1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 31 / 15 QERSHOR 2008 LIGJI NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në bazë të nenit 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Me qëllim të organizimit të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike për Kuvendin e Kosovës, dhe me qëllim të fuqizimit të qeverisjes demokratike në Kosovë, Miraton: LIGJ PËR ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME NË KOSOVË KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi i Ligjit Ky ligj ka për qëllim të rregullojë: a) sistemin zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës; b) financimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës; c) njohjen dhe mbrojtjen e të drejtës për të votuar dhe kriteret për pranueshmërinë e votës; d) mirëmbajtjen e listës së votuesve; e) regjistrimin e partive politike dhe certifikimin e subjekteve politike; f) përgjegjësitë dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; g) krijimin dhe funksionimin e Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; h) organizimin dhe funksionimin e komisioneve dhe këshillave të zgjedhjeve; i) rregullat për akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve, si dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre; j) kufizimet e shpenzimeve për fushatë dhe obligimet për publikim financiar; k) mbulimin e fushatave zgjedhore nga mediat; l) kodin e mirësjelljes së subjekteve politike, kandidatëve të tyre dhe mbështetësve; m) procedurat e votimit, numërimit dhe shpalljes së rezultateve; n) sanksionet dhe gjobat e ngarkuara për shkeljen e dispozitave të këtij ligji. Neni 2 Parimet Themelore 2 Mbajtja dhe administrimi i zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës dhe legjislacioni përkatës zgjedhor udhëhiqen nga parimet në vijim: - Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës mbahen në bazë të votës së lirë, të përgjithshme, të barabartë, të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë në përputhje me këtë ligj dhe rregullat e KQZ-së. - Votuesit me të drejtë vote janë të barabartë në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar dhe për të hedhur numër të barabartë të votave në zgjedhjet e njëjta. - Çdo qytetar i Kosovës ka të drejtën për të votuar dhe për t’u zgjedhur pa diskriminim në bazë të racës, etnisë, ngjyrës, gjuhës, gjinisë, besimit fetar apo bindjes politike, arsimit, përkatësisë sociale apo ndonjë kriteri tjetër të ngjashëm në përputhje me dispozitat e këtij ligji. - Organet e administrimit të zgjedhjeve ndërmarrin aktivitete për edukimin e votuesve me qëllim të rritjes së aftësive të votuesve për procedurat e votimit dhe procedurat e mbrojtjes së të drejtave zgjedhore. Për këtë qëllim, organet e administrimit të zgjedhjeve vejnë në dispozicion materialin edukues në gjuhët e komuniteteve në ato zona gjeografike ku ato komunitete ndodhen dhe përmes mediave që veprojnë në gjuhët e pakicave. - Liria dhe fshehtësia e votës është e garantuar. Askush nuk ka të drejtë të pengojë ndonjë qytetar për të votuar, të detyrojë atë të votojë në një mënyrë të caktuar, të mbajë atë përgjegjës për votën, ose të kërkojë kundër dëshirës së tij/saj që të zbulojë votën e tij/saj ose arsyet për mos votim. - Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës reflektojnë përfaqësimin gjeografik të të gjitha rajoneve të Kosovës. - Të gjitha subjektet politike janë të lira të bëjnë fushatë dhe të bëjnë propagandë zgjedhore në media, përmes organizimit të ngjarjeve politike dhe botimit e shpërndarjes së materialeve për fushatë në çfarëdo mënyre ligjore në përputhje me rregullat dhe legjislacionin në fuqi. - Subjektet politike kanë mundësi të barabartë për emisione në radio dhe televizion, fonde publike dhe forma të tjera të mbështetjes. - Përdorimi i zyrave publike, burimeve ose personelit të cilitdo institucion në nivel qendror ose lokal me qëllim të mbështetjes së një subjekti politik në zgjedhje është rreptësishtë i ndaluar. - Subjektet politike nuk mund të shfrytëzojnë nëpunësit civil që përdorin pozitën, burimet, ose personelin për fushatë gjatë zgjedhjeve. - Të gjitha subjektet politike dhe organet zgjedhore janë të obliguara t’i respektojnë kërkesat për kuotën e gjinisë siç përcaktohet me këtë ligj. - Të gjitha subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe të gjitha institucionet tjera janë të obliguara të respektojnë parimet themelore të përcaktuara në këtë nen dhe të ndërmarrin të gjitha masat për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të mirë-informuara në një atmosferë të tolerancës demokratike, paqes dhe respektit për sundimin e ligjit. Neni 3 Përkufizimet Për qëllim të këtij ligji, “Aktiviteti i Fushatës Politike” do të thotë çfarëdo tubimi ose fjalimi politik, mbledhje, prezantim publik, ose ndonjë aktivitet i përgatitur për të propaganduar mesazh politik në lidhje me zgjedhjet; “Borxhi” do të thotë të gjitha shumat monetare të cilat subjekti politik është i detyruar t’ua paguajë personave të tjerë; “Burime” përfshijnë artikujt e prekshëm dhe të paprekshëm siç janë përcaktuar në rregullat e një institucioni, sikurse janë automjetet, materialet shpenzuese, fotokopja, telefoni, telefoni celular, pajisjet e zyrës, objektet; 3 “Fletë bilanci” do të thotë deklarimi financiar i subjekteve politike i pasurive, detyrimeve dhe kapitalit siç është e përkufizuar në këtë nen; “Formulari i Përputhjes së Rezultateve” (FPR) do të thotë formulari i miratuar nga KQZ-ja para çdo zgjedhjeve për qëllim të përputhjes së votave në një vendvotim; “Kandidati” do të thotë kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, i cili garon në emër të një partie politike apo nisme qytetare; “Kandidati i pavarur” do të thotë kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, i cili nuk i takon asnjë partie politike ose nisme qytetare dhe nuk garon në emër të asnjë subjekti tjetër politik; “Kapitali” do të thotë ndryshimi ndërmjet pasurive dhe borxheve; “Koalicioni” do të thotë koalicioni i dy ose më shumë subjekteve politike; “Komisioni Komunal i Zgjedhjeve” (KKZ) është organ përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore brenda territorit të komunës; “KZAP” do të thotë Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, një organ i pavarur përgjegjës për vendosjen për parashtresat dhe ankesat në lidhje me procesin zgjedhor; “Komuna” ka kuptimin e termit sipas nenit 124 të Kushtetutës së Kosovës; “Komuniteti” do të thotë banorët që i përkasin një grupi të njëjtë kombëtar, etnik, gjuhësor ose fetar, tradicionalisht të pranishëm në territorin e Kosovës; “ Kontributi” do të thotë dhurata, ndihma ose donacioni i cilitdo lloj që i jepet subjektit politik, qoftë në para të gatshme apo në të mira materiale, dhe përfshinë pagesën e borxheve të subjektit dhe sigurimin jo në baza komerciale, të pasurisë, të huas, të shërbimeve dhe të objekteve për shfrytëzim ose përfitim të subjektit. Shërbimet që i ofrohen subjektit politik nga individë në mënyrë vullnetare jashtë orarit të tyre të punës dhe pa pagesë nuk konsiderohen kontribute. Kontributi realizohet atëherë kur subjekti politik përfiton nga kontributi; “KQZ” do të thotë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, organ i pavarur i ekspertëve përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve; “Kushtetuta” do të thotë Kushtetuta e Republikës së Kosovës; “Kuvendi” do të thotë Kuvendi i Kosovës; “Lista përfundimtare e votuesve” (LPV) do të thotë lista e votuesve ashtu siç përcaktohet në nenin 8.6 të këtij ligji; “Lista Përfundimtare e Votuesve të Vendvotimit” (LPV VV) do të thotë lista e votuesve të cilët janë caktuar të votojnë në një VV të rregullt, e cila mban nënshkrimin e atyre anëtarëve të cilët kanë hedhur votat e rregullta në atë VV; “Lista e votuesve me kusht” (LVK) do të thotë lista e zbrazët e votuesve që do të përdoret në VV-të ku hidhen fletëvotimet me kusht; “Lista e Votuesve” (LV) do të thotë lista e të gjithë votuesve me të drejtë vote për zgjedhje siç përcaktohet në nenin 7.1 të këtij ligji; “Media” do të thotë të gjitha televizionet dhe radiostacionet që transmetojnë në territorin e Kosovës dhe të cilët janë të licencuara nga Komisioni i Pavarur për Mediave, duke përfshirë edhe mediat e shkruara; “Ngjarje” do të thotë tubim politik në mjedis të mbyllur ose të hapur, mbledhje, marsh ose vargan, fjalim ose ndonjë aktivitet tjetër i ngjashëm i caktuar për të shpërndarë mesazh politik në mënyrë që të fitohet mbështetje nga votuesit; “Nisma Qytetare” do të thotë grupi i personave të cilët bashkohen vullnetarisht mbi bazën e një ideje, interesi ose pikëpamje të përbashkët, me qëllim zgjedhjen e kandidatëve të tyre, por që nuk dëshirojnë të formojnë parti politike; 4 “Organizata Jo-Qeveritare” (OJQ) do të thotë çdo organizatë jo-qeveritare e regjistruar në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi; “Pagesa” do të thotë transferimi i pagesës me vlerë, përfshirë dhe pagesën në formë të mallrave dhe shërbimeve. Pagesa bëhet në kohën kur merret përfitimi nga pagesa; “Parti politike” do të thotë një organizim i individëve të cilët janë bashkuar vullnetarisht mbi bazën e ideve, interesit dhe pikëpamjeve të përbashkëta, me qëllim të ushtrimit të ndikimit dhe pasjes së përfaqësuesve të tyre të zgjedhur në zyrë publike, ose siç e përcaktuar ndryshe me legjislacionin në fuqi; “Pasuria” do të thotë e tërë pasuria e paluajtshme ose e luajtshme në pronë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, përfshirë paratë e gatshme në dorë ose depozitat bankare, si dhe të ardhurat që burojnë prej tyre nga shitja, kalimi në posedim të një personi të tretë apo marrëveshje tjetër, vlera e bizneseve në pronësi dhe çdo send në zotërim që ka vlerë më të madhe se pesëqind euro (500 €) dhe me jetëgjatësi ekonomike më të gjatë se tri (3) vjet; “Periudha e kundërshtimit dhe e konfirmimit” do të thotë periudha kohore pas shpalljes së ditës së zgjedhjeve nga Presidenti i Kosovës, gjatë së cilës votuesit me të drejtë vote mund të kundërshtojnë pasaktësitë ose lëshimet në Listën e Votuesve në vendet e caktuara nga KQZ-ja dhe në përputhje me rregullat dhe procedurat e themeluara nga KQZ-ja; “Periudha e fushatës” do të thotë periudha prej tridhjetë (30) ditëve për fushatën zgjedhore të subjekteve politike e cila përfundon një (1) ditë para ditës së zgjedhjeve; “Personi kontaktues” do të thotë personi i cili është i autorizuar të komunikoj në emër të subjektit politik me zyrën për çështje jo-financiare; “Përfaqësuesi financiar” do të thotë personi që është personalisht përgjegjës për mbajtjen e shënimeve financiare të subjektit politik, duke siguruar pajtueshmërinë e subjektit me këtë ligj dhe duke komunikuar me Sekretariatin e KQZ-së lidhur me raportet për deklarimin e financave të fushatës së subjektit; “Pikë publicitare politike” do të thotë një reklamë e vetme e natyrës politike që përfaqëson pikëpamjet e subjektit politik të certifikuar që transmetohet nga transmetuesi medial; “Nëpunësi publik” përfshinë, por nuk kufizohet në, personin në marrëdhënie pune me departamentin e administratës qeveritare, administratës komunale apo ndonjë organi të ngjashëm, paga e të cilit bëhet nga fondet e siguruara nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës; “Qasja e drejtë” do të thotë qasje e drejtë dhe e përpjesshme në media të shkruara dhe elektronike në kuptim të periudhave kohore të mbulimit nga mediat, vendosjes së numrit të rreshtave në mediat e shkruara, pa diskriminim për ose kundër cilitdo subjekt të veçantë të certifikuar; “Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve” (QNR) do të thotë lokacioni ku numërohen fletëvotimet me kusht (FK-të), fletëvotimet jashtë Kosovës, dhe çdo fletëvotim i rregullt siç kërkohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) apo Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, FPR-të nga secili VV auditohen dhe tabelohen, dhe rezultati përfundimtar përpilohet; “Qendra e Votimit” (QV) do të thotë ndërtesa ku ndodhen një apo më shumë vendvotime për qëllim të votimit në zgjedhje dhe përfshinë një hapësirë publike brenda rrezes 25 metra nga dera e hyrjes në ndërtesë; “Regjistri Qendror Civil” do të thotë regjistri i banorëve të përhershëm, sipas Ligjit për Shtetësinë dhe sipas këtij ligji; “SKQZ” do të thotë Sekretariati i KQZ-së; “Subjekti politik” do të thotë parti politike, koalicion, nismë qytetare ose kandidat i pavarur; “Subjekti(et) i certifikuar politik” do të thotë subjekti politik, që është partia politike, koalicioni i partive politike, nisma qytetare ose kandidati i pavarur, i cili është i certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përputhje me këtë ligj dhe me rregullat e KQZ-së; 5 “Shpenzimi” do të thotë pagesa e bërë për mallra ose për blerje të mallrave, materialeve, punës, ose shërbimeve, qofshin ato të prekshme ose të paprekshme. Shpenzimi bëhet në datën kur bëhet pagesa ose blerja ose në datën kur sigurohen mallrat, materialet, puna ose shërbimet, cilado që bëhet më parë; “Shpenzimi për fushatë” do të thotë çdo pagesë e bërë për mallra ose blerje te mallrave, materialeve, punës, shërbimeve, qofshin ato të prekshme ose të paprekshme, me qëllim të ndikimit të drejtpërdrejtë në zgjedhje, pavarësisht nëse bëhen për mbështetje të kandidatit të posaçëm, partisë politike, koalicionit ose nismës qytetare, siç janë shpenzimet për reklamim në mediat e shtypura; prodhimin e spoteve transmetuese; materialet e fushatës, përfshirë pamfletet, posterët, butonat; ekspozim të reklamave, përfshirë stendat e afishimit dhe prodhimin e tyre; kontributet bamirëse. Këto nuk përfshijnë shpenzimet e bëra në mbështetje të veprimtarive të rregullta të subjektit politik. Mallrat ose shërbimet për të cilat pagesat janë bërë para ose pas periudhës së fushatës, për përdorim gjatë periudhës së fushatës, po ashtu konsiderohen si shpenzime për fushatë; “Shtetasi i Kosovës”/banor i përhershëm i Kosovës është ai individ që i plotëson kriteret e përcaktuara në nenin 28 të Ligjit për Shtetësinë; “Të ardhura” do të thotë çdo shumë monetare e pranuar si kuotë anëtarësie ose tarifë; qiraja; kontributet nga jashtë nga individët, bizneset ose organizatat e çfarëdo lloji; donacionet; vlera e kontributeve në formë të mallrave dhe shërbimeve (bamirëse) kontributet dhe çfarëdo pagese për subjektin politik; “Transmetuesi në shërbim publik” do të thotë organizata e transmetuesit publik jofitimprurës të Kosovës, siç përcaktohet me Ligjin për Radio-Televizionin e Kosovës; “Transmetuesi privat” do të thotë transmetuesi i cili nuk është në pronësi publike; “Tribunali” do të thotë Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ); “Vendvotimi” (VV) do të thotë një dhomë, sallë ose objekt i ngjashëm për qëllim të votimit në Ditën e Zgjedhjeve dhe që, po ashtu, përfshinë hapësirën publike me rreze prej 25 metra të hyrjes në ndërtesë në të cilën ndodhet vendvotimi; “Vëzhguesi i akredituar” do të thotë përfaqësuesi i një subjekti të certifikuar politik, organizate joqeveritare, qeveritare ose ndërqeveritare, organizate ndërkombëtare të specializuar dhe të përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vendi të huaj, ose media, që ka dorëzuar kërkesën për vëzhgim të zgjedhjeve dhe ka marrë miratimin nga KQZ-ja në pajtim me këtë ligj dhe me rregullat e KQZ-së; “Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta” (VPNV) do të thotë marrëveshjet e bëra dhe procedurat e ndjekura për ata votues me të drejtë vote në Kosovë të cilët nuk mund të votojnë personalisht në VV-në në të cilën janë caktuar për Ditën e Zgjedhjeve; “Votuesi jashtë Kosovës” do të thotë aplikuesi i suksesshëm nga jashtë Kosovës që përdor një nga mënyrat e votimit jashtë territorit të Kosovës, siç është e saktësuar në rregullat e KQZ-së; “Zgjedhje” do të thotë zgjedhje për Kuvendin e Kosovës; “Zyra” do të thotë Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim në kuadër të KQZ-së që vepron ashtu siç është e saktësuar me legjislacionin në fuqi. Neni 4 Data e Shpalljes së Zgjedhjeve 4.1 Pas konsultimit me partitë politike, Presidenti i Kosovës cakton dhe shpall datën e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. 4.2 Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës mbahen në ditën e diel çdo katër (4) vjet. Zgjedhjet nuk mbahen më herët se gjashtëdhjetë (60) ditë dhe mbahen në jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit. 4.3 Sipas kompetencave të Presidentit të përcaktuara me Kushtetutë, vendimi i Presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve bëhet jo më herët se gjashtë (6) dhe jo më vonë se katër (4) muaj para datës së zgjedhjeve. Vendimi përmban datën e zgjedhjeve. 6 4.4 Kuvendi i Kosovës zgjidhet për një mandat katër (4) vjeçar, i cili fillon që nga dita e seancës konstitutive e cila mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga shpallja zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve. 4.5 Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës zgjedhjet e parakohshme caktohen nga Presidenti jo me vonë se dhjetë (10) ditë pas shpërndarjes. Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen më herët se tridhjetë (30) ditë dhe me vonë se dyzetë e pesë (45) ditë pas shpërndarjes. Zgjedhjet e parakohshme rregullohen nga ligjet dhe rregullat e njëjta të KQZ-së sikurse edhe zgjedhjet tjera, përveç se KQZ-ja mund të ndryshojë afatet kohore sipas nevojës në pajtim me rrethanat. 4.6 Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve bëhet publik në ‘Gazetën Zyrtare të Kosovës’. KREU II E DREJTA PËR TË VOTUAR, LISTA E VOTUESVE DHE PERIUDHA E KUNDËRSHTIMIT DHE KONFIRMIMIT PËR LISTËN SË VOTUESVE Neni 5 E drejta për të votuar 5.1 Çdo person ka të drejtë për të votuar në zgjedhje në përputhje me këtë ligj nëse i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet në ditën kur mbahen zgjedhjet dhe e plotëson njërin prej kritereve vijuese: a) është i regjistruar si qytetar i Kosovës në Regjistrin Qendror Civil; b) banon jashtë Kosovës ose ka lëshuar Kosovën në apo pas 1 janarit 1998, me kusht që t’i plotësojë kriteret e parapara sipas ligjit në fuqi për të qenë qytetar i Kosovës; apo c) ka fituar statusin e refugjatit, siç është përkufizuar në Konventën Lidhur me Statusin e Refugjatëve të 28 korrikut 1951 dhe Protokollin e saj të 16 dhjetorit 1966, në apo pas 1 janarit 1995, dhe ka të drejtë për t’u regjistruar në Regjistrin Qendror Civil si banor i Kosovës; 5.2 Asnjë person nuk mund të votojë nëse: a) është duke vuajtur dënimin e shqiptuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (“Tribunali”); b) është i akuzuar nga Tribunali dhe ka dështuar t’i bindet urdhrit për t’u paraqitur para Tribunalit; ose c) është shpallur mentalisht i paaftë me vendim të prerë gjyqësor. Neni 6 Votimi brenda dhe jashtë Kosovës 6.1 Çdo person me të drejtë vote ka të drejtë të votojë në Kosovë në ditën e zgjedhjeve dhe në zonën zgjedhore ku ai apo ajo është i regjistruar, me kusht që emri i tij apo saj paraqitet në Regjistrin Qendror Civil ose është regjistruar si qytetar i Kosovës në një datë të caktuar nga KQZ-ja. 6.2 Votuesi me të drejtë vote i cili përkohësisht banon jashtë, ose është zhvendosur nga, Kosova ka të drejtë të votojë në zgjedhje sipas procedurave dhe afateve kohore të përcaktuara në këtë ligj. Neni 7 Lista e Votuesve 7.1 KQZ-ja mban Listën e Votuesve dhe siguron që Lista e Votuesve është e saktë dhe e azhuruar, dhe e njëjta përmban: 7 a) ekstraktin më të vonë në dispozicion nga Regjistri Qendror Civil i të gjithë votuesve me të drejtë vote të cilët janë regjistruar si qytetar të Kosovës sipas Ligjit për Shtetësinë; b) të gjithë votuesit me të drejtë vote jashtë Kosovës të cilët në mënyrë të suksesshme kanë aplikuar për votim jashtë Kosovës. 7.2. Të gjithë votuesit me të drejtë vote, të shënuar në mënyrë të kërkuar nga KQZ-ja. Informatat personale të ofruara për secilin votues janë: emri, mbiemri, data e lindjes, adresa dhe Qendra e Votimit ku ai/ajo është caktuar për të votuar. 7.3 Për konfirmimin e të drejtës për votim, KQZ-ja ka qasje në regjistra, të dhëna për vendbanim dhe të dhëna të tjera zyrtare. 7.4 Lista e Votuesve është në dispozicion për të pasur qasje në të ashtu siç parashihet me rregullat e KQZ-së. 7.5 Të gjitha aktivitetet dhe dokumentet e organeve shtetërore, të gjitha paraqitjet dhe të dhënat lidhura me qytetarët e regjistruar në Listën e Votuesve lirohen nga pagesa e tarifave dhe taksave. 7.6 Të dhënat personale të qytetarëve në Listën e Votuesve shënohen në gjuhët dhe alfabetet në të cilat shënimet origjinale mbahen në pajtim me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në Kosovë. 7.7 Gjykata kompetente duhet të dorëzoj të dhënat në KQZ për personat të cilëve u është marrë zotësia e veprimit me vendim gjyqësor të formës së prerë. Këto të dhëna dorëzohen ashtu siç kërkohet nga KQZ-ja. 7.8 Regjistri Qendror Civil pajis KQZ-në me të gjitha informatat përkatëse që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon për të mirëmbajtur Listën e Votuesve në pajtim më afatet kohore të caktuara nga KQZ- ja. 7.9 KQZ-ja u ofron Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (këtu e tutje: KKZ) një kopje elektronike të të gjithë LV-së dhe një kopje të shtypur të LV-së për komunën e tyre. Neni 8 Shqyrtimi i Listës së Votuesve dhe Periudha e Kundërshtimit 8.1 Votuesit me të drejtë vote mund të kundërshtojnë, siç është e përcaktuar në nenin 9, pasaktësitë apo lëshimet në Listën e Votuesve gjatë periudhës së vendosur për atë qëllim nga KQZ-ja. 8.2 Para fillimit të Periudhës së Kundërshtimit dhe Konfirmimit, pas shpalljes së datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Kosovës, Sekretariati i KQZ-së e bën LV-në të disponueshme në zyrat e KKZ-së në secilën komunë, sikurse është përcaktuar me rregullat e KQZ-së dhe në pajtim me rregullat për mbrojtjen e të dhënave. Përveç kësaj, KKZ-ja mund të përcaktojë lokacione shtesë për të publikuar LV-të kur kjo është e nevojshme për të siguruar qasje në të brenda komunës së saj. 8.3. Vendimet për ndryshimet në LV merren nga gjykata e shkallës së parë. 8.4 Para fillimit të periudhës së kundërshtimit KQZ-ja pajis me LV Personin Kontaktues të secilit subjekt politik të certifikuar. Çdo përdorim i LV-së nga subjektet politike të certifikuara që është në kundërshtim me Kapitullin V për Kodin e Mirësjelljes të Subjekteve Politike dhe Mbështetësve të Tyre dhe Kandidatëve, paraqet shkelje të këtij ligji. Ndryshimet në LV mund të bëhen në përputhje me rregullat e KQZ-së. 8.5 KQZ-ja pajis me LV gjatë periudhës së zgjedhjeve vëzhguesit e akredituar të zgjedhjeve sipas kërkesave të tyre individuale. Vëzhguesit e akredituar të zgjedhjeve mund të vëzhgojnë Periudhën e kundërshtimit dhe konfirmimit në të gjitha lokacionet ku LV-ja është në dispozicion për tu shikuar. 8.6 Pasi që publiku të ketë pasur mundësinë të sfidojë pasaktësitë dhe mangësitë ne Listën e Votuesve, mirëpo para ditës së zgjedhjeve, KQZ-ja vërteton se Lista e Votuesve është në përputhje me ligjin në fuqi. 8 Neni 9 Procedura e kundërshtimit 9.1 Çdo votues me të drejtë vote siç përcaktohet me nenin 5 mund të rishikojë LV-në po qe se: a) identifikon veten saktësisht tek KKZ si person me të drejtë vote në Kosovë që paraqitet në LV dhe ofron një prej dokumenteve identifikuese në vijim: (i) letërnjoftim të vlefshëm; (ii) dokument udhëtimi të vlefshëm; (iii) pasaportë të vlefshme; (iv) leje të vozitjes të vlefshme; ose b) identifikon plotësisht veten para KKZ-së si kandidat i suksesshëm për votues nga jashtë Kosovës me dokument të vlefshëm identifikues me fotografi, dhe dëftesë të regjistrimit jashtë Kosovës. 9.2 Personi që dëshiron të kundërshtojë një emër që mendon se nuk duhet të jetë në LV duhet të dorëzojë ankesë në gjykatën e shkallës së parë duke theksuar qartë faktet që mbështesin kundërshtimin, duke përfshirë provat tjera relevante. 9.3 Personi mund të ngritë ankesë në gjykatën e shkallës së parë nëse zbulon që emri i tij/saj nuk gjendet në LV. Një ankesë e tillë përfshinë çfarëdo prove relevante. Neni 10 Procesi i Vendosjes 10.1 Të gjitha vendimet e gjykatës së shkallës së parë janë përfundimtare, përfshirë vendimet që kanë të bëjnë me përfshirjen apo përjashtimin e emrit nga LV-ja. 10.2 Gjykata e shkallës së parë e njofton KQZ-në dhe çdo palë tjetër ndaj së cilës është ngritur ankesa, dhe u ofron këtyre palëve mundësinë për t’u përgjigjur. Çdo përgjigje ndaj ankesës duhet të pranohet brenda dy (2) ditëve të punës prej njoftimit nga gjykata e shkallës së parë që ankesa është pranuar. 10.3 Gjykata e shkallës së parë brenda pesë (5) ditëve u komunikon vendimet lidhur me ankesat palëve të cilat kanë paraqitur ankesën dhe çfarëdo pale tjetër të cilës i është lëshuar njoftimi në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni. 10.4 Ankesa lidhur me përjashtim të padrejtë nga Lista e Votuesve, e rregullt apo përmes postës, duhet të pranohet nga gjykata e shkallës së parë brenda dyzet (40) ditëve para ditës së zgjedhjeve. 10.5 Gjykata e shkallës së parë nuk do të veprojë ndaj ankesave të cilat nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara në Rregullat e saj të Procedurës. Gjykata e shkallës së parë mund në përgjithësi të refuzojë një ankesë apo grup ankesash nëse ato nuk paraqesin raste prima facie ose ku ankesa apo grupi i ankesave është dukshëm i pabazë. 10.6 Gjykata e shkallës së parë ka autoritetin për të urdhëruar KQZ-në për të marrë masa riparuese për çështje në lidhje me kërkesat që kanë të bëjnë me LV-të. KREU III REGJISTRIMI I PARTIVE POLITIKE DHE CERTIFIKIMI I SUBJEKTEVE POLITIKE Neni 11 Dispozitat e Përgjithshme 11.1 KQZ-ja themelon, brenda SKQZ-së, Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim (“Zyra”). Zyra është përgjegjëse për mirëmbajtjen e regjistrit të partive politike, certifikimin e të gjitha subjekteve politike që do të përfshihen në fletëvotim dhe kufizimin e shpenzimeve të fushatave dhe dispozitave për deklarim financiar të këtij ligji. 11.2 Zyra udhëhiqet nga drejtori ekzekutiv i cili i raporton drejtpërdrejtë KQZ-së. 9 11.3 Të gjitha regjistrimet e mbajtura nga Zyra për regjistrimin e partive politike e formuar brenda Shtyllës së III-të të UNMIK-ut (OSBE) në kohën e hyrjes së këtij ligji në fuqi konsiderohen të jenë të regjistruara nga ky ligj duke iu nënshtruar nenit 18.1 të këtij ligji. 11.4 Partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar në kohën e zgjedhjeve dhe pasi që të plotësojë kërkesën e nenit 15.3 të këtij ligji, përveç nëse e informon Zyrën ndryshe në përputhje me dispozitat e këtij ligji. 11.5 Partia politike e regjistruar ose cilido aplikues tjetër për certifikim në përputhje me këtë ligj konsiderohet si subjekt politik. Zyra krijon dhe mban kuti postare për secilin subjekt politik të certifikuar nga KQZ-ja. E gjithë korrespondenca zyrtare në të shkruar me subjektet politike bëhet përmes Personit Kontaktues dhe kutisë postare përkatëse. Subjektet janë të obliguara që rregullisht të kontrollojnë kutitë postare të tyre që gjenden në KQZ. Neni 12 Regjistrimi i Partive Politike 12.1 Aplikimet për regjistrimin e partive politike mund të dorëzohen në Zyrë në çdo kohë gjatë orëve të rregullta të punës. 12.2 Aplikimet e dorëzuara për regjistrim në Zyrë ndërmjet ditës se deklarimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Kosovës dhe datës së vendosur për tërheqjen e fletëvotimit do të shqyrtohen vetëm nëse aplikimet për certifikim si subjekt politik janë bërë në përputhje me këtë ligj. 12.3. Aplikimet për regjistrimin e partive politike dorëzohen në formën e vendosur nga rregullat e KQZ-së siç e kërkuar nga Zyra, dhe duhet të përfshijnë me sa vijon: a) emrin, mbiemrin, adresën dhe numrin e telefonit të kryetarit të partisë; b) emrin, mbiemrin, adresën dhe numrin e telefonit të përfaqësuesit të autorizuar financiar të partisë; c) emrin, mbiemrin, adresën dhe numrin e telefonit të personit të autorizuar për të komunikuar në emër të partisë me KQZ-në; d) numrin e telefonit dhe adresën postare të zyrës qendrore të partisë; e) deklaratën e nënshkruar nga kryetari i partisë për të respektuar dhe për t’iu përmbajtur Kodit të Mirësjelljes së Partive Politike; f) statutin e partisë; g) çfarëdo shkurtese apo shenje të partisë; h) deklaratën e fundit financiare të partisë; i) datën e konventës më të fundit të partisë; j) emrin dhe adresën e së paku 500 anëtarëve të partisë të cilët banojnë në Kosovë dhe të cilët gjenden në Listën e Votuesve të Kosovës. 12.4 Zyra i shqyrton aplikimet brenda dhjetë (10) ditëve nga pranimi i tyre dhe brenda pesë (5) ditëve nga përfundimi i rishikimit të çfarëdo çështjeje që kërkon sqarim apo ndryshim në formën e aplikimit. 12.5 Brenda tridhjetë (30) ditëve nga pranimi i aplikimit, Zyra e njofton KQZ-në për statusin e aplikimit, duke rekomanduar regjistrimin, duke rekomanduar mos regjistrimin, ose duke saktësuar fusha të tjera që mund të kërkojnë sqarime shtesë. 12.6 Secila parti politike e regjistruar e dorëzon formularin siç përshkruhet nga rregullat e KQZ-së për të vazhduar regjistrimin e saj jo më vonë se 31 marsi i vitit kalendarik. 10 12.7 Dështimi për t’u riregjistruar në përputhje me këtë ligj do të thotë se partia largohet nga regjistri i partive politike. 12.8 Për çfarëdo ndryshimesh sa i përket kryetarit apo zyrtarit për financa të partisë politike, Zyra njoftohet brenda pesë (5) ditëve të punës pas bërjes së ndryshimeve. Neni 13 Auditimi i deklaratave financiare Deklaratat financiare të partisë politike të regjistruar auditohen në baza vjetore në pajtim me dispozitat e këtij ligji. Neni 14 Sanksionimi penal i subjekteve politike 14.1 Sanksioni penal kundër subjektit politik të regjistruar do të thotë çregjistrim i atij subjekti politik, siç përcaktohet nga gjykata. 14.2 Zyrtari i autorizuar financiar i partisë dhe kryetari i partisë janë ligjërisht përgjegjës për saktësinë e të gjitha informatave të dorëzuara në Zyrë, ashtu siç kërkohet me këtë ligj. Neni 15 Certifikimi i subjekteve politike 15.1 Me qëllim të pjesëmarrjes në zgjedhje, subjekti politik duhet të certifikohet për atë qëllim nga KQZ-ja. 15.2. Aplikimet për certifikim mund të dorëzohen në çdo kohë gjatë orëve të rregullta të punës deri gjashtëdhjetë (60) ditë para zgjedhjeve. Asnjë aplikim nuk mund të merret në konsideratë nga Zyra në mes gjashtëdhjetë (60) ditë para zgjedhjeve dhe ditës së zgjedhjeve. 15.3 Partia politike e regjistruar është automatikisht e certifikuar, por duhet të njoftojë Zyrën brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga deklarimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Kosovës për çfarëdo ndryshimi për kryetar të partisë, përfaqësues të autorizuar të partisë, ose përfaqësues financiar të partisë dhe çfarëdo informata të nevojshme lidhur më këso lloj ndryshimesh. 15.4 Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga shpallja e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Kosovës, partia politike e regjistruar e cila nuk dëshiron të certifikohet për zgjedhje duhet të njoftojë Zyrën që nuk garon në zgjedhje, apo që partia politike do të kërkojë certifikim përmes koalicionit në përputhje me këtë ligj. 15.5 KQZ-ja e certifikon subjektin politik me të drejtë pjesëmarrjeje nëse i njëjti e dorëzon aplikimin e plotësuar, në formën e përshkruar dhe në datën e vendosur nga rregullat e KQZ-së. Këto aplikime shoqërohen me të gjithë dokumentacionin e mbështetur të kërkuar nga ky nen si në vijim: a) Certifikata e Regjistrimit (numri personal në rastin e kandidatëve individual); b) emri, mbiemri, adresa dhe numri i telefonit të kryetarit të subjektit ku kjo është e zbatueshme, dhe përfaqësuesit të autorizuar dhe numri i telefonit të zyrës qendrore të subjektit politik; c) kopja e shenjës së partisë, apo në rast koalicionesh, kopja e shenjës e të gjitha partive politike që janë në koalicion dhe çfarëdo shenje të vetë koalicionit; d) emri, mbiemri, adresa dhe numri i telefonit i zyrtarit financiar të subjektit; e) emri, mbiemri, adresa dhe numri i telefonit i personit të ngarkuar me procesin zgjedhor në emër të subjektit; 11 f) deklarata e nënshkruar nga kryetari i partisë, apo bartësi i listës për subjekte të tjera që zotohen për të respektuar dhe vepruar në përputhje me Kodin e Mirësjelljes siç është përcaktuar më tutje në këtë ligj; g) deklarata politike, e cila nuk tejkalon 150 fjalë, dhe në gjuhën apo gjuhët e zgjedhjes së saj, për qëllim të shpërndarjes së votuesve me qëllim të pjesëmarrjes në zgjedhje si votues jashtë Kosovës. Deklarata politike është në përputhje me Kodin e Mirësjelljes të përcaktuar në këtë ligj dhe të nënshkruar nga kryetari apo nënshkruesi i autorizuar për subjektin politik; h) në rast të koalicionit, një deklaratë e nënshkruar nga kryetari i secilës parti politike të regjistruar e cila merr pjesë në koalicion përmes së cilës jepet pëlqimi për të marrë pjesë, duke bërë me dije mënyrën përmes së cilës kandidatët do të radhiten në fletëvotim në mesin e anëtarëve të koalicionit, dhe që zotohen për të respektuar dhe vepruar në pajtim me Kodin e Mirësjelljes së këtij ligji; i) në rastin e nismës qytetare, numrin e letërnjoftimit të udhëheqësit të nismës, përfaqësuesin e autorizuar dhe përfaqësuesin financiar të autorizuar. Në rast të kandidatit të pavarur apo nismës qytetare, kandidati apo udhëheqësi i nismës po ashtu mund të shërbejë si përfaqësues i autorizuar dhe përfaqësues financiar; j) emri, mbiemri, adresa dhe numri i telefonit të udhëheqësit të listës së koalicionit, përfaqësuesit dhe përfaqësuesit financiar; k) në rast të koalicionit, një kopje e çfarëdo shenje të koalicionit; l) Zyra njoftohet për çfarëdo ndryshimi të kryetarit të partisë politike apo zyrtarit për financa brenda pesë (5) ditëve të punës pas bërjes së ndryshimeve. 15.6 Subjekti politik dorëzon me aplikimin e tij certifikatën e pagesës siç është përcaktuar më tutje në nenin 23 të këtij ligji. 15.7 Përveç përjashtimeve të përcaktuara në paragrafin 8 të këtij neni, secili aplikim për certifikim përfshinë numrin e nevojshëm të nënshkrimeve siç parashihet me rregullën e KQZ-së. 15.8 Partia politike që ka marr së paku një (1) ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e fundit të llojit të njëjtë nuk kërkohet të dorëzojë nënshkrimet në mbështetje të aplikimit të saj për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. 15.9 Personi mund të japë nënshkrimin e tij/saj në mbështetje të vetëm një subjekti politik për zgjedhje. 15.10 Çdo subjekt politik është i obliguar që në aplikimin e tij për certifikim, të zotohet me shkrim dhe të nënshkruajë për të respektuar Kodin e Mirësjelljes për Subjekte Politike siç përcaktohet në Kapitullin VI të këtij ligji. 15.11 Çdo subjekt politik në kërkesën e tij tregon nëse dëshiron të hyjë në garë për të fituar ndonjërin prej vendeve të garantuara për përfaqësim të serbëve dhe komuniteteve tjera jo-shumicë të Kosovës, sipas nenit 64 të Kushtetutës. 15.12 Çdo dështim në përmbushjen e kërkesave të këtij neni i jep të drejtë KQZ-së të pezullojë procesin e aplikimit. Përveç kërkesave të certifikimit të këtij Kapitulli, më lartë, KQZ-ja, me pranimin e aplikimit për certifikim nga subjekti politik, përfshirë edhe partinë politike të regjistruar, kërkon nga KZAP-ja të japë konfirmim me shkrim se subjekti politik që aplikon ka paguar plotësisht gjobat në lidhje me cilat do zgjedhje të mëparshme dhe të konfirmojë se nuk ka borxhe tjera të papaguara. 15.13 Të gjitha kërkesat për të tërhequr një subjekt të certifikuar politik nga zgjedhjet i dorëzohen KQZ-së. Neni 16 Shqyrtimi i Aplikimeve për Certifikim 16.1 Zyra shqyrton të gjitha aplikimet për certifikim dhe nëse përcakton se subjekti politik nuk ka plotësuar të gjitha kërkesat e përcaktuara në nenin 15, atëherë Zyra brenda dhjetë (10) ditëve pas pranimit të aplikimit për certifikim dërgon një njoftim me të cilin e informon subjektin politik për arsyen ose arsyet pse aplikimi i tij nuk është i mjaftueshëm. 12 16.2 Aplikuesi i cili pranon njoftimin sipas nenit 12.4 të këtij ligji, ka pesë (5) ditë punë për të dorëzuar aplikimin e korrigjuar apo një shpjegim që adreson brengat e identifikuar në njoftim. 16.3 Zyra i bën rekomandim me shkrim KQZ-së për apo kundër miratimit të secilit aplikim që pranon brenda pesë (5) ditëve nga pranimi i dokumentacionit të plotë. Rekomandimet përmbajnë shpjegim të shkruar për secilin kriter. Asnjë parti nuk certifikohet nëse nuk i plotëson kriteret e përcaktuara më tutje. 16.4 Pas pranimit të rekomandimit nga Zyra, KQZ-ja e miraton ose refuzon aplikimin për certifikim brenda shtatë (7) ditëve të punës. 16.5 Pas vendimit të KQZ-së, Zyra e njofton menjëherë aplikuesin me shkrim rreth statusit të aplikimit dhe në rast të refuzimit, ofron arsyetimin për refuzim dhe e këshillon aplikuesin për të drejtën e tij për t’u ankuar në KZAP brenda pesë (5) ditëve. Neni 17 Partitë Politike 17.1 Partia politike mund të certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhje nëse dëshmon se regjistrimi në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2004/11 nuk është nën pezullim. 17.2 Zyra e informon KQZ-në rreth statusit të regjistrimit të secilës parti politike aplikuese para përfundimit të procedurës së certifikimit. Neni 18 Koalicionet 18.1 Koalicioni mund të certifikohet për të garuar në zgjedhje nën një emër, me kusht që përbëhet vetëm nga partitë politike që kanë të drejtë për t’u certifikuar sipas nenit 15.4 të këtij ligji. 18.2 KQZ-ja e trajton koalicionin si një subjekt politik të vetëm nga dita kur koalicioni është certifikuar nga ajo e deri në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve. Partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi që të jetë certifikuar, derisa rezultatet e zgjedhjeve të certifikohen. 18.3 Pas shpërbërjes së koalicionit, secila nga partitë politike të regjistruara të cilat kanë qenë anëtare të koalicionit janë përgjegjëse për një ndarje të të gjitha borxheve të shkaktuara nga koalicioni në përpjesëtim me marrëveshjen për koalicionin, përfshirë gjobat e papaguara të ngarkuara nga KQZ-ja apo KZAP-i. 18.4 Partia politike që është anëtare e koalicionit nuk mund të marrë pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo si parti politike e veçantë në të njëjtat zgjedhje. Neni 19 Nisma qytetare 19.1 KQZ–ja e trajton nismën qytetare si subjekt politik nga dita e certifikimit të saj deri sa nisma qytetare të dorëzojë raportin përfundimtar të Publikimit Financiar të Fushatës sipas nenit 40.2 (b) të këtij ligji. 19.2 Secili kandidat i certifikuar i listës së nismës qytetare është personalisht përgjegjës për ndarje të barabartë të gjobave të ngarkuara mbi nismën qytetare nga KQZ-ja apo KZAP-i. Neni 20 Kandidatët e Pavarur 20.1 Kandidati i pavarur mund të certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhje, me kusht që ai ose ajo ka të drejtë të jetë kandidat sipas nenit 29 dhe është i/e regjistruar për të votuar. 13 20.2 Kandidati pavarur nuk mund, që në të njëjtat zgjedhje, të kërkojë certifikim si kandidat për një parti politike, koalicion apo nismë qytetare. 20.3 Një kandidat i pavarur nuk mund të tërheqë kandidaturën e tij apo saj para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Neni 21 Emrat Identik apo të Ngjashëm 21.1 KQZ–ja nuk e certifikon subjektin politik me emër apo akronim që është i njëjtë si, apo sipas gjykimit të KQZ-së, është i ngatërrueshëm, mashtrues ose i ngjashëm me, emrin apo akronimin me të cilin një subjekt tjetër politik është certifikuar më herët. 21.2 Nëse dy apo më shumë subjekte politike aplikojnë për certifikim me emra apo akronime që janë të njëjta, apo aq të ngjashme sa që me siguri se do të shkaktojnë ngatërrim apo çorientojnë votuesit, KQZ–ja vendos se cili subjekt ka të drejtën për t’u certifikuar me emrin dhe akronimin. Në vendimin se cili subjekt politik ka të drejtën për t’u certifikuar nën cilin emër dhe akronim, KQZ–ja ka parasysh datën kur secili subjekt ka dorëzuar aplikimin e tij në KQZ dhe përdorimin paraprak të emrave dhe akronimeve. 21.3 Për qëllim të këtij neni, koalicioni konsiderohet të jetë një subjekt politik tjetër nga një palë zgjedhje në tjerat në të ardhmen përveç nëse anëtarësia përfshinë të gjitha partitë politike që më parë kanë qenë pjesë e koalicionit. 21.4 Asgjë në këtë nen nuk e pamundëson certifikimin e kandidatëve të pavarur me emrin ligjor të tij apo saj. Në rast se emrat janë të njëjtë, KQZ-ja mund të përfshijë informata për të bërë dallimin e tyre dhe për t’i ikur ngatërrimit në fletëvotim. Neni 22 Nënshkrimet 22.1 Si pjesë e shqyrtimit sipas nenit 16.1 të këtij ligji, Zyra e rishikon secilën broshurë me nënshkrime të dorëzuar në mbështetje të aplikimit për certifikim për të siguruar se nënshkrimet janë të vlefshme. 22.2 Në vërtetimin e nënshkrimeve të mbështetjes, Zyra e rishikon secilën broshurë të nënshkrimeve të dorëzuar nga aplikuesit siç përcaktohet me rregullat e KQZ-së. 22.3 Llojet e nënshkrimeve në vijim konsiderohen si të pavlefshme dhe nuk llogariten ndaj kërkesës së nënshkrimeve: a) nënshkrimet e personave të cilët nuk janë votues të regjistruar; b) nënshkrimet e mbështetjes për të cilat çfarëdo informate e kërkuar mungon apo është e pa lexueshme; c) nënshkrimet të cilat janë me të njëjtin dorëshkrim si nënshkrimet tjera, përfshirë nënshkrimet nga udhëheqësi i familjes për anëtarët e tjerë të familjes; dhe d) nënshkrimet të cilat përfshijnë informata të cilat nuk përputhen me informatat e regjistruara në variantin më të fundit të listës së votuesve. Neni 23 Pagesa për Certifikim Pagesat për certifikim vendosen ashtu siç përcaktohet me rregullat e KQZ-së. Neni 24 Renditja në Fletëvotim 14 24.1 Shorti i fletëvotimit mbahet në një datë të caktuar nga KQZ-ja. 24.2 Kryesuesi i KQZ-së vendos për procedurat që duhen respektuar gjatë tërheqjes së shortit, duke siguruar se tërheqja është e drejtë dhe transparente. Kryesuesi i KQZ-së e kryeson tërheqjen e shortit. 24.3 Zyra i njofton subjektet politike për vendndodhjen, datën, dhe kohën në të cilën shorti i fletëvotimit do të mbahet. Secili subjekt politik dërgon një përfaqësues për të tërhequr shortin dhe vëzhguar mbajtjen e shortit të fletëvotimit. Kryesuesi i KQZ-së e kryeson lotarinë e fletëvotimit dhe nëse subjekti politik nuk e dërgon përfaqësuesin në shortin e fletëvotimit, një anëtar i Sekretariatit të KQZ-së e tërheq shortin për atë subjekt. KREU IV CERTIFIKIMI I KANDIDATËVE Neni 25 Dispozitat e Përgjithshme 25.1 Një subjekt politik, koalicion i subjekteve politike, ose nismë qytetare që ka aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje i dorëzon Zyrës me kohë dhe në mënyrën e përcaktuar sipas rregullave të KQZ- së listën e kandidatëve. 25.2 KQZ-ja e tërheq vendimin për certifikimin e subjektit politik, nismës qytetare ose koalicionit të certifikuar në rast të dështimit të dorëzimit të listës së kandidatëve në Zyre në periudhën kohore të përcaktuar nga KQZ-ja. Neni 26 Shqyrtimi i Listës së Kandidatëve 26.1 Zyra i bën një rekomandim të shkruar KQZ-së për ose kundër certifikimit të secilës listë të kandidatëve të pranuar jo më vonë se pesë (5) ditë pune pas afatit për dorëzim të listave. 26.2 Zyra i shqyrton të gjitha listat e kandidatëve dhe, në rast të përfundimit se subjekti politik i është përgjigjur kërkesave të Kapitullit III dhe IV të këtij ligji, atëherë i rekomandon KQZ-së certifikimin e listës brenda dhjetë (10) ditëve pas pranimit të listës. 26.3 Nëse Zyra vendos që lista e kandidatëve nuk përmbush dispozitën e mësipërme, në atë rast e njofton subjektin politik në fjalë që të korrigjojë listën e kandidatëve në periudhën brenda pesë (5) ditëve të punës, duke dhënë arsyetimin/et/ se përse lista e tyre duhet korrigjuar. 26.4 Subjekti politik i cili e pranon njoftimin e përcaktuar sipas paragrafit 3 të këtij neni i ka tre (3) ditë pune pas pranimit të njoftimit për të dorëzuar aplikimin e korrigjuar ose një arsyetim që adreson shqetësimet në çështjet e identifikuara në njoftim, ose të dyja bashkë. 26.5 Zyra i paraqet rekomandimin me shkrim KQZ-së për ose kundër certifikimit të listës së kandidatëve brenda dhjetë (10) ditëve të punës pas dorëzimit të njoftimit sipas nenit 26.3. 26.6 Ankesa e cilitdo subjekt politik ndaj vendimit të KQZ–së për të refuzuar certifikimin e listës së kandidatëve tek KZAP-i bëhet brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas njoftimit të atij subjekti politik me vendimin. Neni 27 Kuotat Gjinore 27.1 Në listën e kandidatëve të secilit subjekt politik së paku tridhjetë (30 %) për qind janë meshkuj dhe së paku tridhjetë (30 %) për qind janë femra; me nga një kandidat të secilës gjini përfshirë së paku njëherë në secilin grup prej tre kandidatëve, e që numërohet nga kandidati i parë në listë. 27.2 Kjo dispozitë nuk aplikohet te listat e përbëra nga një apo dy kandidatë. 15 Neni 28 Tërheqja apo Zëvendësimi i Kandidatëve dhe Subjekteve Politike 28.1 Subjekti politik i certifikuar mund të tërhiqet nga procesi zgjedhor duke i dorëzuar KQZ-së një njoftim me shkrim me të cilin shpreh qartazi qëllimin për tërheqje jo më vonë se dy (2) ditë të punës para datës së caktuar për hedhje të shortit për zgjedhje, të përcaktuar sipas nenit 24.1 të këtij ligji. 28.2 Në rast se KZAP-i largon një kandidat nga lista e kandidatëve pas përcaktimit se kandidati nuk ka dhënë pëlqimin e tij apo saj për t’u emëruar si kandidat, subjekti politik nuk mund të zëvendësojë atë kandidat në listën e kandidatëve, por siguron që lista të jetë në përputhje me nenin 27 të këtij ligji. 28.3 Duke mos paragjykuar dispozitat e paragrafit 2 të këtij neni, një subjekt politik, nismë qytetare apo koalicion mund që katër (4) ditë pas largimit të kandidatit, ta zëvendësojë atë nëse ai kandidat në të njëjtën kohë paraqitet në listën e kandidatëve të një tjetër subjekti politik, nisme qytetare ose koalicioni dhe shfaq synim të qartë me shkrim se do të mbetet në listën e subjektit tjetër politik. 28.4 Në rast të vdekjes së kandidatit para mbajtjes së zgjedhjeve, një subjekt politik, nismë qytetare apo koalicion mund të zëvendësojë kandidatin e vdekur brenda një date të caktuar nga KQZ-ja. 28.5 Të gjitha kërkesat për të tërhequr një kandidat të ceritikuar nga zgjedhjet i dorëzohen KQZ-së. Neni 29 Përshtatshmëria/Aftësia e Kandidatit 29.1 Cilido person emri i të cilit paraqitet në Listën e Votuesve është i aftë për certifikim si kandidat përveç nëse ai apo ajo është: a) gjykatës apo prokuror në Kosovë ose gjetkë; b) pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës; c) pjesëtar i Policisë së Kosovës; d) pjesëtar i Shërbimit Doganor të Kosovës; e) pjesëtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; f) kryesues i një agjencie të pavarur; g) përfaqësues diplomatik; h) kryesues apo anëtar i KQZ-së; i) pjesëtar i KZAP-it; j) anëtar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve; k) pjesëtar i forcave të armatosura të ndonjë shteti; l) pjesëtar i ndonjë force policore apo të një trupi të ngjashëm; m) duke vuajtur dënimin e shqiptuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë; n) nën akuzë nga Tribunali dhe ka dështuar të veprojë në përputhje me urdhrin për t’u paraqitur para Tribunalit; o) me anë të vendimit të gjykatës, përfshirë edhe vendimin e KZAP-it i është hequr e drejta për të qenë kandidat; p) me anë të vendimit të gjykatës, i është hequr e drejta për të qenë kandidat; 16 q)i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit; r) ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga KZAP-i apo KQZ-ja; ose s) ka dështuar t’i përmbahet ndonjë urdhëri të KZAP-it. 29.2 Numri i emrave të dorëzuar të kandidatëve nuk mund të jetë më shumë se dhjetë për qind (10 %) e maksimumit të numrit të ulëseve të caktuara. 29.3 Në rast të paraqitjes së më shumë kandidatëve sesa maksimumi i caktuar, KQZ-ja e redukton listën e kandidatëve deri në numrin që është në pajtim me dispozitat e këtij neni. 29.4 Nëse kandidati i cili është certifikuar nga KQZ-ja është apo ka arritur statusin sipas të cilit ai apo ajo humb aftësinë për të qenë kandidat sipas dispozitave të paragrafit 1 të këtij neni, ai person decertifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe largohet nga lista e kandidatëve të subjektit politik në fjalë. 29.5 Asnjë person i zgjedhur anëtar i një organi tjetër legjislativ, nuk mund të ketë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Anëtari i Kuvendit i cili pas marrjes së ulëses së tij apo saj në Kuvend është apo bëhet anëtar i një trupi tjetër të zgjedhur legjislativ, humb mandatin e tij apo saj në Kuvend. 29.6 Një punëtor publik i cili përpiqet të fitojë një ulëse në Kuvend duhet të marrë pushim të lejuar mungese me efekt nga data e fillimit të periudhës së fushatës. 29.7 KQZ-ja i publikon listat e certifikuara të kandidatëve në afat brenda pesë (5) ditëve pas certifikimit dhe secilin ndryshim në të brenda pesë (5) ditëve tjera shtesë. 29.8 Kandidati nuk mund të garojë për pozitë në më shumë se një listë kandidatësh të një subjekti politik, koalicioni, nisme qytetare, apo të garojë si kandidat i pavarur në të njëjtën kohë. 29.9 Paraqitja e qëllimshme e të dhënave të pavërteta që lidhen me paragrafin 1 ose 5 të këtij neni konsiderohen shkelje të dënueshme në pajtim me rregullat e KZAP-it. Neni 30 Ruajtja dhe Verifikimi i të Dhënave të Kandidatëve 30.1 Sekretariati i KQZ-së, në përputhje me këtë ligj dhe rregullat e KQZ-së, do të mbajë në konfidencë të gjitha informacionet rreth kandidatëve të dorëzuara tek KQZ-ja, deri pas certifikimit të kandidatit nga ana e KQZ-së, përveç rasteve kur Sekretariati i KQZ-së do t’u ofrojë të gjitha agjencive për zbatimin e ligjit secilin informacion të nevojshëm për këto organizata me qëllim të sigurisë gjatë procesit të zgjedhjeve. 30.2 Pasi kandidati të jetë certifikuar, KQZ-ja mund të publikojë të dhënat personale të atij personi vetëm siç lejohet me ligjin e aplikueshëm. 30.3 Në rast se KQZ-ja nuk certifikon një kandidat, Sekretariati i KQZ-së nuk i zbulon të dhënat personale të atij kandidati. KREU V KODI I MIRËSJELLJES PËR SUBJEKTET POLITIKE, MBËSHTETËSIT E TYRE DHE KANDIDATËT Neni 31 Qëllimi i Kodit të Sjelljes Kodi i Sjelljes për subjektet politike dhe mbështetësit e tyre dhe kandidatët ka për qëllim krijimin e kushteve në të cilat populli i Kosovës mund të zgjedhë përfaqësuesit e tij përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të mirë-informuara në një atmosferë të tolerancës demokratike, paqes dhe respektit për sundimin e ligjit. 17 Neni 32 Përgjegjësitë e Subjekteve Politike, Mbështetësve të tyre dhe Kandidatëve 32.1 Këtij Kodi i detyrohen të gjitha subjektet politike, kandidatët, anëtarët e subjekteve dhe mbështetësit e tyre. 32.2 KZAP-i ka autoritet ligjor të marrë vendim në pretendimet se janë shkelur dispozitat e këtij Kodi si dhe të shpallë sanksione dhe kompensime në përputhje me procedurat e saj. 32.3 Subjektet politike informojnë në mënyrë të duhur anëtarët, mbështetësit dhe kandidatët e tyre rreth dispozitave të këtij Kodi. 32.4 Subjektet politike ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të parandaluar anëtarët, mbështetësit dhe kandidatët e tyre nga shkelja e këtij Kodi. 32.5 Subjektet politike mbahen përgjegjëse për shkeljet e këtij Kodi të kryera nga anëtarët, mbështetësit dhe kandidatët e tyre. 32.6 Subjekti politik mund të paraqesë prova pranë KZAP-it që tregojnë se ka bërë përpjekje serioze për të parandaluar dhe/ose dekurajuar anëtarët, mbështetësit dhe kandidatët e tij nga shkelja e këtij Kodi. Këto dëshmi mund të përdoren në përcaktimin e duhur të masave të mëtejshme dhe mund të përfshijë dëshmi se: a) Subjekti politik ka informuar anëtarët, mbështetësit dhe kandidatët e tij për dispozitat e këtij Kodi dhe nevojat për të zbatuar dispozitat e tij; b) Subjekti politik dhe kandidatët e tij publikisht janë shprehur për dënimin e dhunës, kërcënimeve me dhunë, apo frikësim gjatë procesit zgjedhor; c) Subjekti politik në mënyrë publike dhe aktive ka bërë qortimin e anëtarëve, mbështetësve dhe kandidatëve të tij për çdo shkelje të ligjeve të aplikueshme që kanë të bëjnë me zgjedhjet; d) Subjekti politik nuk ka nxitur, shtytur apo përkrahur anëtarët, mbështetësit dhe kandidatët e tij në shkeljen e Rregullave të Zgjedhjeve në ndonjë rast të veçantë apo në raste tjera; dhe e) Çdo provë tjetër në lidhje me përpjekjet e subjektit politik për të parandaluar anëtarët, mbështetësit dhe kandidatët e tij nga shkelja e Rregullave të Zgjedhjeve. 32.7 Secili kandidat nënshkruan një deklaratë me të cilën konfirmohet se ai ose ajo do i bindet të gjitha ligjeve të aplikueshme dhe mbështet zbatimin e plotë të rezultateve zgjedhore të certifikuara. Neni 33 Veprimet e Ndaluara të Subjekteve Politike Gjatë periudhës së fushatës, subjekti politik, mbështetësit ose kandidatët e tij, ndalohen nga bërja e ndonjërës si në vijim: a) heqja, mbulimi, dëmtimi ose ndryshimi i ndonjë njoftimi, pllakati, posteri ose materiali tjetër i cili përdoret për qëllime të fushatës zgjedhore nga ana e një subjekti tjetër politik; b) vendosja e njoftimeve, pllakateve dhe posterëve, ose përndryshe, vendosja e emrave të tyre ose e sloganeve në lidhje me fushatën zgjedhore brenda ose jashtë ndërtesave publike ose godinave, në apo mbi rrugët publike, në shenjat publike të trafikut, brenda ose jashtë hapësirave ose ndërtesave të zëna ose, ndryshe, që shfrytëzohen nga organizatat ndërkombëtare, ose brenda ose në hapësirat private pa lejen e pronarëve ose shfrytëzuesve; c) mbajtja ose ekspozimi i armëve të secilit lloj gjatë tubimeve politike ose gjatë çfarëdo lloj ngjarjeje që ka lidhje me aktivitetet e subjekteve politike. Mbajtja e armëve nga personat e tjerë gjatë tubimeve politike/manifestimeve lejohet vetëm në rast se personat që mbajnë armë të tilla janë të autorizuar për një 18 gjë të tillë nga autoritetet përkatëse dhe që Policia e Kosovës është njoftuar paraprakisht se të tilla armë do të mbahen në tubimet e caktuara; d) çrregullimi i tubimeve të subjekteve tjera politike ose nxitja e të tjerëve për një veprim të tillë; e) pengimi ose tentimi për pengimin e gazetarëve për të përmbushur detyrat e tyre profesionale; f) premtimi i ndonjë shpërblimi financiar me qëllim të përfitimit të mbështetjes së votuesve; (g) kërcënimi ose tentimi për të kërcënuar subjektet tjera politike, përkrahësit ose kandidatët e tyre; h) nxitja e cilitdo person për të votuar në zgjedhje, i cili nuk ka të drejtë vote; j) nxitja e personit për të votuar më shumë se një herë në të njëjtat zgjedhje ose të votojë në emër të një personi tjetër; k) abuzimi me të drejtën e ankesës, ose duke bërë ankesa ose paraqitje të rrejshme, të pavlera dhe irrituese në KZAP; l) përdorimi i gjuhës, në formën e shkruar ose gojore, që nxit ose provokon, ose që mund të nxisë ose provokojë, një person tjetër për të kryer një akt të dhunës kundër personave tjerë ose pasurisë, ose e cila nxit apo mund të nxisë urrejtje kundrejt të tjerëve, ose duke publikuar ose përdorur fotografi, simbole ose çfarëdo lloj materiali tjetër që ka ose mund të ketë ndikim të tillë; ose m) për qëllime të promovimit të subjektit politik ose kandidatëve të tij duke përdorur fotografi, simbole ose çfarëdo lloj materiali i cili i referohet personit i cili: (i) është në vuajtje të dënimit të shqiptuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë; ose (ii) ka padi të ngritur nga Tribunali dhe i cili nuk i është përmbajtur urdhrit për t’u paraqitur para Tribunalit. Neni 34 Frikësimi dhe Dhuna Gjatë Procesit Zgjedhor 34.1 Përdorimi ose kërcënimi me përdorim të dhunës së çfarëdo lloji nga subjekti politik, anëtarët, mbështetësit ose kandidatët e tyre, ndalohet rreptësisht. 34.2 Asnjë subjekt politik ose kandidatët nuk inkurajojnë, mbështesin ose miratojnë dhunën, kërcënimet me dhunë ose kanosje, gjatë procesit zgjedhor. Secili subjekt politik i informon anëtarët dhe mbështetësit e tij për nevojën për të shmangur një sjellje të tillë. 34.3 Fushata zgjedhore organizohet në atë mënyrë që një atmosferë e pëlqyeshme dhe paqësore të mbizotërojë gjatë fushatës zgjedhore. Neni 35 Veprimet e Ndaluara Nga Shërbyesit Publik 35.1 Personi që mban pozitë publike, i zgjedhur apo i caktuar, nuk mund të përdorë atë zyrë ose ndonjë nga pasuritë e saj me qëllim të përfitimit të votave. Asnjë nga burimet e asnjë institucioni të administratës publike, qoftë të nivelit qendror ose lokal, ose edhe ndonjë ndërmarrjeje në zotërim ose të kontrolluar nga autoritetet qendrore ose lokale, nuk mund të shfrytëzohen ose të futen në mbështetje të ndonjë subjekti politik në zgjedhje. 35.2 Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore asnjë subjekt politik nuk inkurajon ose përfiton nga shërbyesi publik duke përdorur pozitën publike të tij ose saj për të zhvilluar fushatë për subjektin politik. 19 Neni 36 Veprimet e Ndaluara Para Procesit të Votimit 36.1 Njëzetekatër (24) orë para hapjes së Qendrave të Votimit për hedhjen e votës, e deri në mbylljen e tyre, subjekteve politike, mbështetësve ose kandidatëve të tyre u ndalohet secili prej veprimeve si më poshtë: a) shpërndarja ose shfaqja në mënyrë tjetër në ndonjërën nga Qendrat e Votimit, ose 100 metra brenda hapësirës së të njëjtës, e çfarëdo lloj materiali me qëllim ndikimi tek votuesit; b) bërja e fushatës në çfarëdo mënyre. Neni 37 Pranimi i Rezultateve të Zgjedhjeve Të gjitha subjektet politike, mbështetësit dhe kandidatët e tyre, obligohen t’u përmbahen rezultateve të zgjedhjeve si dhe të mbështesin zbatimin e plotë të rezultateve zgjedhore të certifikuara. Neni 38 Sanksionimi për Shkeljet e Parimeve të këtij Kodi 38.1 Shkelja e njërit nga këto nene të Kodit të Sjelljes të paraqitur në këtë Kapitull, në rastet kur këto shkelje nuk kanë ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve, konsiderohet shkelje administrative dhe e dënueshme me gjobë sikurse është përcaktuar nga KZAP-i. 38.2 Shuma e gjobës përcaktohet në bazë të nenit 146 të këtij ligji. 38.3 Shkeljet e Kodit të Sjelljes të përcaktuara nga KZAP-i të cilat kanë tentuar të ndikojnë rezultatet e zgjedhjeve paraqesin vepër penale sipas Kodit Penal të Kosovës. KREU VI KUFIZIMI I SHPENZIMEVE TË FUSHATËS DHE DEKLARIMI FINANCIAR Neni 39 Kufizimi i Shpenzimeve të Fushatës dhe Kontributet 39.1 Asnjë subjekt politik i certifikuar nuk mund të bëjë tejkalime në shpenzime të fushatës mbi shumën që do të caktohet nga rregulla e KQZ-së jo më vonë se (5) ditë pas ditës së shpalljes së zgjedhjeve. 39.2 KQZ-ja përcakton maksimumin e shpenzimeve të fushatës mbështetur në numrin e përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën e votuesve në kohën e freskimit të fundit të listës së votuesve në dispozicion të KQZ-së. 39.3 Shpenzimet maksimale për fushatë zbatohen për çdo mall dhe shërbim të shpenzuar për qëllime të fushatës pa marrë parasysh kohën e blerjes apo të pajisjes me shërbime. 39.4 Subjekti politik nuk pranon çfarëdo kontributi, përveç në mënyrën e rregulluar me legjislacionin në fuqi. Neni 40 Kërkesat për Deklarim Financiar 20 40.1 Çdo subjekt politik i certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje, dorëzon Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës së Subjektit, duke i përfshirë të gjitha degët dhe pjesët përbërëse të tij, për periudhën që fillon nëntëdhjetë (90) ditë para zgjedhjeve dhe me mbarim në ditën e zgjedhjeve. Raporti i Publikimit Financiar për Fushatën dorëzohet jo më vonë se dyzetë e pesë (45) ditë kalendarike pas ditës së zgjedhjeve. 40.2 Secili Raport i Publikimit Financiar të Fushatës, i secilit subjekt politik, duke i përfshirë të gjitha degët e tyre dhe pjesët përbërëse, përfshinë publikimin komplet dhe të saktë të: a) të ardhurave të subjektit politik për periudhën raportuese, përfshirë burimin dhe datën e të gjitha kontributeve me para të gatshme; b) të gjitha shpenzimet, përfshirë shpenzimet e fushatës, të bëra nga subjekti gjatë periudhës raportuese; dhe c) një fletë bilanci që i paraqet pasuritë, detyrimet dhe barazimin e subjektit prej ditës së parë deri te dita e fundit e periudhës së raportimit. 40.3 Subjektet politike i sigurojnë Zyrës kopjet e dëftesave për secilën pagesë administrative të paguar. 40.4 Zyra do i raporton KQZ-së për secilën pagesë administrative të mbledhur dhe të transferuar në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. 40.5 Nëse një subjekt politik nuk e dorëzon Raportin e Publikimit Financiar të Fushatës deri në afatin përfundimtar ose, nëse e dorëzon raport jo të plotë ose të pasaktë, Zyra mund t’ia paraqesë ankesën KZAP-it në pajtim me procedurat e atij organi. 40.6 Secili subjekt politik i certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje i mban dhe ruan në arkivat e tyre, për një periudhë shtatë (7) vjeçare, shënimet e sakta dhe të detajuara të gjendjes financiare të subjektit dhe të gjitha degëve për periudhën e mbuluar me Raportet e Publikimit Financiar të Fushatës, përfshirë: a) librat e mbajtjes së llogarive me shënime, në pajtueshmëri me parimet llogaritëse të pranuara në përgjithësi: (i) të gjitha të ardhurat sipas burimit, shumës, duke e identifikuar mënyrën se si është kryer pagesa (d.m.th., para të gatshme, çek, draft bankier, etj.); dhe (ii) të gjitha pagesat të cilat i ka kryer subjekti ndaj personit tjetër, qëllimi i pagesës dhe mënyra se si është kryer pagesa; b) dëftesat për të gjitha shpenzimet që tejkalojnë shumën prej njëqind euro (100 €); c) shënimet bankiere për të gjitha llogaritë të cilat i mban subjekti politik ose që janë në emër të tij; d) dokumentet të cilat e ndërtojnë bazën ligjore për pronësi ose posedim të tërë pasurisë së patundshme të subjektit politik; e) kontratat, partner i të cilave është subjekti, përfshirë kontratat lidhur me qiranë ose blerjen e pasurisë së tundshme apo të patundshme; f) një regjistrim i të gjitha kontributeve të subjektit, pa marrë parasysh se kur janë bërë, përfshirë: (i) vlerën e secilit kontribut; (ii) datën kur secili kontribut është dhënë; (iii) emrin e plotë, adresën dhe Regjistrimin Civil, numrin e pasaportës ose të lejes së vozitjes të secilit kontribuues; dhe (iv) emrin e plotë të personit i cili e ka pranuar kontributin në emër të subjektit. 40.7 Të gjithë zyrtarët për financa ndjekin një trajnim për llogaritjen dhe auditimin, të organizuar nga Zyra menjëherë pas emërimit të tyre, nëse ata nuk i ofrojnë Zyrës një shkallë të pranueshme të ekspertizës dhe përvojës që tregon se një trajnim i tillë nuk është i domosdoshëm. Neni 41 Auditimi 41.1 Për qëllime të këtij neni, me “Auditor për Fushatë” nënkuptohet organizata e cila është e ngarkuar nga Zyra me detyrë specifike të auditojë shpenzimet e fushatës. 21 41.2 Zyra auditon cilindo Raport të Publikimit Financiar të Fushatës apo Formular të Publikimit Financiar të Kandidatit. 41.3 Shfrytëzimi i një auditori të jashtëm, si auditor fushate, është çështje e vendimit të KQZ-së. 41.4 Të gjitha subjektet politike bashkëpunojnë plotësisht me Auditorin e Fushatës dhe i ofrojnë auditorëve qasje të plotë e pa pengesa në regjistrat financiar të subjektit, përfshirë pa kufizim, të gjithë regjistrat të cilët i referohen paragrafit 3 të këtij neni. 41.5 Auditori i Fushatës ia paraqet rezultatet paraprake të auditimit, përfshirë listën e të gjitha gabimeve ose lëshimeve të dukshme, organit më të lartë ekzekutiv të subjektit politik brenda katërdhjetepesë (45) ditëve prej fillimit të auditimit dhe jo më vonë se katër (4) muaj pas zgjedhjeve. 41.6 Subjekti politik mundet, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës prej ditës kur i ka pranuar rezultatet paraprake, të paraqesë raport të korrigjuar financiar dhe një sqarim që i adreson gabimet ose lëshimet e mundshme të identifikuara nga Auditori i Fushatës. 41.7 Auditori i Fushatës ia dorëzon raportin përfundimtar të auditimit KQZ-së dhe organit më të lartë ekzekutiv të subjektit politik jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë të punës nga dita e dorëzimit të raportit paraprak të auditimit sipas nenit 46.5 të këtij ligji. Raporti përfundimtar identifikon çdo gabim ose lëshim të raportit financiar, duke pasur parasysh çdo sqarim dhe inspektim të paraqitur në paragrafin 5 të këtij neni. 41.8 Asnjë nga dispozitat e këtij ligji nuk e parandalon Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës ose ndonjë institucion relevant nga auditimi i shpenzimeve të subjekteve politike në çdo kohë, përfshirë edhe shpenzimet e fushatës. Neni 42 Sanksionet 42.1 KQZ-ja mund ta ngarkojë subjektin politik, i cili e bënë Publikimin e Raportit Financiar të Fushatës pas afatit përfundimtar, me pagesa administrative në pajtim me rregullat. KQZ-ja i transferon të gjitha pagesat administrative në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. 42.2 Ngarkimi i ndonjë gjobe ose sanksionimi tjetër nga KQZ-ja nuk paragjykon ndonjë sanksionim penal që mund të jetë i aplikueshëm. 42.3 Subjekti politik mund ta apelojë në gjykatën e shkallës së parë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili e përcakton gjobën sipas këtij neni brenda (5) ditëve të punës pas njoftimit mbi vendimin. 42.4 Gjykata e shkallës së parë nuk shqipton sanksione lidhur me çështjen e cila është subjekt i pagesës administrative të paragrafit 1 të këtij neni. 42.5 Subjektet politike ia paraqesin Zyrës një kopje të dëshmisë së pagesës së tarifës administrative të cilën e kanë paguar. Neni 43 Informimi Publik 43.1 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar përmes Zyrës, krijon dhe ruan një Dosje të Informimit Publik e cila përmban kopjet e fundit si më poshtë: a) Regjistrin e Donatorëve i cili tregon: (i) emrin e plotë dhe Regjistrimin Civil, numrin e pasaportës apo lejes së vozitjes për secilin person i cili ka kontribuar për subjektin politik, vlerën e kombinuar e cila i tejkalon njëqind euro (100 €) për çdo vit kalendarik; 22 (ii) identitetin e subjektit politik i cili e bënë pranimin; (iii) vlerën e kontributit; dhe (iv) datat në të cilat është dhënë kontributi; b) kopjet e të gjitha Raporteve të Publikimit Financiar të Fushatës, të dorëzuara tek Zyra; c) kopjet e të gjithë Formularëve të Publikimit Financiar për Kandidatë për kandidatët e certifikuar që janë dorëzuar në Zyrë; dhe d) kopjet e raporteve përfundimtare të kandidatëve të certifikuar lidhur me auditimin e bërë nga Zyra. 43.2 Zyra harton përbërjen e Dosjes së Informimit Publik e cila do i vihet në dispozicion për shikim anëtarëve të publikut në një lokacion qendror i cili caktohet nga Zyra gjatë orarit të rregullt të punës, në faqen elektronike të KQZ-së si dhe në vende e kohë tjera siç mund të urdhërohen nga KQZ-ja. KREU VII FUSHATA E ZGJEDHJEVE DHE NJOFTIMI PËR NGJARJET POLITIKE Neni 44 Dispozitat e Përgjithshme 44.1 Sipas kushteve të saktësuara më lartë në Kodin e Sjelljes, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë të drejtë: a) të organizojnë dhe mbajnë tubime/ngjarje politike, tryeza të rrumbullakëta, konferenca për shtyp, fjalime, ose ndonjë aktivitet tjetër të ngjashëm, përmes të cilave ata mund t’i shprehin lirisht mendimet e tyre me qëllim të fitimit të përkrahjes nga votuesit e tyre; b) të publikojnë dhe të shpërndajnë afishe, reklama dhe material tjetër lidhur me një fushatë zgjedhore; dhe c) të bëjnë fushatë përmes cilitdo operator televiziv, të radios apo kabllor, gjithashtu edhe përmes revistave, shtypit, rrjetit telefonik, sistemit postar ose çdo lloj mjeti tjetër reklamues, në pajtim me rregullat e KQZ-së dhe ligjet tjera në fuqi. 44.2 Mosmarrëveshjet në lidhje me mbajtjen e ndonjë ngjarje politike në vendet publike mund të shqyrtohen dhe zgjidhen nga Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Raportet e policisë në lidhje me trazirat në ndonjë ngjarje politike i vihen në dispozicion Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe KQZ-së. Neni 45 Pjesëtarët e Armatosur të Njësisë për Mbrojtje nga Afërsia në Tubimet Politike Anëtarët e njësisë për mbrojtje nga afërsia, të autorizuar nga autoriteti i ligjit në fuqi për bartjen e armëve, të cilët janë në detyrë, identifikohen paraprakisht në çdo tubim dhe pas kërkesës së zyrtarit të pranishëm të SHPK-së. Të gjitha armët që mbahen duhet të mbahen të fshehura. Neni 46 Sanksionet Përveç përgjegjësisë individuale për cenimin e cilësdo dispozitë të këtij Kapitulli, që është e ndëshkueshme me Kodin Penal të Kosovës, cenimet gjithashtu mund t’i referohen Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa mund t’i shqiptojë sanksione subjektit politik që ka shkelur këtë dispozitë të këtij Kapitulli. 23 KREU VIII MEDIAT GJATË FUSHATËS SË ZGJEDHJEVE Neni 47 Dispozitat e Përgjithshme 47.1 Kodi i Sjelljes për Mediat Transmetuese dhe Kodi i Sjelljes (KS) për Mediat e Shkruara, siç janë nxjerrë nga Komisioni i Pavarur për Media, zbatohet ndaj të gjitha aspekteve të prezantimit të fushatës dhe transmetimit të reklamave. Ky Kod i Sjelljes zbatohet për të gjithë gazetarët, redaktorët, udhëheqësit e transmetimit dhe botuesit. 47.2 Të gjitha mediat transmetuese publike emetojnë pa pagesë material për edukimin e votuesve, ashtu siç kërkohet dhe u sigurohet nga KQZ-ja. 47.3 Gazetarët, redaktorët, udhëheqësit e transmetimeve, botuesit dhe pronarët e mediave që kandidohen në zgjedhje për një post publik, nuk kontribuojnë ose përndryshe ndikojnë në përmbajtjen e mediave të tyre përkatëse. 47.4 Të gjitha mediat pranojnë reklamimin me pagesë në gjuhën(t) në të cilën ato normalisht transmetojnë ose publikojnë. 47.5 Publikimi ose përfshirja në transmetim të hulumtimeve të opinionit dhe të anketave gjatë periudhës së fushatës dhe që kanë të bëjnë me zgjedhjet përcillet me numrin e gjithëmbarshëm të respondentëve, emrin e kompanisë realizuese, emrin e partisë përgjegjëse për atë hulumtim, dhe margjinën e gabimit. Neni 48 Qasja e Drejtë dhe e Paanshme nga Mediat gjatë Fushatës së Zgjedhjeve Të gjitha mediat sigurojnë se të gjitha subjektet politike të certifikuara përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të paanshme në emisionet gjatë fushatës së zgjedhjeve, dhe të gjitha mediat transmetuese u sigurojnë të gjitha subjekteve politike të certifikuara qasje të drejtë dhe të paanshme në programet me diskutime politike dhe debate. Neni 49 Rregullat e Përgjithshme për Reklamim Politik në Radio dhe Televizion 49.1 Pikat reklamuese politike nuk janë më të gjata se dy (2) minuta (120 sekonda). 49.2 Nga transmetuesit të cilët vendosin të emetojnë reklamim politik me pagesë kërkohet që gjatë periudhës së fushatës t’i ofrojnë një sasi minimale minutash të kohës për emetim pa pagesë secilit subjekt politik të certifikuar: a) 20 minuta për transmetues televiziv privat që transmetojnë në tërë Kosovën; b) 40 minuta për Transmetuesin Televiziv të Shërbimit Publik; c) 15 minuta për secilin radio stacion privat që transmeton në tërë Kosovën; d) 30 minuta për secilin nga kanalet e dy radiove publike; e) 15 minuta për të gjitha stacionet tjera televizive; f) 10 minuta për të gjitha radio stacionet tjera. 49.3 Kjo kohë e emetimit pa pagesë mund të sigurohet sipas vlerësimit të transmetuesve individual, në formë të pjesëmarrjes në debate, programe diskutimi, intervista jashtë programeve të rregullta informative të parapara, ose si pika reklamuese politike pa pagesë. 24 49.4 Përfshirja në programet e rregullta informative të parapara nuk llogaritet si kohë emetimi pa pagesë. 49.5 Në kuadër të programeve informative nuk emetohet asnjë pikë reklamuese politik. Për qëllim të këtij neni, programet informative përkufizohen si programe që përfshijnë komponentët e sportit dhe të motit në transmetimet e lajmeve. 49.6 Transmetuesit përkujdesen që çdo pikë reklamuese politike të identifikohet qartë si e tillë dhe të tregojë qartë organizatën ose individin përgjegjës për të. 49.7 Nga transmetuesit kërkohet të mbajnë ditarë të veçantë ditorë, të siguruar nga KPM-ja, për qasjet e siguruara pa pagesë dhe kohët për reklamim që i janë shitur çdo subjekti politik të certifikuar. Këta ditarë përgatiten dhe i dorëzohen KPM-së për çdo javë në përputhje me udhëzimet e dhëna. Pasi të merren, ditarët janë të hapur për t’u shikuar nga publiku. 49.8 Transmetuesit të cilët zgjedhin të transmetojnë reklama të paguara politike ofrojnë, një javë para fillimit të periudhës së fushatës, një orar me shkrim të kohëve të paanshme dhe të drejta të emetimit pa pagesë për pikat reklamuese politike për të gjitha subjektet politike të certifikuara. 49.9 Transmetuesit nuk ndëshkohen nëse një subjekt politik i certifikuar nuk e shfrytëzon kohën e ofruar në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. 49.10 Koha e gjithëmbarshme e pikave reklamuese politike të emetuara pa pagesë në një transmetues është më së shumti 20 minuta për një subjekt politik të certifikuar. 49.11 Transmetuesit që vendosin të transmetojnë reklamimet politike me pagesë, por që gjatë rrjedhës së periudhës së fushatës nuk ofrojnë minimumin e kohëve të kërkuara për emetim pa pagesë për subjektet politike të certifikuara konsiderohet se e kanë shkelur këtë ligj. 49.12 Nga transmetuesit privat të cilët vendosin të mos transmetojnë reklamim politik me pagesë për asnjë subjekt politik të certifikuar, nuk kërkohet të ofrojnë minimumin e kohës së emetimit pa pagesë, siç specifikohet në paragrafin 2 të këtij neni. 49.13 Transmetuesit privat të cilët vendosin të mos emetojnë reklamime politike me pagesë, por që ofrojnë kohë për emetim pa pagesë për cilindo subjekt politik të certifikuar, duhet që kohë të ngjashme për emetim pa pagesë t’u sigurojnë të gjitha subjekteve politike të certifikuara. 49.14 Çmimi për një sekondë me të cilin ngarkohen për pika reklamuese politike me pagesë nuk është më i lartë sesa shkalla më e ulët e ngarkuar për atë kohë dhe ditë të javës gjatë gjashtë (6) muajve të fundit. Neni 50 Reklamimi Politik me Pagesë në Mediat e Shkruara 50.1 Mediat e shkruara u sigurojnë qasje të drejtë dhe të paanshme të gjitha subjekteve politike të certifikuara që kërkojnë hapësirë reklamuese. 50.2 Një medium i shkruar aplikon çmime të njëjta pa diskriminim ndaj të gjitha subjekteve politike të certifikuara. 50.3 Çdo reklamim politik me pagesë e tregon organizatën ose individin përgjegjës për të. 50.4 Hapësira për reklamim pa pagesë, e siguruar për subjektin politik të certifikuar, identifikohet qartë si e tillë. Hapësira e ngjashme pa pagesë u sigurohet menjëherë të gjitha subjekteve politike të tjera të certifikuara që e kërkojnë këtë. 50.5 Mediat e shkruara i ngarkojnë subjektet politike të certifikuara me norma të reklamimit që nuk janë më të larta se normat më të ulëta të reklamimit të publikuara zyrtarisht dhe të ofruara për të gjithë reklamuesit e tjerë për hapësirë dhe numër të ngjashëm të rreshtave në faqe, e që janë në përdorim tridhjetë (30) ditë para periudhës së fushatës. 25 Neni 51 Rregullimi i Regjimit dhe Procedurat e Ankimit 51.1 Të gjitha ankesat përkitazi me shkeljen e këtij Kapitulli nga subjektet politike i përcillen Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), ndërsa shkeljet nga mediat i referohen Komisionit të Pavarur për Media (KPM) në pajtim me dispozitat e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave. 51.2 Të gjitha ankesat të cilat pretendojnë shkeljen e këtij Kapitulli përcillen nga KZAP-i për shqyrtim dhe vendosje nga KPM-ja. 51.3 Cenimi i detyrave dhe përgjegjësive të mediave, siç është shpallur në këtë Kapitull, mund të përfundojë me sanksione nga KPM-ja. 51.4 KZAP-i e ka autoritetin t’u shqiptojë sanksione subjekteve politike të certifikuara lidhur me shkeljen e këtij Kapitulli në pajtim me dispozitat e Kapitullit XX. Shkeljet tjera të këtij neni i referohen KZAP-it. Neni 52 Ndalimi i Përfshirjes në Media 52.1 Asnjë person ose medium nuk transmeton ose publikon çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës gjatë periudhës që fillon njëzetekatër (24) orë para hapjes së vendvotimeve deri në mbylljen zyrtare të vendvotimeve. 52.2 Në Kosovë nuk bëhet asnjë publikim ose transmetim i rezultateve të hulumtimit të opinionit publik që ka të bëjë me fushatën e zgjedhjeve, duke përshirë daljen në votime, gjatë periudhës që fillon 24 orë para mbylljes zyrtare të vendvotimeve dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor. Neni 53 Mirëmbajta e Ditarit të Mbulimit të Mediave Komisioni i Pavarur për Media siguron se mediat mirëmbajnë një ditar për të regjistruar kohën e emetimit, dhe ekspozimeve tjera të mediave, për reklamim me pagesë dhe pa pagesë, të aktiviteteve të fushatës për secilën parti. Ditari i vlerëson të gjithë treguesit relevant të ekspozimeve, ndaras për secilin subjekt politik, sipas mënyrës së përcaktuar me rregullat e KPM-së. KREU IX VËZHGUESIT E ZGJEDHJEVE Neni 54 Dispozitat e Përgjithshme 54.1 Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të dhe organizatat qeveritare e ndër-qeveritare, sikurse edhe organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, kanë të drejtë të kërkojnë akreditim të vëzhguesve për zgjedhje. 54.2 Një person nuk mund të jetë vëzhgues vendor nëse ai/ajo nuk i përmbushë kriteret e së drejtës për të votuar në zgjedhje. 54.3 Kërkesën për akreditim të vëzhguesve çdo organizatë mund ta parashtrojë pranë KQZ-së në çdo kohë deri në ditën e njëzetepesë (25) para Ditës së Zgjedhjeve. 54.4 Kërkesat për akreditim për vëzhgimin e Ditës së Zgjedhjeve mund të parashtrohen vetëm nga organizatat, në çfarëdo kohe njëzet (20) ditë para Ditës së Zgjedhjeve. 26 54.5 Akreditimi i individëve për vëzhgim të zgjedhjeve në emër të ndonjë organizate duhet të parashtrohet në KQZ jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para Ditës së Zgjedhjeve. 54.6 KQZ-ja e miraton ose e refuzon kërkesën jo më vonë se dhjetë (10) ditë pas parashtrimit të saj. 54.7 Çdo individ ose organizatë që ka aplikuar për certifikim për vëzhgues të procesit zgjedhor e që i është mohuar akreditimi nga KQZ-ja, mund të parashtrojë ankesë në KZAP për rishqyrtim të vendimit në pajtim me procedurat e KZAP-it. 54.8 KQZ-ja mund të anulojë akreditimin e një vëzhguesi të procesit zgjedhor që i ka cenuar ligjet në fuqi, Rregulloret, Urdhëresat Administrative, Rregullat e Zgjedhjeve ose Procedurat Administrative lidhur me procesin zgjedhor. Neni 55 Kualifikimi i Vëzhguesve 56.1 Të gjithë vëzhguesit e akredituar, përveç atyre të emëruar nga ndonjë organizatë ndërqeveritare, qeveri e huaj ose OJQ-të jo të regjistruar në Kosovë, janë persona të regjistruar për votim në zgjedhje. 55.2 Asnjë person nuk mund të shërbejë si vëzhgues zgjedhor nëse është: a) kandidat për post zgjedhor në Kosovë; ose b) pjesëtar i policisë, ushtarak oso i njësitit të inteligjencës së Kosovës ose i një shteti tjetër. 55.3 Organizata e akredituar për vëzhgim e shënon emrin e plotë, adresën dhe numrin e telefonit për kontaktim për secilin vëzhgues të saj dhe informatat e tilla i vë në dispozicion menjëherë pas kërkesës së KQZ-së ose të Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. 55.4 Përgjegjësia për të raportuar çdo papajtueshmëri të përshkruar më lartë, bie mbi secilin vëzhgues të emëruar dhe mbi organizatën që e parashtron kërkesën për akreditim të vëzhgimit të procesit zgjedhor. Nëse zbulohet se vëzhguesi mban ndonjërën nga pozitat e përmendura në paragrafin 2 të këtij neni, KQZ- ja e tërheq akreditimin e vëzhguesit. Neni 56 Të Drejtat dhe Detyrat e Vëzhguesve 56.1 Vëzhguesi ka të drejtë të: a) vëzhgojë, pa u penguar, përgatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve, përfshirë takimet pas ditës së zgjedhjeve, dëgjimet dhe aktivitetet lidhur me zgjedhjet, ankesat dhe parashtresat lidhur me rezultatet e zgjedhjeve dhe përcaktimin e kandidatëve fitues; b) parashtrojë komente me shkrim komisioneve zgjedhore dhe këshillave të vendvotimeve; c) vëzhgojë paketimin, transferimin, dorëzimin, trajtimin, numërimin, ruajtjen e sigurt dhe shkatërrimin e fletëvotimeve; d) pajiset me kopjet e vendimeve, protokollet, tabelat, procesverbalet dhe dokumentacionin tjetër gjatë gjithë procesit zgjedhor, përfshirë proceset para dhe pas ditës së zgjedhjeve; dhe 56.2 Gjatë procesit zgjedhor, përfshirë edhe procesin e regjistrimit të votuesve, vëzhguesi i akredituar mund të parashtrojë ankesë për çfarëdo shkelje të Rregulloreve në fuqi, Urdhëresave Administrative, Rregullave Zgjedhore ose Procedurave Administrative pranë KQZ-së në pajtim me procedurat e saj. 56.3 Vëzhguesi ka për detyrë të: a) respektojë kërkesat e këtij ligji dhe rregullat e KQZ-së; b) mbajë distinktivin e identitetit të vëzhguesit në mënyrë të dukshme kur është i angazhuar në aktivitete të vëzhgimit; 27 c) përmbahet nga bartja e shenjave dalluese të cilat shërbejnë si mjete propaganduese ose që mund të ndikojnë në dëshirën e votuesit ose e identifikon atë me një parti të caktuar politike ose kandidat; dhe d) përmbahet nga shkelja e të drejtës së votuesit për fshehtësi të fletëvotimit dhe nga pengimi i procesit të të votuarit dhe administrimit të zgjedhjeve. 56.4 Një organizatë e akredituar vëzhguese mund të dërgojë një vëzhgues në takimet e KQZ-së dhe KKZ- së. Neni 57 Paanshmëria dhe Neutraliteti 57.1 Vëzhguesit zgjedhorë janë të paanshëm dhe politikisht neutral gjatë vëzhgimit të procesit zgjedhor. 57.2 Vëzhguesit zgjedhorë në asnjë mënyrë nuk ndërhyjnë në mbajtjen e zgjedhjeve dhe e respektojnë fshehtësinë e votimit. 57.3 Numri i vëzhguesve nga po e njëjta organizatë që mund të jenë të pranishëm në të njëjtën kohë në vendvotim, në qendër të numërimit, në qendër për informim të votuesve, nuk mund të kalojë mbi dy (2). 57.4 Gjatë vëzhgimit të procesit zgjedhor, vëzhguesit e akredituar i tregojnë simbolet e akreditimit në mënyrë të dukshme dhe i mbajnë dokumentet e nevojshme sipas Rregullave Zgjedhore që i kërkon KQZ- ja. Neni 58 Akreditimi i Organizatave Vëzhguese KQZ-ja krijon rregulla për organizatat vëzhguese dhe vëzhguesit. KREU X KQZ Neni 59 KQZ 59.1 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (këtu e tutje “KQZ”) i themeluar në pajtim me nenin 139 të Kushtetutës, është një organ i përhershëm dhe i pavarur në kuptim të këtij ligji. 59.2 KQZ-ja e Kosovës siguron përgatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve në pajtim me parimet dhe kërkesat e këtij ligji. 59.3 Gjatë zbatimit të mandatit të vet KQZ-ja, inter alia: a) ndërmerr aktivitete për edukimin e votuesve të përgatitura për ngritjen e vetëdijesimit të votuesit për, dhe pjesëmarrjen në zgjedhje; b) ndërmerr projekte ose kërkime lidhur me sistemin zgjedhor dhe çështjet lidhur me të; c) krijon procedura të përshtatshme dhe ndërmerr aktivitete për të garantuar se të gjithë personat me aftësi të kufizuara mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit dhe të marrin pjesë tërësisht në procesin zgjedhor në Kosovë; dhe 28 d) kryen çdo funksion tjetër ndihmës për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë që i përcaktohet me Rregulloret relevante dhe instrumentet ndihmëse, përfshirë veprimet e domosdoshme për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor në rast shfaqjeje të një force madhore. 59.4 Selia e KQZ-së ndodhet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. 59.5 Komisioni mund të lidhë marrëveshje teknike dhe mirëkuptimi të cilat mund të kërkohen për funksionimin dhe përgjegjësinë e tij. 59.6 KQZ-ja krijon dhe mban një llogari të ndarë bankare në emër të KQZ-së, që përdorët vetëm për grumbullimin dhe kthimin e depozitave siç kërkohet me ligj. 59.7 KQZ-ja i konsideron konfidenciale të gjitha të dhënat personale të mbledhura për kandidatët dhe votuesit, përveç asaj që kërkohet me këtë ligj, dhe i ndërmerr të gjitha masat për ruajtjen e këtyre të dhënave, përveç kur kërkohen nergut nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Neni 60 Përbërja e Komisionit dhe Pagesa KQZ-ja përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë në pajtim me Kushtetutën. Neni 61 Mandati dhe Emërimi i Anëtarëve të KQZ-së 61.1 Kryesuesi i KQZ-së emërohet në pajtueshmëri me nenin 139(3) të Kushtetutës së Kosovës. 61.2 Mandati i Kryetarit të KQZ-së është shtatë (7) vjet duke filluar nga data e caktuar për njoftim të emërimit nga Presidenti i Kosovës. 61.3 Neni 139 (4) i Kushtetutës së Kosovës parasheh se caktimi i anëtarëve të KQZ-së duhet të bëhet sipas procedurave në vijim: a) Brenda dhjetë (10) ditëve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, grupet parlamentare me të drejtë të caktimit të anëtarit(ve) në KQZ e njoftojnë Presidentin e Kosovës për nominimin e tyre. Pas sigurimit se individi i caktuar nga grupi parlamentar i përshtatet kërkesave të këtij ligji, Presidenti i Kosovës, brenda pesë (5) ditëve e konfirmon me shkrim emërimin. Emërimi hyn në fuqi në ditën e shënuar në emërimin zyrtar nga Presidenti i Kosovës; b) Kryesuesi i KQZ-së nuk shërben në më shumë se dy (2) mandate të njëpasnjëshme; c) Anëtarët e KQZ-së nuk shërbejnë në më shumë se tri (3) mandate të njëpasnjëshme; d) Përfundimi i mandatit bëhet në ditën e fundit të muajit kalendarik, në të njëjtin muaj në të cilin ka filluar mandati; e) Pavarësisht nga pika (d) e këtij paragrafi mandati që përfundon nëntëdhjetë (90) ditë ose më pak para zgjedhjeve ose deri 90 ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, automatikisht zgjatet për 90 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore. 61.4 Mandati i anëtarëve të KQZ-së fillon jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend. 61.5 Mandati i Kryesuesit të KQZ-së apo cilitdo anëtarë të KQZ-së mund të ndërpritet përmes dorëheqjes ose nga Presidenti i Kosovës me efekt të menjëhershëm, në rrethanat e mëposhtme: a) Anëtari dështon në plotësimin e kushteve dhe kritereve që dalin nga ky ligj; b) Anëtari nuk merr pjesë, pa ndonjë arsyetim të arsyeshëm, në tri mbledhje të njëpasnjëshme të KQZ-së dhe ndërprerja e mandatit miratohet nga dy të tretat (2/3) e votave të shumicës së KQZ-së; c) Anëtari është i dënuar për vepër penale; 29 d) Anëtari sillet ose vepron në atë mënyrë që e dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së; e) Anëtari nuk është në gjendje t’i kryej detyrat e veta për më shumë se gjashtë muaj me radhë. 61.6 Nëse mandati ndërpritet nga Presidenti i Kosovës, emërimi i ri bëhet në pajtim me këtë nen. Emërimi i ri për zëvendësim bëhet në pajtim me procedurat e këtij neni dhe anëtari i ri shërben vetëm për kohëzgjatjen e mandatit të mbetur të anëtarit të zëvendësuar por do të jetë subjekt i riemërimit në pajtim me këtë nen. 61.7 Anëtari i KQZ-së duhet të ketë përvojë pune prej jo më pak se pesë (5) vite dhe diplomë universiteti në lëmin e drejtësisë, administratës publike, shkencave politike, të drejtave të njeriut, matematikë, administrim të zgjedhjeve, shkenca sociale, marrëdhënie publike ose në statistikë. 61.8 Personi nuk ka të drejtë të jetë anëtar i KQZ-së nëse është: a) deputet i Kuvendit të Kosovës; b) këshilltar i ndonjë kuvendi komunal në Kosovë; c) kandidat për ndonjë post të zgjedhur publik në Kosovë; d) deputet përfaqësues i ndonjë kuvendi të zgjedhur publikisht jashtë Kosovës; e) zotërues i një posti të lartë publik ose i një posti të lartë në parti politike; f) anëtar i komisionit publik zgjedhor brenda ose jashtë Kosovës; g) anëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës; h) pjesëtar i ndonjë force policore ose ndonjë organi të ngjashëm; i) person pa të drejtë vote në Kosovë; j) person që është duke e vuajtur dënimin e shqiptuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish- Jugosllavinë ose person që është paditur nga Tribunali dhe nuk e ka respektuar urdhrin që të paraqitet para tribunalit; k) anëtar i organizatës jo-qeveritare që i monitoron zgjedhjet; l) është dënuar për një krim të kryer me vendim përfundimtar gjyqësor; m) ka qenë pjesëtar i shërbimit të inteligjencës apo sigurisë në Kosovë ose jashtë saj gjatë pesë (5) viteve të fundit; dhe n) është larguar nga puna nga administrata publike për shkelje të ligjit. 61.9 Nëse një grup parlamentar ose komunitet nuk e cakton personin që do të jetë anëtar i KQZ-së brenda njëzetenjë (21) ditëve prej kohës kur kërkohet që ta bëjë këtë, Presidenti ka liri veprimi që të zgjedhë dhe emërojë një person të përshtatshëm për ta plotësuar postin e lirë, me person nga kategoria e përshkruar me Kushtetutë. 61.10 Nëse Presidenti mendon që një i emëruar nuk është i përshtatshëm të jetë anëtar i KQZ-së sipas këtij ligji, ai mban konsultime me, dhe kërkon nga organizata emëruese që të nominojë një kandidat të ri. Nëse organizata emëruese në fjalë nuk e cakton një person të përshtatshëm për të qenë anëtar i KQZ-së brenda katërmbëdhjetë (14) ditëve prej kërkesës së tillë, Presidenti ka liri veprimi që ta zgjedhë dhe emërojë një person të përshtatshëm për ta plotësuar postin e lirë. Neni 62 Betimi dhe Emërimi 62.1 Presidenti i lëshon një shkresë emërimi secilit anëtar të KQZ-së, të cilët paraqiten personalisht para Presidentit ose përfaqësuesit të tij të caktuar në datën e shpallur nga Presidenti për ta dhënë deklaratën 30 vijuese në gjuhën të cilën ai ose ajo e zgjedh vetë: “Deklaroj solemnisht se do t’i kryejë detyrat e mia si anëtar i KQZ-së në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.” 62.2 Nëse personi i emëruar si anëtar i KQZ-së pa arsye nuk e jep betimin në pajtim me nenin. 67.1, Presidenti kërkon nga autoritetet që e kanë caktuar atë person që ta caktojnë një person tjetër. Nëse autoritetet nuk e caktojnë një person të pranueshëm për të qenë anëtar i KQZ-së brenda katërmbëdhjetë (14) ditëve prej kohës kur bëhet një kërkesë e tillë, Presidenti ka liri veprimi ta zgjedhë dhe emërojë një person të pranueshëm për ta plotësuar postin e lirë. Neni 63 Marrja e Vendimeve 63.1 Takimet e KQZ-së i thërret Kryesuesi ose së paku katër (4) anëtarë. Njoftimi për takim përfshinë edhe agjendën e takimit. 63.2 Përgjatë periudhës së fushatës dhe deri pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, KQZ-ja mban takime sipas orarit të paracaktuar dhe publikuar. 63.3 Takimet e KQZ-së vlejnë vetëm nëse në to marrin pjesë jo më pak se shtatë (7) anëtarë të KQZ-së. 63.4 Për Rregullat Zgjedhore, regjistrimin e partive politike dhe certifikimin e partive politike, shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve, si dhe për vendimet lidhur me ankesat që kanë të bëjnë me shpalljen e rezultateve, KQZ-ja provon të vendosë me konsensus, e kur kjo është e pamundur, atëherë vendoset me dy të tretat (2/3) e votave. Çdo vendim tjetër merret me shumicën e thjeshtë të votave. 63.5 Takimet i kryeson Kryesuesi i KQZ-së. 63.6 Vendimi i Komisionit nuk i nënshtrohet ankesës, përveç nëse nuk parashihet qartë me këtë ligj. 63.7 KQZ-ja i krijon rregullat e punës në pajtim me këtë ligj. 63.8 Anëtari nuk merr pjesë në marrjen e vendimit nga KQZ-ja lidhur me çështjen në të cilën ai ose ajo ose anëtari i tij ose i saj i familjes ka interes të natyrës personale ose financiare, e që mund ta vë në dyshim aftësinë e anëtarit për të vepruar në mënyrë të paanshme. 63.9 Takimet e KQZ-së janë të hapura për publikun, përveç kur diskutohet për çështje lidhur me personelin e KQZ-së dhe SKQZ-së. 63.10 KQZ-ja i përgatit Kuvendit të Kosovës një raport vjetor dhe atë në muajin prill. Raporti përmban informata lidhur me aktivitetet e KQZ-së dhe rekomandimet që KQZ-ja i sheh si të përshtatshme që të trajtohen në Kuvend. 63.11 Të gjitha vendimet e KQZ-së janë dokumente publike. Neni 64 Përgjegjësitë dhe Funksionet e KQZ-së 64.1 KQZ-ja është përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji. 64.2 KQZ-ja i: a) përgatitë dhe shpallë rregullat, format dhe procedurat zgjedhore që kanë të bëjnë me zbatimin e këtij ligji dhe me çdo çështje tjetër që ka të bëjë me drejtimin e zgjedhjeve në kuadër të kompetencës së saj; b) publikon të gjitha rregullat e miratuara, rregullat, udhëzimet dhe procedurat zgjedhore dhe i bën ato të arritshme për opinionin; c) krijon dhe mban listën e personave që kanë të dejtë të votojnë në zgjedhje të veçanta; 31 d) mban Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikimin e Partive Politike në mënyrën e paraparë me këtë ligj; e) përpilon dhe miraton fletëvotimet dhe materialet tjera zgjedhore; f) akrediton vëzhguesit zyrtarë të zgjedhjeve; g) certifikon listën votuese lidhur me zgjedhjet; h) certifikon rezultatet e zgjedhjeve; i) publikon rezultatet e zgjedhjeve; j) themelon komisionet komunale të zgjedhjeve dhe këshillat e vendvotimeve; k) cakton ekipet e numërimit për çdo këshill të vendvotimit për aq sa garantojnë rrethanat. Neni 65 Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 65.1 Në kryerjen e përgjegjësive dhe funksioneve të tij, Komisionit i ndihmon Sekretariati (këtu e tutje: “Sekretariati i KQZ-së”) i cili vepron në pajtim me këtë ligj. 65.2 Zyra e ngarkuar me përgjegjësi rreth Regjistrimit të Partive Politike funksionon si pjesë e Sekretariatit të KQZ-së. Sekretariati KQZ-së i zbaton vendimet e KQZ-së, përgatitë raporte, rekomandime për vendime të KQZ-së dhe siguron ndihmë tjetër të nevojshme administrative për KQZ-në. Sekretariati, gjithashtu, e asiston KQZ-në në zbatimin e funksioneve dhe përgjegjësive të cilat i janë caktuar në pajtueshmëri me këtë ligj, dhe me instrumentet ndihmëse të përmendura më poshtë. 65.3 Pas miratimit nga KQZ-ja, Sekretariati lidhë marrëveshje me palën e tretë, në emër të KQZ-së duke u mbështetur në procedurat e themeluara nga KQZ-ja. Neni 66 Menaxhimi i Sekretariatit të KQZ-së 66.1 Sekretariati drejtohet nga Kryeshefi Ekzekutiv (këtu e tutje: “KE”), dhe Zëvendësi i Kryeshefit Ekzekutiv (këtu e tutje: “Zëvendësi i KE-së”). KE-ja i përgjigjet drejtpërdrejt KQZ-së. 66.2 Koha e qëndrimit në post për KE-në, zëvendësin e KE-së dhe Drejtorin Ekzekutiv të Zyrës është në pajtim me Ligjin për Shërbyes Civil dhe mund të zgjatet. KQZ-ja mund ta largojë KE-në, zëvendësin e KE- së ose Drejtorin Ekzekutiv të Zyrës në çdo kohë në pajtim me procedurat në fuqi. 66.3 Asnjë person nuk mund të shërbejë si KE, Zëvendës i KE-së të Sekretariatit ose si Drejtor Ekzekutiv i Zyrës nëse ai/ajo: a) mban ose kërkon post publik; b) mban ndonjë post publik ose pozitë zyrtare në parti politike; ose c) është dënuar për vepër penale. 66.4 Kryeshefi Ekzekutiv ose Zëvendësi i Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të KQZ-së merr pjesë në të gjitha takimet e KQZ-së. 66.5 KE-ja është përgjegjës për: a) organizimin e agjendës së takimeve të KQZ-së nën udhëheqjen e Kryesuesit dhe sigurimin e tërë materialit të nevojshëm para çdo takimi; b) raportim në KQZ për të gjitha detyrat e SKQZ-së, me përjashtim të Drejtorit Ekzekutiv të Zyrës; 32 c) administrimin dhe udhëheqjen e gjithëmbarshme të Sekretariatit dhe sigurimin për zbatimin e të gjitha funksioneve të besuara; d) sigurimin e udhëzimeve të duhura për KQZ-në, dhe këshillave të paanshme e të kualifikuara nga Sekretariati; e) organizimin e Sekretariatit dhe nxjerrjen e procedurave administrative lidhur me çështjet të cilat i përkasin; f) menaxhimin efektiv dhe efikas të burimeve njerëzore dhe financiare të Sekretariatit; dhe g) zbatimin e politikave jo-diskriminuese ndaj personelit të Sekretariatit, përfshirë përfaqësimin e drejtë gjinor në të gjitha fushat dhe nivelet dhe garantimin që përbërja e stafit të Sekretariatit e reflekton karakterin shumetnik të Kosovës. 66.6 KE-ja cakton një zyrtar të autorizuar financiar të Sekretariatit dhe garanton pajtueshmëri me vendime të tilla, udhëzime administrative dhe rregulla financiare të cilat mund të nxirren në lidhje me këtë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ose autoritetet tjera të përshtatshme. 66.7 Stafi i Sekretariatit përzgjidhet dhe punësohet nga KE-ja e SKQZ-së në pajtim me procedurat e Qeverisë së Kosovës. 66.8 KQZ-ja ka një shumë të caktuar vjetore nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës për t’i mbuluar shpenzimet e funksionimit të duhur të Sekretariatit, të mbështetur në propozimin buxhetor të KQZ-së. KQZ-ja i përgatitë kërkesë për buxhet të veçantë Qeverisë së Kosovës për çdo vit zgjedhor. 66.9 Anëtarët e komisionit zgjedhor dhe të punësuarit në administratën publike në shërbim të këtyre komisioneve, japin përgjegjësi penale dhe administrative sipas legjislacionit në fuqi, nëse i shkelin dispozitat e këtij Kodi. KREU XI KOMISIONET KOMUNALE TË ZGJEDHJEVE Neni 67 Përbërja e KKZ-ve dhe Kualifikimi i Anëtarëve 67.1 Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) në përgjithësi ka shtatë (7) anëtarë, ky numër mund të rritet nëse numri i subjekteve politike që kualifikohen për të qenë pjesë e komisionit është më i madh. Secili Komision Komunal i Zgjedhjeve është i përbërë nga: a) Zyrtari Ekzekutiv i KKZ-së i punësuar nga KQZ-ja dhe i cili do të jetë kryesues i KKZ-së; dhe b) nga një anëtar i nominuar nga subjektet politike që kanë kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet nacionale, nëse i nënshtrohen pragut zgjedhor; 67.2 Anëtarët e KKZ-së janë persona me të drejtë vote në komunë dhe me qëndrime të larta profesionale e morale, me përvojë administrative ose zgjedhore dhe njohuri të mjaftueshme që i mundëson KKZ-së të kryejë me efektivitet detyrën e vet. 67.3 KQZ-ja duhet të përpiqet ta garantojë përfaqësimin e drejtë në KKZ për të gjitha komunitetet, me numër të dallueshëm të popullatës brenda një komune. 67.4 KQZ-ja emëron KKZ-të brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas shpalljes së zgjedhjeve. Emërimet përfundojnë 15 ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, përveç nëse mandati i KKZ-së ndërpritet para përfundimit të afatit ose zgjatet. 67.5 Asnjë person nuk mund të caktohet të shërbejë si anëtar i KKZ-së, ose të vazhdojë të shërbejë pasi që është caktuar, po qe se ai/ajo: a) është kandidat për ndonjë post të zgjedhur publik; 33 b) është zotërues i një posti të lartë publik; c) nuk ka të drejtë të qëndrojë si kandidat në zgjedhje; d) është zotërues i një posti të lartë publik ose i një posti të lartë në partinë politike të certifikuar; e) është shpallur mendërisht i paaftë me vendim përfundimtar gjyqësor; ose f) paraprakisht ka qenë i anuluar nga anëtarësia në KKZ nga KQZ-ja; ose g) i është ndaluar shërbimi në cilësinë e anëtarit të KKZ-së nga Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. 67.6 Asnjë person nuk mund të shërbej, në të njëjtën kohë, në më shumë se në një KKZ. 67.7 Anëtari i Administratës Komunale i caktuar të shërbejë si anëtar i Komisionit Komunal Zgjedhor shërben me respekt ndaj detyrave të tij/saj si anëtar i Komisionit Komunal Zgjedhor, nën autoritetin e KQZ- së dhe Zyrtarit Ekzekutiv të KKZ-së gjatë periudhës derisa është i emëruar. 67.8 Emërimi i një anëtari të KKZ-së i nënshtrohet betimit dhe nënshkrimit të Kodit të Sjelljes së KQZ-së të miratuar nga KQZ-ja, para fillimit të punës. 67.9 Pavarësisht paragrafit paraprak të këtij neni, në rast se kërkohet, KQZ-ja ka kompetenca për të emëruar sipas zgjedhjes së saj anëtarët e KKZ-së të cilët nuk i përmbushin kushtet sipas këtij neni. Neni 68 Përgjegjësitë e Komisionit Komunal Zgjedhor 68.1 Të gjitha KKZ-të i administrojnë zgjedhjet përbrenda komunës, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së që vepron përmes Sekretariatit, duke garantuar ligjshmëri, legjitimitet dhe efikasitet të procesit zgjedhor. Pa e kufizuar parimin e përgjithshëm të përgjegjësive të tyre, secili nga KKZ duhet të: a) themelojë një zyrë brenda godinës së administratës komunale për kryerjen e detyrave të veta; b) sigurojë informata të gjithë votuesve, për të gjitha komunitetet dhe të përhapë informata të nevojshme për administrimin e zgjedhjeve; c) sigurojë informata të paanshme për partitë politike, nismat qytetare, koalicionet dhe kandidatët e pavarur lidhur me të drejtat dhe obligimet e tyre ndaj zgjedhjeve; d) merr pjesë në çfarëdo seance trajnimi të kërkuar nga KQZ-ja; e) ndihmojë në caktimin dhe trajnimin e cilitdo person i cili ndihmon në administrimin e zgjedhjeve përfshirë edhe këshillave të vendvotimeve; f) ndihmojë marrëveshjet teknike në Vendvotime dhe çdo përgatitje tjetër teknike për zgjedhje përfshirë pranimin e të gjithë materialit jo të ndjeshëm; g) sigurojë mbajtjen e përshtatshme të votimit dhe të numërimit dhe përmbledhjen e rezultateve të zgjedhjeve brenda juridiksionit të tyre; h) grumbullojë dhe ruajë materiale zgjedhore pas zgjedhjeve; dhe i) kryejë detyra tjera të cilat kërkohen nga legjislacioni në fuqi ose Rregullat e KQZ-së. 68.2 Secili ZKZ i dërgon raporte Sekretariatit të KQZ-së, çdo javë, lidhur me punën e KKZ-ve siç është e caktuar nga SKQZ-ja. Nëse Sekretariati i KQZ-së kërkon nga një ZKZ të shkruajë raport të menjëhershëm, ai duhet ta bëjë atë. ZKZ kryen detyra tjera të caktuara nga KQZ-ja. 34 68.3 Komisioni Komunal Zgjedhor mban shënime të rregullta për punën, përfshirë procesverbalet e mbledhjeve, vendimet e bëra, dhe raportet javore të KQZ-së dhe informatat tjera relevante. Neni 69 Procesi i Emërimit 69.1 Sekretariati i KQZ-së ia siguron KQZ-së listën e kandidatëve për secilin KKZ. Secila nga listat mund të përfshijë emrat e disave, të gjithëve ose të asnjërit nga të punësuarit në Administratën komunale të propozuar nga Zyrtari Ekzekutiv i Administratës Komunale, me liri veprimi të Sekretariatit të KQZ-së. 69.2 SKQZ-ja mund t’i konsultojë organizatat joqeveritare, institucionet akademike dhe organizmat tjerë të ngjashëm me qëllim të identifikimit të kandidatëve të kualifikuar dhe të përshtatshëm. 69.3 Kur KQZ-ja refuzon një person të nominuar, ajo duhet të njoftojë ZKZ-në përkatëse lidhur me refuzimin dhe të kërkojë nga ai/ajo të paraqesë një kandidat tjetër. ZKZ-ja ka në dispozicion dhjetë (10) ditë për të propozuar kandidatin tjetër dhe KQZ-ja vendos për kandidatin tjetër pa u vonuar. 69.4 Çdo person ose persona tjerë të cilët Sekretariati i KQZ-së i konsideron të përshtatshëm për anëtarësim në KKZ, duke i kushtuar kujdes të veçantë kërkesës për përfaqësim të drejtë gjinor dhe etnik. 69.5 Sekretariati i KQZ-së i lëshon Certifikatë të Emërimit secilit anëtarë të KKZ-së. 69.6 Anëtarët e emëruar në Komisione Komunale Zgjedhore e fillojnë punën e tyre menjëherë pas emërimit nga KQZ-ja. Neni 70 Përfundimi i Anëtarësisë në KKZ 70.1 KQZ-ja mund ta revokojë në çdo kohë emërimin e secilit anëtar të KKZ-së nëse anëtari: a) nuk i kryen detyrat e tij/saj sipas rregullave të KQZ-së; b) vepron në mënyrë të anshme dhe joprofesionale; c) nuk merr pjesë në dy takime të njëpasnjëshme të KKZ-së pa ndonjë arsye të bazuar; d) merr pjesë në një fushatë zgjedhore në emër të një subjekti politik ose ndërhyn në procesin zgjedhor; e) nuk lajmërohet në punë dy (2) ditë me radhë gjatë fushatës zgjedhore pa ndonjë arsye të bazuar. 70.2 Anëtari i KKZ-së, të cilit iu ka revokuar emërimi, menjëherë e ndërprenë përfshirjen në punët e KKZ- së dhe ia kthen Shefit Ekzekutiv të KKZ-së pajisjet e KKZ-së. Neni 71 Kompensimi i Anëtarëve të KKZ-së 71.1 Anëtarët e KKZ-ve dhe Kryesuesi paguhen për kryerjen e detyrave të tyre nga burimet e KQZ-së në pajtim me rregullat e miratuara për këtë qëllim. 71.2 Anëtarët e KKZ-së aktualisht të punësuar në Administratën Komunale marrin shpërblime që janë të barabarta me gjysmën e pagës së tyre të dhënë nga komuna, si shtesë e pagës së tyre të zakonshme, në vend të kompensimit për punë jashtë orarit të tyre. Anëtarët e tjerë të KKZ-ve, përveç ZKZ-së, nuk punësohen me orar të plotë jashtë periudhës zgjedhore. Neni 72 35 Procesi i Vendimmarrjes 72.1 Komisioni Komunal i Zgjedhjeve i merr vendimet me shumicën e të gjithë anëtarëve të pranishëm. 72.2 Asnjë nga anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve nuk merr pjesë në vendimin lidhur me çështjet për të cilat një anëtar i familjes së tij/saj mund të ketë interes personal, financiar ose të natyrës tjetër, ose që mund të sjellë dyshime rreth aftësisë së tij për veprim të paanshëm. Neni 73 Qasja në Takimet dhe Dokumentacionin e Komisionit Komunal Zgjedhor Një vëzhgues i akredituar ka qasje në të gjitha takimet dhe në dokumentacionin e KKZ-së. Nëse Komisioni Komunal i Zgjedhjeve nuk e lejon pjesëmarrjen në takim ose qasjen në një dokument, mund të parashtrohet ankesë në KQZ. KQZ-ja merr një vendim lidhur me ankesën brenda dyzetetetë (48) orëve dhe ndërmerr veprime të duhura, ti cilat ajo i konsideron të përshtatshme. KREU XII KËSHILLAT E VENDVOTIMEVE Neni 74 Dispozitat e Përgjithshme 74.1 Përbërja e Këshillit të Vendvotimit reflekton strukturën e anëtarëve të KKZ-së. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve mundet, në raste të veçanta, ta shtojë numrin e anëtarëve në Këshillin e Vendvotimit dhe për këtë menjëherë ta njoftojë KQZ-në. 74.2 Duke u mbështetur në vendimin e KQZ-së, mund të formohet një KVV i dytë përgjegjës për numërimin e rezultateve. 74.3 Të gjithë personat e emëruar si anëtarë të Këshillave të Vendvotimit (KVV) duhet t’i plotësojnë kriteret për emërim të saktësuara në këtë ligj. 74.4 Secili Komision Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) i paraqet SKQZ-së propozimet e atyre personave të cilët i plotësojnë kriteret relevante të emërimit. SKQZ-ja ia paraqet listën e siguruar nga KKZ-ja, KQZ-së për miratim, së bashku me rekomandimet ose vërejtjet. 74.5 KQZ-ja e shqyrton listën e paraqitur me persona nga Sekretariati i KQZ-së dhe vendosë me shumicën e thjeshtë që t’i emërojë ose jo personat e paraqitur, varësisht prej rastit. 74.6 Çdo anëtar i KVV-ve i cili nuk merr pjesë në trajnime të organizuara nga KKZ-ja pa ndonjë arsye të bazuar parandalohet të punojë Ditën e Zgjedhjeve dhe e humbë të drejtën mbi një pjesë ose tërë pagesën, siç vendoset nga KQZ-ja. 74.7 Çdo anëtar i KVV-së i cili nuk është i pranishëm në vendvotim ku është caktuar të ndodhet në Ditën e Zgjedhjeve e humbë të drejtën për pagesë dhe zëvendësohet menjëherë nga KKZ-ja me një anëtar rezervë të trajnuar dhe të emëruar. 74.8 Në kohën e emërimit, çdo anëtar i KVV-së e nënshkruan Kodin e Sjelljes, siç parashihet nga KQZ-ja. 74.9 Çdo anëtar i KVV-së, pavarësisht nga përkatësia e partisë politike ose pikëpamja politike, vepron në mënyrë të paanshme në shërbim të gjithë votuesve. 74.10 KVV-ja është përgjegjëse për sigurimin e integritetit, sigurisë dhe të qetësisë në procesin e votimit dhe numërimit në Vendvotim nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë nga KKZ-ja. Neni 75 36 Kualifikimi dhe Kriteret e Emërimit të Anëtarëve të KVV-ve dhe Kryesuesit 75.1 Për t’u emëruar anëtar në KVV, një person duhet: a) të jetë votues i regjistruar në të njëjtën komunë ku ndodhet Vendvotimi/Qendra e Votimit; b) të ketë aftësi të lexojë dhe shkruajë në gjuhën e cila zyrtarisht përdoret në atë komunë. 75.2 Për t’u emëruar Kryesues i KVV-së, personi duhet të caktohet anëtar i KVV-së në pajtim me dispozitat e këtij neni dhe si shtesë duhet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm; dhe 75.3 Asnjë person nuk mund të shërbejë si anëtar i KVV-së nëse ai/ajo është: a) kandidat për funksion të zgjedhur në Kosovë; b) anëtar i cilitdo Kuvend në Kosovë dhe jashtë saj; c) anëtar i ndonjë KKZ-je, SKQZ-je ose KQZ-je; d) pjesëtar i Shërbimit Policor të Kosovës, i ndonjë force policore ose pjesëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës ose pjesëtar i ndonjë shërbimi tjetër ushtarak, të sigurisë ose inteligjencës; e) shpallur i paaftë mendërisht me një vendim përfundimtar gjyqësor; ose f) është shpallur fajtor për vepër penale gjatë tri (3) viteve të shkuara me një vendim përfundimtar gjyqësor. Neni 76 Metoda e Përzgjedhjes së Këshillave të Vendvotimeve 76.1 Çdo KVV miratohet nga KQZ-ja dhe udhëhiqet nga Kryesuesi. 76.2 Në kohën e përcaktuar nga KQZ-ja, SKQZ-ja i fton të gjitha subjektet politike të certifikuara, të përfaqësuara në kuvendin komunal, të cilat garojnë në zgjedhjet shtetërore, t’i dorëzojnë në KKZ propozimet për personat që ata dëshirojnë t’i emërojnë anëtarë të KVV-ve të formuara në kuadër të komunës së tyre. 76.3 SKQZ-ja kërkon nga subjektet politike të reja, OJQ-të dhe organizatat tjera qytetare t’i dorëzojnë nominimet plotësuese për KVV. 76.4 Të gjitha nominimet në kuadër të nenit 74.2 dhe 74.3 të këtij ligji i dorëzohen KKZ-së përkatëse jo më vonë se pesë (5) ditë pasi që kërkesa për nominim i është bërë nga Sekretariati i KQZ-së. 76.5 Lista e nominimeve të KVV-e duhet të përfshijë: a) emrin e subjektit politik ose të OJQ-së të cilët e bëjnë kërkesën, emrin e personit kontaktues dhe detajet kontaktuese të tij/saj; b) emrin, mbiemrin, numrin personal, datën e lindjes të çdo të emëruari; c) përshkrimin e hollësishëm për çdo të emëruar nëse ai/ajo ka përvojë paraprake në zgjedhje dhe diplomë të shkollës së mesme; dhe d) datën dhe vendin e dorëzimit të listës së nominimeve, nënshkrimin e përfaqësuesit të subjektit politik ose OJQ-së, sikurse edhe nënshkrimin e pranimit të listës nga përfaqësuesi i KKZ-së. Neni 77 Emërimi i Anëtarëve dhe Kryesuesve të KVV-ve 37 77.1 Menjëherë pas pranimit të të gjitha nominimeve, KKZ-të i caktojnë të emëruarit në VV-të e propozuara për ta duke e zbatuar grupin e rregullave në vijim: a) jo më shumë se një person prej një liste të nominimeve në KVV, të dorëzuar sipas nenit 76.2 të emërohet anëtar i KVV-së në të njëjtin VV; b) gjatë përzgjedhjes së kandidatëve nga lista e nominimeve të KVV-së të dorëzuar sipas nenit 76.3, përparësi u jepet kandidatëve me cilësi më të mira dhe veçanërisht atyre me përvojë paraprake në zgjedhje; c) jo më shumë se një person nga familja e ngushtë mund të emërohet në të njëjtin KVV. Për qëllime të këtij neni, familja e ngushtë përfshinë bashkëshortin/ën, fëmijët, prindërit dhe vëllezërit e motrat; d) në komunat e reja ose aty ku nuk janë certifikuar rezultatet nga zgjedhjet e kaluara, anëtarësia e KVV- ve përzgjidhet me short ndërmjet atyre subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në atë komunë. 77.2 KKZ-ja ia dorëzon këto nominime Sekretariatit të KQZ-së për rekomandim të KQZ-së jo më vonë se pesë (5) ditë pune pas pranimit të nominimeve. KQZ-ja i emëron të gjithë anëtarët e KVV-ve, përfshirë anëtarët rezervë të KVV-ve, jo më vonë se katër (4) ditë pas pranimit të nominimeve. 77.3 Kryesuesit e këshillave të vendvotimeve zgjidhen në mënyrë të barabartë në mesin e katër subjekteve politike të certifikuara që kanë fituar numrin më të madh të votave për Parlamentin e Kosovës gjatë zgjedhjeve të fundit në atë komunë. 77.4 Pavarësisht paragrafit paraprak të këtij neni, në rast se kërkohet, KQZ-ja ka kompetenca për të emëruar sipas zgjedhjes së saj anëtarët e KKV-ve të cilët nuk përmbushin kushtet sipas këtij neni. Neni 78 Pagesat e Anëtarëve dhe Kryesuesve të KVV-ve Anëtarët e KVV-ve dhe Kryesuesit e tyre paguhen për kryerjen e detyrave të tyre me mjetet e siguruara nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. KQZ-ja do të nxjerrë një vendim të veçantë, me të cilin do të rregullohet kjo çështje. Neni 79 Emërimi i Rezervave të KVV-ve 79.1 Procedurat e saktësuara në nenin 77 zbatohen për emërimin e një numri shtesë prej dhjetë për qind (10 %) nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të KVV-ve si anëtarë rezervë në kuadër të secilës komunë. 79.2 Një anëtar i emëruar zëvendësohet me një anëtarë rezervë nga KKZ-ja nëse, për çfarëdo arsye, anëtari i emëruar nuk është në dispozicion për të shërbyer para ose në Ditën e Zgjedhjeve. Nëse nuk ka numër të mjaftueshëm të anëtarëve rezervë në dispozicion, një KKZ mund t’i plotësojë vendet e zbrazëta me persona për të cilët ajo mendon se janë të përshtatshëm dhe i plotësojnë kriteret e vendosura në nenin 80 të këtij ligji. Një KKZ duhet të: a) sigurojë që jo më shumë se një person nga subjekti politik i përcaktuar në nenin 77.2 të këtij ligji të emërohet anëtar i KVV-së në të njëjtin VV; b) sigurojë që zëvendësimi ta nënshkruajë Kodin e Sjelljes; dhe c) organizojë trajnim të duhur për zëvendësimin. Neni 80 Gjobat dhe Masat Tjera 38 80.1 Subjektet politike të certifikuara ose OJQ-të që kanë nominuar persona për të qenë anëtarë të KVV- ve janë përgjegjës për të siguruar që personat e tillë marrin pjesë në të gjitha seancat e trajnimit të organizuara nga KQZ-ja. 80.2 Subjektet politike të certifikuara ose OJQ-të që kanë nominuar persona për të qenë anëtarë të KVV- ve janë përgjegjës për të siguruar që personat e tillë janë të përpiktë në vijimin dhe kryerjen e detyrave në vendvotimin e tyre në terminët dhe periudhat kohore siç udhëzohen nga KKZ-ja. 80.3 Kur personi, ose personat, që emërohen nga një subjekt politik i certifikuar ose OJQ dështojnë në përmbushjen e obligimeve pa ndonjë arsye të fortë të saktësuar në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, çështja raportohet nga KKZ-ja në Komisionin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa mund të shqiptojë gjobë ose sanksionim, nëse gjen se çështja është provuar. 80.4 Aty ku, sipas mendimit të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, një anëtar i këshillit të vendvotimit nuk është, për cilëndo arsye, i gatshëm ose është i paaftë t’i përmbushë obligimet e veta, KKZ-ja i jep fund emërimit të atij anëtari. Vendi vakant që del si rezultat i një vendimi i tillë duhet, deri sa është e mundur, të plotësohet në pajtim me dispozitat e këtij ligji. Neni 81 Kodi i Sjelljes për Anëtarët e KVV-ve Emërimi i secilit anëtar në KVV është i kushtëzuar me dhënien e betimit dhe nënshkrimin e Kodit të Sjelljes siç parashihet me rregull të KQZ-së. KREU XIII QENDRAT E VOTIMIT DHE VOTIMI Neni 82 Dispozitat e Përgjithshme 82.1 LPV-ja e votuesve të caktuar në të njëjtën QV përgatitet në mënyrën e përshkruar nga KQZ-ja në mënyrë që asnjë VV brenda QV-së nuk tejkalon 750 votues. Përjashtimet nga kjo rregull mund të autorizohen nga KQZ-ja. 82.2 Një VV duhet të jetë mjaft i madh për të siguruar mbajtjen e drejtë të votimit duke vendosur të gjitha stacionet e punës siç janë përkufizuar në këtë ligj dhe duke siguruar fshehtësinë e votës, pamjen e lirë dhe kontrollin e kutisë së votimit, dhe qasje të papenguar për vëzhgues. 82.3 Personat në vijim janë të autorizuar të jenë të pranishëm në vendvotim ose Qendër të Votimit: a) personat e pranishëm me qëllim të votimit; b) anëtarët e Këshillit të Vendvotimit dhe stafi i Qendrës së Votimit; c) anëtarët e KQZ-së dhe personeli i SKQZ-së; d) anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve; e) vëzhguesit e akredituar të procesit zgjedhor; f) policia, kur thirren për të vendosur rregull; dhe g) përkthyesit për personat e shënuar në pikat (c) (e) dhe (f) të këtij nën-paragrafi. Neni 83 39 Lokacionet e Vendvotimeve dhe Qendrave të Votimit 83.1 Mbështetur në rekomandimet e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ), KQZ-ja, përmes Sekretariatit të KQZ-së, jo më vonë se dyzet (40) ditë para zgjedhjeve, i publikon lokacionet e sakta te të gjitha QV-ve. 83.2 Secilit votues të regjistruar i caktohet Qendra e Votimit që është lokacioni ku emri i tij/saj shfaqet në Listën Përfundimtare të Votuesve të përdorur gjatë mbajtjes së votimit në ditën e zgjedhjeve. 83.3 Sa më shumë që të jetë e mundur asnjë votues nuk duhet të udhëtoj më tepër se 3 km deri në vendin e tij apo saj të votimit. 83.4 Ndryshimet pasuese të lokacioneve të QV-ve lejohen në rastet e force majeure, ose arsye tjera objektive dhe të paparashikueshme që do të bënin QV-në të papërshtatshme për qëllime të votimit. Sekretariati i KQZ-së e informon menjëherë KQZ-në për këto ndryshime. 83.5 Nëse lokacioni i QV-së është ndryshuar, KKZ-ja i njofton votuesit për ndryshimin përmes burimeve në dispozicion të mediave lokale. Si shtesë, KKZ-ja vendos lajmërim në lokacionin origjinal të QV-së duke këshilluar votuesit për lokacionin e ri të QV-së. 83.6 VV-të janë në vend të qasshëm për të mundësuar votuesit të formojnë dhe të qëndrojnë në rresht dhe duhet, kur është e mundshme, të kenë qasje të niveluar që personat me aftësi të kufizuara të kenë hyrje dhe dalje të papenguar. VV-të kanë ndriçim adekuat dhe mbrojtje nga aksidentet elementare. 83.7 Një QV ose VV nuk duhet të jetë në një vend të kultit, ndërtesë e cila është pronë apo seli e subjektit politik, ose hapësira në të cilat shërbehet apo konsumohet alkooli. Neni 84 Siguria e Vendvotimit 84.1 Kryesuesi i KVV-së, me ndihmën e të gjithë anëtarëve të KVV, siguron qetësinë dhe sigurinë e procesit të votimit brenda VV-së. Rendi në rresht para VV-së mbahet nga anëtari i KVV-së i caktuar Kontrollues i Rreshtit. 84.2 Në rast të çrregullimit serioz brenda ose në afërsi të drejtpërdrejtë të VV-së, Kryesuesi i KVV-së kërkon ndihmë të menjëhershme nga policia. Incidenti shënohet menjëherë në Librin e Votimit. 84.3 Në rast se çrregullimi kthehet në kërcënim serioz të integritetit të procesit të votimit ose kundër njerëzve brenda VV-së, Kryesuesi i KVV-së mund të vendosë të ndërpresë votimin dhe të mbyllë VV-në deri sa të ri-vendoset rregulli. Kryesuesi i KVV-së e informon menjëherë KKZ-në dhe e regjistron ngjarjen në Librin e Votimit, përfshirë periudhën gjatë së cilës votimi është ndërprerë. 84.4 Asnjë person që mban armë ose emblemë nuk lejohet brenda VV-së, përveç Policit të Kosovës në detyrë i cili është në uniformë. Policët e Kosovës në detyrë nuk bën të sillen brenda VV-së pas hedhjes së votës së tyre. Neni 85 Materiali për Fushatën Zgjedhore dhe Materiali për Informim të Votuesve në VV dhe QV 85.1 Të gjitha subjektet politike të cilat nuk kanë larguar materialet e fushatave të tyre zgjedhore të vendosura brenda dhe rreth cilitdo VV ose QV në rreze prej 100 metra, çfarëdo materiali i tillë i mbetur 24 orë para fillimit të votimit duhet të largohet nga anëtarët e KVV-ve ose Menaxheri i QV-së. Subjektet politike të cilat nuk kanë larguar dhe/ose janë gjetur duke postuar material të fushatës zgjedhore pas afatit kohor të vendosur duhet të raportohen në KZAP për shkelje të këtij ligji. 85.2 Materiali i shtypur, i prodhuar nga Sekretariati i KQZ-së në emër të KQZ-së, duke shënuar emrat e të gjithë kandidatëve të të gjitha subjekteve të certifikuara politike dhe procedurat e votimit duhet të paraqiten në VV për përfitim nga votuesit. Këto lista duhet, po ashtu, të paraqiten në derën kryesore të hyrjes të secilës QV. 40 85.3 Shenjat informuese në ndërtesë duhet të paraqesin në mënyrë të qartë numrin e QV-së. Brenda QV- së, veçanërisht kur ka më tepër se një VV, shenjat për të drejtuar votuesit në VV-në e duhur duhet të paraqiten dukshëm. Secila VV duhet të shënjohet qartë me shenja që tregojnë numrin e VV-së dhe shkronjat nga LPV-ja të atyre votuesve të caktuar në atë VV. 85.4 Asnjë informatë e fushatës zgjedhore nuk duhet të emetohet në çfarëdo pajisje komunikuese në Qendër të Votimit, dhe as brenda distancës së dëgjimit. Neni 86 Procedurat Para Fillimit të Votimit 86.1 KQZ-ja vendos një rregull e cila qeverisë rregullat e procedurës, shpërndarjet dhe pranimin e materialeve për zgjedhje të cilat i dërgohen KKZ-së dhe KVV-së. 86.2 Në Ditën e Zgjedhjeve, Kryesuesi i KVV-së, dhe/ose Zëvendësi i tij/saj duhet, në përcjellje të policisë, t’i dërgoj materialet e shënuara në nenin 103.1 nga KKZ-ja në QV. 86.3 Të gjithë anëtarët e KVV-së duhet të jenë të pranishëm në VV së paku një orë para fillimit të votimit. 86.4 Kryesuesi i KVV-së i kryen të gjitha detyrat e përcaktuara nga rregullat e KQZ-së të nevojshme për të hapur VV-të sikurse është përcaktuar me rregullat e KQZ-së. 86.5 Nëse VV-ja hapet me vonesë, Kryesuesi i KVV-së e informon menjëherë KKZ-në, e cila e informon Sekretariatin e KQZ-së dhe regjistron kohën e hapjes në Librin e vendvotimit. Neni 87 Përshkrimi i Fletëvotimit dhe materialit në lidhje me Fletëvotimin 87.1 Emri i subjektit politik dhe kandidatëve të tyre paraqiten në fletëvotim siç paraqiten në origjinalin e aplikimit për certifikim, subjekt i modifikimeve – nëse ka – dhe në fund të miratuara nga KQZ-ja. 87.2 Votuesi udhëzohet për të shënuar zgjedhjen e tij/saj aq qartë që të mos ketë paqartësi mbi preferencat. 87.3 Emrat e të gjithë kandidatëve në materialin e shtypur të ekspozuara në vendvotime ose Qendra të Votimeve shfaqen drejtpërdrejtë nën emrin e partisë politike, koalicionit ose nismës qytetare që ka dorëzuar listën e kandidatëve. 87.4 KQZ-ja përcakton numrin e fletëvotimeve të cilat shtypen dhe shpërndahen. Numri i fletëvotimeve nuk tejkalon për më shumë se pesë për qind (5 %) numrin e votuesve në listën e votuesve. 87.5 Fletëvotimi duhet të përmbajë: a) treguesin e qarkut elektoral; b) organin publik që do të zgjidhet; c) numrin rendor të vendosur para secilit subjekt politik individual zgjedhor; d) emrin dhe akronimin e secilit subjekt politik sipas radhës së përcaktuar me shortin për fletëvotim; e) tiparet e sigurisë, sikurse janë përcaktuar nga KQZ-ja; f) çfarëdo informate tjetër të kërkuar me këtë ligj dhe me rregullat e miratuara në përputhje me të. 87.6 KQZ-ja më tutje përcakton me anë të rregullës detajet e fletëvotimeve: a) përmbajtjen; 41 b) formatin dhe ekspozimin/dukjen; c) mënyrën dhe kontrollin e printimit; d) verifikimin, shpërndarjen dhe trajtimin e fletëve të votimit; e) veçoritë e sigurisë; dhe f) çfarëdo çështje tjera të lidhura që nuk mbulohen me këtë ligj. 87.7 Fletëvotimet shtypen nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të KQZ-së. 87.8 Fletëvotimet shtypen në të gjitha gjuhët zyrtare në nivel kombëtar dhe në nivel lokal, sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Subjekti politik i certifikuar mund të zgjedhë gjuhën dhe shkrimin në të cilën emri i tij/saj është i shkruar në fletëvotim. Neni 88 Orari i Votimit 88.1 Qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00. 88.2 Askush nuk mund të votojë pas kohës së mbylljes së qendrave të votimit, përveç votuesve të cilët presin në radhë në VV në kohën e mbylljes. Neni 89 E Drejta e Votës dhe Fshehtësia e Votës 89.1 Votuesi më të drejtë për të votuar ka të drejtë vote nëse ai/ajo është i regjistruar në Kosovë ose ka aplikuar suksesshëm për votim jashtë Kosovës siç përcaktohet në nenet 5 dhe 6 të këtij ligji. 89.2 Askush nuk e parandalon ose orvatet të parandalojë një votues me të drejtë për të votuar nga ushtrimi i së drejtës së tij/saj për të votuar. 89.3 Askush nuk lejohet të votojë në emër të një votuesi tjetër, përveç në përputhje me dispozitat e nenit 89.5 të këtij ligji. 89.4 Secili votues e plotëson fletëvotimin e vet në fshehtësi mbrapa kabinës së votimit. Vetëm një person lejohet mbrapa kabinës së votimit gjatë një intervali të caktuar kohor përveç nëse votuesi ka kërkuar ndihmë nga personi tjetër, siç përcaktohet në paragrafin 5 të këtij neni. 89.5 Votuesi i cili është me aftësi të kufizuar në atë mënyrë që nuk është në gjendje të shënojë ose hedh fletëvotimin dhe/ose është analfabet mund të ndihmohet nga një person tjetër i zgjedhur nga votuesi nëse ai kërkon një ndihmë të tillë. Personi i tillë e ndihmon vetëm një votues dhe nuk është anëtar i KVV-së ose vëzhgues i akredituar. 89.6 Personi i miratuar për të ndihmuar votuesin shkruan dhe nënshkruan emrin e tij/saj në Listën e duhur të Votuesve ose Zarfin për Fletëvotim me Kusht, afër emrit ose një hapësire tjetër të ofruar nga votuesi i cili është ndihmuar. 89.7 Anëtarët e KVV-së nuk mund në asnjë mënyrë të ndikojnë në vendimin e votuesit. 89.8 Anëtarët e Këshillit të Vendvotimit dhe/ose stafi i Vendvotimit shpjegojnë procedurën e votimit vetëm nëse u kërkohet nga zgjedhësi. 89.9 Anëtarët e KVV-së kujdesen veçanërisht për të siguruar që zgjedhësi nuk shqetësohet nga askush përderisa shënjon fletën e tij të votimit, dhe se fshehtësia e votimit është plotësisht e siguruar. 42 Neni 90 Dokumentet e Pranueshme të Identifikimit Për qëllim të këtyre zgjedhjeve në vijim janë dokumentet e pranueshme të identifikimit: a) letërnjoftimi i vlefshëm; b) pasaporta valide; c) dokumenti i vlefshëm i udhëtimit; d) leja e vozitjes e vlefshëm e Kosovës; e) kartela e vlefshme e PZHBV-ve; ose f) kartela e vlefshme e refugjatit. Neni 91 Votimi i Rregullt 91.1 Procedurat për votim të rregullt vendosen përmes rregullës së KQZ-së. 91.2 Votimi në zgjedhjet e njëjta më shumë se një herë përbën vepër penale dhe është i dënueshëm në përputhje me Kodin Penal të Kosovës. Neni 92 Votimi i Anëtarëve të Këshillit të Vendvotimit Anëtarët e KVV-ve dhe Kryesuesi votojnë të parët kur hapet vendvotimi. Neni 93 Mbyllja e Vendvotimit 93.1 Çdo person në rresht në orën e mbylljes së VV-së, lejohet të votojë nëse ka të drejtë për të votuar. Kontrolluesi i rreshtit e informon personin e fundit në rresht se ai/ajo është personi i fundit që voton. Çdo person tjetër që i bashkohet rreshtit pas atij personi, nuk lejohet të hyjë në VV, dhe informohet për pamundësinë e tij/saj për të votuar. 93.2 Pasi të votojë personi i fundit në rresht në kohën e përfundimit të votimit, kryesuesi i KVV-së e mbyll VV-në, e mbyll kutinë e votimit në atë mënyrë që kjo të mund të shikohet nga vëzhguesit e pranishëm, dhe në librin e votimit e shënon kohën e saktë të mbylljes. Neni 94 Libri i Votimit 94.1 Secili VV e ka Librin e Votimit në të cilin shënohen të gjitha ngjarjet domethënëse në lidhje me mbajtjen e votimeve të cilat ndodhin në vendvotim gjatë ditës së zgjedhjeve. 94.2 Vetëm Kryesuesi i KVV-së, anëtarët e KVV-së, dhe vëzhguesit e akredituar të pranishëm lejohen të bëjnë shënime në Librin e Votimit. Nëse votuesi ka ankesë në lidhje me ndonjë aktivitet brenda VV-së, ai/ajo mund të kërkojë nga Kryesuesi i KVV-së regjistrimin e ankesës së tij/saj në Librin e Votimit dhe/ose të dorëzojë një ankesë në Komision Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në përputhje me procedurat e përcaktuara. Neni 95 43 Votimi me Kusht Votuesi në Kosovë, emri dhe mbiemri i të cilit nuk mund të gjendet në LPV, ose që emri i tij/saj gjendet në LPV me një shenjë ose shënim që tregon se ai/ajo duhet të votojë me kusht, lejohet të votojë me kusht në VV-në që lëshon fletëvotime me kusht në pajtim me rregullat e KQZ-së. KREU XIV VOTIMI JASHTË KOSOVËS Neni 96 Dispozitat e Përgjithshme 96.1 Votuesi me të drejtë vote i cili përkohësisht mungon në Kosovë mund të votojë për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës nëse ai ose ajo ka aplikuar suksesshëm për Votim Jashtë Kosovës dhe ka votuar në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe rregullat e KQZ-së. 96.2 Vota përmes Votimit Jashtë Kosovës duhet të pranohet nga KQZ-ja para ditës së zgjedhjeve, sikurse përcaktohet me anë të rregullave të KQZ- së. Neni 97 Aplikimi për Fletëvotim 97.1 Votuesi me të drejtë vote mund të aplikojë për të marrë një fletëvotim për Votim Jashtë Kosovës duke dorëzuar të plotësuar Aplikimin për Votim Jashtë Kosovës/Formularin e Regjistrimit të Votuesit (“Aplikimi Përmes-Postës”)në formën në dispozicion nga faqja elektronike e KQZ-së: a) përmes postës në një nga Kutitë Z.P të KQZ-së; ose b) përmes faksit në KQZ në numrin e shënuar në Aplikimin për Votim Jashtë Kosovës. 97.2 Votuesi me të drejtë vote i cili nuk është regjistruar paraprakisht për të votuar në zgjedhje nën autoritetin e KQZ-së duhet të dorëzojë, bashkë më Aplikimin për Votim Jashtë Kosovës të plotësuar, dokumentacion provë që ai ose ajo plotëson kriterin juridik të përcaktuar me nenin 5 të këtij ligji. 97.3 Për qëllimet e paragrafit 2 të këtij neni, dokumentet e regjistruara në nenin 90 mund të përdoren për të disa apo të gjitha kriteret juridike nën nenin 5 të këtij ligji. Neni 98 Konfirmimi dhe Procesi i Ankesave 98.1 KQZ-ja e njofton secilin kandidat nëse aplikimi i tij/saj është pranuar apo refuzuar. 98.2 Çdo aplikues i cili është refuzuar ka të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në KZAP. KREU XV VOTIMI I PERSONAVE ME NEVOJA TË VEÇANTA Neni 99 Dispozitat e Përgjithshme 99.1 KQZ-ja përcakton rregullat për votim për personat me nevoja të veçanta: 44 a) votuesit me të drejtë vote të cilët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotimin e zakonshëm për shkak të paaftësisë fizike, mjekësore ose çfarëdo paaftësie tjetër; b) votuesit me të drejtë vote me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara veçanërisht për të moshuarit, personat me aftësi të zvogëluar mendore në institucionet e kujdesit shëndetësor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit; ose c) votimi në rrethana të veçanta: votuesit që jetojnë në bashkësitë, të cilat, për shkak të zhvendosjes nga vendi afër vendvotimit të tyre të rregullt ose për shkaqe sigurie, nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre të caktuar. Për këtë lloj votimi kërkohet miratimi nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve. Neni 100 Procesi i Vendosjes 100.1 KKZ-ja lëshon një njoftim me shkrim të dhënë nga KQZ-ja duke informuar kështu çdo votues me të drejtë vote ose grup të votuesve të cilëve u është mohuar kërkesa për VPNV, duke i informuar për të drejtën e tyre për të ushtruar ankesë pranë gjykatës së shkallës së parë deri në datën e caktuar në njoftim. 100.2 Gjykata e shkallës së parë shqyrton secilën parashtresë që e merr në përputhje me Rregullat e Procedurës dhe afatet e përcaktuara me këtë ligj dhe rregullat e KQZ-së. 100.3 Gjykata e shkallës së parë mund të urdhërojë KKZ-në që të përfshijë ose të përjashtojë votuesit me të drejtë vote nga lista e votuesve e VPNV-së, në bazë të autoritetit të saj. KREU XVI PROCESI I NUMËRIMIT TË FLETËVOTIMEVE DHE SHPALLJA E REZULTATEVE TË ZGJEDHJEVE Neni 101 Dispozitat e përgjithshme 101.1 Procedurat e numërimit të fletëvotimeve qeverisen nga objektivat e mëposhtme: saktësia, transparenca, efikasiteti, mundësia për rinumërimin dhe përsëritja e zgjedhjeve dhe mbrojtja e fshehtësisë së votës. 101.2 Fletëvotimet e rregullta nga vendvotimet përbrenda Kosovës numërohen në po ato vendvotime, menjëherë pas mbylljes së procesit votues. 101.3 Procedurat e numërimit janë në pajtim me rregullat e KQZ-së. Neni 102 Raportimi i numërimit preliminar në vendvotim 102.1 Çdo anëtar i komisionit të vendvotimit që ka vërejtje në rezultatet e shënuara në një vendvotim mund të regjistrojë mospajtimin e tij në librin e votimeve të vendvotimit dhe mund të dërgojë një vërejtje te Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në përputhje me këtë ligj. 102.2 Kryesuesi i komisionit të vendvotimit dhe mbikëqyrësi i KQZ-së, nëse i pranishëm, është përgjegjës për përmbledhjen dhe saktësinë e rezultateve të votimit të marra nga shënimet e vendvotimit të bëra në format e kërkuara dhe e dërgon formën e kompletuar të FPR-së në vendin e caktuar. 102.3 Rezultatet e numërimit në VV vendosen në vendvotim nga Kryesuesi i vendvotimit. 45 Neni 103 Ruajtja e fletëvotimeve dhe transportimi i materialit zgjedhor 103.1 Pas përfundimit të numërimit, të gjitha fletëvotimet e përdorura dhe ato të papërdorura, lista përfundimtare e votuesve, lista e votuesve me kusht, libri i zgjedhjeve, zarfet me fletëvotime me kusht që përmbajnë fletëvotimet e shënjuara dhe materialet tjera zyrtare zgjedhore në vendvotim duhet të: a) paketohen dhe transportohen në përputhshmëri me rregullat KQZ-së; b) transportohen në kushte të sigurta deri në vendin e saktësuar nga KQZ-ja. 103.2 Kryesuesi i KVV-së e shoqëron transportin e fletëvotimeve dhe materialit zgjedhor deri në pikën e caktuar të grumbullimit, e nëse kërkohet, shoqërohet nga një anëtar i opozitës, i një niveli të respektueshëm, i zgjedhur me konsensus, ose në mungesë të konsensusit, i zgjedhur me short nga kryesuesi. 103.3 Fletëvotimet, format dhe materialet tjera zgjedhore të transportuara në një vend të caktuar në Kosovë ruhen në kushte të sigurta derisa të zgjidhen të gjitha ankesat dhe derisa të certifikohen rezultatet nga KQZ-ja. 103.4 KQZ-ja me një vendim, pas certifikimit zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve, shkatërron materialet e përmendura në kohën e përshtatshme brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve, përveç nëse udhëzohet ndryshe nga KZAP-ja. Neni 104 Vëzhguesit 104.1 Të gjitha aktivitetet e zhvilluara nga QNR-ja mund të vëzhgohen nga anëtarët e KQZ-së dhe stafit të Sekretariatit të KQZ-së, anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) dhe vëzhguesit zgjedhor të akredituar nga KQZ-ja. 104.2 Jo më tepër se katër (4) vëzhgues të akredituar nga i njëjti etnitet politik, siç është definuar në nenin 3 të këtij ligji, apo të organizatave tjera të akredituara mund të jenë të pranishëm brenda QNR-së njëkohësisht. 104.3 Pa marrë parasysh kushtet e këtij ligji, nëse drejtori ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së vlerëson se numri i vëzhguesve të akredituar zgjedhor ose të vëzhguesve të akredituar të mediave, të pranishëm brenda QNR-së paraqet pengesë për procesin e numërimit, ai/ajo i udhëzon vëzhguesit e akredituar zgjedhor ose vëzhguesit e mediave të zvogëlojnë numrin e tyre. Neni 105 Ankesat për procesin e QNR 105.1 Ankesat në lidhje me administrimin e numërimit në QNR dorëzohen me shkrim pranë KZAP-it brenda afatit prej 24 orësh nga momenti i të kuptuarit për shkeljen e supozuar dhe në asnjë rast më vonë se dy (2) ditë pune prej ndodhjes së shkeljes së supozuar. 105.2 Paraqitja e ankesës nuk e pengon ose ndërpret procesin e numërimit. 105.3 Për të gjitha ankesat e marra nga KZAP-i, vendoset jo më vonë se pesë (5) ditë nga momenti i pranimit të ankesës në zyrat qendrore të KZAP-it. Neni 106 Rezultatet zgjedhore 46 106.1 KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe në qendrat e numërimit si dhe kur të gjitha vërejtjet e dala që u përkasin votimit dhe numërimit janë vendosur nga Komisioni Zgjedhor për Parashtresat dhe Ankesat dhe nga Gjykata Kushtetuese. 106.2 Para certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, KQZ-ja mund të urdhërojë rinumërimin e votave në cilindo vendvotim, qendër të numërimit ose edhe përsëritjen e votimit në një qendër votimi apo në një komunë. 106.3 Rezultatet e zgjedhjeve janë përfundimtare dhe detyruese atëherë kur janë certifikuar nga KQZ-ja. 106.4 KQZ-ja i publikon rezultatet e zgjedhjeve pasi që ato të jenë certifikuar. Sekretariati i KQZ-së i publikon këto rezultate përfundimtare në formë tabelare duke përfshirë edhe publikimin në faqen e vetë të internetit: a) numri i zgjedhësve të regjistruar; b) numri zgjedhësve të cilët kanë votuar në secilin vendvotim; c) numri i zgjedhësve të cilët kanë votuar jashtë vendvotimit; d) numri i zgjedhësve që kanë votuar (numri përfundimtar i votimeve të bëra); e) numri i pranuar i fletëvotimeve të vlefshme; f) numri i papërdorur i fletëvotimeve; g) numri i fletëvotimeve të përdorura; h) numri i fletëvotimeve të pavlefshme; i) numri i fletëvotimeve të zbrazëta; j) numri i fletëvotimeve të dëmtuara; k) numri i votave për secilin subjekt politik; l) numri i votave të fituara për secilin kandidat individual, kur kjo është e zbatueshme; m) numri i ulëseve të fituara për secilin etnitet; n) emrat e kandidatëve të zgjedhur. KREU XVII INFORMIMI I VOTUESVE DHE MEDIA Neni 107 Dispozitat e përgjithshme 107.1 KQZ-ja, në kohë të duhur, organizon dhe sponsorizon fushatën për edukimin e votuesve. Ajo shpërndan nëpër të gjithë vendin, sipas Ligjit për përdorim të gjuhëve, informatat për: a) procedurat e votimit; dhe c) të drejtat e votuesve dhe procedurat për mbrojtjen e tyre, përfshire edhe mekanizmat për ankesë. 107.2 Në secilin vendvotim, ne ditën e zgjedhjeve, materiali i shtypur, i dizajnuar dhe i përgatitur në emër të KQZ-së, me emra të numëruar të subjekteve politike dhe emrave të kandidatëve, e po ashtu edhe të procedurave të votimit, nxirret, ekspozohet ose publikohet nga Sekretariati i KQZ-së në dobi të votuesve. Emrat e kandidatëve në materiale të tilla të shtypura ose të ekspozuara renditen në të njëjtën mënyrë siç 47 paraqiten në listën e regjistrimit të kandidatëve, të certifikuar nga KQZ-ja në lidhje me subjektet politike të cilat i kanë paraqitur. 107.3 Gjatë bërjes së fushatës për edukimin e votuesve, SKQZ-ja i kushton vëmendje të veçantë votuesve në viset rurale, me aftësi të kufizuara dhe analfabet. Neni 108 Transmetimi i informatave për votuesit 109.1 KQZ-ja përgatit material të përshtatshëm për transmetim ne radio dhe televizion për informimin e publikut për procesin zgjedhor në Kosovë. 108.2 Materiali informues i përgatitur nga KQZ-ja për emetim në televizion përmban mënyrë për transmetimin simultan për njerëzit me dëgjim të dëmtuar ne gjuhën adekuate për nevojat e grupeve gjuhësore të cilat shërbehen nga transmetuesi. Neni 109 Shkeljet Nëse transmetuesi televiziv ose i radios dështon t’i përmbahet dispozitave të këtij ligji ose legjislacionit në zbatim, KQZ-ja e njofton menjëherë KPM-në. KREU XVIII SISTEMI ZGJEDHOR PËR KUVENDIN E KOSOVËS Neni 110 Dispozitat e përgjithshme 110.1 Kosova konsiderohet një zonë zgjedhore me shumë kandidatë. 110.2 Subjekti politik paraqet listën e kandidatëve në bazë të procedurave të caktuara nga KQZ-ja dhe ky ligj. Secila listë e kandidatëve do të ketë së paku tridhjetë për qind (30%) të kandidatëve të gjinisë tjetër sipas tabelës së bashkëngjitur si Shtojca 1. 110.3 Secili subjekt politik i certifikuar paraqitet në votim me “listë të hapur”. 110.4 Duke ushtruar të drejtën e tij/saj të votës, votuesi voton për një (1) subjekt politik të certifikuar dhe mund të votoj për një (1) kandidat nga lista e kandidatëve të këtij subjekti politik. Nëse në fletëvotim janë shënuar më shumë se një (1) kandidat, vetëm vota për subjektin politik llogaritet. 110.5 Vota e hedhur për subjektin politik konsiderohet si votë për kandidatin e parë në listën e kandidatëve të subjektit politik. KQZ-ja siguron që fletëvotimi nuk e lejon votuesin të votojë njëkohësisht për subjektin politik dhe për kandidatin e parë në listën e kandidatëve të këtij subjekti politik. Neni 111 Ndarja e vendeve 111.1 Vendet në Kuvend ndahen sipas sistemit të përfaqësimit të caktuar nga neni 64 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke ndarë: 48 a) njëqind (100) vende midis të gjitha subjekteve politike të certifikuara në raport me numrin e votave të vlefshme që kanë marrë ato; dhe b) njëzet (20) vende janë të garantuara për përfaqësimin e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë, si vijon: (i) partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin serb, do të kenë numrin e vendeve në Kuvend të fituar në zgjedhjet e hapura, me minimumin dhjetë (10) vende të garantuara, në rast se numri i vendeve të fituara është më i vogël se dhjetë (10); (ii) partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetet e tjera, në Kuvend do të kenë numrin e vendeve të fituara në zgjedhjet e hapura me minimumin e vendeve të garantuara si në vijim: komuniteti rom një (1) vend; komuniteti ashkali një (1) vend; komuniteti egjiptian një (1) vend; dhe një (1) vend shtesë i jepet komunitetit rom, ashkali, ose egjiptian, që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komuniteti boshnjak tri (3) vende, komuniteti turk dy (2) vende dhe komuniteti goran një (1) vend, nëse numri i vendeve të fituara nga secili komunitet është më i vogël se numri i vendeve të garantuara. 111.2 Njëqind (100) vendet e Kuvendit të përshkruara në nenin 111.1 (a) ndahen sipas mënyrës në vijim dhe në bazë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme që i ka fituar secili subjekt politik: a) në mesin e subjekteve politike që përfaqësojnë komunitetin serb dhe komunitetet tjera joshumicë dhe në mesin e subjekteve politike të cilat nuk përfaqësojnë komunitetin serb dhe komunitetet joshumicë të cilat kanë fituar së paku pesë përqind (5%) nga numri i përgjithshëm i votave të vlefshme në zgjedhjet për Kuvend; b) numri i përgjithshëm i votave të vlefshme të fituara nga secili subjekt politik në zgjedhjet për Kuvend pjesëtohet me 1, 3, 5, 7, 9, 11, 13, 15, e kështu me radhë derisa numri i pjesëtuesve të shfrytëzuar t’i përgjigjet numrit të plotë të vendeve; c) koeficientët që rezultojnë nga vargu i pjesëtimeve rregullohen në renditje zbritëse. Vendet u ndahen subjekteve politike sipas koeficientëve në mënyrë që vendi i parë i takon subjektit që e ka koeficientin më të madh, vendi i dytë subjektit që e ka koeficientin e radhës më të madh, e kështu me radhë derisa të ndahen të gjitha vendet; d) nëse një subjekti politik i ndahen vende që janë baraz me numrin e kandidatëve në listën e tij dhe ka ende vende për të ndarë, atëherë pjesa e mbetur e koeficientit të atij subjekti nuk merret parasysh gjatë ndarjes së vendeve të mbetura. Koeficientët pasues me renditje zbritëse përdoren derisa të ndahen të gjitha vendet; e) nëse ndodh barazimi për shkak se dy ose më shumë koeficintë janë të njëjtë, vendi ndahet me hedhje të shortit nga kryesuesi i KQZ-së, në praninë e përfaqësuesve të autorizuar të subjekteve politike në fjalë. 111.3 Njëzet (20) vendet e rezervuara në Kuvend të përshkruara në pikën (b) të paragrafit 1 të këtij neni u ndahen subjekteve politike që përfaqësojnë komunitetin serb dhe komunitetet tjera joshumicë në Kosovë sipas mënyrës së njëjtë të përshkruar në nenin 112.2 të këtij ligji, në bazë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të fituara nga secili subjekt politik, pavarësisht nga numri i vendeve tashmë të ndara prej njëqind (100) vendeve. 111.4 Të gjitha votat e fituara nga kandidatët që janë në listën e hapur të subjektit politik numërohen ndaras. Vota e hedhur për subjektin politik konsiderohet si votë për kandidatin e parë në listën e kandidatëve të subjektit politik. Listat me kandidatë rirenditen sipas mënyrës zbritëse në bazë të numrit të votave të fituara për secilin kandidat. 111.5 Vendet që i ndahen subjektit politik në paragrafin 2 të këtij neni u ndahen kandidatëve që gjenden në listën e rirenditur të kandidatëve të subjektit politik në paragrafin 4 të këtij neni, duke filluar nga kandidati i parë në listë sipas një renditje zbritëse, deri në mbarim të vendeve që i ndahen subjektit politik. Vendet shtesë që u ndahen subjekteve politike që përfaqësojnë komunitetin serb dhe komunitetet tjera joshumicë në Kosovë sikurse në paragrafin 3 të këtij neni u ndahen kandidatëve pasues nga lista e rirenditur nga paragrafi 4 i këtij neni e kandidatëve të subjektit politik. 111.6 Nëse pas ndarjes së vendeve të përcaktuara në paragrafin 5 të këtij neni kandidatëve të gjinisë pakicë nuk u janë ndarë së paku 30% nga numri i përgjithshëm i vendeve të subjektit politik, kandidati i 49 fundit i zgjedhur i gjinisë shumicë zëvendësohet nga një kandidat i radhës i gjinisë tjetër në listën e rirenditur për kandidatë, derisa numri i përgjithshëm i vendeve të ndara për gjininë pakicë të jetë së paku 30%. 111.7 Asnjë person që është anëtar i ndonjë organi tjetër ligjvënës të zgjedhur nuk mund të ketë vend në Kuvend. Një anëtar i Kuvendit që është ose bëhet anëtar i ndonjë organi tjetër ligjvënës të zgjedhur pas marrjes së vendit në Kuvend, humb mandatin e tij në Kuvend. 111.8 Një person që humb mandatin sipas këtij neni zëvendësohet në pajtim me dispozitat nga neni 112 i këtij ligji. Neni 112 Zëvendësimi i Anëtarëve të Kuvendit 112.1 Vendet e shpërndara ne përputhje me ketë Ligj mbahen personalisht nga kandidatet e zgjedhur dhe jo nga subjekti politik. Mandati i anëtarit nuk do të ndryshohet apo ndërpritet para se të përfundoj mandati përveç ne rastet vijuese: a) dënimi i anëtarit për vepër penale për të cilën ai apo ajo është dënuar me burgim sikurse parashikohet me anë të nenit 69.3 (6) të Kushtetutës; b) dështimi i anëtarit që të marrë pjesë në seancat e Kuvendit apo të Komiteteve për gjashtë (6) muaj radhazi, anëtar i të cilave ai apo ajo janë, përveç nëse jepet ndonjë arsye bindëse në pajtim me Rregullat e Kuvendit; c) humbja e mandatit të anëtarit, sipas nenit 29 të këtij ligji; d) vdekja e anëtarit; e) paaftësia mendore ose fizike e anëtarit, e përcaktuar me anë të vendimit përfundimtar gjyqësor, apo f) dorëheqja e anëtarit. 112.2 Një anëtar i Kuvendit të Kosovës mandati i të cilit përfundon në pajtim me nenin 112.1 zëvendësohet si vijon: a) nga kandidati i ligjshëm në radhë i të njëjtës gjini i cili ka fituar numrin më të mash të votave të listës së riorganizuar të kandidatëve të Subjektit Politik në emër të së cilës garoi anëtari; b) nëse nuk ka ndonjë kandidat tjetër të ligjshëm me gjini të njëjtë nga lista e kandidatëve, nga kandidati i radhës i cili ka fituar numrin më të lartë të votave në listën e kandidatëve; c) nëse nuk ka kandidat tjerë të ligjshëm në listën e kandidatëve, shkon kandidati i ardhshëm legjitim nga lista e kandidatëve të etnitetit politik që ka pasur koeficientin më të madh të votave sipas formulës së përcaktuar në nenin 111.4 të këtij ligji nga zgjedhjet e fundit të të njëjtit lloj; dhe d) nëse anëtari është kandidat i pavarur, shkon kandidati i ardhshëm legjitim nga lista e kandidatëve të etnitetit politik që ka pasur koeficientin më të madh të votave sipas formulës së përcaktuar në nenin 111.4 të këtij ligji. 112.3 Pasi që një ulëse të mbetet e zbrazët, Kryetari i Kuvendit i bën kërkesë me shkrim Presidentit për mbushjen e ulëses së zbrazët. Një kërkesë e tillë duhet të përfshij edhe sqarimin se pse u lirua kjo ulëse. 112.4 Pas pranimit të kërkesës sipas paragrafit 3 të këtij neni, nëse sqarimi i dhënë është i mjaftueshëm, Presidenti duhet të kërkojë nga KQZ-ja të rekomandojë emrin e personit për ta mbushur vendin e lirë. KQZ-ja duhet që në afatin prej pesë (5) ditëve të punës nga momenti i marrjes së kërkesës, t’ia ofrojë Presidentit emrin radhës së personit të ligjshëm sipas paragrafit 2 të këtij neni KREU XIX SHPENZIMET/KOSTOJA E ZGJEDHJEVE 50 Neni 113 Financimi i zgjedhjeve 113.1 Qeveria e Kosovës financon mbajtjen e zgjedhjeve. 113.2 KQZ-ja administron fondet e ndara për mbajtjen e zgjedhjeve sipas normave të caktuara në këtë ligj. 113.3 Buxheti i KQZ-së përbën një vijë të veçantë në buxhetin shtetëror. 113.4 KQZ-ja i cakton rregullat për distribuimin dhe përdorimin e fondeve të nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve nga komisionet zgjedhore dhe funksionimit adekuat të sekretariatit të KQZ-së në përputhshmëri me përgjegjësit e saj, duke marrë parasysh ligjet e aplikueshme mbi menaxhimin e financave publike. 113.5 KQZ-ja mund të pranoj donacione, përveç parave të cilat janë në shërbim të procesit zgjedhor, duke mos ndërhyrë në pavarësinë dhe autoritetin e tij. 113.6 Brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve prej ditës së shpalljes të rezultateve zyrtare të zgjedhjeve, KQZ-ja do të publikoj një raport të plotë për shpenzimet zgjedhore dhe mënyrën e shpenzimit. 113.7 Përdorimi i drejtë i fondeve të caktuara për zgjedhje si dhe donacionet, kontrollohen nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. Neni 114 Përkrahja publike për fushatat zgjedhore Institucionet publike, duhet t’u mundësojnë në baza të barabarta të gjitha subjekteve politike të certifikuara dhe KQZ-së qasje në godinat, pajisjet, si dhe tu ofrohen lehtësira tjera për të zhvilluar një fushatë zgjedhore në përputhshmëri me rregullat e tyre të zakonshme. KREU XX KOMISIONI ZGJEDHOR PËR ANKESA DHE PARASHTRESA Neni 115 Emërimi i Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa 115.1 KZAP është organ i përhershëm i pavarur kompetent për të vendosur në lidhje me ankesat dhe apelet e lejuara që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor siç është caktuar me këtë ligj dhe rregullat zgjedhore. 115.2 Kryetari i Gjykatës Supreme emëron anëtarët e KZAP-it nga mesi i gjykatësve të Gjykatës Supreme dhe gjykatave të qarkut. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Kryetari i Gjykatës Supreme emëron anëtarët e KZAP-it brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve. 115.3 Anëtarët e KZAP-it shërbejnë për një mandat të ripërtërishëm prej katër (4) viteve. 115.4 Në rast se një pozitë mbetet e zbrazët, Kryetari i Gjykatës Supreme ka kompetenca për të zëvendësuar cilindo anëtar të KZAP-it sipas zgjedhjes së tij, pas konsultimeve me KQZ-në. Neni 116 Përbërja e KZAP-it 116.1 KZAP-i përbëhet nga pesë (5) anëtar, përfshirë edhe kryesuesin. KZAP-i mund të mblidhet në panele prej së paku tre (3) anëtarëve. 51 116.2 Anëtarët e emëruar të KZAP-it në periudhën duke filluar prej gjashtëdhjetë (60) ditë para ditës së zgjedhjeve deri në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve i japin përparësi të plotë obligimeve të tyre si anëtar të KZAP-it. Kërkohet nga të gjitha autoritetet kosovare t’i ofrojnë tërë ndihmën e nevojshme KZAP-it gjatë periudhës së lartpërmendur. Neni 117 Procedurat e KZAP-it 117.1 KZAP-i vendos rregullat dhe procedurat e tij. 117.2 Gjatë vendosjes për një ankesë ose apel KZAP-i shqyrton dhe heton të gjitha dëshmitë relevante dhe mundëson seancë dëgjimore në rast se e konsideron këtë të nevojshme. 117.3 Vendosja për apelet dhe ankesat nga KZAP-i mbështetet në dëshmi të qarta dhe bindëse. 117.4 KZAP-i mund të urdhërojë rinumërimin e fletëvotimeve në një vendvotim apo qendër votimi si dhe shqyrtimin e materialit votues si pjesë të hetimeve për ankesën ose apelin. Neni 118 Vendimet 118.1 KZAP-i pranon ankesat e bazuara në fakte dhe refuzon ankesat të cilat nuk përmbushin standardet. 118.2 KZAP-i ofron bazat ligjore dhe faktike për vendimet e tij me shkrim. KZAP-i u ofron kopjet e vendimeve të tij me shkrim, palëve të përfshira, brenda afatit prej dy (2) ditëve nga momenti i lëshimit të vendimit, në rast se ai ndikon në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve. Për vendimet tjera KZAP-i ofron kopjet e vendimeve të tij me shkrim palëve të përfshira në çështje, brenda pesë (5) ditëve të punës. 18.3 Vendimet e KZAP-it publikohen në përputhshmëri me rregullat dhe procedurat e KZAP-it. 118.4 Mund të apelohet vendimi i KZAP-it, sikurse që KZAP-i mund të rishikojë cilindo nga vendimet e marra, pas prezantimit të fakteve të reja nga pala e interesuar apo edhe për shkak të vullnetit të mirë të treguar. Ankesa në Gjykatën Supreme të Kosovës pranohet në rast se gjoba e përfshirë është më e lartë sesa 5,000 euro ose në rast se çështja prek një të drejtë themelore. Gjykata Supreme u jep përparësi këtyre apeleve. 118.5 Vendimi i KZAP-it është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga KQZ-ja, përveç në rast se apeli i lejuar sipas këtij ligji ose Kushtetutës parashtrohet brenda kohës së paraparë dhe gjykata më e lartë përcakton ndryshe. Neni 119 Ankesat 119.1 Personi i cili ka interes ligjor në një çështje brenda juridiksionit të KZAP-it, ose të drejtat e të cilit janë shkelur për sa i përket procesit zgjedhor të rregulluar sipas këtij ligji ose rregullave zgjedhore, mund të paraqesë një ankesë pranë KZAP-it. 119.2 Zyra mund të parashtrojë ankesë në KZAP sa i përket dështimit të subjektit politik për të vepruar në pajtim me këtë ligj ose rregullat e KQZ-së të cilat prekin procesin zgjedhor ose procesin e regjistrimit. 119.3 KZAP-i nuk merr parasysh një ankesë që ka të bëjë me vendim nga ana e KQZ-së, por do të mund të shqyrtojë një apel ndaj një vendimi të KQZ-s siç është saktësuar në nenin 122 të këtij ligji. 119.4 KZAP-i mund të vejë sanksione ndaj një Subjekti Politik për shkeljen e këtij ligji apo rregullave të KQZ-së të bëra nga anëtarët, përkrahësit dhe kandidatët e subjektit. Një subjekt politik mund t’i ofrojë fakte KZAP-it për të treguar se ka bërë përpjekje të arsyeshme për të parandaluar dhe dekurajuar anëtarët, përkrahësit dhe kandidatët për të mos shkelur këtë ligj ose rregullat zgjedhore. KZAP-i i shqyrton këto fakte për të vendosur për sanksionet përkatëse, në rast se ka, për t’iu shqiptuar subjektit politik. 52 119.5 KZAP-i mundet që sipas vendimit të tij të shqyrtojë çështje të cilat përndryshe janë nën jurisdiskionin e tij kur kjo është rreptësishtë e domosdoshme për të parandaluar padrejtësi serioze. 119.6 Ofrimi i informatave të rrejshme KZAP-it paraqet shkelje të këtij ligji të cilën gjë KZAP-i mund ta sanksionoj sipas nenit 12.1 të këtij ligji. Neni 120 Përmirësimet dhe sanksionimet ndaj shkeljeve 120.1 Në rast se KZAP-i përcakton se ka ndodhur shkelje e këtij ligji ose e rregullave të KQZ-së, mundet të: a) urdhërojë një subjekt politik ose një organizatë vëzhguese të ndërmarrë masa përmirësuese; b) para certifikimit të rezultateve zgjedhore, dhe në rrethana të jashtëzakonshme është në zgjedhjen e vetë KZAP-it, për të anuluar rezultatet në një vendvotim apo të udhëzoj KQZ-në të urdhëroj përsëritjen e votimit në një qendër votimi; dhe c) të vendosë një gjobë ndaj një subjekti politik ose një organizate vëzhguese në një vlerë deri në dyqindmijë euro (€200,000). 120.2 Dështimi për të paguar dënimin apo për t’ju bindur një urdhërese të KZAP-it brenda periudhës kohore të saktësuar në vendimin e KZAP-it është një shkelje tjetër e këtij ligji që mund të sanksionohet me dënim shtesë nga KZAP-i. 120.3 Në rast se ka ndodhur një shkelje e këtij ligji ose rregullave zgjedhore, e cila e minon integritetin e zgjedhjeve, KZAP-i mund të: a) largojë një kandidat nga lista e kandidatëve, kur të dëshmohet se kandidati ishte përgjegjës për këtë shkelje; b) largojë një apo disa kandidatë nga lista e kandidatëve të një subjekti politik dhe të mos e lejoj subjektin politik t’i zëvendësojë kandidatët e larguar, nëse KZAP-i përcakton se subjekti ishte përgjegjës për këtë shkelje; c) decertifikojë një subjekt politik nga pjesëmarrja në zgjedhje; dhe d) ndalojë një individ të marr pjesë në zgjedhjet e mbajtura nën autoritetin e KQZ-së, si kandidat apo edhe si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor, për një periudhë kohore që nuk i kalon gjashtë (6) vite. 120.4 KZAP-i ia drejton çfarëdo fonde të mbledhura nga gjobat Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës. 120.5 Çdo vendosje e një gjobe ose ndonjë sanksionimi tjetër nga KZAP-i është pa paragjykim ndaj ndonjë sanksionimi penal që mund të pasojë. Neni 121 Vëzhguesit Zgjedhor 121.1 KZAP-i mund të revokojë akreditimin e një organizate vëzhguese nëse ajo organizatë vëzhguese në mënyrë sistematike ose në mënyrë të organizuar ka shkelur këtë ligj ose rregullat zgjedhore. 121.2 KZAP-i mund të ndalojë një person të shërbejë ose të vazhdojë të shërbejë si një vëzhgues zgjedhor nëse ai person ka shkelur këtë ligj, rregullat ose rregullat zgjedhore që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor. Neni 122 Apelimet zgjedhore 53 122.1 Personi fizik ose juridik, të drejtat ligjore të të cilit janë prekur nga cilat do vendime të mëposhtme, vendime këto të marra nga KQZ-ja, mund të apelojë atë vendim në KZAP: a) përfshirjen ose largimin e një personi për të marrë pjesë në programin votues brenda dhe jashtë Kosovës; b) certifikimin ose kundërshtimin për të certifikuar një subjekt politik ose kandidat për të marrë pjesë në zgjedhje; c) kandidatin i cili pas certifikimit nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje; d) akreditimin ose refuzimin për akreditim të një vëzhguesi zgjedhor; e) vendosjen e një gjobe administrative ndaj një subjekti politik sipas nenit 42 të këtij ligji; dhe f) refuzimin për të regjistruar një parti politike brenda Zyrës. 122.2 KZAP-i do të mbështesë apelin ndaj vendimit të KQZ-së nëse vlerëson se KQZ-ja nuk ishte e arsyeshme në marrjen parasysh të të gjitha rrethanave. 122.3 Nëse KZAP-i mbështet apelin ndaj vendimit të KQZ-së, mundet të: a) udhëzojë KQZ-n ta rishqyrtojë vendimin e vet; dhe b) udhëzojë KQZ-në të marrë masa kompensimi. Neni 123 Sekretariati i KZAP-it 123.1 KZAP-i ndihmohet në ushtrimin e përgjegjësive dhe funksioneve të tij nga Sekretariati i cili punon në pajtim me këtë ligj. 123.2 Asnjë person nuk mund të shërbejë në KZAP nëse ai ose ajo: a) mban ose kërkon zyrë publike; b) mban ndonjë post zyrtar ose post ekzekutiv në parti politike; ose c) ka qenë penalisht i/e dënuar. 123.3 Sekretariati i KZAP-it: a) pranon ankesa dhe apele; b) arkivon, përkthen dhe heton rastet; c) mirëmban adresë zyrtare dhe qasje në informatat në çdo kohë rreth vendimeve të KZAP-it në të gjitha gjuhët zyrtare sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. 123.4 Sekretariati i KZAP-it ka një udhëheqës zyre i cili, nën drejtimin e Kryesuesit të KZAP-it, është përgjegjës për: a) të gjitha çështjet administrative të ndërlidhura me funksionimin e KZAP-it; b) përgatitjen e paneleve të KZAP-it duke siguruar se i tërë materiali i nevojshëm është në dispozicion; c) organizimin e Sekretariatit dhe nxjerrjen e procedurave administrative për çfarëdo çështje që ka të bëjë me funksionet e KZAP-it. 123.5 Sekretariati i KZAP-it ka buxhetin vjetor të ndarë nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës për të mbuluar shpenzimet për funksionimin e duhur të Sekretariatit, duke u bazuar në propozim buxhetin e dorëzuar nga Kryetari i Gjykatës Supreme. 54 KREU XXI DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE Neni 124 Interpretimi ligjor dhe zbatushmëria Ky ligji e zëvendëson çdo dispozitë në ligjet e aplikueshme. Neni 125 Të gjitha rregullat dhe format Të gjitha rregullat e referuara në këtë ligj përgatiten nga Sekretariati i KQZ-së dhe miratohen nga KQZ-ja me shumicën e thjeshtë. Të gjitha këto rregulla janë në dispozicion me kohë, në faqen e internetit të Sekretariatit të KQZ-së. Neni 126 Sanksionet dhe dënimet 126.1 KQZ-ja ose gjykata e shkallës së parë mund të shqiptojë dënime për shkeljen e dispozitave të këtij ligji, kur ato nuk përbëjnë vepër penale dhe nuk janë shqyrtuar nga KZAP-i, dhe janë të dënueshme me një gjobë prej 200 deri në 2,000 euro. 126.2 KQZ-ja miraton rregulla zgjedhore ku i përcakton sanksionet dhe gjobat për secilin lloj të shkeljes së rregullave. Neni 127 Dispozitat kalimtare Organet administrative përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve vazhdojnë të shërbejnë në pozitat e tyre deri në caktimin e organeve të reja. Neni 128 Zbatimi 128.1 KQZ-ja nxjerr legjislacion dytësor për zbatimin e këtij ligji. Brenda nëntë (9) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, KQZ-ja i miraton rregullat e referuara në këtë ligj; 128.2 KQZ-ja nxjerr rregulla të nevojshme për zbatimin e këtij ligji. Neni 129 Hyrja në fuqi Ky Ligj hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-073 5 qershor 2008