Prishtinë, 29 nëntor 2020 – Sot në dy komunat e Republikës së Kosovës, Podujevë dhe Mitrovicë e Veriut mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar.

Të gjitha qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Në komunën e Podujevës numri i votuesve është 87 mijë 381, të cilët janë të shpërndarë në 45 qendra të votimit me gjithsej 115 vendvotime.

Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut numri i qytetarëve me të drejtë vote është 23 mijë e 313 të cilët janë të shpërndarë në 7 qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime.