Prishtinë, 19 maj 2021 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani emëroi anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Tetë anëtarët të cilët dhanë betimin janë: Sami Kurteshi (LVV), Alim Rama (LVV), Arianit Elshani (PDK), Florian Dushi (LDK), Ibrahim Selmonaj (AAK), Gordana Laban Zuvić (LS), Rifat Krasniç (KDTP), Fazli Stollaj (IRDK). 

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.