Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe u prit në takim nga kryetarja, Valdete Daka.

Kryetarja Daka e uroi z. Abbott për detyrën e re në Kosovë duke i uruar sukses në punën e tij. 

Kryetarja Daka e njoftoi Ambasadorin Abbott lidhur me përgatitjet që po i bën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në organizimin e këtyre zgjedhjeve të parakohshme, duke shprehur përkushtimin e institucionit në realizimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore.

Ambasadori Britanik Abbott theksoi përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar për mbajtje të zgjedhjeve të lira, fer, gjithëpërfshirëse dhe në frymën demokratike, pa presione dhe kërcënime.