Nė bazė tė nenit 7, 8, 9 dhe 64.2 pika (a) dhe (b), 128 tė Ligjit nr. 03/L-073 pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės dhe Ligjit nr. 03/L-256 pėr Ndryshimin dhe Plotėsimin e Ligjit nr. 03/l-073 pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės dhe nenit 12 tė Ligjit pėr Zgjedhjet Lokale nė Republikėn e Kosovės nr.03/L-072, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me datė 02.07.2013, nxjerr: RREGULLĖN ZGJEDHORE Nr. 02/2013 KRIJIMI, KONFIRMIMI DHE KUNDĖRSHTIMI I LISTĖS SĖ VOTUESVE Neni 1 Dispozitat e Pėrgjithshme Kjo rregull ka pėr qėllim krijimin, konfirmimin dhe kundėrshtimin e listės sė votuesve, procesin e kundėrshtimit dhe konfirmimit, publikimin e listės sė votuesve dhe shpėrndarjen, si dhe parimet e mbrojtjes sė tė dhėnave personale gjatė kėtij procesi. Neni 2 Pėrkufizimet 2.1 Pėr qėllime tė kėsaj rregulle, me Listė tė Votuesve (LV) nėnkuptohet lista e tė gjithė votuesve me tė drejtė vote, siē pėrcaktohet me nenin 7.1 tė Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės. 2.2 Regjistri Qendror Civil do tė thotė regjistri i banorėve tė pėrhershėm, sipas Ligjit pėr Shtetėsinė dhe sipas Ligjit mbi Zgjedhjet e Pėrgjithshme; 2.3 Periudha e kundėrshtimit dhe e konfirmimit do tė thotė periudha kohore pas shpalljes sė ditės sė zgjedhjeve nga Presidenti i Kosovės, gjatė sė cilės votuesit me tė drejtė vote mund tė kundėrshtojnė pasaktėsitė ose lėshimet nė Listėn e Votuesve nė vendet e caktuara nga KQZ-ja dhe nė pėrputhje me rregullat dhe procedurat e themeluara nga KQZ-ja. Neni 3 Procesi i krijimit tė Listės sė Votuesve 3.1 KQZ-ja mban Listėn e Votuesve dhe siguron qė Lista e Votuesve ėshtė e saktė dhe e azhurnuar, dhe e njėjta pėrmban: a) ekstraktin mė tė vonė nė dispozicion nga Regjistri Qendror Civil i tė gjithė votuesve me tė drejtė vote, tė cilėt janė regjistruar si qytetarė tė Kosovės sipas Ligjit pėr Shtetėsinė; b) tė gjithė votuesit me tė drejtė vote jashtė Kosovės tė cilėt nė mėnyrė tė suksesshme kanė aplikuar pėr votim jashtė Kosovės. 3.2 Regjistri Qendror Civil pajis KQZ-nė me tė gjitha informatat pėrkatėse qė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kėrkon pėr tė mirėmbajtur Listėn e Votuesve nė pajtim mė afatet kohore tė caktuara nga KQZ-ja. 3.3 Me qėllim tė krijimit tė listės sė votuesve, KQZ-ja gjatė procesit zgjedhor pranon tri (3) herė ekstraktin e regjistrit civil nga Agjencia e Regjistrimit Civil. Herėn e parė, jo mė vonė se dy ditė pas shpalljes sė datės sė zgjedhjeve, herėn e dytė jo mė vonė se 3 ditė para fillimit tė periudhės sė kundėrshtimit dhe konfirmimit tė Listės sė Votuesve, si dhe herėn e tretė jo mė vonė se dy (2) ditė pas pėrfundimit tė periudhės sė kundėrshtimit dhe konfirmimit tė LV-sė. 3.4 Ekstrakti i regjistrit civil duhet tė pėrmbajė tė gjithė qytetarėt e regjistruar tė moshės 18 vjeēare e mbi, duke pėrfshirė edhe ata qė i mbushin 18 vjet deri nė ditėn e zgjedhjeve. Informatat personale qė do tė sigurohen pėr secilin qytetar, janė: emri, mbiemri, data e lindjes sė tij/saj, gjinia, emri i njėrit prind, numri personal, data e regjistrimit civil, komuna, qendra komunale e regjistrimit civil, kodi i komunės, emri i vendbanimit, adresa, UD-Kodi i vendbanimit dhe P-kodi i vendbanimit. 3.5 Gjykata kompetente duhet tė dorėzojė tė dhėnat nė KQZ pėr personat tė cilėve u ėshtė marrė zotėsia e veprimit me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė. Kėto tė dhėna dorėzohen ashtu siē kėrkohet nga KQZ-ja. KQZ-ja jo mė vonė se dhjetė (10) ditė para se tė fillojė periudha e kundėrshtimit dhe konfirmimit tė LV-sė, duhet tė kėrkojė nga Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės tė dorėzojė listėn e personave tė cilėve u ėshtė marrė zotėsia e veprimit me vendim gjyqėsor. Tė dhėnat personale tė kėtyre personave duhet tė pėrfshijnė: emrin, mbiemrin, datėn e lindjes sė tij/saj, numrin personal dhe adresėn. 3.6. KQZ-ja para fillimit tė periudhės sė kundėrshtimit dhe konfirmimit tė LV-sė, do t’i largojė nga LV emrat e personave qė me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė u ėshtė marrė zotėsia e veprimit. 3.7 Lista e Votuesve do tė pėrmbajė: a) tė gjithė qytetarėt me tė drejtė vote qė votojnė nė Kosovė tė renditur sipas alfabetit dhe komunės. Informatat personale qė do tė sigurohen pėr secilin votues janė: mbiemri, emri, data e lindjes sė tij/saj, numri personal, adresa dhe qendra e votimit ku ai/ajo ėshtė caktuar tė votojė, dhe b) tė gjithė votuesit me zotėsi juridike qė votojnė nga jashtė Kosovės tė renditur sipas alfabetit. Informatat personale qė do tė sigurohen pėr secilin votues janė: mbiemri, emri, data e lindjes sė tij/saj, numri personal kur ėshtė e mundur dhe adresa. 3.8 Me Periudhėn e Kundėrshtimit dhe tė Konfirmimit nėnkuptohet periudha kohore nė mes 54 ditėve dhe 40 ditėve para ditės sė zgjedhjeve, e shpallur nga Presidenti i Kosovės, gjatė sė cilės votuesit me tė drejtė vote mund tė kundėrshtojnė pasaktėsitė dhe lėshimet nė LV nė pajtim me procedurat e themeluara me kėtė rregull zgjedhore dhe tė gjitha dispozitat ligjore nė zbatim. 3.9 Para se tė fillojė Periudha e Kundėrshtimit dhe Konfirmimit, KQZ-ja do tė vejė LV-nė nė dispozicion nė zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ) nė secilėn komunė. KKZ-tė mund tė caktojnė lokacion shtesė pėr ta vendosur LV-nė, nė pėrputhje me Ligjin pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale, kur ėshtė e nevojshme pėr t’u dhėnė votuesve mė shumė mundėsi qė tė kenė qasje nė LV, nė komunėn e tyre. 3.10 Lista e Votuesve qė ėshtė vėnė nė disponim tė publikut gjatė periudhės sė Kundėrshtimit dhe Konfirmimit, nuk duhet tė pėrmbajė numrat personalė tė votuesve, po ashtu Lista e Votuesve me tė cilėn pajisen subjektet politike tė certifikuara dhe vėzhguesve tė akredituar, duhet tė jetė nė format elektronik dhe nuk duhet tė pėrmbajė numrin personal. 3.11 Para ditės sė zgjedhjeve, KQZ-ja do ta certifikojė LV-nė e cila ėshtė e themeluar nė pajtim me dispozitat ligjore nė fuqi, pasi qė publiku ka pasur mundėsi t’i sfidojė pasaktėsitė dhe mangėsitė. Neni 4 Procesi i Kundėrshtimit dhe Konfirmimit 4.1 Ēdo votues me zotėsi juridike, siē ėshtė specifikuar nė nenin 5 tė Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės, mund tė ketė qasje dhe tė sfidojė LV-nė, ose ēdo pasaktėsi ose mangėsi nė LV, gjatė Periudhės sė Kundėrshtimit dhe tė Konfirmimit, ēdo ditė pune nga e hėna deri tė premten, prej orės 09:00 deri 12:00 dhe prej orės 13:00 deri 16:00 nė hapėsirat e Komisionit Komunal tė Zgjedhjeve (KKZ) nė secilėn komunė. 4.2 Vėzhguesit e akredituar tė zgjedhjeve mund tė vėzhgojnė Periudhėn e Kundėrshtimit dhe Konfirmimit nė tė gjitha lokacionet ku LV-ja ėshtė vėnė nė dispozicion pėr shikim. 4.3 Ēdo votues me zotėsi juridike mund tė shqyrtojė ose tė sfidojė LV-nė, ashtu siē pėrcaktohet nė nenin 4.1, me kusht qė ai/ajo tė identifikohet siē duhet para KKZ-sė, duke paraqitur njėrin nga dokumentet e mėposhtme tė identifikimit: a) letėrnjoftimin e vlefshėm; b) dokumentin e udhėtimit tė vlefshėm; c) pasaportėn e vlefshme; d) patentė-shoferin e vlefshėm. 4.4 Ēdo votues me zotėsi juridike i regjistruar suksesshėm pėr programin e Votimit Jashtė Kosovės, mund ta shqyrtojė LV-nė, nė ueb-faqen zyrtare tė KQZ-sė, siē parashihet nė nenin 4.1 tė kėsaj rregulle. Votuesi i regjistruar suksesshėm pėr Votimin Jashtė Kosovės mund ta sfidojė LV-nė, duke paraqitur ai/ajo nė mėnyrė tė rregullt veten, me njėrin nga dokumentet e identifikimit qė pasojnė: a) dokumentin valid me foto; b) dėftesėn e regjistrimit si votues jashtė Kosovės. 4.5 Njė person, i cili e identifikon veten me njė dokument identifikimi siē parashihet nė Nenin 4.3 dhe 4.4, mund tė kėrkojė korrigjim ligjor nė gjykatėn e shkallės sė parė, nė pajtueshmėri me Ligjin mbi Zgjedhjet e Pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės, nėse ai/ajo konstaton se emri i tij/saj nuk gjendet nė LV. 4.6 Personi qė dėshiron tė kundėrshtojė njė emėr, pėr tė cilin ai/ajo mendon se nuk duhet tė jetė nė LV, mund tė kėrkojė korrigjim ligjor nė gjykatėn e shkallės sė parė, nė pajtueshmėri me Ligjin mbi Zgjedhjet e Pėrgjithshme tė Republikės se Kosovės. Neni 5 Shpėrndarja e Kopjeve tė Listave tė Votuesve 5.1 Sekretariati i KQZ-sė i siguron LV-nė ēdo personi kontaktues tė secilit subjekt politik tė certifikuar, para fillimit tė periudhės sė kundėrshtimit dhe konfirmimit. 5.2 Ēdo pėrdorim i LV-sė nga subjektet politike tė certifikuara qė ėshtė nė kundėrshtim me Kodin e Mirėsjelljes tė Subjekteve Politike dhe pėrkrahėsve tė tyre, ose dispozitat ligjore tė Ligjit pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale, paraqet shkelje tė kėtyre dispozitave. 5.3 Sipas kėrkesės individuale tė vėzhguesit tė akredituar tė zgjedhjeve, KQZ/SKQZ tė do tė sigurojė kopje tė LV-sė gjatė periudhės sė zgjedhjeve. Neni 6 Procesi i Gjykimit Ne rast se personi kėrkon korrigjim ligjor nė pajtim me nenin 4.5 dhe 4.6 tė kėsaj rregulle dhe gjykata e shkallės sė parė brenda autoritetit tė tij vendos qė kėrkesa e personit ėshtė nė pajtueshmėri me dispozitat ligjore ne fuqi, gjykata e shkallės sė parė ka autoritetin pėr tė urdhėruar KQZ-nė pėr tė marrė masa riparuese pėr ēėshtje nė lidhje me kėrkesat qė kanė tė bėjnė me LV-tė. Neni 7 Parimet pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale 7.1 Subjektet politike tė certifikuara dhe vėzhguesit e akredituar do ta shqyrtojnė LV-nė vetėm me qėllim tė verifikimit tė integritetit tė LV-sė dhe mund tė pėrcjellin periudhėn e kundėrshtimit dhe konfirmimit. Bazuar nė legjislacionin pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale, subjektet politike tė certifikuara dhe vėzhguesit e akredituar do tė konsiderohen kontrollues tė tė dhėnave. 7.2 Subjekteve politike tė certifikuara dhe vėzhguesve tė akredituar nuk iu lejohet tė: a) tė krijojnė bazė tė tė dhėnave tė votuesve, apo tė pėrdorin LV-nė qė tė azhurnojnė ēfarėdo baze tė tyre tė tė dhėnave; b) tė bėjnė kopje apo ekstrakt tė LV-sė nė kundėrshtim me qėllimet e nenit 7.1 tė kėsaj rregulle; c) tė transferojnė LV-nė apo tė dhėnat personale nga LV-ja tek palėt e treta; d) tė shfrytėzojnė LV-nė pėr fushatė tė planifikuar zgjedhore. 7.3 Vėzhguesve tė akredituar nuk iu lejohet qė: a) t’i asistojnė cilit do votues apo stafi tė KKZ-sė nė identifikimin e votuesve nė LV apo nė pėrgatitjen e kėrkesės pėr t’ia paraqitur gjykatės sė shkallės sė parė; b) tė kenė qasje nė numrin personal tė votuesve nė LV e cila pėrdoret nga KKZ-ja gjatė periudhės sė kundėrshtimit dhe konfirmimit. 7.4 Subjektet politike tė certifikuara dhe vėzhguesit e akredituar duhet t’i shkatėrrojnė tė gjitha kopjet e LV-sė nė posedim tė tyre jo mė vonė se 15 ditė pas certifikimit tė rezultateve tė zgjedhjeve nga KQZ-ja. Neni 8 Dispozitat Kalimtare dhe Pėrfundimtare Me hyrjen ne fuqi te kėsaj rregulle, shfuqizohet Rregulla Zgjedhore numėr 02/2008 Periudha e Kundėrshtimit dhe Konfirmimit tė Listės Votuese, e datės 25.06.2009. Neni 8 Hyrja nė fuqi Kjo rregull zgjedhore hyn ne fuqi me datė 02.07.2013. Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Valdete Daka 1