Prishtinë, 25 qershor 2021 – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim zëvendësambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe i ngarkuar me punë, Jacob Webber.

Fillimisht, zëvendësambasadori Webber, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtori i tij, shefi i sektorit politik dhe për komunikim, Richard Le Vay, uroi kryetarin e KQZ-së për detyrën e re dhe i uroi punë të mbarë në drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm për demokracinë.

Nga ana tjetër, kryetari Radoniqi e njoftoi atë lidhur me përgatitjet aktuale që KQZ-ja është duke i zhvilluar për organizimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Ai shprehu përkushtimin e KQZ-së për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore.