Prishtinë, 30 shtator – Sot KQZ në prezencën e më shumë se pesëmbëdhjetë (15) përfaqësues të subjekteve politike si dhe përfaqësues të shoqërisë civile është diskutuar kryerja e obligimeve të Partive Politike ndaj KQZ-së dhe impakti i Pandemisë COVID-19 në këto procese.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, Yll Buleshkaj i uroi mirëseardhje përfaqësuesve të subjekteve politike, ndërsa tha se kjo tryezë është e nevojshme për faktin se gjatë pandemisë Covid-19 janë paraqitur pengesa në përmbushjen më kohë të detyrimeve të ndryshme që partitë politike kanë ndaj KQZ-së.

Përfaqësuesit e partive politike u pajtuan që formularët e raportimeve të thjeshtëzohen duke ruajtur vetëm kërkesat ligjore. Ndërsa lidhur me komunikimin e ndërsjellë, përfaqësuesit e partive politike theksuan që preferojnë opsionet e komunikimit përmes e-mailit dhe aplikacionit, duke përdorur si mjete sekondare të komunikimit edhe telefonin dhe rrjetet sociale (Viber, WhatsApp).

Përfaqësuesit e partive politike, po ashtu, kërkuan që KQZ-ja ta hartoj një udhëzues të detajshëm për procesin e ankesave. Rrjedhimisht të informoj partitë politike dhe votuesit saktë se në cilin organ duhet të drejtohet ankesa.