Nė bazė tė nenit 7.4, 64.2 pika (a) dhe (b), 83.3, dhe 128.2 tė Ligjit nr. 03/L-073 pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės, dhe Ligjit Nr. 03/L-256 p?r Ndryshimin dhe Plotėsimin e Ligjit nr. 03/l-073 pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės dhe nenit 20 tė Ligjit nr. 03/L-072 pėr Zgjedhjet Lokale nė Republikėn e Kosovės, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me datė 02.07.2013 nxjerr: RREGULLĖN ZGJEDHORE Nr. 17/2013 PERIUDHA E SHĖRBIMIT TĖ VOTUESVE PĖR NDĖRRIMIN E QENDRĖS SĖ VOTIMIT Neni 1 Dispozitat e pėrgjithshme 1.1 Kjo rregull ka pėr qėllim caktimin e votuesve nė qendra tė votimit, mėnyrėn e ndėrrimit tė qendrės sė votimit dhe publikimin e Listės Preliminare tė Votuesve. 1.2 Pėr qėllime tė kėsaj rregulle, me Listė tė Votuesve (LV) nėnkuptohet lista e tė gjithė votuesve me tė drejtė vote, siē pėrcaktohet me nenin 7.1, pika a) tė Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės qė pėrfshin ekstraktin mė tė vonė nė dispozicion nga Regjistri Qendror Civil i tė gjithė votuesve me tė drejtė vote tė cilėt janė regjistruar si qytetar tė Kosovės sipas Ligjit pėr Shtetėsinė; 1.3 Ndarja e Qendrave tė Votimit ėshtė e bazuar nė vendbanimin e votuesve, ku votuesit mund tė ndryshojnė Qendrėn e tyre tė Votimit brenda tė njėjtės komunė qė i pėrgjigjet mė sė miri nevojave tė tyre. 1.4 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pėrmes Periudhės sė Shėrbimit tė Votuesve, ju mundėson tė gjithė votuesve me tė drejtė vote ta ndryshojnė Qendrėn e Votimit sipas zgjedhjes sė tyre sa mė afėr vendbanimit tė tyre tė pėrhershėm. Neni 2 Pėrkufizimet 2.1 Me periudhėn e Shėrbimit tė Votuesve nėnkuptohet periudha ku tė gjithė votuesit me tė drejtė vote informohen lidhur me Qendrėn e tyre tė Votimit dhe kanė mundėsi tė kėrkojnė ndėrrimin e qendrės sė tyre tė votimit. 2.2 Qendra e votimit (QV) ėshtė ndėrtesa nė tė cilėn ndodhen njė ose mė shumė Vendvotime pėr qėllim tė votimit nė zgjedhje dhe pėrfshinė njė hapėsirė publike dhe private brenda hapėsirės prej 25 metra nga dera e ndėrtesės. Neni 3 Caktimi i votuesve nė Qendra tė Votimit dhe informimi i votuesve 3.1 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas miratimit tė kėrkesave tė KKZ-ve mbi themelimin e Qendrave tė reja tė votimit, cakton votuesit nėpėr Qendra tė Votimit. 3.2 Caktimi i votuesve tė rinj, votuesve qė pas zgjedhjeve tė fundit kanė ndryshuar adresat nė Regjistrin Qendror Civil, Votuesit tė cilėt janė caktuar nė qendra tė reja tė votimit si pasojė e formimit tė qendrave tė reja dhe Votuesit qe kanė votuar mė kusht nė zgjedhjet e kaluara e pėr rrjedhojė iu ėshtė ndryshuar qendra e votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pėrmes letrave njoftuese, i njofton individualisht lidhur me Qendrėn e Votimit. Neni 4 Ndėrrimi i Qendrės sė Votimit nė Komisionet Komunale Zgjedhore 4.1 Periudha e Shėrbimit tė votuesve ju mundėson tė gjithė votuesve me tė drejtė vote qė tė informohen me lokacionin e qendrės sė votimit nė tė cilėn janė caktuar dhe tė kėrkojnė ndėrrimin e Qendrės sė Votimit. 4.2 Votuesit me tė drejtė vote, kėrkesėn pėr ndėrrim tė Qendrės sė Votimit mund ta bėjnė nė periudhėn kohore midis tridhjete e pesė (35) ditė pas ditės sė shpalljes sė datės sė zgjedhjeve dhe dyzet (40) ditė para ditės sė zgjedhjeve. 4.3 Tė gjithė votuesit me tė drejtė vote qė janė tė pėrfshirė nė listėn preliminare tė votuesve, kanė tė drejtė dhe mundėsi tė dinė se nė cilėn qendėr tė votimit janė caktuar. Si dhe, nė rast se nuk iu pėrshtatet, kanė tė drejtė tė kėrkojnė ndėrrimin e Qendrės sė Votimit brenda komunės sė njėjtė. Neni 5 Parashtrimi i kėrkesave pėr ndėrrim tė Qendrave tė Votimit 5.1 Qytetari me tė drejtė vote, i cili dėshiron ta ndėrrojė Qendrėn e Votimit pėr kėto arsye: largėsia e madhe nga qendra e votimit ku ai\ajo ėshtė caktuar pėr tė votuar, gabimet evidente nė bazėn e tė dhėnave, angazhimi nė ditėn e zgjedhjeve apo liria e lėvizjes mund tė parashtrojė kėrkesė pėr ndėrrimin e qendrės sė votimit. 5.2 Kėrkesat pėr ndėrrimin e Qendrės sė Votimit bėhet nė zyrėn e Komisionit Komunal Zgjedhor pėrmes formularit pėr ndėrrim tė Qendrės sė Votimit. 5.3 Formulari pėr ndėrrim tė Qendrės sė Votimit duhet tė plotėsohet nė prezencė tė Zyrtarit tė lartė komunal zgjedhor, duke paraqitur njėrin nga dokumentet e mėposhtme tė identifikimit. a) Letėrnjoftimin e vlefshėm; b) Dokument udhėtimi i vlefshėm; c) Pasaportė e vlefshme; d) Patentė shoferin e vlefshėm; 5.4 Kėrkesa pėr ndėrrimin e Qendrės sė Votimit shqyrtohet dhe vendoset nga KKZ-ja brenda tė njėjtės ditė nga parashtrimi, nė pėrputhje me kėtė rregull dhe procedurat teknike. 5.5 Pas ēdo ndryshimi pėr ndėrrimin e Qendrave tė Votimit dhe nė baza ditore, KKZ-ja pėrmes ZLKZ njofton Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve lidhur me kėrkesat e votuesve pėr ndėrrim tė QV-ve dhe dėrgon raport ditor me tė dhėnat e votuesve qė kanė kėrkuar ndėrrimin e qendrės sė votimit. Neni 6 Publikimi i listės preliminare tė votuesve 6.1 Me qėllim tė informimit tė votuesve me tė drejtė vote, dhe ofrimit tė mundėsisė pėr ndėrrimin e Qendrės sė Votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bėnė publike Listėn preliminare tė Votuesve. Lista e votuesve do tė publikohet dy herė gjatė kėsaj periudhe. 6.2 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pėrgatitė listat e votuesve nė bazė tė lokacioneve tė Qendrave tė Votimit dha pajisė KKZ-te me qėllim tė publikimit. 6.3 Komisionet Komunale Zgjedhore obligohen qė tė bėjnė prezentė listėn e votuesve nė ēdo lokacion tė Qendrave tė Votimit, nė hyrje tė ndėrtesės ku KKZ-ja i ka zyrat dhe nėpėr ndėrtesat kryesore publike brenda qytetit. 6.4 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do tė bėjė publike nėpėr gazeta ditore, lokacionet ku mund tė shihet lista e votuesve dhe tė verifikohet qendra e votimit pėr secilin votues. 6.5 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kujdesėt qė tė realizojė njė fushatė tė informimit publik dhe tė informojė votuesit pėr mėnyrėn, formėn e identifikimit tė qendrės sė votimit dhe tė drejtėn pėr tė kėrkuar ndėrrimin e qendrės sė votimit. Neni 7 Makina kėrkuese – Ku do tė votosh? 7.1 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nė kuadėr tė periudhės sė shėrbimi tė votuesve, nė ueb faqen e KQZ-sė, publikon makinėn kėrkuese. Makina kėrkuese duhet tė publikohet nė ditėn e njėjtė tė fillimit tė periudhės sė shėrbimit tė votuesve. 7.2 Makina kėrkuese pėrdoret pėr nevoja tė informimit tė votuesve me tė drejtė vote. Pėrmes Makinės Kėrkuese, tė gjithė votuesit kanė qasje nė informatat e tyre lidhur me Qendrat e votimit ku janė caktuar. 7.3 Makina kėrkuese duhet tė jetė funksionale dhe nė dispozicion deri nė ditėn e zgjedhjeve, duke pėrfshirė edhe ditėn e zgjedhjeve. Neni 8 Linja telefonike 8.1 Pėr nevoja tė informimit tė votuesve, KQZ-ja, do tė lansojė njė linjė telefonike, pėr qėllime tė periudhės sė shėrbimit tė votuesve. 8.2 Linja telefonike pėr Periudhėn e Shėrbimit tė Votuesve do tė jetė nė shėrbim tė tė gjithė votuesve dhe pa pagesė. 8.3 Linja telefonike pa pagesė do tė ju mundėsojė qytetarėve me tė drejtė vote tė kėrkojnė sqarime, informata dhe tė parashtrojnė kėrkesa direkte nė KQZ. Kjo linjė telefonike do tė vazhdojė tė jetė nė dispozicion tė votuesve gjatė gjithė periudhės zgjedhore, duke pėrfshirė edhe ditėn e zgjedhjeve. Neni 9 Dispozitat kalimtare dhe pėrfundimtare Pjese pėrbėrėse e kėsaj rregulle ėshtė edhe: Shtojca –I Formulari pėr Ndryshimin e Qendrės sė Votimit Hyrja nė fuqi Kjo rregull hyn nė fuqi mė 02.07.2013. Kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve Valdete Daka Shtojca I FORMULAR PĖR NDRYSHIMIN E QENDRĖS SĖ VOTIMIT OBRAZAC ZA PROMENU BIRA?KOG CENTRA I. KOPMUNA/ OPŠTINA 1. Emri i Komunės/ Naziv opštine 2. Kodi Komunal/ Kod opštine: II. SHĖNIME LIDHUR ME VOTUESIN 3. Mbiemri/ Prezime: 4. Emri/ Ime: 5. Data e Lindjes/ Datum ro?enja: 6. Numri personal: 6. Gjinia/ Pol: 7. Qyteti/ Vendbanimi: 8. Numėr/ Broj: 9. Rruga/ Ulica: 10. Apartamenti: 11. Kodi Postal/ Poštanski broj: 12. Numri i telefonit: III. CAKTIMI I QENDRĖS SĖ VOTIMIT / ODRE?IVANJE BIRA?KOG CENTRA VETĖM NĖSE QENDRA E KĖRKUAR E VOTIMIT ĖSHTĖ NĖ TĖ NJĖJTĖN KOMUNĖ/ SAMO UKOLIKO JE ZAHTEVANI BIRA?KI CENTAR U ISTOJ OPŠTINI 13. Qendra e tanishme e votimit/ Sadašnji bira?ki centar 14. Qendra e votimit e kėrkuar/ Traženi bira?ki centar IV. Nėnshkrimi/ Potpis 15.Data/ Datum ____________________ 16. Nėnshkrimi/ Potpis _______________________ 17. Nėnshkrimi nga KKZ-ja/ Potpis OIK-a __________________________ V. Komente nga KKZ-ja 1