Prishtinë, 17 tetor 2021, 11:00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e dytë në ditën e Zgjedhjeve Lokale në Republikën e Kosovës.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjehdjeve, procesi i votimit është duke vijuar normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë incident që do të dëmtonte procesin zgjedhor.

“Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga rreth 98% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 8.2% apo rreth 152 mijë votues nga 1,885,448 votues. Deri në të njëjtën kohë, në Zgjedhjet Lokale 2017, kishin votuan 195,473 apo 10.34% e votuesve”, tha Radoniqi.