KQZ-ja vazhdon me përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan

10/04/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Planin Operacional për organizimin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj 2019. Ky plan parasheh të gjitha aktivitetet që do të ndërmerren për organizimin e këtyre zgjedhjeve (shkarkoni planin operacional këtu).

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shqyrtoi dhe miratoi disa kërkesa për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve Komunale nga komunat Prizren, Deçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Njoftim shtesë: Plani Operacional dhe vendimet për zëvendësimin e anëtarëve do të publikohen në ueb faqen e KQZ-së gjatë ditës së sotme.