Prishtinë, 3 nëntor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të të Zgjedhjeve Lokale për 38 Kuvendet Komunale, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotim dhe në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, si dhe kur të gjitha vërejtjet që u përkasin procesit të votimit dhe numërimit janë vendosur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme e Kosovës.

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare për 38 Kuvendet e këtyre komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani Elezit, Graçanicë, Ranilluk, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Info shtesë: Pas shpalljes së rezultateve përfundimare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Statistikat

Statistikat sipas komunave

Statistikat sipas vendvotimeve

Statistikat e përgjithshme të votave me kusht

Statistikat e votave me kusht sipas komunave

Statistikat e përgjithshme të votave me postë

Statistikat e votave me postë sipas komunave

Rezultatet

Rezultatet për Kryetar të Komunave

Kandidatët e zgjedhur sipas subjekteve

Rezultatet e të gjithë kandidatëve             

Rezultatet e subjekteve sipas vendvotimeve

Rezultatet e kandidatëve sipas vendvotimeve

Rezultatet e votave me kusht

Rezultatet e votave me kusht te subjekteve dhe kandidateve sipas komunave

Rezultatet e votave me postë

Rezultatet e votave me postë të subjekteve dhe kandidatëve sipas komunave