Ambasadori i Norvegjisë, vizitoi KQZ-në

10/09/2019

Sot, Ambsadori i Norvegjisë, Jens Erik Grondahl vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe u prit nga kryetarja, Valdete Daka.

Fillimisht, kryetarja Daka e uroi ambasadaroin Grondahl për detyrën e re në vendin tonë dhe i uroi sukses në punën e tij.

Kryetarja e KQZ-së e njoftoi ambasadorin norvegjez lidhur me përgatitjet të cilat po i zhvillon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Nga ana e tij, ambsadori Grondahl uroi KQZ-në për punën që po bën si dhe shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar KQZ-në në veçanti dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi.

Gjithashtu, z. Grondahl theksoi rëndësinë që kanë për Republikën e Kosovës zgjedhjet e lira dhe demokratike.