1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 01 / 12 JANAR 2012, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-058 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike (Gazeta Zyrtare, nr. 82, 21 tetor 2010). Neni 2 1.Neni 7 i ligjit bazik, paragrafi 3. ndryshohet dhe riformulohet si vijon: 3.Shuma e mjeteve buxhetore dedikuar Fondit për mbështetjen e subjekteve politike nuk mund të kalojë 0.34% të Buxhetit të Republikës së Kosovës. 2.Neni 7 i ligjit bazik, paragrafi 4.fshihet nga teksti i ligjit Neni 3 Neni 8 i ligjit bazik, paragrafi 1. ndryshohet dhe riformulohet si në vijim: 1.Mjetet nga fondi mund të përdoren për këto qëllime: 1.1.financimin e aktiviteteve të rregullta të subjekteve politike; 1.2.financimin e degëve të subjekteve politike; 1.3.financimin e njësive përkatëse të organizimit të grave dhe të rinjve të subjekteve politike; 1.4.financimin e aktiviteteve parazgjedhore e zgjedhore të subjekteve politike; 1.5.financimin e aktiviteteve të grupeve parlamentare. Neni 4 1.Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 2. nën-paragrafi 2.2. ndryshohet dhe riformulohet si në vijim: 2.2. 10% e mjeteve financiare ndahen proporcionalisht për subjektet e tjera politike të regjistruara dhe të certifikuara nga Komisioni qendror i zgjedhjeve, për zgjedhjet përkatëse. 2 2.Neni 10 i ligjit bazik, pas paragrafit 2. shtohet një paragraf i ri 3. me tekstin si në vijim: 3.Subjekti politik i cili përfiton mjete financiare në pajtim me paragrafin 2. të nenit 10 të këtij ligji, nëse nuk merr pjesë në zgjedhjet përkatëse, është i obliguar ti kthejë mjetet në buxhetin e Kosovës. Neni 5 Neni 11 i ligjit bazik, pas paragrafit 2. shtohet një paragraf i ri 3. me tekstin si vijon: 3.Ndalohet dhënia e donacioneve nga të cilat dhuruesi në mënyrë të qartë mund të përfitoj ndonjë avantazh ekonomik. Donacionet e personave fizik dhe juridik për subjekte politike duhet të bëhen në mënyrë transparente në llogari bankare dhe duhet të përfshihen në raportet financiare të subjekteve politike përfituese. Raporti financiar i subjekteve politike duhet të përmbajë emrin dhe numrin e regjistrimit për personat juridike apo emrin, mbiemrin dhe adresën për personat fizikë. Neni 6 Neni 15 i ligjit bazik, pas paragrafit 4. shtohet një paragraf i ri 5. me tekstin si në vijim: 5.KQZ-ja përgatit raport vjetor për Kuvendin e Republikës së Kosovës për shpërndarjen dhe shpenzimin mjeteve nga Fondi, më sa largu deri me datën 30 qershor të vitit pasardhës. Neni 7 Neni 21 i ligjit bazik ndryshohet dhe riformulohet si në vijim: 1.Subjekti politik gjobitet në shumën prej pesëmijë (5.000) deri në pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, ndërsa kandidati për kryetar komune, kandidati për deputet, këshilltar komunal dhe kandidati i pavarur, gjobitet prej njëmijë (1.000) deri në pesëmijë (5.000) Euro, për shkelje të dispozitave të këtij ligji në qoftë se: 1.1.pranon mjete financiare në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji dhe legjislacionit tjetër në fuqi; 1.2.mban shënimet në regjistrat e veta në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji dhe legjislacionit tjetër në fuqi; 1.3.nuk i përmbahen dispozitave të këtij ligji dhe dispozitave tjera të ligjeve tjera në fuqi, për zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale. 2.Një subjekt politik, i cili nuk e paraqet raportin vjetor financiar KQZ-së brenda afatit të përcaktuar me këtë ligj, humb të drejtën për të përfituar nga fondi në vitin e ardhshëm. 3.Personat përgjegjës brenda subjektit politik dënohet me gjobë prej njëmijë (1.000) deri në pesë mijë (5.000) Euro. 4.Subjektet politike të cilat nuk mund të dëshmojnë origjinën e të hyrave mbi njëzetmijë (20.000) Euro do të gjobiten me trefishin e asaj shume. 5.Nëse në keqpërdorim të fondeve është i përfshirë kandidati apo subjekti politik dhe mund të vërtetohet se fitimi i mandatit/mandateve është si rezultat i keqpërdorimit të fondeve në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi, kandidatit apo subjektit politik mund edhe t’i merret mandati. 3 6.Subjektet Politike kanë të drejtë ankese ndaj dispozitave ndëshkimore. Ankesat i drejtohen Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në bazë të legjislacionit në fuqi. 7.Të hyrat nga gjobat sipas këtij ligji derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës. Neni 8 Neni 23 i ligjit bazik ndryshohet dhe riformulohet si në vijim: KQZ sipas nevojës nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji. Neni 9 Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-058 21 dhjetor 2011 Shpallur me dekretin Nr. DL-055-2011, datë 30.12.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.