Votimi përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit të votojnë përmes postës në zgjedhjet e përgjithshme dhe në zgjedhjet lokale.

Regjistrimi për shërbimin e votimit përmes postës

Nëse jeni shtetas i Republikës së Kosovës dhe jetoni jashtë Kosovës, mund të aplikoni si votues jashtë Kosovës, duke dërguar kërkesën për regjistrim sipas njërës nga mënyrat, në vijim:

29 Mars – 3 Prill 2024

Platformës elektronike, duke klikuar në vegzën:

Postës, duke ndjekur hapat në vijim:

Hapi 1 Shkarko dhe plotëso formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës

Formulari i aplikimit për votim jashtë Kosovës

Hapi 2 Bashkangjit dokumentet mbështetëse

Për t’u regjistruar me sukses, ju duhet të bashkangjitni:

  • Kopjen e njërit nga dokumentet identifikues të lëshuara nga Republika e Kosovës, si letërnjoftim, pasaportë ose lejen e vozitjes.
  • Fotografinë tuaj së bashku me dokumentin identifikues në dorë.
  • Në rast se dokumenti identifikues i lëshuar nga Republika e Kosovës është me afat të skaduar, Ju duhet të bashkangjisni edhe një kopje të dokumentit identifikues të vlefshëm të shtetit ku jetoni.

Hapi 3 Dorëzo aplikacionin për regjistrim

Formularin e aplikimit bashkë me dokumentet mbështetëse duhet t’i dërgoni përmes postës në kutinë postare të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Aplikacioni i plotë duhet të dorëzohet brenda afatit të theksuar lartë.

Për ta verifikuar se a jeni regjistruar si votues jashtë Kosovës, ju duhet të klikoni në vegzën e mëposhtme. 

Verifiko statusin tuaj

KQZ-ja do të ju dërgoj fletëvotimin përmes e-mailit. Fletëvotimin dhe broshurat mund ti shkarkoni edhe këtu.

Fletëvotimet dhe Broshurat
Dorëzimi i fletëvotimeve për votim përmes postës

Pasi të pranoni konfirmimin se kërkesa juaj për regjistrim është aprovuar, në të njëjtën email ju do ta pranoni Dëftesën e Regjistrimit, të cilën duhet ta printoni dhe së bashku me pakon me fletëvotim ta dërgoni me postë brenda afateve të caktuara. Për të dërguar pakon, ndiqni hapat në vijim:

12 prill – 20 prill 2024

Hapi 1 Shkarko fletëvotimet

Fletëvotimet dhe Broshurat

Hapi 2 Plotëso fletëvotimin

Në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan ju duhet të votoni si në vijim:

a) Në fletëvotimin për apo kundër largimit të kryetarit të komunës, ju duhet të zgjedhni vetëm njërin opsion.

Vërejtje: Sigurohuni që shenja të jetë brenda kutisë që zgjedhni, në mënyrë që vota juaj të jetë e vlefshme.

Hapi 3 Vendos në zarf

a) Fletëvotimin e plotësuar e vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni atë.

b) Zarfin me fletëvotimin dhe dëftesën e regjistrimit (të cilën e keni pranuar përmes e-mailit) vendoseni në një zarf tjetër në të cilin duhet ta shkruani adresën e KQZ – së, si më poshtë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës
Posta nr. 6, Kutia Postare 351
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Zarfet e pranuara brenda afatit nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës fillimisht verifikohen nga KQZ. Pasi të verifikohen, përcjellën në Qendër të Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Në QNR dërgohen vetëm zarfet e pashënuara, që përmbajnë fletëvotimin ose fletëvotimet brenda. Në këtë mënyrë, kur hapen zarfet e pashënuara, nuk mund të identifikohen votuesit që kanë dërguar ato fletëvotime, dhe kështu mbrohet fshehtësia e votës së personave që votojnë përmes postës.

Vëmendje Çka duhet të keni parasysh

  1. Pakoja që përmban zarfin me fletëvotim duhet të jetë individuale.
  2. Secili duhet të votojë personalisht dhe se këtë të drejtë, të drejtën e votimit nuk mund dhe nuk guxoni ta “bartni” ose “delegoni” tek dikush tjetër.
  3. Çdo tendencë për manipulim apo keqpërdorimi, do të ndiqeni penalisht.
  4. Rekomandohet që brenda mundësive tuaja, pakon tuaj me fletëvotime ta dërgoni nga vendi i njëjtë në të cilin jeni deklaruar se banoni gjatë fazës së regjistrimit tuaj si votues jashtë vendit.

Pakoja me fletëvotim do të aprovohet, nëse është individuale dhe është dërguar nga personi i cili figuron në listën e votuesve jashtë Kosovës dhe përmban:

  1. pullën ose vulën postare të shtetit ku votuesi jeton,
  2. zarfin e fshehtësisë,
  3. dëftesën e regjistrimit.

Në rast të mos përmbushjes së njërës nga këto kritere, zarfi me fletëvotim do të refuzohet.