Bazuar ne nenin 43 te Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme ne Republikën e Kosovës,  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar përmes Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, krijon dhe ruan një Dosje të Informimit Publik e cila përmban regjistrin e donatorëve të secilit subjekt politik, raportet e  Publikimit Financiar të Fushatës të subjekteve politike të dorëzuara tek KQZ-ja dhe formularët e Publikimit Financiar për Kandidatë për kandidatët që kane fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës sipas rezultateve të  certifikuara. Dosja e tillë është e qasshme duke vizituar faqen elektronike të KQZ-së.
Te gjitha këto informacione mund t’i gjeni ne linqet/vegzat:
1)      Formularët Financiar te Kandidateve Zgjedhjet Parakohshme 2019 KETU
2)      Raportet Financiar te Fushates Zgjedhore 06.tetor 2019 KETU
3)      Donacionet e SP-ve KETU
 
KQZ mbetet e përkushtuar në vazhdimin e kryerjes së aktiviteteve të veta bazuar ne parimin e transparencës se plote dhe realizimin e objektivit të vet strategjik për bashkëpunim të afërt me të gjithë akterët e jashtëm.