Përmirësimi i listës votuese ishte tema kryesore e punëtorisë së përbashkët të grupeve profesionale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Në këtë punëtori, e cila u mbështet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, u diskutua për draft-planin e veprimit të përbashkët, për periudhën 2019 – 2020, që ka për qëllim përmirësimin e listës votuese.