Votimi për persona me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mundëson pjesëmarrjen në votim personave që për rrethana specifike nuk mund të shkojnë në vendvotim.

Personat me nevoja të veçanta konsiderohen:

  1. Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia
  2. Personat në spitale
  3. Personat e moshuar në shtëpitë e caktuara veçanërisht për të moshuarit
  4. Personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor
  5. Të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit,
  6. Strehimoret për mbrojtjen e viktimave
  7. Personat që nuk mund të dalin nga shtëpia për shkaqe sigurie, si dhe
  8. Personat në arrest shtëpiak

Regjistrimi në këtë shërbim varet nga kategoria të cilës i përkasin, e cila është përshkruar më poshtë, ndërsa votimi mundësohet përmes ekipeve mobile apo institucionet përkatëse.

KATEGORIA E PARË: Votuesit me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia

Duhet të regjistrohen për këtë shërbim brenda afateve të caktuara, duke dërguar kërkesën për regjistrim sipas njërës nga mënyrat:

Platformës elektronike, duke klikuar në vegzën:

Zyrave të Komisioneve Komunale Zgjedhore, vegëza: Adresat e Komisioneve Komunale Zgjedhore

10 Prill – 18 Prill 2024

Për tu regjistruar suksesshëm ju duhet të dëshmoni kopje të dokumenteve mbështetëse që tregojnë për diagnozën tuaj mjekësore apo aftësinë e kufizuar për shkak të së cilës ju nuk mund të votoni në qendra të votimit.

Formulari i aplikimit për votim me nevoja të veçanta

Formulari i aplikimit për votim me nevoja të veçanta

KATEGORIA E DYTË: Votuesit në institucione

Për tu regjistruar suksesshëm ju duhet të dëshmoni kopje të dokumenteve mbështetëse që tregojnë për diagnozën tuaj mjekësore apo aftësinë e kufizuar për shkak të së cilës ju nuk mund të votoni në qendra të votimit.

KQZ në bashkëpunim me administratën e institucioneve, bën evidentimin e të gjithë qytetarëve me të drejtë vote në spitale, shtëpi të moshuarve dhe strehimoret për mbrojtjen e viktimave.

Të njëjtit mund të regjistrohen edhe individualisht përmes platformës elektronike duke klikuar në vegzën:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bashkëpunon edhe me institucionet përkatëse për votuesit në trajtim në institucionet e shëndetit mendor, si dhe votuesit në burgje dhe paraburgim, nga të cilat pranon informatat për votuesit të cilat janë në përkujdesjen e tyre, dhe në bazë të tyre finalizon listën e personave që do të përdorin këtë shërbim.

Në bazë listës së krijuar, caktohen ekipet mobile, të cilat shkojnë në këto institucione për të organizuar procesin  e votimit.

KATEGORIA E TRETË: Votuesit në rrethana të veçanta

Kjo kategori përfshinë votuesit që nuk mund të votojnë në qendër të votimit për shkaqe sigurie dhe votuesit që janë në arrest shtëpiak.

Votuesit që për shkaqe sigurie nuk mund të votojnë në vendvotim mund të regjistrohen përmes platformës elektronike duke në vegzën, si dhe duke kërkuar asistimin nga KKZ, për regjistrimin fizik.

KQZ në bashkëpunim me institucionet përkatëse, bën evidentimin e të gjithë votuesve në arrest shtëpiak.

Në ditë të zgjedhjeve, ekipet mobile dërgohen tek vendbanimet e këtyre votuesve dhe mundësojnë procesin e votimit.

Emrat e votuesve me nevoja dhe rrethana të veçanta, të cilët janë regjistruar suksesshëm dhe emrat e pranuar nga institucionet përkatëse do të vulosen në listën e votuesve, meqë rast votuesi nuk mund të votojë në vendvotim.

Ekipet mobile kanë kuti votimi që kanë një shenjë ngjyrë hiri. Votat e personave me nevoja të veçanta nuk numërohen në vendvotime. Ato dërgohen në Qendër të Numërimeve dhe Rezultateve, ku fillimisht kontrollohen shiritat e sigurisë së kutisë, për të konfirmuar se janë të njëjtët shirita që janë vendosur në mëngjes të ditës së zgjedhjeve. Pasi që të konfirmohen të dhënat e këtyre votuesve dhe të rishikohet nëse rastësisht kanë votuar edhe në vendvotim të dyfishtë, largohen zarfet me shënime. Më pas mbeten vetëm zarfet e pashënuara që përmbajnë fletëvotimet të cilat numërohen nga ekipe të QNR-së. Kështu, mbrohet fshehtësia e votuesve me nevoja të veçanta.