Nė bazė tė kreut XIII, XVI dhe nenit 64.2 pika (a) dhe (b) tė Ligjit nr. 03/L-073 pėr Zgjedhje tė Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės dhe Ligjit nr. 03/L-256 p?r Ndryshimin dhe Plotėsimin e Ligjit nr. 03/l-073 pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės dhe kreut XIII, XVI dhe nenit 20 Ligjit nr.03/L-072 pėr Zgjedhjet Lokale nė Republikėn e Kosovės, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me datė 02.07.2013, nxjerr: RREGULLĖN ZGJEDHORE Nr. 09/2013 VOTIMI, NUMĖRIMI NĖ VENDVOTIM DHE MENAXHIMI I QENDRĖS SĖ VOTIMIT Neni 1 Dispozitat e pėrgjithshme Kjo rregull ka pėr qėllim tė rregullojė: procesin e votimit, numėrimit brenda vendvotimeve, menaxhimin, sigurimin e vendvotimit, rolin e vėzhgueseve, librin e votimit, materialet e fushatės zgjedhore dhe materialet pėr informim tė votueseve, procedurat para fillimit tė vendvotimit, tė drejtėn e votės, dokumentet e pranueshme tė votimit, votimin rregullt, votimin me kusht, kompetencat e menaxherit dhe stafit teknik tė Qendrės sė votimit, procesin e numėrimit tė rezultateve deri ne fazėn e pranim-dorėzimit tė materialit nė QNR. Neni 2 Pėrkufizimet 2.1 Vendvotim (VV) - do tė thotė njė dhomė, sallė ose objekt i ngjashėm pėr qėllim tė votimit nė ditėn e zgjedhjeve dhe qė, po ashtu, pėrfshinė hapėsirėn publike me rreze prej 25 metra tė hyrjes nė ndėrtesė nė tė cilėn ndodhet vendvotimi. 2.2 Qendra e Votimit (QV) - do tė thotė ndėrtesa ku ndodhen njė apo mė shumė vendvotime pėr qėllim tė votimit nė zgjedhje dhe pėrfshinė njė hapėsirė publike brenda rrezes 25 metra nga dera e hyrjes nė ndėrtesė. 2.3 Qendra e Numėrimit dhe e Rezultateve (QNR) - do tė thotė lokacioni ku numėrohen fletėvotimet me kusht (FK-tė), fletėvotimet jashtė Kosovės dhe ēdo fletėvotim i rregullt siē kėrkohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) apo Komisioni Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa. FPR-tė nga secili VV auditohen dhe tabelohen, dhe rezultati pėrfundimtar pėrpilohet. 2.4 Formulari i Pėrputhjes sė Rezultateve (FPR) - do tė thotė formulari i miratuar nga KQZ-ja para ēdo zgjedhje pėr qėllim tė pėrputhjes sė votave nė njė vendvotim. 2.5 Vėzhguesi i akredituar - do tė thotė pėrfaqėsuesi i njė subjekti tė certifikuar politik, organizate joqeveritare, qeveritare ose ndėrqeveritare, organizate ndėrkombėtare tė specializuar dhe tė pėrfshirė nė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, vendi tė huaj, ose media, qė ka dorėzuar kėrkesėn pėr vėzhgim tė zgjedhjeve dhe ka marrė miratimin nga KQZ-ja nė pajtim me kėtė ligj dhe me rregullat e KQZ-sė. 2.6 Votimi i Personave me Nevoja tė Veēanta (VPNV) - do tė thotė marrėveshjet e bėra dhe procedurat e ndjekura pėr ata votues me tė drejtė vote nė Kosovė tė cilėt nuk mund tė votojnė personalisht nė VV-nė nė tė cilėn janė caktuar pėr ditėn e zgjedhjeve. 2.7 Me Listėn Pėrfundimtare tė Votuesve (LPV) - nėnkuptohet Lista e Votuesve e certifikuar nga KQZ-ja pas pėrfundimit te procedurave te Shėrbimit te Votuesve dhe Konfirmimit dhe Sfidimit te saj. 2.8 Lista Pėrfundimtare e Votuesve tė Vendvotimit (LPV VV) - do tė thotė lista e votuesve tė cilėt janė caktuar tė votojnė nė njė VV tė rregullt, e cila mban nėnshkrimet e atyre anėtarėve tė cilėt kanė hedhur votat e rregullta nė atė VV. 2.9 Me Listėn e Votuesve me Kusht (LVK) - nėnkuptohet lista e zbrazėt e votuesve qė do tė pėrdoret nė VV-tė ku hidhen fletėvotimet me kusht. 2.10 LPV-ja e votuesve qė caktohen nė QV-nė e njėjtė do tė ndahet nėpėr VV-tė e veēanta me renditje alfabetike sipas mbiemrit. VV-ja nuk duhet tė tejkalojė numrin prej 750 votuesve. Pėrjashtimet nga kjo rregull mund tė rekomandohen - autorizohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pėr t’u shėrbyer mė mirė interesave tė votuesve. 2.11 Vendvotimi i fundit nė ēdo QV do tė shėrbejė si VV pėr votimin me kusht dhe quhet vendvotimi i dyfishtė (VVD). Nė QV-nė me njė VV, i njėjti VV do tė shėrbejė dhe pėr votim me kusht. 2.12 Nė ēdo VV duhet tė caktohet njė Kėshill i Vendvotimit (KVV) i cili do tė udhėheq dhe mbikėqyr procesin e votimit dhe numėrimit. Sipas vendimit tė KQZ-sė, mund tė formohet njė KVV i dytė pėrgjegjės pėr numėrimin e fletėvotimeve. Nė kėtė rast ekip i parė i KVV-sė do tė jetė Ekipi i Votimit dhe do tė jetė pėrgjegjės pėr VV-nė gjatė orarit tė votimit, dhe ekipi i dytė do tė jetė Ekipi Numėrimit dhe do tė jetė pėrgjegjės pėr numėrimin e fletėvotimeve pas mbylljes sė VV. 2.13 Menaxheri i Qendrės sė Votimit kryen detyra teknike dhe ėshtė pėrgjegjės pėr organizimin dhe planifikimin e tė gjitha aktiviteteve nė Qendrėn e Votimit jashtė vendvotimeve. Ēdo QV duhet tė ketė nga njė menaxher tė QV-sė, i cili duhet tė sigurojė qė QV-ja tė jetė e pėrgatitur pėr ditėn e zgjedhjeve, tė sigurojė qasje nė QV dhe tė ndėrlidhet me KKZ-nė sa i pėrket transportimit tė materialit tė zgjedhjeve pėr nė QV dhe anasjelltas. Menaxheri i QV-sė ėshtė i autorizuar tė pranojė materialin zgjedhor jo senzitiv, ėshtė pėrgjegjės pėr organizimin dhe planifikimin e tė gjitha aktiviteteve nė Qendrėn e Votimit. 2.14 Tavolinat ndihmėse duhet tė pajisen nga SKQZ-ja me lista komunale tė votuesve qė pėrmbajnė tė gjithė personat me tė drejtė vote nė atė komunė, tė klasifikuar sipas alfabetit dhe ku saktėsohet VV-ja ku ata janė caktuar. Neni 3 Lokacionet e Qendrave tė Votimit dhe Vendvotimeve 3.1 Nė bazė tė rekomandimit tė komisionit komunal tė zgjedhjeve (KKZ), KQZ-ja, pėrmes Sekretariatit tė KQZ-sė, do tė shpall publikisht lokacionin e saktė tė tė gjitha QV-ve, jo mė vonė se dyzet (40) ditė para zgjedhjeve. 3.2 Asnjė votues mundėsisht, nuk duhet tė udhėtojė mė shumė se 3 km deri nė vendvotimin e tij apo tė saj. 3.3 Ndryshimet pasuese tė lokacioneve tė QV-ve do tė lejohen nė rast tė fuqisė madhore ose pėr shkaqe tė tjera objektive dhe tė paparashikuara qė do ta bėnin njė QV tė papėrshtatshme pėr qėllime votimi. Sekretariati i KQZ-sė duhet qė menjėherė ta informojė KQZ-nė pėr kėto ndryshime. 3.4 Nėse lokacioni i QV-sė ėshtė ndryshuar, KKZ-ja duhet t’i njoftojė votuesit pėr atė ndryshim pėrmes mediave vendore. Pėrveē kėsaj, KKZ-ja do tė vendosė njė njoftim nė lokacionin fillestar tė QV-sė me tė cilin i njofton votuesit pėr lokacionin e ri tė QV-sė. 3.5 QV-ja ose VV-ja nuk duhet tė vendoset nė njė objekt fetar, ndėrtesė qė ėshtė pronė ose selie ndonjė subjekti politik, ose nė objekte nė tė cilat shėrbehet ose konsumohet alkooli. 3.6 VV-tė do tė vendosen nė njė vend tė pėrshtatshėm pėr hyrje-dalje, pėr t’u mundėsuar votuesve tė krijojnė rresht dhe tė qėndrojnė nė tė, dhe kur ėshtė e mundur, vendi pėr hyrje-dalje tė jetė i rrafshėt, ashtu qė personat me aftėsitė kufizuara tė mund tė hyjnė dhe tė dalin nė mėnyrė tė papenguar. VV-tė duhet tė kenė ndriēim adekuat dhe mbrojtje nga fatkeqėsitė elementare. 3.7 VV-ja duhet tė jetė mjaft e madhe qė tė sigurojė zhvillim tė rregullt tė votimit duke vendosur tė gjitha tavolinat e punės e definuar nė kėtė rregull dhe duke siguruar fshehtėsinė e votimit, shikimin dhe kontrollin e lirė tė kutisė sė votimit dhe qasje tė papenguar pėr vėzhguesit. 3.8. Nė VV dhe nė QV gjatė ditės sė zgjedhjeve mund tė jenė tė pranishėm personat e autorizuar si nė vijim: a) personat me qėllim tė votimit; b) anėtarėt e KVV-sė dhe stafi i QV-ve; c) anėtarėt e KQZ-sė dhe SKQZ-sė; d) anėtarėt e KKZ-sė qė veprojnė nė komunėn e tyre; e) vėzhguesit e akredituar; f) policia, kur thirret pėr tė vendosur rregull, dhe g) pėrkthyesit pėr personat e shėnuar nė pikat (c), (e) dhe (f) tė kėtij paragrafi. 3.9 Mundėsisht, nė ēdo QV duhet tė ketė edhe shabllone me alfabetin e Brajl-it dhe KVV tė trajnuar pėr votimin e personave tė verbėr tė cilėt do t’iu shėrbejnė votuesve tė verbėr nė atė QV. Neni 4 Kėshilli i vendvotimit 4.1 Nė ēdo VV duhet tė caktohet njė Kėshill i Vendvotimit (KVV) i cili do tė udhėheq dhe mbikėqyrė procesin e votimit dhe numėrimit nė vendvotim gjate ditės se zgjedhjeve. 4.2 Kryesuesi i KVV-sė ėshtė pėrgjegjės pėr tė gjitha aktivitetet nė vendvotimin e tij/saj prej procesit tė pranimit e deri sa tė bėhet dorėzimi i materialit tek Zyrtari Komunal i Zgjedhjeve. 4.3 Anėtarėt e Kėshillit tė Vendvotimit - pėrbėrja e Kėshillit tė Vendvotimit (KVV) reflekton strukturėn e anėtarėve tė Komisioneve Komunale tė Zgjedhjeve (KKZ). Pėr tė funksionuar njė ekip i KVV-sė duhet tė ketė sė paku 5 anėtarė. 4.4 KVV- tė udhėhiqen nga Kryesuesi i KVV-sė dhe anėtarėt e tjerė tė kėshillit janė: a) kontrolluesi i rreshtit (KRr); b) zyrtari i identifikimit (Zyrtari i ID); c) dhėnėsi i fletėvotimit (DhF), dhe d) mbikėqyrėsi i kutisė sė votimit (MKV). Neni 5 Kriteret e emėrimit tė anėtareve tė KVV-ve dhe kryesuesit 5.1 Pėr tu emėruar anėtar nė KVV, njė person duhet: a) tė jetė votues i regjistruar nė tė njėjtėn komunė ku ndodhet vendvotimi/Qendra e votimit; b) tė ketė aftėsi tė lexojė dhe shkruaj nė gjuhėn e cila zyrtarisht pėrdoret ne atė komunė. 5.2 Pėr tu emėruar kryesues i KVV-sė, personi duhet tė caktohet anėtar i KVV-sė nė pajtim me dispozitat e kėtij neni dhe si shtesė duhet tė ketė tė pėrfunduar sė paku shkollimin e mesėm, dhe 5.3 Asnjė person nuk mund tė shėrbejė si anėtar i KVV-se nėse ai/ajo ėshtė: a) kandidat pėr funksion tė zgjedhur nė Kosovė; b) anėtar i cilitdo Kuvend nė Kosovė dhe jashtė saj; c) anėtar i ndonjė KKZ-je, SKQZ-je ose KQZ-je; d) pjesėtar i Policisė sė Kosovės, i ndonjė force policore ose pjesėtar i Forcės se Sigurisė se Kosovės ose pjesėtar i ndonjė shėrbimi tjetėr ushtarak, tė sigurisė ose inteligjencės; e) shpallur i paaftė mendėrisht me njė vendim pėrfundimtar gjyqėsor, ose f) ėshtė shpallur fajtor pėr vepėr penale gjatė tri viteve tė shkuara me njė vendim pėrfundimtar gjyqėsor; g) ėshtė ndaluar me vendim tė PZAP-sė tė jetė pjesė administrative e njė organi zgjedhor; h) ėshtė shpallur fajtore pėr vepėr penale gjate tri viteve te shkuara me njė vendim. Neni 6 Pėrbėrja dhe menaxhimi i QV-sė 6.1 Personeli i Qendrės se Votimit pėrbėhet nga: a) Menaxheri i Qendrės sė Votimit; b) Asistentėt e Qendrės sė Votimit; c) Personeli i tavolinės ndihmėse. 6.2 Menaxheri ėshtė pėrgjegjės pėr organizimin dhe planifikimin e tė gjitha aktiviteteve teknike, nė Qendrėn e Votimit. Bėnė pranimin e Pakos se materialeve tė QV-sė dhe sigurimin e materialeve pėr votim. Sė bashku me stafin teknik bėnė sigurimin, orientimin, qarkullimin dhe qasjen e votuesve nė QV. Po ashtu raporton edhe tek ZL KKZ lidhur me statistikat e votimeve pėrkatėse nė kuadėr tė QV-sė. Detyrat dhe pėrgjegjėsitė mė tė detajizuara tė personelit teknik tė QV-sė, janė tė specifikuara nė Doracakun e trajnimit mbi Procedurat e votimit dhe numėrimit, tė miratuar nga KQZ-ja. 6.3 Asistentėt e Qendrės tė Votimit - ēdo QV nė pėrgjithėsi do tė ketė asistent tė Qendrės sė votimit tė cilėt do tė drejtojnė votuesit brenda dhe jashtė Qendrės sė votimit. 6.4 Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e asistentėve tė QV-sė janė : a) Te sigurojnė qė shenjat e Qendrės sė votimit tė jenė tė paraqitura nė vende tė dukshme jashtė QV-sė; b) Te sigurojnė qė i gjithė materiali i fushatės brenda QV-sė dhe jashtė QV-sė nė rreze prej 100 metra pėr rreth QV-sė tė jenė larguar; c) Ata duhet tė arrijnė herėt nė orėn 5:00 tė mėngjesit dhe t’i drejtojnė votuesit tė cilėt kanė arritur herėt nė radhė tė organizuar apo duke kėrkuar nga ta qė tė presin deri sa te hapet QV-ja; d) Ata parandalojnė grumbullimin e turmės nė QV. Ndihmojnė lėvizjen brenda dhe jashtė ndėrtesės; e) Ata ofrojnė ndihmė, kur tė jetė e nevojshme, votuesve tė cilėt kanė nevoja tė veēanta siē janė votuesit e moshuar dhe gratė shtatzėna, zyrtarėve tė uniformuar tė PK-sė tė cilat janė nė detyrė dhe anėtarėve tė ekipeve tė votimit dhe lejon tė kalojnė nė krye tė radhės. f) Ata sigurojnė qė QV-ja tė jetė e mbyllur nė orėn 19:00, vetėm ata tė cilėt janė nė radhė ose nė QV mund tė votojnė. g) Ata duhet te monitorojnė pėr se afėrmi QV-nė. Nėse ėshtė formuar radha jashtė, njeri nga asistentėt e QV-sė duhet te vendoset prapa personit tė fundit ne radhė, pėr te siguruar qė asnjė person tjetėr tė mos bashkėngjitet. h) Ata monitorojnė daljen nė mėnyrė qė tė gjithė personat qė kanė votuar tė orientohen ne drejtim te daljes nga ndėrtesa. i) Ata e njoftojnė menaxherin e QV-sė lidhur me ēfarėdo incidenti apo problemi tė cilėt mund tė kenė ndonjė ndikim nė zhvillimin e operacioneve tė QV-sė; j) Ata pastrojnė dhe rregullojnė objektet njė ditė para votimit si dhe pas pėrfundimit tė procesit tė numėrimit; k) Asistentėt e Qendrės sė votimit duhet tė pozicionohen nė vendet e duhura brenda Qendrės sė votimit. 6.5 Tavolina ndihmėse - ēdo QV nė pėrgjithėsi do tė ketė personelin e tavolinės ndihmėse pėr tė ndihmuar votuesit tė cilėt kanė arritur nė Qendrėn e gabuar tė votimit, tė cilėt nuk mund tė gjinden nė Listėn pėrfundimtare tė votuesve (LPV), apo mund tė mos kenė dokumente tė pranueshme tė identifikimit. Stafi i tavolinės ndihmėse do t’i referohet Listės sė gjerė Komunale tė Votuesve nė mėnyrė qė t’i drejtojė votuesit drejt QV-ve sė tyre tė caktuara. Tavolinat ndihmėse duhet tė pajisen nga SKQZ-ja me lista komunale tė votuesve qė pėrmbajnė tė gjithė personat me tė drejtė vote nė atė komunė, tė klasifikuar sipas alfabetit dhe ku saktėsohet VV-ja ku ata janė caktuar. Neni 7 Kriteret e pėrgjithshme pėr menaxherėt dhe stafin e QV-sė 7.1 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendim pėrcakton mėnyrėn e caktimit tė menaxherėve dhe stafit tė QV-sė. 7.2 Asnjė person nuk mund te shėrbejė si menaxher dhe staf i QV-sė nėse ai/ajo ėshtė: a) kandidat pėr funksion te zgjedhur ne Kosove; b) nė pozitė tė lartė publike nė pajtim pėr LZP; c) nė pozita tė lartė nė parti politike; d) pa diplomė universitare; e) anėtar i cilitdo Kuvend ne Kosovė dhe jashtė saj; f) anėtar i ndonjė KKZ-je, SKQZ-je ose KQZ-je; g) pjesėtar i Policisė sė Kosovės, i ndonjė force policore, ose pjesėtar i Forcės Sigurisė se Kosovės, ose pjesėtar i ndonjė shėrbimi tjetėr ushtarak, te sigurisė ose inteligjencės; h) shpallur i paaftė mendėrisht me njė vendim pėrfundimtar gjyqėsor, ose i) ėshtė shpallur fajtor pėr vepėr penale gjate tri viteve te shkuara me njė vendim pėrfundimtar gjyqėsor. j) ėshtė ndaluar me vendim te PZAP-sė tė jetė pjesė administrative e njė organi zgjedhor; Neni 8 Pėrgatitja teknike e Vendvotimit 8.1 Tė gjithė anėtarėt e KVV-sė janė pėrgjegjės pėr pėrgatitjen dhe rregullimin e vendvotimit. Kjo detyrė duhet tė kryhet njė ditė para ditės sė zgjedhjeve dhe nuk duhet ta vonojė hapjen e vendvotimit deri nė orėn 07.00 tė ditės sė zgjedhjeve. Asnjė lloj materiali i fushatės sė zgjedhjeve nuk lejohet nė VV. 8.2 Mėnyra e organizimit tė VV-sė varet nga madhėsia dhe forma e dhomės, vendndodhja e dyerve tė hyrjes dhe tė daljes. Duhet te provohen konfiguracione tė ndryshme te funksionimit sa me racional te dhomės sė VV-sė, pėr te siguruar qarkullim efikas dhe te lirshėm. a) Ulėset duhet tė rregullohen nė atė mėnyrė qė anėtarėt e KVV-sė, vėzhguesit e zgjedhjeve dhe pėrfaqėsuesit e akredituar tė mediave tė mund ta shikojnė tėrė procesin e votimit dhe t’i shohin qartė kutitė e votimit gjatė gjithė kohės; b) Kabinat e votimit duhet tė vendosen nė atė mėnyrė qė tė sigurohet qė votuesi tė mund tė votojė nė fshehtėsi. Mund tė jetė i nevojshėm mbulimi i dritareve. 8.3 Shenjat orientuese ne VV janė si vijon : a) Listat alfabetike me tė cilat votuesit caktohen nė njė vendvotim tė veēantė (nė hyrje tė VV-sė) b) Posterėt me Listėn e kandidatėve pėr zgjedhjet pėr Kuvend Komunal (jashtė VV-sė) c) Posterėt "Si tė shėnohet fletėvotimi” (Prapa kabinave tė votimit dhe jashtė VV-ve) d) Broshura e kandidatėve (prapa kabinave tė votimit dhe mbi tavolinėn e dhėnėsit tė fletėvotimeve) e) Shenjat e shigjetave pėr orientim (brenda VV-sė) f) Shenjat pėr “ndalimin e pirjes sė duhanit” (jashtė VV-sė) g) Shenjat pėr “ndalimin e armėve” (jashtė VV-sė) Neni 9 Roli i Vėzhguesve 9.1 Gjithė procesi i hapjes, votimit, pėrfundimit, dhe procesi i numėrimit, me pėrjashtim tė shėnimit tė fletėvotimit nga votuesi, e gjithashtu edhe paketimi dhe dorėzimi i materialit nga VV/QV te KKZ- ja dhe nga KKZ-ja deri nė Qendrėn e Numėrimit dhe Rezultateve nga vėzhguesit e akredituar. Pėrshkrimi i procesit tė akreditimit, pėr tu bėrė vėzhgues i zgjedhjeve ėshtė definuar nė rregullėn zgjedhore numėr 07/2013 pėr Vėzhguesit e Zgjedhjeve. 9.2 Jo mė shumė se dy vėzhgues nga organizata e njėjtė e akredituar mund tė jenė prezentė nė tė njėjtėn kohė brenda nė VV. 9.3 Pa marrė parasysh dispozitat e kėsaj rregulle, nėse Kryesuesi i KVV-sė ėshtė i mendimit se numri i vėzhguesve tė akredituar tė pranishėm brenda nė VV-ėshtė duke e penguar procesin e votimit ose tė numėrimit, ai/ajo duhet t’i urdhėroje vėzhguesit e akredituar qė tė njėjtėn kohe mos te ketė me shume se njė vėzhgues nga njė organizate. Neni 10 Libri i Votimit 10.1 Secili VV ka Librin e Votimit ne te cilin shėnohen te gjitha ngjarjet domethėnėse ne lidhje me mbarėvajtjen e procesit te votimit dhe numėrimit ne vendvotim gjate ditės se zgjedhjeve. 10.2 Vetėm Kryesuesi i KVV-sė, anėtarėt e KVV-sė, dhe vėzhguesit e akredituar tė pranishėm, lejohet te bėjnė shėnime nė librin e votimit. Nėse votuesi ka ankesė nė lidhje me ndonjė aktivitet brenda VV-sė, ai/ajo mund te kėrkojnė nga Kryesuesi i KVV-se regjistrimin e ankesės se tij/saj ne Librin e Votimit apo te dorėzojė njė ankesė nė Panelin Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa ne pėrputhje me procedurat e pėrcaktuara. 10.3 Kryesuesi i VV-sė pasi te mbyllet procesi i votimit duhet t’i informojė tė gjithė vėzhguesit e akredituar te pranishėm se nėse largohen nga VV-ja para pėrfundimit te numėrimit, atyre nuk ju lejohet kthimi prapė. Ēdo VV do tė ketė nga njė libėr tė votimit nė tė cilin do tė shėnohen informata te rėndėsishme pėrkitazi me zhvillimin e votimit. 10.4 Vetėm Kryesuesi i KVV-sė, anėtarėt e KVV-sė dhe vėzhguesit e akredituar do tė lejohen tė shėnojnė vėrejtjet e tyre nė Librin e Votimit. Nėse votuesi ka ndonjė ankesė pėrkitazi me aktivitetin nė kuadėr tė VV-sė, ai/ajo duhet tė kėrkojė nga Kryesuesi i KVV-sė qė nė Librin e Votimit ta shėnojė ankesėn e tij/saj, dhe/ose tė dorėzojė ankesė nė Panelin Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nė pėrputhje nenin119 tė Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikė ne Kosovės dhe nenin 28 tė Ligjit pėr Zgjedhjet Lokale nė Republikėn e Kosovės dhe procedurat e pėrcaktuara nga PZAP-i. Neni 11 Siguria nė Qendėr tė Votimit dhe Vendvotim 11.1 Kryesuesi i KVV-sė, me ndihmėn e tė gjithė anėtarėve tė KVV-ve, duhet tė sigurojė qetėsi dhe sigurinė procesin e votimit brenda VV-sė. Rendi nė rresht para VV-sė do tė mbahet nga njė anėtar i KVV-sė qė caktohet si kontrollues i rreshtit. 11.2 Nė rast tė ndonjė ērregullimi serioz brenda VV-sė ose nė rrethinėn e afėrt tė saj, kryesuesi i KVV-sė duhet tė kėrkojė ndihmė tė menjėhershme nga policia. Ky rast duhet tė shėnohet menjėherė nė Librin e Votimit. 11.3 Nė rast se ērregullimi bėhet kėrcėnim serioz pėr integritetin e procesit tė votimit ose pėr njerėzit brenda VV-sė, kryesuesi i KVV mund tė vendosė ta pezullojė votimin dhe ta mbyllė VV-nė derisa tė rivendoset rendi. Kryesuesi duhet qė menjėherė ta informojė KKZ-nė dhe ta shėnojė ngjarjen nė Librin e Votimit, duke pėrfshirė kohėn gjatė tė cilės ėshtė pezulluar votimi. Gjate kohės se pezullimit ne VV qėndrojnė anėtaret e KVV dhe vėzhguesit, nėse nuk janė shkaktarė tė pezullimit. Kryesuesi dhe anėtarėt kujdesen pėr materialet sensitive . 11.4 Asnjė person qė bartė armė, nuk do tė lejohet brenda nė VV, pėrveē personelit tė Policisė sė Kosovės qė siguron ndihmė pėr rivendosje tė rendit brenda VV-sė. 11.5 Asnjė person qė mban armė ose emblemė nuk lejohet brenda VV-sė, pėrveē Policit te Kosovės nė detyrė i cili ėshtė nė uniformė. Policėt e Kosovės nė detyrė nuk bėnė tė sillen brenda VV-se pas hedhjes se votės se tyre. 11.6 KQZ-ja miraton Planin Operativ te Sigurisė dhe nėnshkruan memorandum bashkėpunimi me Ministrinė e Punėve te Brendshme. Neni 12 Materiali i fushatės sė zgjedhjeve dhe materiali pėr informim tė votuesve nė vendvotime dhe nė qendra tė votimit 12.1 Sė paku 24 orė para fillimit tė votimit, KVV-ja do tė largojė ēfarėdo materiali tė fushatės zgjedhore, nėse ndonjėri ėshtė vendosur brenda dhe rreth cilitdo VV ose QV nė rreze prej 100 metrave. Subjektet politike tė cilat nuk kanė larguar materialin e fushatės zgjedhore deri 24 orė para fillimit tė votimit ose janė gjetur duke postuar materialin e fushatės zgjedhore pas afatit kohor tė caktuar, KVV-ja tė raportojė nė PZAP duke pėrdorur Formularin e PZAP-it pėr ankesa, menjėherė pasi qė shkelja ėshtė paraqitur. KVV-tė janė pėrgjegjėse t’i heqin materialet e fushatės brenda VV-sė ndėrsa menaxheri se bashku me stafin teknik ėshtė pėrgjegjės pėr heqjen e materialit tė fushatės nė rreze prej 100 m. 12.2 Asnjė informatė e fushatės zgjedhore nuk do tė transmetohet nė asnjė pajisje komunikimi nė VV apo QV, dhe as nė distancė tė dėgjueshme. Njė veprim i tille do tė raportohet nga KVV-ja nė PZAP menjėherė pasi qė shkelja tė jetė bėrė. 12.3 Ēdo materiali i shtypur i zgjedhjeve, i pėrgatitur nga Sekretariati i KQZ-sė nė emėr tė KQZ-sė, qė ka listuar tė gjitha subjektet e certifikuara politike dhe tė gjithė kandidatėt e certifikuar duhet tė ekspozohet nėpėr VV-tė dhe nė derėn kryesore tė hyrjes tė ēdo QV-je, pėr tė mirėn e votuesve. 12.4 Shenjat informuese nė ndėrtesė duhet tė paraqesin qartė numrin e QV-sė. Shenjat qė i drejtojnė votuesit nė VV-nė e saktė duhet tė ekspozohen nė vende tė dukshme brenda QV-sė. Ēdo VV duhet tė shėnohet qartė me shenja tė cilat tregojnė numrin e VV-sė dhe shkronjėn fillestare tė mbiemrit tė atyre votuesve nga LPV-ja, qė janė tė caktuar nė atė VV. Neni 13 Procedurat para se tė fillojė votimi 13.1 Deri nė orėn 06:00 nė ditėn e zgjedhjeve, nė hapėsirat e KKZ-sė, kryesuesi i KVV-sė dhe njėri nga anėtarėt e KVV-sė, i cili do tė veprojė si zėvendėskryesues gjatė gjithė procesit, do tė: a) kontrollojė tė gjitha materialet nga KKZ-ja, duke pėrfshirė LPV-nė dhe/ose LVK-nė e zbrazėt, zarfat e fletėvotimeve me kusht, fletėvotimet, kutitė e votimit, kabinat e votimit, llambėn ultravjollce dhe ngjyrėn e padukshme, vulėn zyrtare tė fletėvotimit, ngjyrėn, mbushėsit e ngjyrės, librin e votimit dhe materialin pėr zyrė; dhe b) tė plotėsojė dhe tė nėnshkruajė formularin e Dorėzim-Pranimit tė Materialit, kopja e sė cilės ėshtė bashkangjitur nė Shtojcėn I, duke vėrtetuar numrin e fletėvotimeve, LPV dhe materialin ekzistues; dhe c) t’i dėrgojė materialet e renditura si nė pikėn (a) tė kėtij neni nga KKZ-janė QV nėn pėrcjellje tė policisė. 13.2 Tė gjithė anėtarėt e KVV-sė duhet tė jenė tė pranishėm nė VV, sė paku njė orė para (orės 6:00) hapjes sė votimit (orės 7:00). 13.3 Para hapjes sė VV-sė, kryesuesi i KVV-sė duhet tė: a) informojė KKZ-nė pėr cilindo anėtar tė KVV-sė qė mungon dhe tė kėrkojė zėvendėsim. Nėse mungon kryesuesi, atėherė anėtari i KVV-sė qė vepron si zėvendės kryesues duhet ta zėvendėsojė kryesuesin dhe tė kėrkojė nga KKZ-ja qė tė sigurojė zėvendėsimin pėr anėtarin e KVV-sė. Njė VV do tė lejohet tė hapet me njė numėr minimal prej tre (3) anėtarėsh tė KVV-sė; b) verifikojė dhe shėnojė numrin e gjithmbarshėm tė fletėvotimeve tė marra nė formularin e pėrputhjes sė tė dhėnave dhe tė rezultateve (FPR), qė janė tė bashkangjitura nė kėtė Rregull si Shtojcė II; c) pėrgatisė dhe ekspozojė kutinė e zbrazėt tė votimit nė prani tė anėtarėve tė KVV-ve dhe tė cilit do vėzhguesi tė akredituar qė mund tė jetė i pranishėm, pastaj kutinė e votimit ta mbyll me shiritin(at) mbyllės tė siguruar pėr kėtė qėllim, dhe tė shėnojė numrin serik tė shiritit(ave) mbyllės tė kutisė sė votimit nė FPR-tė. d) shėnojė nė Librin e Votimit emrat dhe numrat personalė tė letėrnjoftimeve tė tė gjithė anėtarėve tė KVV-sė; e) shėnojė nė librin e votimit, emrat, numrat personalė tė letėrnjoftimeve dhe numrat e akreditimit (distinktivėve tė vėzhguesve) tė tė gjithė vėzhguesve tė akredituar tė pranishėm dhe t’u rikujtojė atyre obligimet dhe tė drejtat e tyre si vėzhgues, dhe f) sigurojė se materiali i fushatės ėshtė hequr dhe se ėshtė vendosur materiali pėr informim lidhur me votimin, siē pėrcaktohet nė nenin 12.4 tė kėsaj rregulle. 13.4 Nėse VV-ja hapet me vonesė, kryesuesi i KVV-sė duhet qė menjėherė ta njoftojė KKZ-nė, e cila pastaj do ta informojė Sekretariatin e KQZ-sė. Kryesuesi i KVV-sė gjithmonė do tė shėnoj kohėn e hapjes sė VV-sė nė Librin e Votimit, e nė rastin e vonesės gjithashtu ai/ajo do ta shėnojė arsyen e vonesės nė Librin e Votimit. Neni 14 Orari i votimit 14.1 Tė gjitha VV-tė do tė hapen nė orėn 07:00 dhe do tė mbyllen nė orėn 19:00. 14.2 Askush nuk mund tė votojė pas kohės sė mbylljes sė qendrave tė votimit, pėrveē votuesve tė cilėt presin nė radhė nė VV nė kohėn e mbylljes. Neni 15 E drejta e Votės dhe Fshehtėsia e Votės 15.1 Ēdo person ka tė drejtė pėr tė votuar nė zgjedhje ne pėrputhje me ketė ligj, nėse i ka mbushur 18 vjet nė ditėn kur mbahen zgjedhjet dhe plotėson njėrin prej kritereve vijuese: a) ėshtė i regjistruar si qytetar i Kosovės ne Regjistrin Qendror Civil; b) banon jashtė Kosovės ose ka lėshuar Kosovėn ne apo pas janarit 1998, me kusht qe t’i plotėsojė kriteret e parapara sipas ligjit nė fuqi pėr te qenė qytetar i Kosovės, apo c) ka fituar statusin e refugjatit, siē ėshtė pėrkufizuar ne Konventėn lidhur me Statusin e refugjateve te 28 Korrikut 1951 dhe Protokollin e saj te 16 dhjetorit 1966, nė apo pas 1 janarit 1995, dhe ka te drejtė pėr tu regjistruar ne Regjistrin Qendror Civil si banor i Kosovės; Votuesi me tė drejtė pėr tė votuar ka tė drejtė vote nėse ai/ajo ėshtė i regjistruar ne Kosovė ose ka aplikuar suksesshėm pėr votim jashtė Kosovės, siē pėrcaktohet ne nenet 5 dhe 6 te LZP-sė. 15.2 Asnjė person nuk duhet ta parandalojė ose tė orvatet ta parandalojė njė votues me zotėsi juridike nga ushtrimi i sė drejtės sė tij/saj pėr tė votuar. 15.3 Asnjė person nuk duhet tė lejohet tė votojė nė emėr tė njė votuesi tjetėr, pėrveē nė rastin siē ėshtė pėrcaktuar nė nenin 15.5 tė kėsaj rregulle zgjedhore. 15.4 Ēdo votues duhet tė shėnojė fletėvotimin e vet nė fshehtėsi mbrapa kabinės sė votimit. Vetėm njė person do tė lejohet tė qėndrojė pas kabinės sė votimit, nė ēdo kohė, vetėm nėse votuesi ka kėrkuar ndihmė nga personi tjetėr, siē ėshtė pėrcaktuar nė nenin 15.5 tė kėsaj rregulle zgjedhore. 15.5 Votuesit me aftėsi tė kufizuar nė atė mėnyrė qė ai/ajo nuk ėshtė i aftė pėr ta shėnuar fletėvotimin, dhe/ose analfabet mund t’i ofrohet ndihmė pėr tė votuar nga njė person tjetėr qė zgjidhet nga votuesi, nėse ai kėrkon njė ndihmė tė tillė. Personi i tillė duhet t’i ndihmojė vetėm njė votuesi dhe nuk duhet tė jetė anėtar i KVV-ė ose vėzhgues i akredituar. Ndihma qė i jepet votuesit do tė merret parasysh vetėm nė rrethana tė veēanta dhe duhet tė monitorohet nga afėr nga kryesuesi i KVV ose zėvendėsi i tij/saj. 15.6 Personi i cili ka pranuar tė asistojė votuesin do tė shėnojė me shkronja tė shtypit emrin e tij/saj dhe do tė nėnshkruaj nė Listėn Votuese pėrkatėse, pranė emrit ose hapėsirės tė votuesit qė ėshtė asistuar. 15.7 Anėtarėt e KVV-sė nuk mund nė asnjė mėnyrė tė ndikojnė nė vendimin e votuesit dhe do tė kenė kujdes tė veēantė tė sigurojnė qė votuesi nuk do tė shqetėsohet nga askush gjatė shėnimit tė fletėvotimit(ve) dhe qė fshehtėsia e votimit ėshtė siguruar plotėsisht. 15.8 Anėtarėt e KVV-sė do tė shpjegojnė procedurėn e votimit vetėm nėse u kėrkohet nga votuesit, por do ta drejtojnė votuesin sipas procedurave tė votimit pėr tė garantuar njė proces efikas tė votimit. Neni 16 Dokumentet e pranueshme tė identifikimit Pėr qėllime tė zgjedhjeve, dokumente tė pranueshme pėr identifikim janė, si vijon: (a) dokument i identifikimit (DI) i vlefshėm; (b) pasaporta e vlefshėm; (c) dokumenti i vlefshėm i udhėtimit; (d) leja e vlefshme e vozitjes e Kosovės; (e) kartela e vlefshme e PZHBV-sė ose (f) kartela e vlefshme e refugjatit. Neni 17 Votimi i rregullt 17.1 Njeri nga anėtarėt e KVV-sė, nė brendėsi tė Vendvotimit, nė hyrje do tė kontrollojė secilin votues nėse ka njollė tė ngjyrės sė padukshme nė gishtėrinjtė. Cilido votues nė gishtin e tė cilit gjendet njolla e ngjyrės sė padukshme, nuk do tė lejohet tė votojė. 17.2 Sapo votuesi tė jetė lejuar tė hyjė brenda nė VV, ai/ajo do tė udhėzohet pėr te anėtari i caktuar i KVV-sė, i cili duhet ta verifikojė identitetin e votuesit - duke i kėrkuar atij/asaj qė tė paraqesė njėrin nga dokumentet e pranueshme tė identifikimit, siē pėrcaktohet nė nenin 16 tė kėsaj rregulle zgjedhore. Nėse votuesi nuk mund tė paraqesė asnjėrin nga dokumentet e pėrcaktuara qartė nė nenin 16 tė kėsaj rregulle zgjedhore, votuesi duhet tė informohet se ai/ajo nuk mund tė votojė dhe kontrolluesi i rreshtit do ta pėrcjellė atė jashtė VV-sė. 17.3 Pastaj kontrollohet se a gjendet emri dhe mbiemri i votuesit nė LPV. (a) Nėse emri dhe mbiemri i votuesit nuk figuron nė LPV, votuesi do tė kėshillohet qė ta vizitojė tavolinėn ndihmėse tė QV-sė pėr tė mėsuar se nė cilin VV ėshtė caktuar tė votojė, ndėrsa kontrolluesi i rreshtit e pėrcjellė atė jashtė VV-sė; ose (b) Nėse emri dhe mbiemri i votuesit gjendet nė LPV me njė shenjė ose shėnim qė tregon se votuesi duhet tė votojė me kusht, atėherė votuesi duhet tė votojė vetėm me fletėvotim me kusht dhe do tė drejtohet pėr te VV-ja e dyfishtė. 17.4 Nėse emri dhe mbiemri i votuesit gjendet nė LPV, pa njė shenjė ose shėnim, votuesi duhet tė udhėzohet qė tė nėnshkruajė nė LPV pranė emrit tė tij/saj; 17.5 Pasi qė votuesi tė nėnshkruajė nė LPV, atij/asaj duhet t’i spėrkatet gishti i djathtė tregues, ose cilido gisht tjetėr nėse nuk ka gisht tregues, dhe pastaj votuesi pajiset me njė fletėvotim tė vetėm tė vulosur pėr zgjedhje. Votuesi i cili refuzon qė t’i spėrkatet gishti me ngjyrė tė padukshme ose tė nėnshkruajė nė LPV, nuk do t’i jepet fletėvotimi dhe kontrolluesi i rreshtit do ta pėrcjellė atė jashtė VV-sė. Ky incident duhet tė shėnohet nė Librin e Votimit. 17.6 Pasi qė votuesit t’i jetė dhėnė fletėvotimi(et), tė zgjedhjet (ve) pėrkatėse, ai/ajo do tė udhėzohet tė shkojė te njėra nga kabinat e votimit pėr tė shėnuar fletėvotimin(et) nė fshehtėsi. 17.7 Prapa secilės kabinė tė votimit gjendet nga njė broshurė me emrat e kandidatėve pėr zgjedhjet e Kuvendit Komunal dhe/ose tė zgjedhjeve pėr Kuvendin e Kosovės. Votuesi mund ta informojė kryesuesin e KVV-sė nėse mungon ndonjė broshurė, faqet janė tė grisura nga broshura, ose nėse nė broshurė ka shėnime tė shkruara. Kryesuesi duhet t’ia sigurojė votuesit broshurėn e re, kur njė gjė e tillė ėshtė e pėrshtatshme. 17.8 Nėse votuesi e ka dėmtuar fletėvotimin e vet, ai/ajo duhet ta dorėzojė fletėvotimin e dėmtuar dhe tė kėrkojė njė fletėvotim tė ri tė vulosur. Anėtari i KVV-sė duhet ta bėjė me shenjė atė fletėvotim, duke shkruar “i dėmtuar” nė anėn e prapme tė tij dhe duhet ta mbajė atė nė njė zarf tė dizajnuar posaēėrisht pėr kėtė qėllim. 17.9 Pas shėnimit tė fletėvotimit, votuesi duhet ta vendosė fletėvotimin nė kutinė e votimit, ashtu qė tė mund tė shihet nga mbikėqyrėsi i kutisė sė votimit dhe pastaj ai/ajo menjėherė largohet nga VV-ja. 17.10 Nė ēdo VV duhet tė ketė njė kuti votimi pėr ēdo nivel tė zgjedhjeve. Nė kutinė e votimit duhet tė shėnohet qartė Kodi i VV-sė pėr tė identifikuar qartė se pėr cilat zgjedhje janė tė pėrcaktuara. Mbikėqyrėsi i kutisė sė votimit duhet tė sigurojė qė votuesit e vendosin vetėm fletėvotimin nė kutinė e votimit. 17.11Mbikėqyrėsi i kutisė sė votimit nuk duhet ta lejojė asnjė votues qė tė largohet nga VV-ja pa e vendosur fletėvotimin e pranuar nė kutinė(tė) e votimit. Refuzimi qė tė veprohet nė pėrputhje me kėtė kėrkesė nga votuesi, konsiderohet shkelje e dispozitave ligjor nė zbatim. 17.12 Votimi nė tė njėjtėn zgjedhje mė shumė se njė here paraqet vepėr penale dhe ėshtė e dėnueshme nė pajtim me Kodin Penal tė Kosovės. Neni 18 Votimi me kusht 18.1 Votuesi nė Kosovė, emri dhe mbiemri i tė cilit nuk mund tė gjendet nė LPV, ose qė emri i tij/saj gjendet nė LPV me njė shenjė ose shėnim qė tregon se ai/ajo duhet tė votojė me kusht, duhet tė lejohet tė votojė me kusht nė VV-nė e dyfishtė, me kusht qė identiteti i tij/saj tė mund tė verifikohet sipas nenit 17 tė kėsaj rregulle. 18.2 Anėtari i KVV-sė, nė Listėn e Votuesve me kusht (LVK) do tė shėnojė emrin dhe mbiemrin e votuesit, si dhe njėrėn nga tė dhėnat nė vijim: (a) numrin personal tė DI tė tij/saj, ose (b) datėn e tij/saj tė lindjes. 18.3 Pas shėnimit tė tė dhėnave personale tė votuesit nė LVK, anėtari i KVV- sė duhet qė informatat e njėjta t’i shkruajė nė zarfin e fletėvotimit me kusht, ndėrkaq votuesi duhet tė udhėzohet tė nėnshkruajė nė LVK pranė emrit tė tij/saj. 18.4 Pasi qė votuesi tė ketė nėnshkruar nė LVK, atij/asaj duhet t’i spėrkatet gishti i djathtė tregues, ose cilindo gisht tjetėr nėse nuk ka gisht tregues, dhe pastaj votuesit do t’i jepet fletėvotimi i vulosur pėr zgjedhjet pėrkatėse, gjersa anėtari i KVV- sė e mban dokumentin e identifikimit tė votuesit dhe zarfin e fshehtėsisė. Votuesit i cili refuzon t’i spėrkatet gishti me ngjyrė tė padukshme ose ta nėnshkruajė LVK-nė, nuk do t’i jepet fletėvotimi(et) dhe kontrolluesi i rreshtit do ta pėrcjellė atė jashtė VV-sė. Ky rast duhet tė shėnohet nė Librin e Votimit. 18.5 Pasi qė votuesit t’i jetė dhėnė fletėvotimi, ai/ajo duhet tė udhėzohet tė shkojė nė njėrėn nga kabinat e votimit pėr tė shėnuar fletėvotimin nė fshehtėsi. Zarfi i plotėsuar i fletėvotimit me kusht, zarfin e fshehtėsisė dhe dokumenti i identifikimit tė votuesit duhet t’i jepen mbikėqyrėsit tė kutisė sė votimit. 18.6 Nėse votuesi e ka dėmtuar fletėvotimin e vet, ai/ajo duhet ta dorėzojė fletėvotimin e dėmtuar dhe tė kėrkojė fletėvotim tė ri tė vulosur pėr zgjedhjet pėrkatėse. Anėtari i KVV- sė duhet ta bėjė me shenjė fletėvotimin e dėmtuar, duke shkruar “i dėmtuar” nė anėn e prapme tė tij dhe duhet ta mbajė atė nė njė zarf tė dizajnuar posaēėrisht pėr kėtė qėllim. 18.7 Pas shėnimit tė fletėvotimit, votuesi nė prani tė mbikėqyrėsit tė kutisė sė votimit, e vendos fletėvotimin nė njė zarf tė fshehtėsisė dhe i mbyll zarfet. Pastaj votuesi, zarfin e fshehtėsisė e vendos brenda zarfit tė plotėsuar tė fletėvotimit me kusht, e mbyll dhe e vendos atė nė kutinė e votimit tė caktuar pėr zarfet e fletėvotimeve me kusht. Pastaj mbikėqyrėsi i kutisė sė votimit ia kthen votuesit dokumentin e tij/saj tė identifikimit. Neni 19 Votimi i anėtarėve tė Kėshillit tė Vendvotimit 19.1 Anėtarėt e KVV-ve dhe kryesuesi votojnė tė parėt kur hapet vendvotimi. Nėse njė anėtar i KVV-sė nuk ėshtė i regjistruar pėr tė votuar nė VV-nė ku ai/ajo ėshtė duke shėrbyer, atėherė anėtari i KVV-sė duhet tė votojė nė VV-nė e dyfishtė tė vendosur nė QV-nė e njėjtė. Nėse VV-ja nė tė cilin anėtari i KVV-sė ėshtė caktuar tė votojė ėshtė afėr, kryesuesi i KVV-sė mund t’ia lejojė anėtarit tė KVV- sė tė largohet nga VV-ja dhe tė votojė nė mėnyrė tė rregullt. 19.2 Kryesuesi i KVV- sė duhet tė sigurojė qė vetėm njė anėtarė i VV tė mungojė nė tė njėjtėn kohė pėr arsye tė votimit nga VV. Neni 20 Mbyllja e Vendvotimit 20.1 Ēdo person nė rresht nė orėn e mbylljes sė VV-sė, lejohet tė votojė nėse ka zotėsi juridike pėr tė votuar. Kontrolluesi i rreshtit duhet ta informojė personin e fundit nė rresht se ai/ajo do tė jetė personi i fundit qė do tė votojė. Ēdo person tjetėr qė i bashkohet rreshtit pas atij personi, nuk do tė lejohet tė hyjė nė VV dhe informohet pėr pamundėsinė e tij/saj pėr tė votuar. 20.2 Pasi tė votojė personi i fundit nė rresht nė kohėn e pėrfundimit tė votimit, kryesuesi i KVV-sė do ta mbyllė VV-nė, e mbyll vrimėn e lartė tė kutisė sė votimit, me shiritin mbyllės, nė atė mėnyrė qė kjo tė mund tė shikohet nga vėzhguesit e pranishėm, dhe nė Librin e Votimit e shėnon kohėn e saktė tė mbylljes nė Librin e Votimit. Neni 21 Procesi i numėrimit nė vendvotimet e rregullta 21.1 Procedurat e numėrimit tė fletėvotimeve tė rregullta do tė udhėhiqen nga qėllimet e paraqitura: saktėsia, transparenca, efikasiteti dhe mbrojtja e sigurisė sė votės. 21.2 Pasi tė mbyllet vendvotimi, kryesuesi i KVV-sė do tė shėnojė nė Librin e Votimit; emrat, numrat e letėrnjoftimeve dhe numrat e akreditimit tė tė gjithė vėzhguesve tė akredituar e tė pranishėm dhe do t’i informoj ata se nėse largohen nga VV-ja para se tė pėrfundohet numėrimi, ata nuk do tė lejohen tė kthehen. 21.3 Nėse ekipi i dytė i KVV-sė pėr numėrim do tė caktohet pėr procesin e numėrimit (nga tash e tutje: Ekipi i Numėrimit), nė pajtim me nenin 2.12 tė kėsaj rregulle zgjedhore, atėherė Kryesuesi i Ekipit tė Numėrimit sė bashku me njėrin nga anėtarėt e ekipit tė numėrimit duhet tė jenė tė pranishėm nė orėn 19:00 nė ditėn e votimit pėr tė monitoruar mbylljen e VV-sė. 21.4 Nė prani tė kryesuesit tė Ekipit tė Numėrimit, anėtarėt e KVV (tash e tutje Ekipit tė Votimit) duhet tė: a) llogarisin numrin e votuesve/nėnshkrimeve nė LPV dhe tė shėnojnė numrin e gjithmbarshėm nė formularin pėrkatės tė FPR-sė; b) numėrojnė fletėvotimet e mbetura tė papėrdorura tė zgjedhjeve pėrkatėse dhe tė shėnojnė numrin e tyre nė formularin pėrkatės tė FPR-sė; c) numėrojnė fletėvotimet e dėmtuara pėr secilėn zgjedhje, tė shėnojnė numrin e tyre nė formularin pėrkatės tė FPR-sė dhe t’i vendosin ato prapė nė zarfin e caktuar pėr fletėvotime tė dėmtuara; d) verifikojnė shiritat mbyllės dhe numrat e tyre serikė nė kutinė e votimit dhe se nėse kėta numra janė regjistruar si duhet nė FPR, dhe nėnshkruajnė FPR-tė para dorėzimit tė tė gjithė formularėve, materialin dhe kutitė e mbyllura tė votimit tek Ekipi i Numėrimit, nėse ėshtė formuar. Pastaj Ekipi i Votimit do ta lėshojė VV pas dorėzimit. Nėse Ekipi i Numėrimit nuk ėshtė caktuar, i njėjti Ekip i Votimit do tė vazhdojė procesin siē ėshtė definuar nė vazhdim. 21.5 Pas kėsaj, anėtarėt e KVV-sė duhet tė pėrgatiten pėr numėrimin e fletėvotimeve, si vijon: a) ndajnė mėnjanė fletėvotimet e papėrdorura, zarfet me fletėvotime tė dėmtuara, vulėn zyrtare tė fletėvotimit dhe LPV-nė; b) vendosin tė gjitha materialet shtesė pėr zyrė nė njė kontejner, pėrfshirė kėtu lapsat ose markerat qė mund tė pėrdoren pėr shėnimin e fletėvotimeve dhe ta vendosin atė mėnjanė, dhe c) organizojnė hapėsirėn e numėrimit nė atė mėnyrė qė asnjė material tė mos mbetet mbi tavolinė, ose nė vendin e caktuar pėr numėrim, pėrveē materialeve tė nevojshme siē janė letra e bardhė e zbrazėt, Libri i Votimit dhe FPR. 21.6 KVV-ja duhet t’i heqė shiritat mbyllės dhe tė hapė vetėm njė kuti tė votimit nė atė kohė. Nėse gjendet mė shumė se njė kuti e votimit, atėherė kutia tjetėr e votimit duhet tė hapet vetėm pas pėrfundimit tė numėrimit tė tė gjitha fletėvotimeve qė gjenden nė kutinė e hapur tė votimit. Rendi i numėrimit tė fletėvotimeve duhet tė jetė i njėjtė nė tė gjitha VV-tė. 21.7 Njė anėtar i KVV-sė e hap kutinė e votimit dhe kthen pėrmbys mbi tavolinė, ose nė ndonjė vend tjetėr tė caktuar pėr numėrim dhe i nxjerrė fletėvotimet. Kryesuesi duhet tė sigurojė qė asnjė fletėvotim tė mos mbetet brenda asaj kutie tė votimit. 21.8 Pėr zgjedhjet pėr Kuvendin e Kosovės dhe zgjedhjet pėr Kuvendet Komunale vota e vlefshme ėshtė ajo e cila prezanton qėllimin e qartė tė votuesit pėr subjektin politik pėr tė cilin voton. a) Nė zgjedhjet pėr Kuvendin e Kosovės votuesi do tė votojė pėr njė (1) subjekt politik tė certifikuar dhe mund tė votojė deri nė pesė (5) kandidatė nga lista anėsore e kandidatėve tė subjektit politik, nė pajtueshmėri me nenin 110 tė Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme. Nėse fletėvotimi ėshtė shėnuar me mė shumė se pesė kandidatė, vetėm vota pėr subjektin politik do tė konsiderohet e vlefshme dhe do tė numėrohet nė pėrputhje me nenin 110.5 tė Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme. b) Nė zgjedhjet pėr Kuvende tė Komunave, votuesi do tė votojė pėr njė (1) subjekt politik tė certifikuar dhe mund tė votojė pėr njė (1) kandidat nga lista e kandidatėve nga ky subjekt politik. Vota e hedhur pėr subjektin politik konsiderohet votė e hedhur pėr kandidatin e parė nga lista e kandidatėve nga ky subjekt politik. KQZ-ja do tė sigurojė qė fletėvotimi nuk do t’i lejojė votuesit qė nė tė njėjtėn kohė tė votojė pėr Subjektin Politik dhe kandidatin e parė nga lista e kandidatėve nga ky Subjekt Politik nė pėrputhje me nenin 7 tė Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme. Nėse fletėvotimi ėshtė shėnuar me mė shumė se njė (1) kandidat, vetėm vota pėr subjektin politik do tė konsiderohet e vlefshme dhe do tė numėrohet nė pėrputhje me nenin 7.4 tė Ligjit pėr Zgjedhjet Lokale. 21.9 Pėr zgjedhjet pėr kryetarė tė komunave votė e vlefshme konsiderohet atėherė kur votuesi e ka shėnuar vetėm njė kandidat nė fletėvotim e cila prezanton qėllimin e qartė tė votuesit. 21.10 Fletėvotimi pėr zgjedhjet pėr Kuvendin e Kosovės, pėr Kuvendin Komunal dhe pėr kryetar tė Komunės do tė konsiderohet i pavlefshėm, nėse: (a) nė fletėvotim ėshtė shėnuar mė shumė se njė subjekt politik; (b) mėnyra sesi ėshtė shėnuar fletėvotimi e bėn qėllimin e votuesit tė paqartė; ose (c) nuk ėshtė vulosur me vulėn zyrtare tė fletėvotimit, kur ėshtė nxjerrė nga kutia e votimit. Pėrveē kėsaj, fletėvotimi pėr Kuvendin e Kosovės dhe Kuvendin e Komunės do tė konsiderohet i pavlefshėm, nėse: (d) votuesi e shėnon vetėm kandidatin(ėt) dhe jo subjektin politik. 21.11 Njė fletėvotim konsiderohet fletėvotim i zbrazėt, nėse fletėvotimi nuk ėshtė shėnuar nė kurrfarė mėnyre. 21.12 Nėse anėtarėt e KVV-sė nuk arrijnė tė pajtohen lidhur me atė se a ėshtė fletėvotimi i vlefshėm, i pavlefshėm ose i zbrazėt, atėherė kryesuesi duhet tė marr vendimin pėrfundimtar pėrkitazi me atė fletėvotim. 21.13 Sipas udhėzimeve tė kryesuesit dhe anėtarėt e KVV-sė, duhet tė: (a) kthejnė pėrmbys tė gjitha fletėvotimet e nxjerra nga kutia e votimit dhe t’i numėrojnė; (b) rinumėrojnė fletėvotimet, nėse numri i gjithmbarshėm i fletėvotimeve ndryshon nga numri i gjithmbarshėm i votuesve/nėnshkrimeve nė LPV: (i) pėr mė shumė se njė (1), nėse numri i gjithmbarshėm i nėnshkrimeve nė LPV ėshtė mė e vogėl ose baraz me njėqind (100); ose (ii) pėr mė shumė se dy (2), nėse numri i gjithmbarshėm i nėnshkrimeve nė LPV ėshtė mė i madh se 100, por mė e vogėl ose baras me dyqind (200); (iii) pėr mė shumė se tre (3), nėse numri i gjithmbarshėm i nėnshkrimeve ėshtė mė i madh se dyqind (200). (c) shėnojnė numrin e gjithmbarshėm tė fletėvotimeve nė formularin gjegjės tė FPR-sė; (d) pas numėrimit tė kėnaqshėm tė tė gjitha fletėvotimeve tė hedhura, t’i kthejnė mbarė fletėvotimet dhe t’i numėrojnė votat pėr secilin subjekt politik dhe nė FPR-nė gjegjės, tė shėnojnė numrin e gjithmbarshėm tė fletėvotimeve tė vlefshme sipas subjekteve politike, pastaj fletėvotimet e zbrazėta dhe tė pavlefshme. 21.14 Pas pėrfundimit tė numėrimit tė fletėvotimeve tė vlefshme qė ka fituar secili subjekt politik, anėtarėt e ekipit tė KVV-sė duhet qė sipas udhėzimeve tė Kryesuesit: (a) t’i numėrojnė votat qė u janė dhėnė kandidatėve tė secilit subjekt politik; (b) tė plotėsojnė formularin e rezultateve tė kandidatėve (FRK) pėr zgjedhjet pėr Kuvendin e Kosovės dhe Kuvendin Komunal, njė kopje e tė cilit ėshtė bashkangjitur si Shtojcė III, duke e plotėsuar emrin e subjektit politike, e shėnojnė numrin e votave qė ka fituar secili kandidat i atij subjekti politik; e plotėsojnė FRK pėr ēdo subjekt politik qė ka fituar sė paku njė votė nė ato zgjedhje; (c) tė plotėsojnė FPR-nė gjegjėse pėrkitazi me fletėvotimet e vlefshme, tė zbrazėta dhe tė pavlefshme, si dhe t’i nėnshkruajė formularėt. 21.15 Pas pėrfundimit tė numėrimit tė fletėvotimeve pėr njė palė zgjedhjesh, anėtarėt e KVV-sė duhet t’i paketojė fletėvotimet e numėruara nė njė thes tė tejdukshėm plastik dhe e vendos thesin aty ku mund tė shihet nga tė gjithė anėtarėt e KVV-sė dhe vėzhguesit, dhe ia heq shiritat mbyllės dhe e hap kutinė tjetėr tė votimit sipas rendit tė pėrcaktuar nė nenin 22.6 tė kėsaj rregulle zgjedhore. 21.16 Nėse anėtarėt e KVV-sė konstatojnė se fletėvotimet nė njė kuti tė caktuar tė votimit janė nga zgjedhje tė tjera, ato fletėvotime numėrohen dhe rezultati shėnohet nė FPR-nė pėrkatėse. 21.17 Pas pėrfundimit tė numėrimit tė fletėvotimeve pėr tė gjitha zgjedhjet, anėtarėt e KVV-sė duhet ti mbyllin me shirit mbyllės plastik tė gjitha pakot e fletėvotimeve, njė pako pėr ēdo zgjedhje, tė shėnojė numrin serik tė shiritit mbyllės plastik nė FPR-nė gjegjės, dhe tė vendosė nga njė thes brenda kutisė sė votimit. 21.18 Pastaj anėtarėt e KVV-sė, duhet t’i paketojnė materialet e mbetura si dhe formularėt e rezultateve te zgjedhjeve dhe t’i pėrcjellin nė KKZ nė pėrputhje me udhėzime nga KKZ-ja, nė pėrputhje me Doracakun e Votimit dhe tė Numėrimit, si dhe t’i plotėsojnė dhe nėnshkruajnė FPR-tė. 21.19 Kryesuesi i KVV-sė do tė jetė pėrgjegjės pėr pėrpilimin dhe saktėsinė e rezultateve tė numėruara, tė shėnuara nė formularin pėrkatės tė rezultateve. Neni 22 Pėrputhja e tė dhėnave tė zarfeve me kusht 22.1 Para procedurave tė pėrcaktuara nė nenin 21 tė kėsaj rregulle zgjedhore, procesi i pėrputhjes sė tė dhėnave tė fletėvotimeve me kusht duhet tė bėhet nė VV-tė e Dyfishta. 22.2 Pas mbylljes sė VV-sė, KVV-ja duhet tė zbatojė procedurat e njėjta siē pėrcaktohen nė nenin 21 tė kėsaj rregulle zgjedhore pėr njehsimin e numrit tė emrave tė votuesve nė LVK dhe pėrgatitjet qė duhet tė bėhen para hapjes sė kutisė sė votimit me zarfe tė fletėvotimeve me kusht. 22.3 Anėtari e KVV-ve duhet ta hap kutinė e votimit tė caktuar pėr zarfet e fletėvotimeve me kusht dhe e kthen atė pėrmbys mbi tavolinė, ose nė ndonjė vend tjetėr tė caktuar pėr numėrim. Kryesuesi duhet tė sigurojė qė asnjė zarf i fletėvotimeve me kusht, zarf i pa ngjitur i fshehtėsisė ose fletėvotim tė mos mbetet brenda kutisė sė votimit. 22.4 Anėtari e KVV-ve duhet t’i numėrojė ndaras zarfet e pa ngjitura tė fshehtėsisė, nėse gjendet ndonjė nė kutinė e votimit, dhe nė secilėn tė shkruaj fjalėn “e pavlefshme”. 22.5 Sipas udhėzimeve tė kryesuesit, anėtarėt e KVV-sė duhet tė: a) numėrojnė zarfet e fletėvotimeve me kusht qė gjenden nė kuti tė votimit; b) rinumėrojnė zarfet e fletėvotimeve me kusht nėse numri i gjithmbarshėm i tyre ndryshon prej numrit tė gjithmbarshėm tė emrave nė Listėn e votuesve me kusht pėr mė shumė se 1; dhe c) shėno numrin e gjithmbarshėm tė zarfeve tė fletėvotimeve me kusht nė FPR-tė gjegjėse. Shėno numrin e nėnshkrimeve tė LVK nė FPR pėrkatėse dhe shėno0410D numrin e zarfeve tė pa ngjitura tė fshehtėsisė nė Librin e Votimit. 22.6 Pas pėrfundimit tė numėrimit, anėtarėt e KVV-sė duhet t’i paketojnė zarfet e numėruara tė fletėvotimeve me kusht dhe zarfet e pa ngjitura tė fshehtėsisė nė thesin e caktuar dhe ta vendosin atė nė vendin ku mund tė shihet nga anėtarėt e KVV-sė dhe vėzhguesit e pranishėm deri nė pėrfundimin e numėrimit tė fletėvotimeve tė rregullta, siē ėshtė e definuar nė nenin 21 tė kėsaj rregulle. 22.7 Nėse zarfi i fletėvotimeve me kusht ose zarfi i pa ngjitur i fshehtėsisė ėshtė vendosur gabimisht nė njė kuti votimi tė caktuar pėr fletėvotime tė rregullta, atėherė, nė fund tė numėrimit, zarfet e fletėvotimeve me kusht duhet tė numėrohen dhe numri i zarfave tė fletėvotimeve me kusht do tė shėnohet nė FPR-nė pėrkatėse, dhe Zarfat e Fshehtėsisė tė pa ngjitur do tė numėrohen, shpallen jo tė vlefshme dhe shėnohen nė Librin e Votimit siē ėshtė caktuar nė nenin 22.4 tė kėsaj rregulle. 22.8 Pas pėrfundimit tė numėrimit tė fletėvotimeve tė rregullta, anėtarėt e KVV-sė do ta paketojnė materialin siē i ka udhėzuar KKZ-ja, dhe nė pajtueshmėri me Doracakun e Votimit dhe Numėrimit. Neni 23 Procedurat pas numėrimit tė fletėvotimeve ose pėrputhja e tė dhėnave tė zarfeve tė fletėvotimeve me kusht 23.1 Pas pėrfundimit tė numėrimit tė fletėvotimeve dhe pėrputhjes sė tė dhėnave tė zarfeve tė fletėvotimeve me kusht, kryesuesi i KVV-sė duhet tė: a) lejojė qė vėzhguesit e akredituar tė pranishėm tė kopjojnė informata nga FPR-tė dhe tė FRK-sė pėr pėrdorim tė tyre, nėse e kėrkojnė njė gjė tė tillė; b) do tė vendos rezultatet e procesit tė numėrimit nė QV, dhe c) informojė anėtarėt e KVV-sė se ata lejohen tė largohen, por se mund tė thirren sėrish nėse nga KKZ-ja kėrkohet ri pėrputhja e te dhėnave te materialeve 23.2 Nė pajtueshmėri me udhėzimet e KKZ-sė, ēdo kryesues i KVV-sė do ta shoqėrojė transportimin e sigurt tė fletėvotimeve dhe materialit zgjedhorė nga VV deri te lokacionet e KKZ-sė, e aranzhuar ekskluzivisht nga KKZ-ja. Nėse kėrkohet, shoqėrohet edhe nga njė anėtar i opozitės i nivelit pėrkatės, i zgjedhur me konsensus, ose nė mungesė tė konsensusit, i zgjedhur me short nga kryesuesi. 23.3 Ēdo kryesues i KVV-sė duhet t’i dorėzojė materialet nga VV-tė e tyre tek KKZ-ja, nė pajtueshmėri me udhėzimet e Dorėzim/Pranimit nga KKZ-sė. Nėse KKZ-ja identifikon gabimet qė lidhen me paketimin ose numėrimin e materialeve tė ndjeshme, KKZ-ja mund tė ndėrmarrė ēfarėdo mase korrigjuese, pėrfshirė kėtu urdhėrimin e paketimit ose tė pėrputhjes sė serishme tė zarfeve tė Fletėvotimeve me Kusht. Asnjė rinumėrim i fletėvotimeve tė rregullta nuk do tė ndermirėt nė nivelin e KKZ –sė. KKZ-ja shėnon korrigjimet nė formularin e FPR-sė ose nė dokumente tjera me laps me ngjyrė tjetėr qė ėshtė pėrdorur nga KVV-ja. Krahas kėtyre ndryshimeve KKZ-ja duhet tė shėnojė numrin e tij/saj tė numrit personal tė SKQZ-sė dhe inicialet e tij/saj. 23.4 Nėse paketimi i serishėm i materialeve ėshtė i nevojshėm, KKZ-ja do tė mbyllė pakot e reja para kryesuesit tė KVV-sė dhe do tė shėnojė numrin(at) e ri tė shiritit mbyllės nė FPR-tė gjegjėse, me laps me ngjyrė tjetėr nga ai i cili ėshtė pėrdorė nga KVV-ja. Krahas kėtyre ndryshimeve KKZ-ja duhet tė shėnojė numrin e tij/saj tė DI tė SKQZ-sė dhe inicialet e tij/saj. 23.5 Kryesuesi i KVV-sė lejohet tė lėshojė hapėsirat e KKZ-sė, nėse tė gjitha procedurat e dorėzimit janė pėrcjellė dhe anėtari i KKZ-sė e informon atė se ai/ajo lejohet tė largohet. Kryesuesi i KVV-sė i cili largohet para se tė marrė lejen do tė sanksionohet nė pajtim me Rregullėn zgjedhore nr. 14/2013 tė Sanksioneve dhe Gjobave. 23.6 Anėtarėt e KKZ-sė do tė pėrpilojnė nė version elektronik tė gjitha rezultatet nga formularėt e FPR-sė brenda komunės sė tyre, dhe do tė ja dėrgojnė kėtė dokument nė SKQZ, nė pajtim me udhėzimet e dhėna nga Koordinatori i Terrenit tė SKQZ-sė. Neni 24 Dorėzimi nga KKZ–tė tek Qendra e Numėrimit dhe Rezultateve (QNR) 24.1 Transportimi i sigurte i materialeve nga KKZ-ja nė QNR do tė jetė nė pajtim me afatet kohore dhe udhėzimet nga SKQZ-ja. 24.2 Procedurat e pranimit nė QNR siē pėrcaktohen nė rregullėn zgjedhore 06/2013 pėr Qendrėn e Numėrimit dhe Rezultateve dhe procedurat teknike tė QNR-sė do tė ndiqen. 24.3 KKZ-ja i cili e pėrcjell materialin nga KKZ pėr nė QNR do tė lejohet ta lėshojė hapėsirėn e QNR- sė, nėse tė gjitha procedurat e dorėzimit janė pėrcjellė dhe personeli pėrgjegjės i QNR-sė e informon atė se mund tė largohet. Anėtari i KKZ-sė qė largohet para se tė marrė lejen do tė sanksionohet nė bazė tė Rregullės zgjedhore nr. 14/2013 mbi financimin e subjekteve politike dhe sanksionet. Neni 25 Ankesat 25.1 Ankesat pėrkitazi me procesin e votimit dhe numėrimit nė vendvotime duhet tė dorėzohen nė PZAP brenda 24 orėve nga mbyllja e vendvotimeve dhe pėr ato do tė vendos PZAP-I Brenda 72 orėve pasi qė ankesa ėshtė pranuar, nė pajtim me nenin 119.1 tė Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme, nenin 28 tė Ligjit pėr Zgjedhjet Lokale dhe Rregullat e Punės sė PZAP-it. 25.2 Dorėzimi i ankesės nuk do ta ndėrpres ose pezullojė procesin e numėrimit. 25.3 Cilido anėtar i KKV-sė i cili ankohet pėr rezultatet e shėnuara nė VV mund ta shėnojė mendimin e vet mospajtues nė Librin e Votimit dhe mund tė parashtrojė ankesėn nė PZAP. Neni 26 Pėrsėritja e votimit 26.1 Para certifikimit tė rezultateve zgjedhore, ėshtė nė kompetencė tė PZAP-it, nė raste tė jashtėzakonshme tė anulojė rezultatet nė njė vendvotim apo qendėr votimi, dhe ta urdhėrojė KQZ-nė tė pėrsėrisė votimin nė njė qendėr votimi apo vendvotim, nėse konsideron se ka ndikim nė rezultatet finale, nė pėrputhje me nenin 120.1 (b) tė Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme dhe nenit 28 tė Ligjit pėr Zgjedhjet Lokale. Nė kėtė rast tė njėjtat rregulla do tė aplikohen pėr pėrsėritjen e votimit. Neni 27 Zbatimi 27.1 KQZ pėr zbatimin e kėsaj rregulle do te miratojė Doracakun e trajnimeve mbi procedurat e votimit dhe numėrimit ne vendvotim. 27.2 Pėr zbatimin e te gjitha kėtyre veprimeve Sekretariati i KQZ-sė do tė organizojė trajnimin e KKZ-se, KVV, stafin e QV-ve, si dhe stafin jo permanent. 27.3 KQZ-ja do te pėrgatite pako informuese pėr vėzhgues. Neni 28 Dispozitat kalimtare dhe pėrfundimtare 28.1 Me hyrjen nė fuqi tė kėsaj rregulle, shfuqizohet Rregulla Zgjedhore numėr 09/2009 Votimi dhe Numėrimi Brenda Vendvotimeve nė Nivelin e Komisionit Komunal Zgjedhore, e datės 25.06.2009. 28.2 Pjese pėrbėrėse e kėsaj rregulle janė edhe shtojcat: Shtojca – I FPR- Zgjedhjet Parlamentare Shtojca – II FPR- zgjedhjet pėr Kuvendin Komunal Shtojca- III FPR- Zgjedhjet pėr Kryetar Komune Neni 29 Hyrja nė fuqi Kjo rregull hyn nė fuqi mė datė 02.07.2013. Kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve Valdete Daka 1