Prishtinë, 28 shtator 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar të presë aplikimet për akredimin e mediave për Zgjedhjet Lokale 2021.

Afati i fundit për aplikimin e mediave për t’u akredituar përfundon më 2 tetor 2021.

KQZ njofton se vetëm mediat e akredituara mund të përcjellin procesin e votimit në ditën e zgjedhjeve dhe aktivitetet tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pas ditës së zgjedhjeve.

Të gjitha informacionet e detajuara dhe formularët për aplikim, janë të publikuara në këtë vegzë: https://www.kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/akreditimi-i-vezhguesve-te-medieve/

Sqarim shtesë: Aplikacionet e pranuara në e-mail nuk konsiderohen, përveç aplikimeve që bëhen nga mediat jashtë Republikës së Kosovës.