Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i njofton të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut se ka filluar periudha për ndërrimin e  Qendrës së Votimit.

 

SI TA DINI QENDRËN TUAJ TË VOTIMIT?

Të gjithë qytetarët me të drejtë vote mund ta dinë adresën e saktë të vendvotimit të tyre përmes linkut:  https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/lista-votuese/

 

SI TA NDRYSHONI QENDRËN E VOTIMIT?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes aplikacionit online mundëson ndryshimin e qendrës së votimit duke plotësuar të dhënat e kërkuara përmes linkut:

http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

 

Pasi të dërgohet kërkesa ajo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit.

Ndërrimin e qendrës së votimit mund ta bëni deri më 14 nëntor 2020.

 

Të nderuar qytetarë!

Mbani maskën dhe ruajeni distancën fizike së paku 2 metra.

Ju lutem, respektoni udhëzimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.