Votimi me Kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mundëson votuesve të votojnë me kusht, në rast se ata nuk e gjejnë emrin në listën përfundimtare të votuesve në qendrën e votimit. Për të mundësuar këtë shërbim, KQZ siguron që secila qendër e votimin ka një vendvotim të dyfishtë, ku votojnë votuesit e caktuar në atë vendvotim si dhe votuesit me kusht.

  • Në Zgjedhje për Kuvend të Kosovës, vendvotimi i dyfishtë ka 2 kuti të votimit: 1) kutia e rregullt për fletëvotimet për Kuvend të Kosovës dhe 2) kutia e votave me kusht.
  • Në Zgjedhjet Lokale, vendvotimi i dyfishtë ka 3 kuti të votimit: 1) kutia e rregullt për fletëvotimet për Kryetar Komune, 2) kutia e rregullt për fletëvotimet për Kuvend Komunal, si dhe 3) kutia e votave me kusht.

Vërejtje: Në Zgjedhjet për Kuvend të Kosovës mund të votohet me kusht në cilëndo komunë, ndërsa në Zgjedhjet Lokale mund të votohet me kusht vetëm në qendra të votimit brenda komunës ku emri juaj është në listën votuese.

Procesi i votimit me kusht

Për të votuar me kusht, votuesit duhet të shkojnë në vendvotim të dyfishtë. Aty do të prezantojnë një dokument valid të identifikimit, në bazë të së cilës merren shënimet dhe vendosen në listën e votuesve me kusht dhe në një zarf të votimit me kusht. Pasi të plotësojnë fletëvotimin apo fletëvotimet, votuesit do të vendosin ato në zarfë të pashënuar, të cilin pastaj e vendosin në zarfën që përmbanë të dhënat e tyre. Në fund, zarfin me të dhëna do ta vendosin në kutinë përkatëse.

Numërimi i votave me kusht

Votat me kusht nuk numërohen në vendvotim. Ato vendosen në thasë, të cilët mbyllen me rrypa të sigurisë, dhe dërgohen në Qendër të Numërimit dhe Rezultateve.

Në QNR, fillimisht futen të dhënat e votuesve me kusht në databazë për të kontrolluar nëse ata janë në listë të përgjithshme të votuesve dhe se a kanë votuar edhe në ndonjë vendvotim të rregullt apo përmes ekipeve mobile. Kur konfirmohet se vota me kusht është në rregull, bëhet grumbullimi i zarfeve me kusht në dengje. Më pas, ekipa e numërimit largon zarfet me të dhëna dhe mbetët vetëm një grumbull i zarfeve të pashënuara. Në këtë mënyrë, KQZ siguron mbrojtjen e fshehtësisë së votuesve që kanë votuar me kusht.