Lajmet

  • 11/03/2024

    Prishtinë, 11 mars 2024 – “Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi për regjistrim të partisë politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, [...]

  • 11/03/2024

    Prishtinë, 11 Mars 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje KQZ mori vendim për shkurtimin e kohëzgjatjes së afateve dhe miratoi Planin e Aktiviteteve për votimin për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e [...]

  • 08/03/2024

    Prishtinë, 8 Mars 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje u prezantua raporti lidhur me procesin e verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura nga katër grupet nismëtare në peticionin e organizuar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe të dorëzuara [...]

  • 06/03/2024

    Prishtinë, 6 mars 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 11-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, pas harmonizimit me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme të miratuar nga Kuvendi i Kosovës gjatë vitit të kaluar, KQZ miratoi katër Rregullore Zgjedhore, si në vijim: [...]

  • 01/03/2024

    Prishtinë, 1 mars 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton qytetarët se është duke vazhduar shërbimi online përmes platformës elektronike “Mëso dhe ndërro Qendrën e Votimit”. Qytetarët me të drejtë vote mund të mësojnë për adresën e qendrës së tyre të votimit si dhe nëse duan të vazhdojnë të paraqesin kërkesat e tyre për ndërrimin [...]

  • 01/03/2024

    Prishtinë, 01 mars 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 10-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi. Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për regjistrimin e partisë politike Srpski Narodni Pokret (SNP). Më 31.01.2024, iniciativa politike e cila udhëhiqet nga z. Milija Biševac, ka dorëzuar aplikacionin për regjistrim, duke [...]

  • 28/02/2024

    Prishtinë, 28 shkurt 2024 – Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbajtën një punëtori të veçantë dhe me Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, të cilët janë të angazhuar në komunat e Republikës së Kosovës dhe kanë rol të rëndësishëm në procesin zgjedhor. Gjatë kësaj punëtorie, të mbështetur nga OSBE, anëtarët e KQZ-së diskutan [...]

  • 22/02/2024

    Varshavë, 21 dhe 22 shkurt 2024 – Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i përbërë nga Kryesuesi, Kreshnik Radoniqi, Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala dhe Mergita Kryeziu, Zyrtare e Lartë për Parti dhe Subjekte Politike – po marrin pjesë në konferencën e organizaur nga ODIHR [...]

  • 16/02/2024

    Prishtinë, 16 shkurt 2024 -  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) mbajti trajnimin me përfaqësuesit financiar të partive politike për hartimin e raportit vjetor financiar të shpenzimeve. Qëllimi i përgjithshëm i trajnimit është që të ndërtojë dhe forcojë kapacitetet e subjekteve politike në lidhje me [...]

  • 16/02/2024

    Prishtinë, 16 shkurt 2024 – Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Në këtë takim, Radoniqi njoftoi ambsadorin francez lidhur me punët intensive të institucionit për përgatitijen dhe harmonizimin e Rregulloreve Zgjedhore me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar nga Kuvendi [...]

  • 15/02/2024

    Prishtinë, 15 shkurt 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 8-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi. Në fillim të mbledhjes, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) paraqiti një njoftim lidhur me afatin e partive politike për të dorëzuar në KQZ të dhënat të përditësuara, [...]

  • 15/02/2024

    Prishtinë, 15 shkurt 2024 – “Srpski Narodni Pokret” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi për regjistrim të partisë politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të [...]