Prishtinë, 6 janar 2020 – Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim njoftues komandatin e KFOR-it, Gjeneral Majorin, Franco Federici.

Fillimisht kryetarja Daka i uroi z. Federici për angazhimin e tij në Kosovë dhe e informoi atë për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e proceseve zgjedhore në Republikën e Kosovës.

Nga ana e tij, komandanti i KFOR-it shprehu mbështetje për punën e KQZ-së, ndërsa i dhuroi kryetares së KQZ-së një dhuratë simbolike.