Konferenca e parë – KQZ: Hapen të gjitha vendvotimet

14/11/2021

Prishtinë, 14 nëntor 2021 – 08:00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë në ditën e zgjedhjeve të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave.

Në këtë konferencë u bë e ditur se tashmë janë hapur të gjitha vendvotimet që u takojnë 21 komunave ku do të mbahet votimi.

Sipas listës përfundimtare të votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë votë në këto 21 komuna është: 1 milion e 260 mijë e 571 votues, ndërsa numri i qendrave të votimit është 575 me gjithsej 1,638 vendvotime.

Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të Republikës së Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të dalin për të votuar.

Konferenca e dytë e KQZ-së mbahet në orën 11:30, në të cilën është planifikuar të paraqitet pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor deri në atë kohë.