Prishtinë, 17 tetor 2021, 20:00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi publikimin e rezultateve preliminare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave në të 38 komunat e Republikës së Kosovës.

Në çdo qendër të votimit, KQZ-ja kishte caktuar zyrtarët përgjegjës të cilët ngarkonin të dhënat në aplikacionin zgjedhjet2021.org pas përfundimit të procesit të numërimit të fletëvotimeve.

Krahas këtyre rezultateve, në këtë ueb të veçantë, KQZ-ja publikoi edhe rezultatet preliminare vetëm të subjekteve politike nga Zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Zgjedhjet2021.org funksionoi pa probleme dhe ishte adresë e mediave vendore dhe ndërkombëtare.