Konferenca e pestë, KQZ: Publikimi i rezultateve do të bëhet në ueb faqe të KQZ-së

14/02/2021

 

Prishtinë, 14 shkurt 2021, 22:00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e pestë në Ditën e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në këtë konferencë, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur për mediat se publikimi i rezutateve preliminare të zgjedhjeve për subjektet politike ka filluar të bëhet në ueb faqe të KQZ-së dhe procesimi i të dhënave do të vazhdojë nga të gjitha vendvotimet sapo të përfundojë procesi i numërimit në ndonjë vendvotim. Ai ftoi mediat dhe qyetatrët që t’i referohen ueb faqes: rezultatet2021.org si një adresë ku do të shfaqen rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.