Prishtinë, 1 korrik 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga data 1 korrik ka filluar afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor 2021.

Kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve mund ta dorëzojnë: subjektet politike të certifikuara; Organizatat Joqeveritare vendore të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut; Organizatat Qeveritare dhe Ndërqeveritare; Organizatat Ndërkombëtare të Specializuara të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut; përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediat.

Afatet për aplikim të vëzhguesve afatgjatë (për të gjithë proesin zgjedhor) janë:

  • Për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 1 korrik dhe përfundon më 15 shtator;
  • Për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtar dhe të mediave fillon më 1 korrik dhe përfundon më 2 tetor;

Afatet për aplikim të vëzhguesve afatshkurtër (për ditën e zgjedhjeve) janë:

  • Për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 30 korrik dhe përfundon më 27 shtator;
  • Për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtar dhe të mediave fillon më 30 korrik dhe përfundon më 2 tetor;

Të gjitha informacionet dhe hapat që duhet të ndiqen për të aplikuar, janë të publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org, në pjesën: Shërbimet e KQZ-së.

 Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë Zgjedhjet Lokale 2021.