Pas emërimit të tetë anëtarëve të rinj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e parë në përbërje të re, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në fillim të takimit kryetarja e KQZ-së përgëzoi tetë anëtarët e rinj për mandatin e tyre dhe u dëshiroi sukses në përmbushjen e detyrës së re.

  • Në pikën e parë të rendit të ditës, KQZ mori vendim për Caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për vitin 2019.
  • Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për rekomandimin për kandidatin e radhës për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas këtij vendimi, z. Nezir Çoçaj zëvendësohet me kandidatin e radhës, z. Rafet Rama.

Gjithashtu, KQZ mori vendim për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve të ndryshme komunale