Nė bazė tė nenit 64.2, pika (a) dhe (b); 128.1 tė Ligjit nr. 03/L-073 pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme dhe Ligjit nr. 03/L-256 p?r Ndryshimin dhe Plotėsimin e Ligjit nr. 03/l-073 pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės dhe nenit 20, 29.1 tė Ligjit nr. 03/L-072 pėr Zgjedhjet Lokale nė Republikėn e Kosovės, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me datė 02.07.2013, nxjerr: RREGULLĖN ZGJEDHORE Nr. 11/2013 KODI I MIRĖSJELLJES PĖR SUBJEKTET POLITIKE, MBĖSHTETĖSIT E TYRE DHE KANDIDATĖT Neni 1 Dispozitat e pėrgjithshme Kodi i sjelljes pėr subjektet politike, mbėshtetėsit e tyre dhe kandidatėt ka pėr qėllim krijimin e kushteve nė tė cilave populli i Kosovės mund tė zgjedhė pėrfaqėsuesit e tij pėrmes zgjedhje tė lira, tė drejta dhe tė mirė-informuara, nė njė atmosferė tė tolerancės demokratike, paqes dhe respektit pėr sundimin e ligjit. Neni 2 Pėrkufizimet 2.1 KZAP - do tė thotė Komisioni Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa, njė organ i pavarur pėrgjegjės pėr vendosjen pėr parashtresat dhe ankesat nė lidhje me procesin zgjedhor; 2.2 Kandidati - do tė thotė kandidati pėr deputet tė Kuvendit tė Kosovės, i cili garon nė emėr tė njė partie politike apo nisme qytetare; 2.3 Qendra e Votimit (QV) do tė thotė ndėrtesa ku ndodhen njė apo mė shumė vendvotime pėr qėllim tė votimit nė zgjedhje dhe pėrfshinė njė hapėsirė publike brenda rrezes 25 metra nga dera e hyrjes nė ndėrtesė; 2.4 Subjekti politik - do tė thotė parti politike, koalicion, nismė qytetare ose kandidat i pavarur; Neni 3 Pėrgjegjėsitė e subjekteve politike, mbėshtetėsve tė tyre dhe kandidatėve 3.1 Kėtij Kodi i detyrohen tė gjitha subjektet politike, kandidatėt, anėtarėt e subjekteve dhe mbėshtetėsit e tyre. 3.2 Paneli Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka autoritet ligjor tė marrė vendim nė pretendimet se janė shkelur dispozitat e kėtij Kodi si dhe tė shpallė sanksione dhe kompensime nė pėrputhje me procedurat e saj. 3.3 Subjektet politike informojnė nė mėnyrė tė duhur anėtarėt, mbėshtetėsit dhe kandidatėt e tyre rreth dispozitave tė kėtij Kodi. 3.4 Subjektet politike ndėrmarrin tė gjitha hapat e nevojshėm pėr tė parandaluar anėtarėt, mbėshtetėsit dhe kandidatėt e tyre nga shkelja kėtij Kodi. 3.5 Subjektet politike mbahen pėrgjegjėse pėr shkeljet e kėtij Kodi tė kryera nga anėtarėt, mbėshtetėsit dhe kandidatėt e tyre. 3.6 Subjekti politik mund tė paraqesė prova pranė PZAP-it qė tregojnė se ka bėrė pėrpjekje serioze pėr tė parandaluar dhe/ose dekurajuar anėtarėt, mbėshtetėsit dhe kandidatėt e tij nga shkelja e Kodi. Kėto dėshmi mund tė pėrdoren nė pėrcaktimin e duhur tė masave tė mėtejshme dhe mund tė pėrfshijė dėshmi se: (a) subjekti politik i ka informuar anėtarėt, mbėshtetėsit dhe kandidatėt e tij pėr dispozitat e kėtij Kodi dhe nevojat pėr tė zbatuar dispozitat e tij; (b) subjekti politik dhe kandidatėt e tij publikisht janė shprehur pėr dėnimin e dhunės, kėrcėnimeve me dhunė, apo frikėsim gjatė procesit zgjedhor; (c) subjekti politik nė mėnyrė publike dhe aktive ka bėrė qortimin e anėtarėve, mbėshtetėsve dhe kandidatėve tė tij pėr ēdo shkelje tė ligjeve tė zgjedhjeve; (d) subjekti politik nuk ka nxitur, shtytur apo pėrkrahur anėtarėt, mbėshtetėsit dhe kandidatėt e tij nė shkeljen e Rregullave tė zgjedhjeve nė ndonjė rast tė veēantė apo nė raste tjera; dhe (e) ēdo provė tjetėr nė lidhje me pėrpjekjet e subjektit politik pėr tė parandaluar anėtarėt, mbėshtetėsit dhe kandidatėt e tij nga shkelja e Rregullave tė zgjedhjeve. 3.7 Secili kandidat nėnshkruan njė deklaratė me tė cilėn konfirmohet se ai ose ajo do i bindet tė gjitha ligjeve tė aplikueshme dhe mbėshtet zbatimin e plotė tė rezultateve zgjedhore tė certifikuara. Neni 4 Veprimet e ndaluara 4.1 Gjatė periudhės sė fushatės, subjekti politik, mbėshtetėsit ose kandidatėt e tij, ndalohen nga veprimet si nė vijim: (a) heqja, mbulimi, dėmtimi ose ndryshimi i ndonjė njoftimi, pllakati, posteri ose materiali tjetėr i cili pėrdoret pėr qėllime tė fushatės zgjedhore nga ana e njė subjekti tjetėr politik; (b) vendosja e njoftimeve, pllakateve dhe postareve ose pėrndryshe vendosja e emrave tė tyre ose e sloganeve nė lidhje me fushatėn zgjedhore brenda ose jashtė ndėrtesave publike ose godinave, nė apo mbi rrugėt publike, nė shenjat publike tė trafikut, brenda ose jashtė hapėsirave ose ndėrtesave tė zėna ose, ndryshe, qė shfrytėzohen nga organizatat ndėrkombėtare ose brenda ose nė hapėsirat private pa lejen e pronarėve ose shfrytėzuesve; (c) mbajtja ose ekspozimi i armėve tė secilit lloj gjatė tubimeve politike ose gjatė ēfarėdo lloj ngjarjeje qė ka lidhje me aktivitetet e subjekteve politike. Mbajtja e armėve nga personat e tjerė gjatė tubimeve politike/manifestimeve lejohet vetėm nė rast se personat qė mbajnė armė tė tilla janė tė autorizuar pėr njė gjė tė tillė nga autoritetet pėrkatėse dhe qė Policia e Kosovės ėshtė njoftuar paraprakisht se tė tilla armė do tė mbahen nė tubimet e caktuara; (d) ērregullimi i tubimeve tė subjekteve tjera politike ose nxitja e tė tjerėve pėr njė veprim tė tillė; (e) pengimi ose tentimi pėr pengimin e gazetarėve pėr tė pėrmbushur detyrat e tyre profesionale; (f) premtimi i ndonjė shpėrblimi financiar me qėllim tė pėrfitimit tė mbėshtetjes sė votuesve; (g) kėrcėnimi ose tentimi pėr tė kėrcėnuar subjektet tjera politike, mbėshtetėsit ose kandidatėt e tyre; (h) nxitja e cilitdo person pėr tė votuar nė zgjedhje, i cili nuk ka tė drejtė vote; (i) nxitja e personit pėr tė votuar mė shumė se njė herė nė tė njėjtat zgjedhje ose tė votojė nė emėr tė njė personi tjetėr; (j) abuzimi me tė drejtėn e ankesės, ose duke bėrė ankesa ose paraqitje tė rrejshme, tė pavlera dhe irrituese nė PZAP; (k) pėrdorimi i gjuhės, nė formėn e shkruar ose gojore, qė nxit ose provokon, ose qė mund tė nxisė ose provokojė, njė person tjetėr pėr tė kryer njė akt tė dhunės kundėr personave tjerė ose pasurisė, ose e cila nxit apo mund tė nxisė urrejtje kundrejt tė tjerėve ose duke publikuar ose pėrdorur fotografi, simbole ose ēfarėdo lloj materiali tjetėr qė ka ose mund tė ketė ndikim tė tillė, ose (l) pėr qėllime tė promovimit tė subjektit politik ose kandidatėve tė tij duke pėrdorur fotografi, simbole ose ēfarėdo lloj materiali i cili i referohet personit i cili: (i) ėshtė nė vuajtje tė dėnimit tė shqiptuar nga Tribunali Penal Ndėrkombėtar pėr ish- Jugosllavinė, ose (ii) ka padi tė ngritur nga Tribunali dhe i cili nuk i ėshtė pėrmbajtur urdhrit pėr t`u paraqitur para Tribunalit. Neni 5 Frikėsimi dhe dhuna gjatė procesit zgjedhor 5.1 Ndalohet rreptėsisht pėrdorimi apo kėrcėnimi me pėrdorim tė dhunės i ēfarėdo lloji nga subjekti politik, anėtarėt, mbėshtetėsit ose kandidatėt e tyre. 5.2 Asnjė subjekt politik ose kandidat nuk inkurajojnė, mbėshtesin ose miratojnė dhunėn, kėrcėnimet me dhunė ose kanosje, gjatė procesit zgjedhor. Secili subjekt politik i informon anėtarėt dhe mbėshtetėsit e tij pėr nevojėn pėr tė shmangur njė sjellje sė tillė. 5.3 Fushata zgjedhore organizohet nė atė mėnyrė qė njė atmosferė e pėrshtatshme tė mbizotėrojė gjatė fushatės zgjedhore. Neni 6 Veprimet e ndaluara nga shėrbyesit publikė 6.1 Personi qė mban pozitė publike, i zgjedhur apo i caktuar, nuk mund tė pėrdorė atė zyrė ose ndonjė nga pasuritė e saj me qėllim tė pėrfitimit tė votave. Asnjė nga burimet e asnjė institucioni tė administratės publike, qoftė tė nivelit qendror ose lokal, ose edhe ndonjė ndėrmarrjeje nė zotėrim ose tė kontrolluar nga autoritetet qendrore ose lokale, nuk mund tė shfrytėzohen ose tė futen nė mbėshtetje tė ndonjė subjekti politik nė zgjedhje. 6.2 Gjatė periudhės sė fushatės zgjedhore asnjė subjekt politik nuk inkurajon ose pėrfiton nga shėrbyesi publik duke pėrdorur pozitėn publike tė tij ose saj pėr tė zhvilluar fushatė pėr subjektin politik. Neni 7 Veprimet e ndaluara para procesit tė votimit 7.1 Gjatė periudhės njėzet e katėr orėshe (24) para hapjes sė Qendrave tė Votimit pėr hedhjen e votės e deri nė mbylljen e tyre, subjekteve politike, mbėshtetėsve ose kandidatėve tė tyre u ndalohet secili prej veprimeve si mė poshtė: (a) shpėrndarja ose shfaqja nė mėnyrė tjetėr nė ndonjėrėn nga Qendrat e Votimit, ose 100 metra brenda Qendrės sė Votimit hapėsirės sė tė njėjtės, e ēfarėdo lloj materiali me qėllim ndikimi tek votuesit; ose tė sigurojnė mbėshtetjen nga personat qė presin pėr tė votuar nė vendvotime ose qendra tė votimit; (b) bėrja e fushatės nė ēfarėdo mėnyre; (c) tė shfrytėzojnė megafonėt ose sistemet tjera pėr t’iu drejtuar publikut kudo qoftė nė Kosovė me qėllim tė ndikimit nė votues; dhe (d) tė shfrytėzojnė mediat lokale ose ndėrkombėtare me qėllim tė ndikimit nė votues. Neni 8 Pranimi i rezultateve tė zgjedhjeve Tė gjitha subjektet politike, mbėshtetėsit dhe kandidatėt e tyre obligohen t`u pėrmbahen rezultateve tė zgjedhjeve si dhe tė mbėshtesin zbatimin e plotė tė rezultateve zgjedhore tė certifikuara. Neni 9 Sanksionimi pėr shkeljet e parimeve tė kėtij Kodi 9.1 Shkelja e njėrit nga kėto nene tė Kodit tė Sjelljes, nė rastet kur kėto shkelje nuk kanė ndikuar nė rezultatet e zgjedhjeve, konsiderohet shkelje administrative dhe e dėnueshme me gjobė sikurse ėshtė pėrcaktuar nga PZAP-i. 9.2 Shkeljet e Kodit tė Sjelljes sė pėrcaktuar nga PZAP-i tė cilat kanė tentuar tė ndikojnė nė rezultat e zgjedhjeve paraqesin vepėr penale sipas Kodit Penal tė Kosovės. Neni 10 Dispozitat kalimtare dhe pėrfundimtare Me hyrjen ne fuqi te kėsaj rregulle, shfuqizohet Rregulla Zgjedhore numėr 11/2009 Kodi i Mirėsjelljes pėr Subjektet Politike, Mbėshtetėsit e tyre dhe Kandidatėt, e datės 25. 06. 2009. Neni 11 Hyrja nė fuqi Kjo rregull hyn nė fuqi mė 02.07.2013. Kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve Valdete Daka 1