si dhe implementimi e teknologjive tė reja nė operacione zgjedhore; 1.3. Administrimi dhe mirėmbajtja e pėrgjithshme e rrjetit, sistemit dhe aplikacionet e KQZ-sė; 1.4. Krijimi dhe mirėmbajtja e bazave tė tė dhėnave tė pėrcaktuara nga KQZ-ja; 1.5. Bashkėpunimi me Agjencinė pėr Shoqėri tė Informacionit dhe institucionet e tjera pėr zbatimin e politikave nė fushėn e TI-sė; 1.6. Sigurimi dhe mirėmbajtja e pajisjeve, si dhe ofrimi i shėrbimeve tė teknologjisė sė informacionit dhe telekomunikimit pėr KQZ-nė dhe Sekretariatin; 1.7. Mirėmbajtja dhe pėrditėsimi i Ueb faqes sė KQZ-sė, duke pėrfshirė publikimin me kohė tė tė gjitha rregullave zgjedhore, vendimeve dhe materialeve tė tjera tė KQZ-sė, nė uebfaqen e KQZ- sė. 1.8. Departamenti udhėhiqet nga drejtori i departamentit, i cili i pėrgjigjet dhe i rapoton Kryeshefit Ekzekutiv. 1.9. Nė sistematizimin e vendeve tė punės tė Departamentit tė Teknologjise Informative, pėrfshihen pesė (5) pozita: Drejtori i Departamentit (njė pozitė) Zyrtar i Lartė i Teknologjisė Inormative (njė pozitė) Zyrtar i Lartė Bazės sė tė Dhėnave (njė pozitė) Zyrtar i Lartė pėr Dizajn dhe Ueb (njė pozitė) Zhvillues i aplikacioneve (njė pozitė e planikuar). Neni 22 Departamenti i Koordinimit nė Terren Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e Departamentit tė Koordinimit nė Terren (nė tekstin e mėtejmė: “DKT”), janė: 1. Mbikėqyrja e punės sė Zyrtarėve tė Lartė Komunalė tė Zgjedhjeve; 2. Koordinimi i aktiviteteve ndėrmjet Sekretariatit tė KQZ-sė dhe Zyrtarėve tė Lartė Komunalė tė Zgjedhjeve, respektivisht KKZ-ve, pėrkitazi me operacionet zgjedhore nė nivel komunal; 3. Ndihmon dhe kėshillon subjektet politike pėr zgjedhje nė nivel komunal; 4. Udhėheqja e aktiviteteve pėr tė pėrgatitur planet strategjike dhe operacionale nė nivel komunal; 5. Hartimi dhe implementimi i Planit Operacional tė Sigurisė pėr Zgjedhje; 6. Koordinon aktivitetet zgjdhore pėr ZLKZ/KKZ-tė nė terren pėr personelin dhe trupat menaxhuese qė angazhohen gjatė zgjedhjeve mes nivelit qendror dhe komunal, nė bashkėpunim me njėsitė tjera tė Sekretariatit; 7. Pėrkujdeset pėr zbatimin e aktiviteteve akteve normative tė nxjerra nga KQZ-ja nė komisione komunale zgjedhore 8. Departamenti i Kordinimit nė Terren udhėhiqet nga drejtori i departamentit, i cili raporton Kryshefit Ekzekutiv tė Sekretariatit; 9. Zyrtarėt e Lartė Komunalė tė Zgjedhjeve i pėrgjigjen drejtorit tė departamentit. 10. Nė sistematizimin e vendeve tė punės nė Departamentin e Koordinimit nė Terren, pėrfshihen, Drejtori dhe nga njė ZLKZ pėr secilėn komunė: 10.1 Drejtor i Departamentit tė Kordinimit nė Terren (njė pozitė) 10.2 Zyrtar tė Lartė Komunalė tė Zgjedhjeve (tridhjetėetetė zyrtarė). Neni 23 Njėsia e Auditimit tė Brendshėm Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e Njėsisė sė Auditimit tė Brendshėm nė Sekretariat (nė tekstin e mėtejmė: NjAB), janė: 1. Hartimi dhe pėrgatitja e planit tė auditimit; 2. Kryerja e detyrave tė auditimit nė pajtim me planet e punės, rregullat, udhėzimet dhe standardet e audtitimit; 3. Sigurimi i mbėshtetjes pėr KE-nė dhe KQZ-nė nė pėrmirėsimin e menaxhimit dhe kontrollit tė brendshėm; 4. Pėrgatitja e raporteve dhe rapportimi nė komitetin e auditimit; 5. Udhėheq Njėsinė e Auditimit tė Brendshėm, nė pajtim me Ligjin nė fuqi pėr auditimin e Brendshėm; 6. Bėn auditime tė brendshme nė pajtim me rregullat, politikat, doracakėt, udhėzimet, dhe standardet profesionale nė fuqi. 7. Njėsia e Auditimit tė Brendshėm udhėhiqet nga Udhėheqesi i Zyrės, i cili i pėrgjigjet dhe i rapoton Kryeshefit Ekzekutiv. 8. Nė sistematizimin e vendeve nė Njėsinė sė Auditimit tė Brendshėm, pėrfshihet njė (1) pozitė: 8.1. Drejtor i Auditimit tė Brendshėm (njė pozitė). Neni 24 Njėsia e Prokurimit Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e Njesise sė Prokurimit nė Sekretariat (Nė tekstin e mėtejmė: ”NjP”), janė: 1. Pėrgatitė, koordinon dhe zbaton planin vjetor tė Sekretariatit nė fushėn e prokurimit publik, nė pajtim me legjislacionin nė fuqi; 2. Siguron qė tė gjitha kėrkesat pėr prokurim janė pėrgatitur dhe nė pėrputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit; 3. Pėrgatitja e materialeve standarde, varėsisht nga procedura e prokurimit; 4. Nėnshkruan kontratė publike nė emėr tė autoritetit kontraktues; 5. Pėrcakton procedurėn e prokurimit pėr tender dhe procedurat e vlerėsimit tė ēmimeve; 6. Ofron kėshilla dhe asiston menaxhmentin nė marrjen e vendimeve lidhur me ēėshtjet kontestuese qė mund tė dalin nė rastet e ekzekutimit tė kontratave. 7. Njėsia e Prokurimit udhėhiqet nga Udhėheqėsi i Njėsisė sė Prokurimit, i cili i pėrgjigjet dhe i rapoton Kryeshefit Ekzekutiv dhe ėshtė i barasvlefshėm me drejtorėt e departamenteve nė Sekretariat. 8. Nė sistematizimin e vendeve tė punės nė Zyrėn e Prokurimit, pėrfshihet njė (1) pozitė: Drejtor i Prokurimit (njė pozitė). Neni 25 Njėsia e Qendrės sė Numėrimit dhe Rezultateve Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e Qendrės sė Numėrimit dhe e Rezultateve (nė tekstin e mėtejmė: QNR), janė: 1. Pranimi dhe kontrollimi fillestar i materialit tė ndjeshėm zgjedhor; 2. Futja e tė dhėnave, auditimi i formularėve tė rezultateve dhe hetimi i tyre; 3. Verifikimi i Zarfeve tė fletėvotimeve me kusht dhe fletėvotimeve pėrmes postės, si dhe numėrimi i tyre; 4. Rinumėrimi nė bazė tė vendimit tė KQZ-sė; 5. Ndėrmerr aktivitete pėr tabulimin dhe publikimin e rezultateve preliminare dhe pėrfundimtare; 6. Menaxhimi i operacioneve dhe proceseve qė ndėrlidhen me rezultatet, si dhe pėrgatitja e rezultateve tė zgjedhjeve pėr KQZ, 7. Planifikimi i kerkesave dhe specifikimeve pėr sistemet informative pėr tabulimin dhe prezantimin e rezultateve; 8. Bėrjen e analizave dhe hulumtimeve lidhur me statistikat dhe rezultatet e zgjedhjeve. 9. Njėsia e Qendrės sė Numėrimit dhe Rezultateve udhėhiqet nga Udheheqėsi i QNR-sė, i cili raporton drejtpėrdrejt Kryshefit Ekzekutiv tė Sekretariatit. 10. Nė sistematizimin e vendeve tė punės nė Njesinė e Qendrės sė Numėrimit dhe Rezultateve, pėrfshihet njė (1) pozitė: 11.1 Udhėheqės i Qendrės sė Numėrimit dhe Rezultateve (njė pozitė). Neni 26 Zyrtar i Lartė Certifikues Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e Zyrtarit Certifikues janė: 1. Tė sigurojė qė kushtet e zbatueshme tė njė kontrate publike tė jenė tė pėrmbushura para bėrjes ose autorizimit tė pagesave sipas kontratės; 2. Tė sigurojė qė shpenzimi i parave publike sipas njė kontrate publike tė behet nė pajtim me Rregullat e KMF-sė; 3. Tė shqyrtojė dhe tė vėrtetojė tė gjitha dokumentet rreth shpenzimeve tė krijuara nė tė gjitha Departamentet dhe Njėsitė e Sekretariatit tė KQZ-sė; 4. Zyrtari Ēertifikues duhet tė identifikojė dhe tė njejtat t’i raportojė me shkrim ZKA-sė, pėr tė gjitha rastet e mosrespektimit tė akteve ligjore; 5. Zyrtari Certifikues i raporton drejtpėrdrejt Kryshefit Ekzekutiv tė SKQZ-sė. 6. Nė sistematizimin e vendeve tė punės pėrfshihet njė (1) pozitė. Neni 27 Zėdhėnėsi i KQZ-sė Detyrat dhe pėrgjegjesitė e Zėdhėnėsit tė KQZ-sė (nė tekstin e metejmė “Zėdhėnėsi”), janė: 1. Informon mediet dhe publikun lidhur me punėn e KQZ-sė; 2. Kėshillimi profesional lidhur me ēėshtje tė komunikimit pėr KQZ-nė; 3. Siguron qė mediet dhe publiku janė tė informuara pėr proceset dhe operacionet zgjedhore, si dhe pėr aktivitetet e KQZ-sė pėrmes njoftimeve tė rregullta; 4. Organizon konferencat pėr media dhe Qendrėn mediale tė KQZ-sė gjatė procesit zgjedhor; 5. Publikon informata nė ueb-faqen e KQZ-sė dhe nė llogaritė zyrtare tė KQZ-sė nė rrjetet sociale; 6. Monitorimi i mediave dhe informimi i KQZ-sė; 7. Siguron, sė bashku me zyrtarin e lartė pėr komunikim nė SKQZ, qė tė gjitha njėsitė pėrkatėse tė SKQZ-sė tė japin kontributin e tyre pėr prezantimin e pėrgjithshėm tė aktiviteteve. 8. Zėdhėnėsi i pėrgjigjet dhe i raporton drejtperdrejt KQZ-sė, ndėrsa pėr ēėshtje administrative, i pėrgjigjet KE-sė tė Sekretariatit, nė pajtim me rregullat pėr shėrbimin civil. 9. Nė sistematizimin e vendeve pėrfshihet njė (1) pozitė: 9.1 Zėdhėnės i KQZ-sė (njė pozitė). Neni 28 Asistenti ekzekutiv i Kryetarit tė KQZ-sė Detyrat dhe pėrgjegjesitė e Asistenit tė KQZ-sė (nė tekstin e mėtejmė “Asistenti”), janė: 1. Ofrimi i shėrbimeve administrative dhe teknike pėr KQZ-nė; 2. Aranzhon takimet e Kryetarit tė KQZ-sė; 3. Me autorizim tė kryetarit tė KQZ-sė, pranon dhe sistemon materialet qė arrijnė nė adresė tė KQZ-sė, dhe sipas nevojės i dėrgon nė adresa tė caktuara; 4. Mirėmban dhe azhurnon raportet, korrespondencat dhe materialet e tjera relevante; 5. Pėrkujdeset rreth pėrgatitjes teknike tė mbledhjeve tė KQZ-sė; 6. Detyra dhe pėrgjegjėsi tė tjera qė i caktohen nga Kryetari, respektivisht KQZ-ja, ndėrsa sa i pėrket ēėshtjeve administrative, i pėrgjigjet KE-sė, nė pajtim me rregullat pėr sherbimin civil. 7. Nė sistematizimin e vendeve tė punės, pėrfshihet njė (1) pozitė: 7.1.1 Asisteni ekzekutiv i Kryetarit tė KQZ-sė (njė pozitė). KAPITULLI IX Neni 29 Grupet punuese 1. KE-ja mund tė krijojė grupe punuese tė pėrkohshme pėr zhvillimin e aktiviteteve qė tejkalojnė fushėn e punės sė zakonshme dhe qė janė komplekse pėr njesitė organizative, pėr tė siguruar pėrmbushjen e objektivave. 2. KE-ja vendos pėr pėrberjen e grupit punues, pėr caktimin e mandatit dhe objektivave, emėron kryesuesin dhe pėrcakton procedurat, afatet kohore dhe formėn pėr raportim . 3. Sekretariati ėshtė pėrgjegjes pėr sigurimin e kushteve tė punės, si dhe kompensimet sipas detyrimeve qė merr nga KQZ-ja apo KE-ja, tė bazuar nė rregullativėn e brendshme apo ligjet nė fuqi. 4. Kryeshefi Ekzekutiv mund tė ftojė dhe tė angazhojė si anėtarė tė grupit punues, konsulentė tė jashtėm pėr tė asistuar dhe ofruar ndihmėn e nevojshme specifike, ashtu siē kėrkon institucioni pėr arritjen e objektivave. 5. Grupet punuese do tė raportojnė pėr zbatimin e mandatit dhe aktiviteteve tė tyre nė baza tė rregullta dhe do tė dorėzojnė pėr miratim te Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariati raporte dhe rekomandime. Neni 30 Marrėdheniet reciproke tė punės ndėrmjet njėsive organizative 1. Marrėdheniet reciproke tė punės ndėrmjet njėsive tė brendshme organizative nė Sekretariat, bazohen nė parimin e bashkėpunimit tė ndėrsjellė, tė unitetit, bashkėrendimit dhe dakordimit, si dhe nė tė drejtat, detyrimet dhe pėrgjegjėsitė e pėrcaktuara me legjislacionin nė fuqi. 2. Nga tė gjitha njėsitė organizative, kėrkohet qė tė shkembejnė tė dhėnat dhe informacionet e nevojshme, pėrvojen e tyre profesionale, pėr kryerjen e punėve dhe detyrave tė njėsive tė tyre sipas nevojės sė parashtruar. 3. Me qėllim tė koordinimit tė proceseve dhe aktiviteteve tė punės, si dhe zhvillimit me sukses tė bashkėpunimit, ndėrmjet udhėheqėsve tė njėsive organizative dhe Kryeshefit Ekzekutiv mbahen takime tė rregullta. 9. Ne procesin e mbikėqyrjes, tė monitorimit dhe tė shqyrtimit tė rrjedhave tė punės dhe pėrmbushjes sė pėrgjegjėsive, takime periodike mbahen edhe me KQZ-nė, sipas planifikimeve me plan tė punės nga KQZ-ja. KAPITULLI X REKRUTIMI DHE EMĖRIMI I STAFIT TĖ SKQZ-sė Neni 31 Stafi i Sekretariatit dhe statusi i tij 1. Tė punėsuarit ne Sekretariat janė pjesė e shėrbimit civil. Statusi i stafit administrativ tė parashikuar nė nenin 12 tė Ligjit mbi Shėrbimin Civil zbatohet deri sa tė mos ketė ndikim nė pavarėsinė e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, tė garantuar me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, Kapitullin XII pėr Institucionet e Pavarura, dhe nė nenin 3.7 tė Ligjit pėr Shėrbimin Civil tė Republikės sė Kosovės. 2. Rekrutimi, avancimet, gradimet dhe transferimi i stafit tė Sekretariatit, bėhen nė pėrputhje me procedurat e brendshme tė KQZ-sė, ne pajtim me ligjin, pėr aq sa nuk cenojnė pavarėsinė kushtetuese tė KQZ-sė, konform nenit 3.7 tė LSHCK-sė dhe Aktgjykimit tė Gjykatės Kushtetuese Nr. KO73/2016. 3. Kushtet specifike tė punėsimit, orari i punės, pagat, shtesat nė paga, pushimet, si dhe kodi i mirėsjelljes, rregullohen me akte tė veēanta tė KQZ-sė, me propozim tė Kryeshefit Ekzekutiv. 4. Emėrimi i Stafit tė angazhuar gjatė procesit tė mbajtjes sė zgjedhjeve bėhet me Marrėveshje pėr shėrbime tė veēanta, nė bazė tė kontratave tė quajtura “Marrėveshje pėr shėrbime tė veēanta” dhe pėr tė cilat zbatohet njė procedurė e thjeshtėsuar e rekrutimit. Emėrimet me afat tė caktuar pėr njė periudhė mė tė shkurtėr se gjashtė (6) muaj do t’i nėnshtrohen Ligjit pėr Detyrimet. KAPITULLI XI SISTEMATIZIMI DHE EMĖRTIMI I VENDEVE TĖ PUNĖS Neni 32 Baza pėr punėsim dhe sistematizim 1. Vendet e punės pėrcaktohen sipas funksioneve, detyrave dhe nevojave tė institucionit. 2. Vendet e punės tė pėrcaktuara me kėtė rregullore paraqesin bazėn pėr punėsimin dhe sistematizim nė Sekretariat. 3. Vendet e punės pėr periudhen zgjedhore pėr stafin e pėrkohshem, caktohen me akt tė veēantė tė KQZ-sė. 3.1 Angazhimi i punonjėsve tė pėrkohshėm bėhet nga Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-sė, me propozim dhe kėrkesa tė njesive pėrkatėse organizative, sipas aktit tė miratuar nga KQZ-ja; 3.2 Kushtet kontraktuale ndėrmjet KQZ-sė dhe stafit tė angazhuar, pėrcaktohen nėn drejtimin e Kryeshefit Ekzekutiv tė SKQZ-sė dhe zyrės sė personelit, nė bashkėpunim me njėsitė qė kanė paraqitur kėrkesėn pėr zyrtar shtesė nė proces zgjedhor, sipas aktit tė miratuar nga KQZ-ja. Neni 33 Pėrcaktimi i titujve tė punės, kategorive funksionale dhe gradave Pėr nėpunesit e KQZ-sė, titujt e vendit tė punės, kategoria funksionale dhe grada e vendit tė punės pėrcaktohen nė pėrputhje me LZP-nė, sipas ligjit pėrkates pėr pagat nga buxheti i Republikės sė Kosovės, si dhe me aktet nėnligjore pėrkatėse tė KQZ-sė. Neni 34 Emėrtimet e titujve tė punės 1. Pėr funksionimin dhe arritjen e objektivave tė KQZ-sė, me kėtė rregullore pėr vendet e punės nė Sekretariat, pėrcaktohen kėto emėrtime tė titujve tė punės: 2. Kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit Njė (1) pozitė 3. Zėvendėskryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit Njė (1) pozitė 4. Drejtor Ekzekutiv i Zyrės pėr Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim Njė (1) pozitė 5. Drejtor i Departamentit pėr Ēėshtje Ligjore Njė (1) pozitė 6. Drejtor i Departamentit tė Operacioneve Zgjedhore Njė (1) pozitė 7. Drejtor i Departamentit tė Administrates dhe Pėrkrahjes Njė (1) pozitė 8. Drejtor i Departamentit tė Teknologjisė Informative Njė (1) pozitė 9. Drejtor i Departamentit tė Koordinimit nė Teren Njė (1) pozitė 10. Udheheqes i Njesise sė Auditimit tė Brendshėm Njė (1) pozitė 11. Zyrtar Kryesor Financiar ( e planifikuar) Nje (1) pozitė 12. Udhėheqės i Njėsisė sė Prokurimit Njė (1) pozitė 13. Udhėheqės i Njėsisė sė Qendrės sė Numėrimit dhe Rezultateve Njė (1) pozitė 14. Zėdhėnės i KQZ-sė Njė (1) pozitė 15. Udhėheqės i Divizionit tė Shebimit Votues Njė (1) pozitė 16. Udhėheqės i Divizionit pėr Trajnim Njė (1) pozitė Udhėheqės i Divizionit pėr Informim dhe Edukim tė Votuesve Njė (1) pozitė 17. Udhėheqės i Divizionit pėr Personel dhe Sherbime tė Pėrbashkėta Njė (1) pozitė 18. Udhėheqės i Divizionit pėr Buxhet dhe Financa Njė (1) pozitė 19. Udhėheqės i Divizionit pėr Logjistikė dhe Transport Njė (1) pozitė 20. Zyrtar i Lartė Certifikues Njė (1) pozitė 21. Zyrtar i Lartė Ligjor (njė i planifikuar ) Dy (2) pozita 22. Zyrtar i Lartė i Listes Votuese Njė (1) pozitė 23. Zyrtar i Lartė pėr Informim dhe Edukim tė Votuesve Njė (1) pozitė 24. Zyrtar i Lartė i Trajnimit (i planifikuar) Njė (1) pozitė 25. Zyrtar i Lartė pėr Buxhet dhe Financa-Shpenzues Njė (1) pozitė 26. Zyrtar i Lartė pėr Financa -Zotues Njė (1) pozitė 27. Zyrtar i Lartė i tė Hyrave dhe Fondin tė Partive Politike Njė (1) pozitė 28. Zyrtar i Lartė i Pėrkthimit Tre (3) pozita 29. Zyrtar i Lartė i Teknologjisė Informative Njė (1) pozitė 30. Zyrtar i Lartė i Bazės sė tė Dhėnave Njė (1) pozitė 31. Zyrtar i Lartė per Dizajn dhe Ueb Njė (1) pozitė 32. Zhvillues i programeve (i planifikuar) Njė (1) pozitė 33. Zyrtar i Lartė pėr Regjistrim dhe Certifikim tė Subjekte Politike Njė (1) pozitė 34. Zyrtar i Lartė Ligjor nė ZRPPC Njė (1) pozitė 35. Zyrtar i Lartė pėr Parti dhe Subjekte politike Njė (1) pozitė 36. Zyrtar i Lartė Komunal i Zgjedhjeve Tridhjetėetetė (38) pozita 37. Asistent Ekzekutiv i KE-sė Njė (1) pozitė 38. Asistent ekzekutiv i kryetarit tė KQZ-sė Njė (1) pozitė 39. Zyrtar i Lartė i Arkivės Njė (1) pozitė 40. Zyrtar i Transportit Njė (1) pozitė 41. Vozitės Njė (1) pozitė 42. Asistent i Logjistikės (i planifikuar) Njė (1) pozitė Neni 35 Pasqyra e vendeve tė punės Sistematizimi i vendeve tė punvs nė KQZ do tė pasqyrohet nė dokumentin e veēantė pėr pėrshkrimin e detyrave tė punvs sė KQZ-sė, bashkėlidhur kėsaj rregulloreje, nė paraqitjen skematike (organogram). Neni 36 Pėrshkrimet e detyrave tė punės Pėrshkrimet e detyrave tė punės pėr nėpunėsit e Sekretariatit, bazuar nė veēoritė specifike tė vendeve tė punės, bėhen nė pėrputhje me kushtet e parashikuara nė LZP dhe aktet e tjera tė brendshme tė KQZ-sė. Neni 37 Pėrshkrimi i Detyrave tė Punės Te gjitha pėrshkrimet e detyrave tė punės, me pėrjashtim tė pozitės sė Kryetarit dhe Anėtarėve tė KQZ- sė, do tė pėrfshihen nė dokumentin e veēantė nėn emėrtimin Rregullore e Pėrshkrimit tė Detyrave tė Punės nė KQZ. KAPITULLI XX DISPOZITA KALIMTARE DHE PĖRFUNDIMTARE Neni 38 Dispozitat pėrfundimtare 1. Brenda KQZ-sė ėshtė e lejuar lėvizshmėria dhe avancimi i personelit, nė pajtim me aktet ligjore pėrkatėse pėr kėto ēėshtje tė KQZ-sė, si dhe parimet e shėrbimit civil, nėse konsiderohet e nevojshme pėr mbarėvajtjen e punės. 2. Rritja apo zvogėlimi i numrit tė personelit nė pajtim me ligjin vjetor tė buxhetit nuk krijon nevojė pėr plotėsim-ndryshimin e kėsaj rregulloreje, pėrpos nė rastet kur krijohen ose shuhen njėsitė organizative. 3. Nė varėsi tė prioriteteve tė pėrcaktuara, kjo strukturė organzative mund tė ndryshohet nė ēdo kohė nga KQZ-ja, pėrmes plotėsimit dhe ndryshimit tė saj. 4. Paraqitja nė mėnyrė skematike e strukturės organizative (organogrami) pėrcakton edhe varėsinė ose jo tė strukturave tė mėsipėrme nga njėra-tjetra. 5. Nė Sekretariat varėsisht nga kėrkesat zhvillimore dhe organizative pėr kryerjen e detyrimeve dhe kompetencave ligjore, me propozimin e Kryeshefit Ekzekutiv tė Sekretariatit dhe me miratimin e KQZ-sė, mund tė formohen edhe njėsi tė reja organizative. Neni 39 Funksionalizimi i njėsive organizative tė pėrcaktuara Njėsitė organizative dhe pozitat e pėrcaktuara me kėtė rregullore nė Sekretariat, sistemohen dhe funksionalizohen brenda gjashtėdhjetė (60) ditėve pas hyrjes nė fuqi tė kėsaj rregulloreje. Neni 40 Transferimi dhe emėrimi i nėpunėsve nė Sekretariat Nėpunėsit e KQZ-sv, pėr shkak tė ristrukturimit organizativ dhe sistematizimit tė ri tė vendeve tė punės nė KQZ, ndryshimit tė titujve dhe tė pėrshkrimit tė detyrave tė punės, transferohen, emėrohen ose avancohen nė njė pozitė tė re pune, nė perputhje me procedurat, kushtet, kriteret, parimet dhe standardet e pėrcaktuara me proceduren e brendshme dhe aktet nėnligjore tė KQZ-sė, pėr rekrutimin, transferimin, avancimin e stafit dhe pėrshkrimin e detyrave tė punvs dhe nė pajtim me Ligjin pėr shėrbimin civil. Neni 41 Pėrgjegjėsia dhe kontrollimi i zbatimit tė Rregullores Pėrgjegjės pėr zbatimin e kesaj rregulloreje janė Kryeshefi Ekzekutiv dhe tė gjitha njėsitė organizative tė Sekretariatit, ndėrsa kontrollimi i zbatimit tė saj dhe i akteve tė tjera nėnligjore tė nxjerra nė zbatim tė kėsaj rregulloreje, ushtrohet nga KQZ-ja. Neni 42 Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e nėpunėsve tė Sekretariatit 1. Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e nėpunėsve civilė nė Sekretariat pėrcaktohen me rregullat e bredshme tė KQZ-sė dhe Ligjin pėr Shėrbimin Civil. 2. Kryeshefi Ekzekutiv, nė bashkėpunim me udhėheqesit e njėsive pėrkatėse organizative, janė pėrgjegjės tė bėjnė pėrshkrimin e detyrave dhe pėrgjegjėsive pėr secilėn pozitė tė nėpunėsve nė Sekretariat, nė pajtim me detyrat e pėrcaktuara me kėtė rregullore dhe legjislacionin nė fuqi. 3. Ēėshtjet organizative tė punės tė Sekretariatit, tė cilat nuk janė tė rregulluara me ligj apo me kėtė rregullore, rregullohen me vendime tė Kryeshefit tė Sekretariatit. Neni 43 Pushimet e stafit KQZ-ja nxjerr rregulloren e veēantė pėr pushimet e stafit, nė afat jo me larg se 30 ditė pas aprovimit tė kėsaj rregulloreje. Neni 44 Aktet nėnligjore Aktet e tjera nėnligjore pėrkatese tė parapara me kėtė rregullore, duhet tė miratohen brenda gjashtė (6) muajve pas hyrjes nė fuqi tė kėsaj rregulloreje. Neni 45 Implementimi i rregullores Rregullorja do tė fillojė tė implementohet brenda afatit tridhjetė (30) ditėsh, pas hyrjes nė fuqi tė kėsaj rregulloreje. Neni 46 Shfuqizimi Pas hyrjes nė fuqi tė kėsaj rregulloreje, shfuqizohet rregullorja Nr. 01/2013 per Organizimin e Brendshėm tė SKQZ-sė dhe tė gjitha vendimet dhe aktet tjera paraprake qė kanė tė bėjnė me organizimin dhe strukturimin e Sekretariatit. Neni 47 Publikimi Kjo rregullore publikohet nė ueb faqen e KQZ-sė, nė ditėn e miratimit. Neni 48 Hyrja nė fuqi Kjo rregullore hyn nė fuqi nė ditėn e miratimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Valdete DAKA ________________ Kryetare e KQZ-sė Prishtinė, 7 gusht 2017