Prishtinë, 3 dhjetor 2020 – 10:00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020.

Të gjitha rezultatet e detajuara janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, si në vijim:

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se subjektet politike dhe kandidatët kanë afat 24 orësh për të paraqitur ankesat e tyre eventuale lidhur me këto rezultate në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.