Prishtinë, 18 tetor 2021, 15:30 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë në ditën e Zgjedhjeve Lokale në Republikën e Kosovës.

“Nga komunikimit e vazhdueshme që kemi me zyrtarët në terren, votimi është duke vijuar pandonjë problematikë. Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga më shumë se 98% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 26.95% apo 499,828 votues nga 1,885,448 votues. Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, kishin votuar 541,834 votues apo 28.65% e tyre”, njoftoi kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.