Njoftim lidhur me akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës

31/01/2021

Prishtinë, 31 janar 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke pritur aplikimet për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

 

Vetëm vëzhguesit e akredituar mund të përcjellin procesin zgjedhor në vendvotime në ditën e zgjedhjeve dhe procedurat tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Aplikimet mund të bëhen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë orarit të punës 08:00 – 18:00. Për informata dhe sqarime shtesë, mund të kontaktoni në: +3833820081010 & +38338211995. 

Vërejtje:Aplikimet përmes e-mailit nuk merren parasysh, përveç aplikimeve nga jashtë Republikës së Kosovës.