KQZ-ja certifikoi rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për 37 Kuvendeve Komunale

29/11/2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën (29 nëntor 2017) Certifikoi Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për 37 Kuvendet Komunale që u mbajtën më 22 tetor 2017.

Në këto rezultate të certifikuara nuk përfshihen Rezultatet nga Zgjedhjet për Kuvend Komunal të Komunës së Vushtrrisë pasi në Gjykatën Supreme nuk ka përfunduar akoma vendosja lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.